You are on page 1of 4

HAMLETI

Hamleti, tragjedia me e famshme e W.Sh, sipas kritikeve eshte shkruar me 1601-1602 mbi
bazen e nje sage (kenge epike popullore ose legjenda te perhapura ne vendet skandinave ne
Mesjeten e hershme) daneze, por e ndryshuar e zhvilluar dhe e zbukuruar me nje mjeshtri
aq te cuditshme sa mund te quhet vepra teatrale me popullore dhe me e thelle qe luhet ne
skene. Hamletin mund ta cilesojme si dushkun me te larte te pyllit Shekspirian, por nuk
mund ta shohim pasi u copetua pas rrufese. Germadhat tregojne madheshtine dhe
tragjizmin e tij.
Është pjesë e gjinisë dramatike, për shkak të rrjedhës së ngjarjeve do ta ciësojmë si tragjedi hakmarrje.

Periudha letrare:
Kjo vepër i përket periudhës së Rilindjes.
Motivet:
Krimi i antagonistit dhe hakmarrja e protagonistit.

Personazhet (kryesorë):
 Hamleti – djali i mbretit të mëparshëm të dhe nipi i mbretit aktual (Klaudi)
 Klaudi – mberti i Danimarkës, xhaxhai i Hamletit dhe vëllai i mbretit të mëparshëm
 Gertruda – mbretëresha e Danimarkës dhe mamaja e Hamletit
 Polloni – kancelari kryesor i mbretit
 Ofelia – e bija e Pollonit
 Horati – shoku i Hamletit
 Laerti – djali i Pollonit
 Fantazma – fantazma e babait të Hamletit
Subjekti tek Hamleti:
Klaudi ka vrare ne gjume mbretin Hamlet te Danimarkes, eshte martuar me te shoqen e tij dhe i ka rrembyer
fronin princit Hamlet, nipit te vete. Princi Hamlet informohet per kete krim prej fantazmes se te atit dhe i
betohet se do te hakmerrej. Per te arritur qellimin pa ia bere te ditur xhaxhait, Hamleti ben sikur eshte i marre
dhe pas disa peripecish e mbaron zotimin plotesisht.
 

Struktura e veprës
Vepra është e ndarë në 5 akte:
 Akti I (5 skena) – Ngjarjet zhvillohen në Elsinor të Danimarkës. Hamleti, Horati dhe Marceli takojnë
fantazmën ku ajo i tregon se është vrarë nga dora e Klaudit. I kërkon Hamletit t’i marrë hakun. 
 Akti II (2 skena) – Hamleti mendon të shtiret si i çmendur për të gjetur të vërtetën. Të gjithë mendojnë
se ai është vërtetë i tillë. Hamleti u kërkon aktorëve të vënë në skenë një komedi ku ngjarjet janë njësoj si i
tregon fantazma.
 Akti III (4 skena) –  Aktorët vënë në skenë komedinë dhe Hamleti zbulon se vrasësi është Klaudi.
Klaudin filloi ta brejë ndërgjegjja dhe I ulet në gjunjë Hamletit. Ai nuk e vret, por vret pa dashur Pollonin.
 Akti IV (7 skena) – Gertruda mendon se Hamleti është i çmendur. Klaudi urdhëron që ta nisin në
Angli dhe rrugës ta vrasin. Ofelia çmendet. Hamleti zbulon planin kthehet. Klaudi shtyn Laertin që ta ftojë në
duel Hamletin për t’i marrë hakun për babanë.
 Akti V (2 skena) – Hamleti zbulon se Ofelia është vetëvrarë. Laerti akuzon Hamletin i shtyrë dhe nga
Klaudi e fton në duel. Klaudi ka përgatitur një gotë me helm të cilën e pi më parë Gertruda. Laerti dhe
Hamleti plagosen nga shpata e helmuar por Hamleti arrin që ta vrasë Klaudin.
 

Hamletizmi:
Termi hamletizëm është përdorur për të përkufizuar ato veti të karakterit e të temperamentit, që lidhen ngushtë
me emrin e Hamletit dhe që shprehin thelbin e përpjekjeve të mundimshme të heroit shekspirian për të gjetur një
përgjigje të arsyeshme për pyetjet kaotike që ia brejnë shpirtin dhe që e bëjnë të dyshojë, të hetojë, të shoshitë e
të gjejë prova, përpara se të vendosë të hidhet në veprim. Pra në vetvete do të ketë një kuptim të ngjashëm me
pavendosmërinë e theksuar.

Detyrat e princit Hamlet:


 Sipas zakonit, ai kishte te drejte te hakmerrej per babane.
 Sipas nderit ai kishte per detyre te shkepuste nenen nga duart e atij qe i vrau te shoqin e pare.
 Sipas kanunit te shtetit si princ trashegimtar dhe si mbret i ligjshem i Danimarkes, ka per detyre te
ndeshkoje kete krim dhe te hipe mbi fronin ateror qe i perket.
 Sipas ligjit natyror te vetembrojtjes ka te drejte te spastroje ate qe i ve pusi ta vrase, madje dhe vete te
atin.
 Sipas ndergjegjes ka te drejte dhe detyre te cliroje vendin e tij nga nje tiran gjakatar.
Kjo detyre per Hamletin ishte shume e rende. Vargjet qe mbledhin tere tragjedine e shpirtit te tij jane:

“Kjo bote u shthur! O prapesi, o dreq. Qe une paskam lindur te te ndreq”…


 

Hamleti si personazh:
Ai kishte jetuar ne Universitetin e Vitenbergut midis librave, studimeve te larta dhe arteve te bukura. (Nuk eshte
zgjedhur rastesisht ky universitet. Ai ka qene nje nga qendrat e studimeve antike si dhe te mendimeve
liridashese te asaj kohe dhe ka marre fame per shkak te veprimtarise qe ka zhvilluar atje Luteri dhe Melangtoni).
Ai ishte djali i perkedhelur i nje ati heroik, trim; ishte i pajisur me te gjitha virtytet morale dhe intelektuale;
kishte te dashur Ofeline, vajzen me shpirtmire dhe engjellore.
Befas per kete shpirt delikat nga edukata, vjen katastrofa dhe i permbyset bota mbi koke. Tani sheh anen tjeter te
medaljes. Vellai vret te vellane dhe i rremben te shoqen, e ema mendjelehte martohet me vrasesin e babait,
vrasesi merr fronin e te nipit, e dashura e padjallezuar bie pre e vrasesit qe ta spiunoje, miqte dhe shoket e
femijerise i vene gracka, populli i falet nje mbreti kriminel. Ai ndihet i vetem, i neveritur dhe i pergjuar prej te
gjitheve.
Eshte i detyruar te lere universitetin, librat, studimet, artet e bukura, te fshije nga shpirti cdo ideal dhe te shkule
nga zemra dashurine per Ofeline. Ai duhet te koncentroje te gjithe vullnetin dhe energjite per te mbaruar detyren
e rende. Tani sheh vetem poshtersine njerezore. Danimarka qe i dukej si parajse, tani ishte nje burg. Bota iu nxi.
Jeta s’kishte me asnje vlere per te. Pesimizmi i turbulloi koken dhe i theu zemren. Dyshimi per veten dhe per
tere boten, ja mpine shpirtin. I deshperuar, i demoralizuar, i paralizuar, me makthin ne gryke, ska force as te
rroje e as te vdese.
 

Arsyeja kryesore e vuajtjeve të Hamletit:


Arsyeja per vuajtjet e Hamletit qendron me teper ne ndjenjen qe ka pasur nje tronditje fatale per vdekjen sesa
ne ndjenjen qe eshte i pazoti per veprim. Ai seshte as i gjalle, as i vdekur, as i marre, as me mend, as i zgjuar, as
i fjetur, ndodhet buze gremines, buze vdekjes, ku e di qe shpejt a vone do te vdese. Mendja e tij banon midis
varrezave dhe fantazmave. Qe te mos vrase veten, duhet te koncentroje vullnetin dhe energjine, duhet ta
frymezoje kufomen e tij me gjalleri qe te jete gati per sulm.
Situata behet me e veshtire per shkak te ndergjegjes se tij. Ai nuk e di qe vdekja e babait nuk ishte natyra, por
as fatazmes nuk i beson plotesisht. Donte nje fakt nga mbreti qe te provonte nese vertet ishte ai fajtori. Kur e
vertetoi se kush ishte fajtori atehere priti castin e duhur per te sulmuar. E vret ne castin kur eshte i nxire ne syte
e botes si vrases dhe helmues i pabese. Hamleti e mbaron detyren per 4 muaj.
 

Cilësitë e Hamletit në lidhje me detyrën:


 Fakti qe ai largoi cdo ide nga vetja e tij tregon qe ishte nje njeri thellesisht praktik. Per te vene
mbretin ne gjume ai ve masken e te marrit. E luajti rolin aq mire sa te gjithe u genjyen. Kjo tregon nje zotesi
praktike dhelperie dhe vetekontrolli ne shkallen me te larte.
 Menyra ne te cilen dergon Gidelsternin dhe Rzenkrasin ne vdekje, kur  donin ta vrisnin vete tregon qe
Hamleti ka cilesi praktike ne shkallen me te larte: Gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesi mendimi
dhe veprimi.
 Fakti qe e hodhi Laertin (qe ishte shume i zoti) ne toke me perdorimin aq mjeshteror te shpates, ai
tregon qe ne universitet pervec artit te librave, eshte pergatitur per luften e jetes ne menyre perfekte.
 Trimeria, gjakftohtesia dhe shpejtesia me te cilat permbys mbretin ne gracken e tij, para se te bjere ai
vet brenda, ndonese me njeren kembe ne varr e me shpirt nder dhembe, jane majat e zotesise ne veprim
dhe arrijne kulmin e heroizmit legjendar.
Si e përshkruan Ofelia Hamletin:
 Oborrtar- njeri i menyrave elegante.
 Shkollar- njeri i mendjes se larte.
 Ushtar – njeri i rrepte i luftes.

Ofelia, si ndikon ndryshimi i Hamletit tek ajo:


Ashtu si Hamletit dhe Ofelias ju permbys bota mbi koke. Ajo priste te hipte ne kulm te lavdise e lumturise, kur
fati me nje shkelm e rrotullis tatepjete ne mjerim. Ajo nuk i kupton arsyet e ndryshimit tragjik te Hamletit,
por e kupton qe u be nje ndryshim themeltar qe do i shkaterronte jeten. E pa Hamletin si trimin ideal te
kohes dhe tani e sheh te marre. Ia thithi mjaltin nga goja dhe tani i pi vrerin. I degjoi nje here zilen e embel, e
cila tani i cjerr veshet. Per te dy jeta ishte nje torture e padurueshme. Por ne fund te dy shpetuan, vdiqen.
 

Marrëdhënia e Laertit dhe Hamletit:


Baza morale e gjakmarrjes se Laertit ishte e dyshimte, sepse i ati u vra prej Hamletit, kur e spiunonte dhe i vinte
pusi. Hamleti pret qe te sigurohet plotesisht se kush ia vrau te atin. Kurse Laerti pa ditur as ku as si, degjoi
thashethemet qe e vrau mbreti dhe iu versul atij. Me pas, ky i fundit i tha se e beri Hamleti dhe iu versul
Hamletit. Hamleti i sheh rreziqet hollesisht dhe di se ku te veproje. Kurse Laerti eshte trim, nuk i sheh rreziqet
sdi ku vepron, as si do perfundoje. Kur Hamleti njeh njerezit me te cilet ka te beje eshte i zoti te luaje me ta dhe
di qe ne fytyren e mbretit ka nje armik kryedinak, kunder te cilit duhet proceduar me mend. Kurse Laerti ben nje
kryengritje, triumfon dhe e ka ne dore ta vrase mbretin, po ky ndonese i carmatosur e fut ne gracke Laertin dhe e
ben vegel per te vrare Hamletin. Kur ky i fundit pret sa te falet mbreti ne kishe, Laerti ishte gati ta vriste
Hamletin ne mes te kishes. Kur Hamleti e vret mbretin hapur e burrerisht, Laerti i ve pusi Hamletit dhe e vret
pabesisht. Kur Hamleti del faqebardhe nga vepra e gjakmarrjes, Laerti del i nxire nga cdo pikepamje dhe i
kerkon falje Hamletit. Kur mbreti ndodhet ne meshiren e Laertit kryengrites, s’ia ka friken, e perballon me
siguri absolute dhe brenda ca minutave e shtin ne thes. Kur e kupton qe Hamleti nuk ishte i marre s’guxon ta
perballoje si burre dhe i ve gracka te pabesa mbrapa kurrizit.
 

Përshkrim i Horatit:
Midis Hamletit te tronditur dhe Laertit te marrosur qendron figura stoike e Horatit. Ndonese i varfer nuk hidhet
nga ana e fuqise, por nga ana e se drejtes, jo i fituar dhe i lutur por vetvetiu, vullnetar fisnik, pa kerkuar e pa
pritur asnje cmim. Merr persiper me gjakftohtesi dhe trimeri heroike detyren e rende qe i ka caktuar vetvetes dhe
mik i patundur e i patrembur, futet ne te gjitha rreziqet prane Hamletit. Nuk flet shume, nuk qahet, rralle
keshillon. Eshte shembull i besnikerise dhe nderit. Ideali i tij eshte ta perkrah Hamletin dhe t’i pakesoje
dhimbjet. Kur sheh mikun e tij te vdese, do te vdese dhe vete se jeta i duket pa qellim. Por permbushi amanetin e
Hamletit, qe te jetonte e t’i tregonte botes tragjedine e tij. Ngushellimi i thelle per kenduesin e tragjedise eshte
qe paska ne bote miq gjeri ne vdekje si Hamleti.

Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr
pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud i bind
të gjithë se kjo ishte një vdekje natyrore, por pasi fantazma e babait të Hamletit e lajmëron se kjo
nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte mbytur atë me helm.Pas disa kohësh në
qytet vijne disa aktor të huaj ku Hamleti i thotë të luajnë një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur të
atit. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur
Ofelinë,bijën e Pollonit dhe motra e Laertit. Ai fillon të sillet si i marrë për të gjetur një mënyrë sa
më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelisë, Pollonin. Pas
kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe një ditë mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh
për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakërinë e tij e bind
Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe e bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes, Hamleti u
plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin përgatitur për Hamletin. Pastaj
ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. “Hamleti”, pa dyshim, është tragjedia
më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën
një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë
artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta:
ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. [1] Gjatë dyluftimit
Mbretëresha pi verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret.

 Fan S. NOLI për përkthimin e Shekspirit ne shqipː “Otellon”, botuar në shqip më 1916
e që u ndoq pas dhjetë vjetësh nga “Hamleti’, “Jul Cezari” dhe “Makbethi” që është më i miri,
pasi u përkthye i fundit, dhe deri atëherë unë e kisha mësuar pak më mirë atë punë të
vështirë. Më vjen mirë të them që disa nga të rinjtë shqiptarë po e vazhdojnë punën për
përkthimin e Shekspirit.[2]
Per HamletinːKarakteri i Hamletit, jo vetëm që është një figurë e tejskajshme, gjithë përfshirëse,
plot ngjyrime artistike, por ai me gjenialitetin që shprehë, fuqinë poetike, rrëfimin modular të
ngjarjeve dhe elokuencën, e përmbushin aspektin kontekstual të përshkrimit që Shekspiri ka
aloduar në katër tragjeditë e tij të famshme “Hamletin”.

You might also like