You are on page 1of 3

VEPRIMTARI PRAKTIKE

JETA SOT DHE JETA NE KOMUNIZEM


Sipas faqes
muzeuimemories.info, 600 mijë
familje shqiptare kanë gatuar në
banjë në vitet 1980-1990. 300
mijë familje shqiptare
konsumonin gjysmë kilogrami
mish në javë dhe 500 mijë të
tilla një kilogram gjalpë në muaj.

Shqiptarëve u duheshin
autorizimet për të blerë televizor a lavatriqe. Lodrat e fëmijëve ishin modeste dhe
bliheshin vetëm për Vitin e Ri. Deri në vitin 1984, mustaqet, syzat e diellit dhe çanta e
vogël ishin të ndaluara si shfaqje të huaja.

Për të blerë ushqimet elementare, në komunizëm merrje një tip kuponi që quhej tollon.
Në një fletë e zverdhur, shënohej se filan fisteku, i lagjes iks, për një javë mund të merrte
djathë, sallam apo mish të grirë përmes kësaj letre. Kishte radhë për qumështin; radhë
kishte edhe për vajgurin.

Ndonëse në Shqipërinë komuniste thuhej se “ushtrimi i torturës në hetuesi dhe në burg


ndalohet me ligj”, në realitet tortura përdorej. Sipas dokumenteve,  torturat më të
përdorura kanë qenë: Djegie me cigare, thyerje kockash dhe shkulje e mishit me darë dhe
përdorimi i korrentit, jeleku i torturës, dëmtimi i organeve gjenitale, lënia pa bukë, pa ujë
e pa gjumë në këmbë për ditë të tëra, varje në qafë të zinxhirëve me pesha, varje prej
krahësh të lidhur mbrapa, në një dritare ose çengel në lartësi, mbushja e gojës me kripë
etj.

Në çdo qytet, kishte qeli me dimensione dy metra me 1.20 metër dhe qeli speciale me
dimensione një metër me gjysmë metri dhe lartësi prej një metri, ku i arrestuari as nuk
mund të shtrihej, as nuk mund të rrinte në këmbë, por vetëm ulur këmbëkryq.
Biçikleta ishte e vetmja pronë private. Gjithçka tjetër i përkiste pushtetit popullor. Të
vetmet automjete që qarkullonin në ato vite ishin ato publike – autobusët, urbanët,
makinat e ndërmarrjeve. Transporti publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë
udhëtonin me trena të cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të
rralla. Me shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës.

Zona me luksoze konsiderohej Blloku, qe ruhej nga Garda e Republikës.

Shqipëria ishte një ndër 15 vendet më të varfra në botë, ku të gjithë visheshin njësoj.
Për një kohë të gjatë problem përbënin edhe disa modele pantallonash e flokët e gjata
për meshkuj. Edhe mjekra ishte e ndaluar. Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy dhe
bizhuteritë ishin të rralla. Fundi i vajzave duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i
gjatë, ndërsa palltoja ishte shumë e shtrenjtë për kohën dhe blihej një ose dy herë në
jetë.

JETA SOT
Radha për ushqime
Tashme nuk ka me rradhe ushqimesh . Ushqimet ndodhen me bollek dhe te gjitha familjet
kane mundesine ti konsumojne ato.
Veshjet dhe Moda !
Sot
Njerëzit vishen në bazë të ndikimeve të ndryshme. Disa zgjedhje të modës janë të
bazuara edhe në pamjen e dekadave të fundit, si ato për të cilat u ndalëm në këtë
përshkrim. Duhet thënë se trendet ndryshojnë gjatë gjithë kohës
Ekonomia dhe prona private
Ekonomia sot eshte e permisuar dhe ekziston prona private jo si ne Kohen e komunizmit
ekonomia ishte ne gjendje jo te mire dhe prona private u kthye ne prone shteterore.

LIRIA
Liria e fjales ,e mendimit e jetes tashme e kane permiresuar jeten sociale te njerezve gje qe ne
komunizem nuk lejohej

You might also like