You are on page 1of 2

Radha për ushqime dhe autorizimi

Të gjithë ishin frekuentues të radhëve për ushqime, veshje e gjithçka tjetër. Për të blerë një
televizor ose lavatriçe duhet të siguroje më parë një autorizim. Lodrat e fëmijëve ishin modeste
dhe bliheshin vetëm për Vitin e Ri. Ishin kohët kur një sapun i ardhur nga jashtë shtetit
konsiderohej një luks i pamatur, ndërsa bllokmenët ishin ata që jetonin të zhytur në luksin e
vërtetë, që as e ëndërronte shqiptari i thjeshtë. Në komunizëm duhet të mbanin radhë për të blerë
bukën. Në rast se nuk shkoje në kohë, mund të mbeteshe dhe pa bukë.
Veshjet dhe Moda
Shqiptarët konsideroheshin si njerëzit me veshjet me të çuditshme në të gjithë bllokun komunist.
Nëse në vendet e tjera, qoftë dhe në ato komuniste, ekzistonte veshja sipas modës, në vendin
tonë përdoreshin veshje të veçanta dhe standarde, pavarësisht moshës, vendit dhe klasës
shoqërore të cilës i përkiste individi. Pra Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë ku njerëzit
visheshin të gjithë njësoj.
Deri në vitin 1984, mustaqet, syzet e diellit dhe çanta e vogël në sup ishin të ndaluara si “shfaqje
të huaja”. Djemtë duhet të mbanin flokë shumë të shkurtër. Mjekra që të kujtonte më së shumti
mullahët myslimanë, ishte e ndaluar. Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy dhe bizhuteritë ishin
të rralla. Fundi i vajzave duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i gjatë ndërsa palltoja ishte
shumë e shtrenjtë për kohën dhe blihej vetëm 1 ose 2 herë në jetë.
Ekonomia dhe prona private
Partia komuniste në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh “Pesë
Vjeçare”. Të gjitha mjetet e prodhimit kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar
plotësisht dhe industria u bë pronë popullore dhe sipërmarrja private u ndalua rreptësisht.
Përvec kësaj, kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë te kerkonte
ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja.
E vetmja pronë private në komunizëm ishte bicikleta ndërsa gjithçka tjetër i përkiste pushtetit
popullor. Të vetmet automjete që qarkullonin në ato vite ishin ato publike, autobusët, urbanët,
makinat e ndërmarrjeve. Transporti publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë
udhëtonin me trena, të cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të rralla. Me
shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës.
Pronë private asokohe konsideroheshin dhe shpendët shtëpiakë. Në vitet 80-te u ndalua mbajtja e
pulave, rosave e patave, por dhe gjelave të detit, që bliheshin vetëm një herë në vit, për festën e
fundvitit. Në këtë mënyrë, pushteti popullor ua ndalonte shqiptarëve t’i shisnin vezët dhe pulat
që shtoheshin. Këto masa rritën pakënaqësinë e njerëzve, duke pasur parasysh faktin se
ekonomia po varfërohej gjithnjë e më tepër.
Blloku
Blloku asokohe ishte një mollë e ndaluar për shqiptarët. Atje nuk mund të hyje nëse nuk ishe
banor. Atje banonin vetëm anëtarët e Byrosë Politike, të cilët konsideroheshin elita e vendit dhe
siguria e tyre ishte shumë e rëndësishme për avenirin e kombit. Vila më e bukur në bllok ishte
padyshim ajo e Enver Hoxhës.
Familja Hoxha jetonte në mes të luksit dhe jetës prej pasaniku. Përveç shërbëtorëve, rojeve që
ruanin shtëpinë nën masa të rrepta sigurie, ata nuk i kursenin vetes as shtëpi pushimi në Vlorë,
Pogradec apo Durrës. Në librat e kujtimeve që botonte diktatori hera-herës, shihnim me habi
fotografitë e familjes Hoxha. Fotografitë pasqyronin një jetë krejt të ndryshme nga ajo e jona, me
veshje të shtrenjta, xhinset aq shumë të ëndërruara nga shqiptarët apo lojëra të bukura.

You might also like