You are on page 1of 6

Periudha e trete Klasa :IX E

Lenda : Histori Veprimtari praktike

Veprimtari praktike :

“Jeta e perditshme ne Shqiperine komuniste”

Punoi :Livia Noka Pranoi :Anila Mukaj


Regjimi komunist ne Shqiperi

Regjimi komunist, që u vendos menjëherë pas çlirimit, bazohej në diktaturën e


proletariatit dhe në luftën e klasave. Si të gjitha regjimet, ai u mbështet në dy shtylla.
E para ishte propaganda, e cila përdorej për të glorifikuar arritjet e regjimit, për të
përligjur politikat e tij, por mbi të gjitha për të ngritur kultin e individit të drejtuesve
kryesorë komunistë, veçanërisht të Enver Hoxhës. Shtylla tjetër ishte dhuna. Ajo
ishte institucionalizuar nga një paketë ligjesh, të cilat shkelnin çdo lloj të drejte
individuale, si dhe nga një sistem burgjesh e kampesh përqendrimi të shpërndara në
të gjithë vendin.

Që në vitin 1945 u krijuan disa gjykata speciale për të gjykuar bashkëpunëtorët e
pushtuesit dhe pjesëmarrësit në organizatat “reaksionare”. Njëkohësisht, filloi edhe
një fushatë e gjerë për të shtypur dhunshëm të gjitha grupimet kundërshtare. Gjyqi i
klerikëve të të ashtuquajturit “Bashkim Kombëtar”; gjyqi i anëtarëve të Partisë
Bashkimit Demokratik, si Gjergj Kokoshi e Musine Kokalari; gjyqi i ish-nxënësve të
Shkollës Teknike të Fultz-it, gjyqi i deputetëve, janë vetëm disa nga ngjarjet që
tregojnë prirjen e hershme të regjimit për të shtypur egër çdo kundërshtar politik.
Fushata kundër praktikave dhe besimeve fetare, e nisur në vitit 1967, ishte një tjetër
dëshmi që tregonte për nevojën e regjimit për uniformitet të skajshëm politik e
social.

E, ndërsa fillimi ishte më i dhunshëm për kundërshtarët politikë, procesi u bë i
frikshëm edhe për vetë drejtuesit komunistë. Valë të herëpashershme arrestimesh e
dënimesh bëheshin sa herë që regjimit i duheshin fajtorë për dështimet e politikave të
tij ekonomike, apo për të mbytur çdo shenjë të disidencës në vend
Ekonomia dhe prona private
 Partia komuniste në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie
planesh “Pesë Vjeçare”. Të gjitha mjetet e prodhimit kontrolloheshin nga
shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria u bë pronë
popullore dhe sipërmarrja private u ndalua rreptësisht.
 Përvec kësaj, kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte
qeverinë te kerkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte
investime të huaja.
 E vetmja pronë private në komunizëm ishte bicikleta ndërsa gjithçka tjetër i
përkiste pushtetit popullor. Të vetmet automjete që qarkullonin në ato vite
ishin ato publike, autobusët, urbanët, makinat e ndërmarrjeve. Transporti
publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë udhëtonin me trena, të
cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të rralla. Me
shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës.
Pronë private asokohe konsideroheshin dhe shpendët shtëpiakë. Në vitet 80-te
u ndalua mbajtja e pulave, rosave e patave, por dhe gjelave të detit, që
bliheshin vetëm një herë në vit, për festën e fundvitit. Në këtë mënyrë,
pushteti popullor ua ndalonte shqiptarëve t’i shisnin vezët dhe pulat që
shtoheshin. Këto masa rritën pakënaqësinë e njerëzve, duke pasur parasysh
faktin se ekonomia po varfërohej gjithnjë e më tepër.
Radha për ushqime dhe autorizimi!

 Të gjithë ishin frekuentues të radhëve për ushqime, veshje e


gjithçka tjetër. Për të blerë një televizor ose lavatriçe duhet të
siguroje më parë një autorizim. Lodrat e fëmijëve ishin modeste
dhe bliheshin vetëm për Vitin e Ri. Ishin kohët kur një sapun i
ardhur nga jashtë shtetit konsiderohej një luks i pamatur, ndërsa
bllokmenët ishin ata që jetonin të zhytur në luksin e vërtetë, që
as e ëndërronte shqiptari i thjeshtë. Në komunizëm duhet të
mbanin radhë për të blerë bukën. Në rast se nuk shkoje në kohë,
mund të mbeteshe dhe pa bukë.
Veshjet dhe Moda !

 Shqiptarët konsideroheshin si njerëzit me veshjet me të çuditshme


në të gjithë bllokun komunist. Nëse në vendet e tjera, qoftë dhe në
ato komuniste, ekzistonte veshja sipas modës, në vendin tonë
përdoreshin veshje të veçanta dhe standarde, pavarësisht moshës,
vendit dhe klasës shoqërore të cilës i përkiste individi. Pra Shqipëria
ishte vendi i vetëm në botë ku njerëzit visheshin të gjithë njësoj.
 Deri në vitin 1984, mustaqet, syzet e diellit dhe çanta e vogël në sup
ishin të ndaluara si “shfaqje të huaja”. Djemtë duhet të mbanin flokë
shumë të shkurtër. Mjekra që të kujtonte më së shumti mullahët
myslimanë, ishte e ndaluar. Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy
dhe bizhuteritë ishin të rralla. Fundi i vajzave duhet të mbulonte
gjurin pa qenë shumë i gjatë ndërsa palltoja ishte shumë e shtrenjtë
për kohën dhe blihej vetëm 1 ose 2 herë në jetë.
Kontrasti i jetes ne komunizem
 Shqipëria në komunizëm karakterizohet nga një kontrast i theksuar mes jetës
së bllokut (zonë në qendër të Tiranës, e privilegjuar nga të tjerat, ku jetonte
diktatori dhe njerëzit kryesorë të partisë komuniste)  dhe jetës së qytetarëve
shqiptarë të zhytur në mjerim.
 Shqipëria renditej në 15 vendet më të varfra në botë sa i përket të ardhurave
për frymë dhe kriza kulmoi në vitet 1982-1990 ku 300.000 familje
konsumonin 0.5 kg mish në jave, 500.000 familje konsumonin 1 kg gjalpë në
muaj dhe 600.000 familje gatuanin në banjë për shkak të mungesës së
hapësirave për gatim.
 Blloku asokohe ishte një mollë e ndaluar për shqiptarët. Atje nuk mund të
hyje nëse nuk ishe banor. Atje banonin vetëm anëtarët e Byrosë Politike, të
cilët konsideroheshin elita e vendit dhe siguria e tyre ishte shumë e
rëndësishme për avenirin e kombit. Vila më e bukur në bllok ishte padyshim
ajo e Enver Hoxhës.
Familja Hoxha jetonte në mes të luksit dhe jetës prej pasaniku. Përveç
shërbëtorëve, rojeve që ruanin shtëpinë nën masa të rrepta sigurie, ata nuk i
kursenin vetes as shtëpi pushimi në Vlorë, Pogradec apo Durrës. Në librat e
kujtimeve që botonte diktatori hera-herës, shihnim me habi fotografitë e
familjes Hoxha. Fotografitë pasqyronin një jetë krejt të ndryshme nga ajo e
jona, me veshje të shtrenjta, xhinset aq shumë të ëndërruara nga shqiptarët
apo lojëra të bukura.

You might also like