You are on page 1of 4

Kriza e regjimit komunist gjate viteve '80.

Pas prishjes se marredhenieve te Shqipërisë me BRSS dhe dalja e saj “de facto” nga kampi

socialist pas viteve ‘60, i ridimensionoi së tepërmi ambiciet dhe strategjinë e saj të

industrializimit. Në politikat e zhvillimit të vendit hyri gjithnjë e më shumë koncepti dhe

praktikat e “mbështetjes vetëm në forcat e brendshme”. “Rritja e nivelit të autonomisë

ekonomike, konsolidimi i sistemit socialist, ngritja e nivelit të jetesës dhe zhdukja e

dallimeve fshat-qytet etj.”, përbënin thelbin e objektivave të zhvillimit ekonomik në

periudhën 1971–1985.Por vitet ‘80, ashtu si në shumë vende të tjera lindore me ekonomi

socialiste, regjistruan dhe fillimin e rënies me shpejtësi të niveleve të rritjes ekonomike.

Shqipëria kishte arritur tashmë në fund të mundësive të fazës ekstensive dhe “rrugëve të

reja e origjinale të zhvillimit” te eksperimentuara prej saj. E privuar nga kapitalet e huaja,

të cilat konsideroheshin si “instrumente skllavërues” dhe ndaloheshin me Kushtetutë, e

arritur në limit të rezervave dhe mundësive të saj të brendshme dhe njëkohësisht si pasojë e

efekteve të gabimeve të akumuluara në shumë vendime e zgjedhje thelbësore të politikave të

saj ekonomike, rritja ekonomike prej 5% e vërejtur në vitet ‘70 nuk ishte më shumë së vetëm

1% në dhjetëvjeçarin vijues.Në dekadën e fundit të viteve ‘80-‘90, ekonomia shqiptare shfaqi

shenjat e një krize totale, niveli i rritjes ekonomike nga 2% që ishte në fillim, shkoi në

minus në fund, mallrat e konsumit të gjerë filluan të mungonin në masë, duke kaluar në

sistemin e tallonëve ushqimorë për popullsinë, eksportet u ulën, ndërkohë që kërkesat për

importe të nevojës së parë shtoheshin vazhdimisht, rezervat në devizë u pakësuan dhe në


tërësinë e tij, prodhimi vendas e në mënyrë të veçantë ai agroushqimor, po ulej me ritme

shqetësuese .Modeli ekonomik hibrid që u aplikua në Shqipëri në këtë periudhë vinte në plan

të parë realizimin e planit dhe jo nevojën e tregut duke mos arritur të plotësonte nevojat

gjithnjë e në rritje të popullatës.Vendi ra në një krizë të thellë ekonomike e financiare dhe

sistemi i ekonomisë së centralizuar nuk dispononte më asnjë mjet e mundësi që ta ndalte atë.

Në një kuptim të gjerë, me gjithë disa tentativa për modifikimin e politikës ekonomike dhe

lejimin e disa elementëve “të ekonomisë kapitaliste”, kjo ishte një krizë e vetë sistemit

socialist dhe për pasojë, nuk mund të zgjidhej pa e ndryshuar atë.

☆Ardhja e Ramiz Alise ne krye te shtetit .


Me 11 prill 1985 me vdekjen e Enver H oxhës, Ramiz Alia u zgjodh Sekretar i Pare I KQ

te PPSH - se .
Ramiz Alia njihet si nje komunist me liberal dhe me pak dogmatik . Pavarësisht kesaj,

menjehere pas marrjes se pushtetit te partise shtet ai shfaqet si nje nxenes I trashegimise

te Enver H oxhës. U bene shume ndryshime . Nje numer I konsiderueshëm institucionesh e

qendrash prodhimi duke perfshire edhe Universitetin e Tiranes iu vendos emri Enver

H oxha . Edhe organizata e pionereve e mori keshtu emrin gjithashtu . Ne qender te Tiranes

, Korces dhe Gjirokastres u vendosen staktuja te medha qe kishin te benin me Enver

H oxhën.

☆Perpjekjet e tij per te dale nga kjo krize .

Blloku Komunist gjate viteve '80 kishte hyre ne nje krize te madhe ekonomike . Ramiz

Alia mori nje sere masash per te dale nga kjo gjendje . Ai I kushtoi rendesi te madhe

industrise se lehte dhe investuan per industrine e rende . U moren masa per permiresimin e

gjendjes ekonomike ne fshat , u lejua qe fshataret te mbanin nje numer te kufizuar bagetish

dhe ngaster te vogel toke . Ne fund te viteve '80 fshataret u lejuan te shisnin produktet e

tyre ne qytete duke rihapur tregun fshatar. U bene ndryshime ne marredheniet

nderkombetare te Shqiperise me jashte . Ne 1987 u permiresuan marredheniet me Greqinë ,

me Kanadane dhe RFGJ -ne .Ai ndermori masa per te drejtat e njeriut ne Shqiperi pas

renies se Murit te Berlinit. Keshtu ,gjate vitit 1990 u bene ndryshime ne legjislacionin

shqiptar duke u ndalur ne internimet per krime politike, u hoq denimi me vdekje per

arratisje nga vendi , u lejua ushtrimi I fese dhe u rihap Ministria e Drejtesise . Te gjitha
keto masa synonin vetem permiresimin e gjendjes se brendshme ne vend,por ato nuk donin te

preknin thelbin e sistemin politik. Pra donin te ishin te destinuara te mos kishin sukses.

You might also like