You are on page 1of 5

Detyre shtepie

Detyra 1:Sipas burimeve te ndryshme dhe internetit pershkruaj disa nga katastrofat e shkaktuara
nga termetet gjate shekullit XX-XXI

1. Termeti ne Shqiperi
Më 21 shtator 2019 ora 16:04, zona detare në perëndim të Durrësit gjeneroi një tërmet me
magnitudë 5.6 shkalla Rihter, i cili u ndje fort në një territor të gjerë të vendit tonë.Popullsia e
tmerruar doli jashtë në rrugë pas pasgoditjes të parë me magnitudë 5.1 shkalla Rihter. Lëkundjet
e tërmetit u ndjenë edhe larg Tiranës, si në Gjirokastër, Fier, Shkodër e Dibër. Si pasojë e
lëkundjeve sizmike u lënduan 105 persona dhe u shënuan shumë dëme materiale.  
Bazuar në të dhënat e raportit operativ të Emergjencave Civile datë 24 shtator 2019 rezulton
se tërmeti i 22 shtatorit 2019 ka shkaktuar dëmtime në:

1. 1528 objekte,
2. janë shkatërruar plotësisht 50 banesa,
3. janë plasaritur rreth 160 pallate,
4. një qendër shëndetësore,
5. 34 shkolla,
6. 13 universitete publike,
7. 2 kabina elektrike,
8. 1 magazinë,
9. 2 ura,
10. 4 automjete.
 Tërmeti i 21 shtatorit 2019 u shoqërua me shumë pasgoditje me epiqendra në det. Me 21
shtator, pas goditjes kryesore me magnitudë 5.6, u regjistruan gjithsej 9 pasgoditje.
 Më 22 shtator 2019 janë regjistruar gjithësej 13 pasgoditje, nga të cilat: Janë regjistruar
gjithashtu edhe 2 goditje sizmike të forta me magnitudë 4.4 Rihter dhe epiqendër në tokë.
 Më 23 shtator 2019 janë regjistruar 2.
 Më 24 shtator 1 pasgoditje
 Me 25 shtator 1 pasgoditje
 Më 26 shtator 3 pasgoditje.

2. Termeti ne Nepal
 Nepali është goditur nga një tërmet i fuqishëm dhe llogariten më shumë se 1 mijë persona të
vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur. Numri i viktimave vijon të rritet në çdo orë, duke e
kthyer këtë ngjarje në një prej më të rëndave të kombit himaljan.
 Tërmeti i fuqishëm që goditi Nepalin ndodhi në hapësirën ku takohen pllakat tektonike. Në
këtë rast, një nga pllakat lëviz nën pllakën tjetër, dhe kur takohen krijohen tronditjet sizmike.
 Nga njëra anë është pllaka tektonike indiane që lëviz nën pllakën tektonike euroaziatike. Të
dyja pllakat lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe kur ndodh kjo lëvizje, krijon një puls të fortë që ne
e përjetojmë si tërmet.

1
Detyre shtepie

 Zona ku ka ndodhur tërmeti do të përjetojë më shumë tronditje sizmike në të ardhmen, pasi


pllakat janë vazhdimisht në lëvizje drejt njëra-tjetrës. Por periudha mes tërmeteve mund të
zgjasë disa herë edhe për dekada.Tërmetet janë fenomenet gjeologjike që krijuan malet e
Himalajeve dhe historikisht kjo zonë ka përjetuar shumë tërmete të fuqishem.Tërmeti i së
shtunës ishte më i rëndi që godet Nepalin në 80 vjet

3. Termeti ne Indonezi
 Mbi 380 persona kanë humbur jetën për shkak të një cunami të fortë të shkaktuar nga një
tërmet me magnitudë 7.5, i cili goditi qytetin bregdetar të Indonezisë Cunami ka shkaktuar
dallgë tre metra të larta.
 Sakaq, një numër i madh personash kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë
shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një numër i konsiderueshëm i viktimave janë gjetur
nën rrënoja. Qindra shtëpi, spitale, hotele dhe qendra tregtare janë shkatërruar.
 Energjia elektrike është ndërprerë në pjesë më të madhe të qytetit dhe rrugë kryesore janë
bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut.
 Autoritetet kanë bërë të ditur se autostrada është dëmtuar dhe shpresojnë që të vijnë në
ndihmë helikopterët. Një cunami në vitin 2004, i shkaktuar nga një tërmet në ishullin
indonezian Sumatra solli vdekjen e 226 mijë personave përgjatë brigjeve të Oqeanit Indian.

4. Termeti ne Haiti
 Më 12 janar, 2010, ditë e martë ora 21:53 në Haiti, ndodhi një ndër tërmetet më të mëdha në
Amerikën qendrore.
Qytetet më të shkatërruara dhe më të prekura nga tërmeti ishin :
1. Léogâne, 
2. Port-au-Prince (kryeqyteti i Haitit).
 Kjo bëri që në Haiti 1/4 e popullatës të vdisnin dhe një pjesë tjetër e tyre të humbur. Rreth
200.000 persona janë gjendur të vdekur dhe mijëra tjerë nuk jane gjetur akoma. Banorët e
Haitit jugorë, sidomos të rrethinës së kryeqyteti, kanë humbur vendet e tyre.
Qeveria e Haitit, ka bërë publike se:
1. rreth 215.000 deri 230.000 njerëz janë të vdekur
2. rreth 300.000 janë të humbur
3. 1.000.000 pa strehim.
 Gjithashtu nga lajmet janë të publikuar rreth 30.000 ndërtesa të mëdha janë shembur nga
tërmeti .

2
Detyre shtepie

5.Termeti ne Iran
 Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi të dielën në mbrëmje sipas kohës lokale, me intensitet prej
7,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, ka qenë në Irak, në afërsi të kufirit me Iranin, në rreth 50
kilometra nga qyteti iranian Sarpop e Zahab.
 Janë regjistruar edhe dy tërmete dytësore, me fuqi prej 7,2 dhe 7,3 ballë sipas shkallës së
Rihterit, në thellësi prej 19 dhe 25 kilometra nën sipërfaqen e vendit. Tërmeti është ndjerë
edhe në :
1. Kuvajt,
2. Emiratet e Bashkuara Arabe
3. Izrael.
 Nga tërmeti, në Iran janë prekur shtatë provinca, ku ka dëme materiale në 1.650 qytete dhe
fshatra. Tërësisht janë shkatërruar 12.000 shtëpi, po edhe aq janë dëmtuar.
 Tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha të tokës, që më së shumti e ka vështirësuar
punën e ekipeve të shpëtimit.

6.Termeti ne Kine
 Të hënën në mesditë (12.05) një tërmet i rëndë tronditi Sishuanin me 87 milionë banorë
provinca më e populluar e Kinës.
 Epiqendra e tërmetit ndodhej gati 100 km në veri-perëndim të Shengudsë, kryeqyteti i
provincës. Më rëndë është prekur rajoni Beishuan reth 50 km larg epiqendrës. Përveç
provincave Sishuan dhe qytetit të madh Shongqing janë prekur edhe provincat Junan dhe
Gansu.
 Në këtë rajon janë shkatërruar 80% e ndërtesave, mediet shtetërore bëjnë fjalë për mëse
5.000 të vdekur në këtë rajon. Shumë shkolla dhe fabrika kimike të kësaj zone janë
shkatërruar, pikërisht në kohën që në këto ambjente ndodheshin fëmijë dhe punëtorë.
 Në Sishuan rreth 900 nxënësit e shkollës u zunë prej rënojave. Ka njoftime edhe për pesë
shkolla të tjera të shkatërruara. Në Sishuan dhe në Shongqing ka gjithsej tetë shkolla të
prekura.
 Në qendër të Kinës përgjatë linjës jug-veri ekziston një brez aktiv sizmik, që quhet edhe aksi
qendror, ose brezi i tërmeteve. Ky brez shtrihet deri në thellësi të provincave Junan, Sishuan,
Gansu dhe Ningksia. Në afërsi të epiqendrës aktuale të tërmetit edhe më parë ka pasur
lëkundje të fuqishme mbi shtatë ballë.Tërmeti u ndje deri në Tajlandë.Ky është tërmeti më i
rëndë që ka krekur Kinën qysh prej 30 vjetësh.

3
Detyre shtepie

7.Termeti ne Kashmir te Pakistanit


 Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një tërmet i
fuqishëm që goditi Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë.
 Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri 7 ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe
shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat midis
Kashmirit dhe Pakistanit.
 Në rajonin e Mirpurit, ku u shënua numri më i madh i viktimave, qindra persona morën pjesë
të mërkurën në ceremonitë e varrimit.Më i vogli ndër ta ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.
 Ndërsa përfunduan operacionet e kërkim-shpëtimit nga ana e ushtrisë, shumë vendës
zgjodhën që natën ta kalojnë jashtë banesave prej frikës nga paslëkundjet.
 Më të prekurve në zonën e Kashmirit të administruar nga Pakistani u janë siguruar ushqime
dhe vendstrehime të përkohshme.
 Një tërmet edhe më vdekjeprurës goditi rajonin në vitin 2005.Zhvendosja e masave
nëntokësore formoi lëkundje me forcë 8 ballë, duke u marrë jetën mbi 80 mijë personave,
nga të cilët 19 mijë fëmijëve që po ndiqnin mësimin në shkolla.

8. Termeti ne Indi (2001)


 Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të  shkallës Rihter ka goditur të hënën rajonin
verilindor të Indisë, duke shkaktuar 7 të vdekur, 43 të lënduar dhe  dëme të shumta materiale.
Sipas autoriteteve indiane, epiqendra e termetit ishte në Manipur.
 Tërmeti e goditi këtë rajon në oren 4.35 me orën lokale.Thellësia e tërmetit ishte 17
kilometra.  Ky rajon goditet shpesh nga tërmete të fuqishme.

9.Katastrofa më e tmerrshme e cunamit(termetit nenujor) në planet që nga


viti 2004
 Këtu janë fatkeqësitë më të rëndësishme të cunamit që kanë ndodhur në mbarë botën që
nga viti 2004 e deri më sot.
1. 26 Dhjetor 2004: Azia Juglindore: Tërmeti nënujor me magnitudë 9.3 në jug të Sumatrës në
Indonezi, më i fuqishmi në 40 vitet e fundit, shkaktoi një cunami që goditi brigjet e shumë
vendeve aziatike duke lënë më shumë se 220,000 të vdekur. Në provincën Atceh, ku valët
arritën në 30 metra, rreth 170,000 njerëz vdiqën.
2. 17 Korrik 2006: Indonezi: Një tërmet nënujor prej 7.7 shkallësh shkaktoi një cunami pranë
bregut jugor të ishullit Java, duke shkaktuar 654 vdekje.
3. 2 Prill 2007: Ishujt Solomon: 52 të vdekur nga cunami në pjesën perëndimore të Ishujve
Solomon (në Eryenikos jugore). 13 fshatra bregdetare u shkatërruan nga cunami, shkaktuar
nga një tërmet i 8 gradë.
4. 29 shtator 2009: Samoa: Më shumë se 190 njerëz janë vrarë në ishujt Samoa, Tonga dhe në
Ishujt Samoa të SHBA që nga tërmeti 8 shkallë të shkaktuar një cunami. Shumica e

4
Detyre shtepie

viktimave – mbi 150 – u regjistruan në ishujt Samoa ku cunami shkatërroi bregun jugor të
ishullit Oupolou, në arkipelagun më të populluar.
5. 27 Shkurt 2010: Kili: Një tërmet që shkaktoi cunami ka lënë më shumë se 520 të vdekur.
Shumica e viktimave ishin në zonën bregdetare të Maulës, 400 km në jugperëndim të
Santiago.
6. 25 Tetor 2010: Indonezi: Më shumë se 400 vetë u vranë nga cunami i shkaktuar nga një
tërmet në shkallën 7.7 në arkipelagun Mentagouai të Sumatrës.
7. 11 Mars 2011: Japonia: Një dallgë që tejkalonte 10 metra shkatërroi bregun verilindor të
arkipelagut, dhe sidomos qytetin e Senda, në Honshu, menjëherë pas tërmetit shumë të fortë
prej 9 Rihter. Numri i vdekjeve dhe i personave të zhdukur ka tejkaluar 19,000.
8. 28 shtator 2018: Indonezia: Të paktën 1.234 njerëz u vranë pas një tërmeti prej 7.5 shkallë
dhe që shkaktoi cunamin ne Selebris.
9. 22 dhjetor 2018: Indonezia: Një cunam i shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Anak Krakatoa,
deri tani ka kushtuar 222 vetë.

Punoi:Matea Laraku

You might also like