You are on page 1of 10

Tunelet dhe bunkerët komuniste

Gjatë periudhës komuniste regjimi mendoi të siguronte


mbijetesën e vet në rast sulmi nga SHBA dhe Bashkimi
Sovjetik (pas viteve të para 1960 të dy konsideroheshin armiq).
Duke përdorur edhe katakombet ekzistuese, në Gjirokastër u
ndërtua një kompleks i gjerë i nëndheshëm për të mbrojtur
aktivitetin e institucioneve partiake dhe ushtrisë nga sulmet
nukleare. Një numër tunelesh dhe galerish për popullsinë e
qytetit janë ndërtuar edhe në kodrat rreth e rrotull. Regjimi
ndërtoi në gjithë Shqipërinë mbi 600 000 bunkerë betoni,
shumë nga të cilët mund të shihen si kërpudha rreth e rrotull.

Dhoma e Enver Hoxhës

Dhoma e Enver HoxhësKomandanti suprem i forcave te armatosura në


epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978) ishte Enver Hoxha. Kështu, kjo
zyrë ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të
dhe bashkëshorten e tij. Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të
cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një
banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë,
mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera. Vetëm në këtë dhomë, në
atë të dedikuar për kryeministrin dhe në atë të Kreut të shtabit, ishte
vendosur moket.
Vetëm kjo dhomë ka mure të veshura në fibër (në atë kohë konsiderohej
me vlerë të madhe).
Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë
në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë me 24 qershor
1978.

Arsimimi në Shqipëri (1945 – 1990)

Në Shqipërinë e pas luftës, siç ndodhi në fusha të tjera, edhe në arsim u


ndërmorën disa reforma. Hapi i parë në fushën e arsimit ishin kurset
kundër analfabetizmit të cilat njohën një përhapje të gjerë në çdo cep të
Shqipërisë nga 1945 deri ne 1949.
FUSHATA KUNDER ANAFALBETIZMIT
Sipas regjistrimit të 30 shtatorit 1945, në një popullsi prej 1.122.044
banorë, numri i analfabetëve ishte 911.410 banorë, ose 81.22% e
popullsisë. Në vitin 1945 ishin hapur 566 kurse ku mësonin për herë të
parë shkrim e këndim 10.243 vetë. Për këtë fushatë kundër analfabetizmit
u punua kryesisht në rrugë vullnetare. Në vitin 1949 miratohet ligji për
arsimin, sipas të cilit detyroheshin moshat deri në 40 vjeç të merrnin bazat
e shkrimit dhe këndimit. Nga një regjistrim i këtij vitit (1949) rezultoi se
pas 5 vjetësh kishin mësuar shkrim e këndim rreth 130.000 vetë dhe kishin
mbetur ende 420.000 analfabetë. Në vitin 1955 u shpall publikisht se në
Shqipëri ishte likuiduar analfabetizmi deri në moshën 40-vjeç. Por në bazë
të të dhënave arkivore faktohet se një pjesë e popullsisë nuk arriti të
mësonte shkrim e këndim, sidomos moshat e mëdha. Ky problem ka
vazhduar edhe në vitet e mëvonshme, por lufta vijoi, në heshtje, jo e
shpallur si fushatë.
NGRITJA E SHKOLLAVE
Arsimi fillor dhe 7 vjeçar
Hallka më e zhvilluar në vitet e para të pasluftës ishte arsimi fillor. Në vitet
‘50 hapen shkollat e para 7-vjeçare. Në vitin 1960-1961 u arrit në 557
shkolla 7-vjeçare.

Arsimi i mesëm
Sa i takon arsimit të mesëm, në vitin 1946-1947 funksiononin vetëm 6
gjimnaze në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Si dhe
institute teknike po në Tiranë. Vetëm një vit më vonë numri i shkollave të
mesme arriti në 20. Arsimi i mesëm e pati zhvillimin në vitet ‘60 dhe
kryesisht arsimi profesional, pasi qeveria kishte interes për të nxjerrë
kuadro të mesëm profesionalë që i mungonin vendit.

Arsimi i lartë
Gjatë fazës së parë që u shtri deri në mesin e viteve ’50 u hodhën themelet
e shkollës së lartë. Fillon në 1946-n me hapjen e Institutit Pedagogjik të
Tiranës, 2 vjeçar, i cili kishte si degë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Histori,
Gjeografi, Shkenca Biologjike dhe Fizikë e Matematikë. Pas 1951, u hapën
edhe institute të tjera 3 dhe 4- vjeçare për pedagogji, dhe u vijua deri në
vitin 1957. Në vitin shkollor 1955-1956 sistemi i arsimit të lartë në vend
përfshinte 6 Institute 4 dhe 5 vjeçare me 22 fakultete dhe rreth 1595
studentë. Me 3 qershor 1957 me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor
u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës (USHT), i cili nisi të funksiononte si i
tillë që nga shtatori i atij viti. Universiteti Shtetëror i Tiranës hapi dyert për
herë të parë me 16 shtator 1957. Ndërsa në vitin 1962 u krijua edhe
Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Kamëz.
REFORMAT DHE IDEOLOGJIZIMI I SHKOLLAVE
Pas Luftës, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, arsimi shqiptar
mori një formë të re. Tashmë shkolla ishte e tipit socialist, që mbronte dhe
brumoste një shoqëri socialiste. Si model, sidomos pas 1948-s, me prishjen
e marrëdhënieve me Jugosllavinë, shkolla shqiptare u orientua nga shkolla
ruse. Në vitet ‘60 shënohet reforma e dytë dhe në vitin 1963 del ligji i ri
mbi riorganizimin e sistemit arsimor. Ligji parashikonte kalimin nga sistemi
7-vjeçar në sistemin 8-vjeçar. Kulmi arrin me reformën e tretë që u quajt
“Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës”, e nxitur që nga viti 1967 nën
ndikimin e revolucionit kulturor kinez, pas një fjalimi të Enver Hoxhës për
revolucionarizimin e shkollës. Ligji doli në fund të vitit 1969 dhe zbatimi
filloi në vitin 1970 dhe vijoi deri me rënien e regjimit. Kjo reformë e tretë
pati një ndikim të thellë në shkollë, e cila u ideologjizua në mënyrë të
tejskajshme. U rrit shumë dhënia e lëndëve të drejtpërdrejta politike, si
historia e Partisë, Marksizmi etj. Por ideologjizimi u thellua edhe në të
gjithë lëndët e tjera duke depërtuar në çdo qelizë të shkollës. Letërsia dhe
historia ishin dy nga lëndët ku ideologjia arriti kulmin. Veprimtaria e
shkollës u organizua mbi bazën e atij parimi që u quajt trekëndëshi
revolucionar që ishte: mësim, punë prodhuese dhe edukim fizik e ushtarak.
Të gjithë programet dhe tekstet u realizuan mbi këtë trekëndësh. Kjo e
dëmtoi shkollën sidomos ideoligjizimi i tejskajshëm sepse përgatiti një brez
sipas modelit që regjimi e quante “Krijimi i njeriut të ri”.

Bunkerizimi i Shqipërisë (1975 – 1983)

Në 1971 Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së i kryesuar nga Enver


Hoxha filloi projektin e bunkerizimit të Shqipërisë, i cili qëndroi operativ
nga 1975 deri në 1983: në këtë periudhë u planifikuan të ndërtoheshin
221.143 bunkerë, por u ndërtuan "vetëm" 173.371.
Pak a shumë, një në çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, e cila
zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21.000 bunkerë të ndërtuar në vit,
vdiqën me qindra ushtarë e civil për shkak të aksidenteve në punë. Ata
janë ndër viktimat e komunizmit të cilët edhe sot janë tërësisht të harruar.

Shtëpia socialiste

Në kulturën kombëtare shtëpia përfaqëson zemrën dhe simbolin e familjes


së gjerë shqiptare. As regjimi komunist, i cili e vuri në krizë të thellë
sistemin e pronës private, nuk guxoi kurrë ta mohonte këtë parim.
Edhe pse, kryesisht në fillim të viteve të pasluftës, ndodhën mijëra raste
shpronësimi të banesave, sidomos kundrjet tregtarëve të pasur dhe
pronarëve (të ashtuquajtur “Kulak”), në vitet e regjimit shtetasit shqiptarë
ishin të lirë përgjithësisht që të blinin një banesë në pronësi të tyre.
Shtëpitë për shitje ose që ndërtoheshin në tokën në pronësi, ishin kryesisht
shtëpi me një ose dy kate, dhe quheshin (siç edhe quhen akoma) “shtëpi
private”.
Pjesa më e madhe e popullsisë që nuk kishte mundësi financiare për të
blerë ose ndërtuar një shtëpi private, jetonte me qira në pallatet që ishin
prona të shtetit ku paguanin një tarifë mujore. Caktimi i
këtyre apartamenteve shtetërore bëhej me lejen e partisë. Një metodë e
njohur për të marrë me qera banesën nga shteti ishte pjesëmarrja me
punë vullnetare në ndërtimin e saj (duke qenë se banesat nuk mjaftonin
për të tërë ju jepej prioritet atyre që kontribuonin në ndërtimin e tyre).
Nëse një apartament i shtetit konsiderohej nga partia si shumë i madh për
familjen të cilës i caktohej për të jetuar, shteti mund ta detyronte atë që të
bashkëjetonte me një ose më shumë familje të tjera edhe pse nuk kishin
lidhje me njëra-tjetrën.
Shtëpitë ishin të gjitha shumë të ngjashme si në arkitekturë dhe në dekor.
Mobiljet bliheshin në tregun vendas, ku kishte në dispozicion disa modele
standarde të prodhuara ekskluzivisht në Shqipëri, të cilat ndryshonin vetëm
nga madhësia dhe çmimi.

Tollonat

Kjo cope e vogel letre ka qene per 10 vjet rresht ushqimi i perjavshem i
shqiptareve, gjeja me e rendesishme ne kuzhinen e tyre te varfer. Ne vitin
1981 si pasoje e paaftesise per te furnizuar tregun me ushqimet e nevojshme,
qeveria komuniste aplikoi nje skeme racionimi, qe e kishte provuar edhe pas
luftes me triskat. Skema quhej: Talloni. Ajo ishte nje cope leter qe te lejonte
cdo jave, ne diten e caktuar te merrje furnizimin me mish, sallam dhe gjalp.
Talloni ishte nje per familje, pavaresisht se sa e madhe dhe nga sa pjesetare
perbehej familja. Cdo familje merrte 1 here ne jave mish sipas kesaj skeme:
javen e pare te muajit 1 kg mish derri i ngrire dhe 2 pako gjalp nga 100 gr
secila.

Javen e dyte, 1/2 Kg mish te grire dhe 1/2 kg sallam plus 2 pakot 100 gr me
gjalp.

Javen e trete nje pule e ngrire hungareze thuajse 1 kg plus dy pakot e gjalpit.

Javen e fundit, varesisht mundesive perseritej nje nga 3 zgjedhjet e


mesiperme.
Tallonat jepeshin ne keshillin e lagjes dhe ishin me vule. Talloni nuk
tjetersohej, nuk i jepej dot dikujt tjeter dhe nese te humbiste nuk
zevendesohej. Talloni doli nga perdorimi ne vitin 1991.

Me sloganin “Toka i takon atij që e punon”, qeveria e parë komuniste shqiptare


në periudhën 1945-1946, ndërmori nëpërmjet disa fazave një reformë agrare
radikale për shpronësimin e pronarëve të mëdhenj e të mesëm të tokave,
përfshirë këtu dhe tokat në pronësi shtetërore, të kapitalit të huaj apo ato në
pronësi të institucioneve fetare, dhe shpërndarjen e tyre në favor të fshatarëve
të varfër e pa tokë…
Nga prof.dr. Adrian Civici

Kolektivizimi integral i bujqësisë


Me sloganin “Toka i takon atij që e punon”, qeveria e parë komuniste shqiptare në periudhën
1945-1946, ndërmori nëpërmjet disa fazave një reformë agrare radikale për shpronësimin e
pronarëve të mëdhenj e të mesëm të tokave, përfshirë këtu dhe tokat në pronësi shtetërore, të
kapitalit të huaj apo ato në pronësi të institucioneve fetare, dhe shpërndarjen e tyre në favor të
fshatarëve të varfër e pa tokë. Por ende pa mbaruar mirë shpërndarja e tokave, Partia
Komuniste Shqiptare shpalli platformën bazë e afatgjatë të saj për bujqësinë, duke theksuar
“nevojën e transformimit socialist të bujqësisë bazuar në kollektivizimin e prodhuesve të vegjël
dhe krijimin e fermave të mëdha shtetërore”. Kolektivizimi i bujqësisë duhet të shërbente dhe për
të aplikuar teorinë e planifikimit të centralizuar në bujqësi, e cila ishte inkopatibël me strukturën e
prodhuesve të vegjël privatë e individualë.
E filluar me shpalljen e ngritjes së kooperativës së parë socialiste në vitin 1946, procesi integral i
kooperativizimit de facto përfundoi në vitin 1967: kooperativat zinin tashmë 75.8% të tokave
bujqësore; fermat shtetërore 20.7% të saj dhe kopshtet individuale vetëm 3.5% të saj. Ndërsa de
juro, ky proces përfundoi në vitin 1976 me aprovimin e Kushtetutës së re, e cila sanksiononte
eliminimin e pronësisë private mbi tokën dhe transformimin e saj në pronë shtetërore. Sipas
Kushtetutës, e gjithë toka bujqësore, organizimi i prodhimit, tregtimi dhe mjetet e prodhimit ishin
të gjitha të strukturuara e administruara në kooperativa bujqësore e ferma shtetërore.
Në vitin 1979, në Shqipëri nuk kishte asnjë fermë individuale private. Gjatë kësaj periudhe,
bujqësia dhe prodhimi agroushqimor shqiptar arriti disa tregues të vlerësueshëm në fushën e
rendimenteve dhe niveleve të prodhimit, nivelit të mekanizimit, kimizimit dhe shkallën e lartë të
ujitjes, transportit dhe përpunimit të produkteve agroushqimore, formave të organizimit e
drejtimit, futjen e tokave të reja nën kulturë, etj. Por thellimi i politikave centralizuese, degjenerimi
i situatës në kooperativat dhe fermat shtetërore, kërkimi i “rrugëve të reja e origjinale”, në emër të
mbrojtjes së doktrinës nga ana e drejtuesve të shtetit shqiptar, siç ishin p.sh. krijimi i
“kooperativave të tipit të lartë”, i sistemit të tufëzave e arëzave, etj., e çuan drejt kolapsit
prodhimin agroushqimor shqiptar dhe vendin drejt një situate të vështirë ushqimore, e
konkretizuar me vendosjen e sistemit të tallonëve ushqimorë për një pjesë të konsiderueshme të
popullsisë shqiptare.

Sukseset dhe dështimet në industrializimin e vendit

Komunistët shqiptarë, që do të përcaktonin ecurinë e vendit për një periudhë të ardhshme 45-
vjeçare, me të ardhur në pushtet në nëntor 1944, deklaruan si objektiv primar transformimin e
Shqipërisë nga “një vend agrar e gjysmëfeudal (1945)” drejt shndërrimit të tij “…në një vend
agraro-industrial (1955)”… për të kaluar më vonë drejt një stadi “industrialo-agrar”, i cili pritej të
konsolidohej në vitet 1980-‘90. Sipas kësaj skeme të zhvillimit të vendit, të frymëzuar nga
strategjitë dhe politikat e BRSS të Stalinit, prioritet do t’i jepej industrisë në raport me bujqësinë,
që gjithsesi konsiderohej si “dega bazë e ekonomisë” dhe brenda industrisë, prioritet do të kishte
industria e rëndë që përbënte thelbin dhe ambicien kryesore të politikës së “industrializimit
socialist” të vendit.
Rezultatet e para të kësaj politike ishin inkurajuese dhe brenda në periudhën 1950-‘60, industria
vendase arriti të katërfishojë prodhimin e para Luftës së Dytë Botërore, u zhvillua nxjerrja e
naftës dhe mineraleve të tjera, u rikonstruktuan një pjesë e madhe e rrugëve dhe urave, industria
tekstile dhe ajo ushqimore, etj.

Në vitin ‘60, industria kontribuonte me më shumë se 50% në PBB e vendit dhe Shqipëria shpallte
tashmë “realizimin e ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit”.
Ndërkohë, prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me BRSS dhe dalja e saj “de facto” nga kampi
socialist pas viteve ‘60, i ridimensionoi së tepërmi ambiciet dhe strategjinë e saj të
industrializimit. Në politikat e zhvillimit të vendit hyri gjithnjë e më shumë koncepti dhe praktikat e
“mbështetjes vetëm në forcat e brendshme”. “Rritja e nivelit të autonomisë ekonomike,
konsolidimi i sistemit socialist, ngritja e nivelit të jetesës dhe zhdukja e dallimeve fshat-qytet etj.”,
përbënin thelbin e objektivave të zhvillimit ekonomik në periudhën 1971–1985.
Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan dhe veprat më të mëdha të industrisë shqiptare: një kombinat
siderurgjik në Elbasan i aftë për të përpunuar mbi 1 milion tonë mineral hekuri dhe për të
prodhuar rreth 250,000 tonë hekur e tuba çeliku në vit; disa hidrocentrale kryesisht mbi lumin
Drin, me një kapacitet prej 1.8 miliard kWh/vit; një rafineri e madhe nafte, me një kapacitet
rafinimi prej 1 milion tonë naftë në vit; zhvillimi i industrisë nxjerrëse e përpunuese të kromit,
hekur-nikelit dhe bakrit; uzinave të tjera për prodhimin dhe përpunimin e plehrave kimike, bitumit,
çimentos, tullave, etj.; uzina të industrisë së lehtë e përpunuese; etj.

Por vitet ‘80, ashtu si në shumë vende të tjera lindore me ekonomi socialiste, regjistruan dhe
fillimin e rënies me shpejtësi të niveleve të rritjes ekonomike. Shqipëria kishte arritur tashmë në
fund të mundësive të fazës ekstensive dhe “rrugëve të reja e origjinale të zhvillimit” të
eksperimentuara prej saj. E privuar nga kapitalet e huaja, të cilat konsideroheshin si “instrumente
skllavërues” dhe ndaloheshin me Kushtetutë, e arritur në limit të rezervave dhe mundësive të saj
të brendshme dhe njëkohësisht si pasojë e efekteve të gabimeve të akumuluara në shumë
vendime e zgjedhje thelbësore të politikave të saj ekonomike, rritja ekonomike prej 5% e vërejtur
në vitet ‘70 nuk ishte më shumë së vetëm 1% në dhjetëvjeçarin vijues.

Kriza totale e sistemit socialist (1980–1990)


Në dekadën e fundit të viteve ‘80-‘90, ekonomia shqiptare shfaqi shenjat e një krize totale,
mallrat e konsumit të gjerë filluan të mungonin në masë, duke kaluar në sistemin e tallonëve
ushqimorë për popullsinë, eksportet u ulën, ndërkohë që kërkesat për importe të nevojës së parë
shtoheshin vazhdimisht, rezervat në devizë u pakësuan dhe në tërësinë e tij, prodhimi vendas e
në mënyrë të veçantë ai agroushqimor, po ulej me ritme shqetësuese.
Dizekuilibrat makroekonomikë u thelluan, deficiti buxhetor u rrit së tepërmi, duke arritur në 16.6%
të PBB, rritja ekonomike modeste prej 1-2% e verifikuar në periudhën 1980-‘85 u bë negative
gjatë ‘85-‘90, në fillim të vitit 1991, borxhi i jashtëm e kaloi masën e 30% të PBB.
Vendi ra në një krizë të thellë ekonomike e financiare dhe sistemi i ekonomisë së centralizuar
nuk dispononte më asnjë mjet e mundësi që ta ndalte atë. Në një kuptim të gjerë, me gjithë disa
tentativa për modifikimin e politikës ekonomike dhe lejimin e disa elementëve “të ekonomisë
kapitaliste”, kjo ishte një krizë e vetë sistemit socialist dhe për pasojë, nuk mund të zgjidhej pa e
ndryshuar atë.

Sistemi komunist në Shqipëri një nga parrullat më të rëndësishme, të


shkruar apo jo, kishte “Me gëzim po shkoj në punë.”
Të detyruar të kryejnë punë të rënda e të papëlqyeshme të rinjtë nuk
duhet të mungonin askund ku partia ua caktonte.
Ndërsa në fotografitë e kohës, ku vajzat duken të lumtura në punën e
tyre ka edhe disa imazhe ku të rejat krejt trishtueshëm shkojnë në
aksion.
Një numër veprash në infrastrukturë, që u ndërtuan me punë vullnetare gjatë
diktaturës komuniste, janë të ngjashme me piramidat e Egjiptit, të cilat
mendohet se janë ndërtuar me skllevër

Funksioni i shkrimit të historisë nuk është të shuajë kuriozitetin e kureshtarëve me


tituj sensacionalë. Zbulimi i dokumenteve të panjohura është vetëm një pjesë e
funksionit të saj. Përmbajtja e dokumenteve historike, të reja apo të vjetra, shërben si
bazë për analizimin e historisë, e cila bëhet duke përfshirë në të edhe faktorë tjerë.
Formimi filozofik, sociologji, juridik etj. i historianit luajnë një rol të rëndësishëm në
analizën e historisë.

Për shembull, historia e vdekjes së Shkurte Pal Vatës, 15-vjeçares që vdiq duke
punuar në hekurudhë, nëntor 1967, nuk ka shumë gjëra për t’u zbuluar, përveç datës
së saktë vdekjes së saj, të cilës nuk i është kushtuar vëmendje nga shtypi i kohës,
sepse propaganda nuk shqetësohej për detaje. Për të është folur vetëm në dy forma:
deri në vitin 1991, si një akt heroizmi, dhe pas këtij viti, Shkurta është parë dhe si
viktimë e propagandës. Por kjo nuk është e gjitha.

Propaganda është përdorur dhe vazhdon të përdoret nga njeriu. Prezantimi i ngjarjeve
dhe personazheve nga një këndvështrim i caktuar, me devijime apo jo, me qëllim për
të arritur një efekt të paracaktuar te publiku, është propagandë, e cila shfaqet në shumë
forma. Propaganda vazhdon të përdoret dhe sot, jo vetëm nga vendet totalitare. Në
vendet demokratike, ku propaganda përdoret, ajo ka elementë më humanë në procesin
e saj dhe një emër elegant pas të cilit fshihet: marrëdhënie me publikun.

Propaganda e abuzimit me aksionet e punës vullnetare, me Shkurte Pal Vatën dhe


moshatarët e saj, e vështirëson punën për të gjetur të vërtetën, por kushdo që rrëmon,
dhe nëse ka qasjen e duhur, pa dyshim që do ta gjejmë thelbin e saj: punësimi i
minorenëve dhe pa pagesë.

Në librin “Historia e Shqipërisë”, teksti zyrtar i historisë,1965, flitet për “mjerimin” e


klasës punëtore në periudhën e para dhe gjatë mbretërisë. Sipas këtij teksti, punëtorët
jetonin në kushte shumë të vështira, me orare të zgjatura dhe me paga shumë të ulëta.
Punëtorët e rrobaqepësive në Korçë, sipas tekstit zyrtar, u hodhën në grevë, duke
kërkuar uljen e orarit të punës në 10 orë dhe kufizimin e punës së të miturve gjatë
natës. Më tej, varfëria e popullit dhe shfrytëzimi i fëmijëve ilustrohet me krijimet
letrare të Migjenit.

E lëmë mënjanë vërtetësinë e lëndës, fakti që na intereson është ky: regjimi komunist
ishte kritik ndaj punës në kushte të vështira, me orare të zgjatura ose punësimit të
minoreneve.
Tani le të kthehemi në historinë e regjimit komunist, dy vjet pasi u botua teksti zyrtar i
historisë. Njerëzit shkonin me mijëra në aksione me punë vullnetare. Këta punëtorë
punonin me orare të zgjatura, në kushte të vështira dhe nuk paguheshin fare. Puna
vullnetare ishte punë e papaguar, pavarësisht propagandës që thoshte se ishte punë me
dëshirë, kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë. Njerëz si puna ime, që kanë qenë nxënës në
vitet ‘80, pa dyshim që kanë marrë pjesë në aksione “vullnetare” të organizuara nga
shkolla. Ne nuk kishim zgjedhje, nëse nuk shkonim në punë, ndëshkoheshim njëlloj si
të mos shkonim në mësim. Aksionet tona s’ishin aspak vullnetare, ato ishin të
detyruara.

Puna e papaguar, në çdo lloj kohe dhe çdo lloj sistemi, ka pasur të njëjtën formë dhe të
njëjtin qëllim: dikush shfrytëzonte dikë. Më herët, në histori, puna e papaguar ishte
quajtur skllavëri ose bujkrobëri, në periudhën e komunizmit quhej aksion vullnetar.
Hekurudha Rrogozhinë – Fier, ku u vra Shkurte Pal Vata dhe shumë aksioniste të
tjera, si dhe vepra të tjera publike të mëdha, para dhe pas kësaj hekurudhe, të cilat janë
ndërtuar me punë vullnetare, mund të thuhet fare mirë se janë ndërtuar nga skllevërit.

Pas letrës së Enver Hoxhës për Pal Vatën, 10 nëntor 1967, dhe me anëtarësimin e
viktimës, pas vdekjes, Shkrutes së vrarë në punë, në radhët e PPSH-së, propaganda
mori përmasa të skajshme.

Në qendër të propagandës u vendos brezi i ri, sidomos minorenët. Arsyeja ishte e


dukshme: ata manipuloheshin më lehtë. Të rriturit e kishin vështirë ta gëlltitnin si
heroizëm vdekjen aksidentale të një fëmije, që në një rast tjetër mund të kishte qenë
edhe fëmija i tyre.

Në një letër dërguar Enver Hoxhës, e nënshkruar “nga të rejat dhe të rinjtë e
Lushnjës”, të cilët shkruanin nga Dushku dhe pretendonin se përfaqësonin “qendrat e
punës, kooperativat bujqësore, shkollat e rrethit të Lushnjës”, thuhej se nënshkruesit
kishin shkuar “për të parë frontin punës, ku dha jetën Shkurta, sokolesha e maleve”.
Ata shpreheshin, në letër, se vdekja u Shkurtës u mësonte, “në radhë të parë si duhet të
punohet e të luftohet për socializmin, si duhet të mposhten vështirësitë, pa u përkulur
asnjëherë.” Atyre u kishte bërë përshtypje që babai i Shkurtes, i cili kishte shkuar në
hekurudhë për “zëvendësuar punën e të bijës”. Dhimbja e tij më e madhe nuk kishte
qenë humbja e vajzës, por, për shkak të vdekjes së saj, numri i vullnetarëve ishte
pakësuar me një person.

Të frymëzuar nga vdekja e Shkurtës dhe sjellja e babai të saj, të rinjtë lushnjarë kishin
vendosur a) të dërgonin një brigadë të rinjsh, me emrin Shkurte Pal Vata, të punonte
në Pecaj, fshati i Shkurtës, dhe fshatra të tjera të Dukagjinit; b) do të ndërtonin në
Pecaj një vatër kulture dhe një shtëpi të re për familjen e Pal Vatës; c) gjatë dimrit
2000 të rinj e të reja do të punonin të hapnin toka të reja në Lushnjë; d) do të
thelloheshin shumë në revolucion duke punuar, por dhe duke mësuar teorinë,
shkencën dhe teknikën; e) do të ndiqnin rregullisht mësimet në shkollë. Në fund
premtonin se do të ishin “ushtarë të denjë për ndërtimin e socializmit, për mbrojtjen e
Atdheut, qoftë duke dhënë edhe jetën tonë.”
Në një letër tjetër për diktatorin, 38 nxënës të klasës së tetë nga Vlora, i drejtoheshin
Enver Hoxhës si “I dashur prind” dhe i thoshin, mes të tjerash, se “jemi bij të partisë
dhe të Pal Vatës.” Ata kishin vendosur që në pushimet e verës të punonin një muaj në
rrugën Rrogozhinë – Fier, aty “ku moshatarja jonë dha jetën”. Shkurta kishte qenë një
vit më e madhe se ata.

Në gjithë Shqipërinë, duke iu referuar shtypit, jepeshin lajme se të rinjtë, kryesisht të


moshës nën 18 vjeç, merrnin iniciativa të punonin një muaj ose më shumë në mënyrë
vullnetare në fronte të ndryshme.

“Nëpër fabrikat, kombinatet kooperativat bujqësore dhe shkollat të rinjtë dhe


punonjësit e tjerë të kryeqytetit po i përgjigjen aktit heroik të cucës trimëreshë nga
Dukagjini, Shkurte Pal Vata, dhe vlerësimit të lartë që i bëri asaj dhe gjithë brezit të ri
Partia me iniciativa dhe zotime të reja konkrete për të marrë pjesë në aksione të punës
vullnetare me karakter lokal dhe kombëtar, për të shtuar prodhimin, për të ngritur dhe
zhvilluar më tej ndërgjegjen socialiste dhe vetitë e moralit komunist,” shkruante “Zëri
i popullit”, 19 nëntor 1967. Sipas të njëjtit artikull, ishin të shumta organizatat e rinisë
që kishin shfaqur dëshirën për të punuar në hekurudhën Rrogozhinë – Fier, në vendin
ku kishte rënë Shkurta. Shumë nxënës dhe studentë, sipas gazetës, kishin shprehur
dëshirën që të shkonin në të njëjtin vend për të punuar gjatë pushimeve të dimrit.
Vendi ku u aksidentuar Shkurta u trajtua, në njëfarë mënyre, si një vend i shenjtë.
Shkurta nuk bëri asnjë lloj heroizmi. Atë e zuri balta, u plagos, e çuan në spital të
Lushnjës dhe aty vdiq pas 10-12 ditësh.

Denigrimi i fatit të njeriut në komunizëm ndoshta është i pashoq në gjithë historinë e


njerëzimit. Njeriu mund të ketë qenë trajtuar keq dhe më herët, por të paktën nuk është
tallur askush aq hapur e paturpësisht sa regjimi komunist.

Në 6 nëntor 1967, anëtaret e brigadës së Shkurte Vatës i shkruan Enver Hoxhës një
letër ku i premtonin se do të ishin përherë “bija revolucionare e besnike të partisë”.

Ja një fragment: “Ishim 145 çika, shoku Enver. Para pak ditëve nga brigada jonë u nda
Shkurta 15 vjeçare. Tue punue me kompaninë e saj që të merrte flamurin, tue punue
në kondita të veçanta për të bartë dheun në trase, u plagos randë. E dërgue menjiherë
në spital, ku mjekët banë ç’asht e mundun që ta shpëtonin…. Shkuem ta shihnim,
shoku Enver, dhe fjalët e para që na tha ishin: “A e fituam flamurin? Si janë shoqet?”

Fjalët e Shkurtes pa dyshim që janë sajuara nga njerëzit e propagandës, përcjellin këtë
mesazh: puna mbi gjithçka. Jeta e njeriut s’kishte rëndësi. Puna ishte e çmuar, sepse
pa atë diktatura nuk mund të mbaje në këmbë.

Qëndrimin zhvlerësues të diktaturës karshi jetës së njeriut e tregon, në mënyrë


emblematike, edhe titulli i librit kushtuar Shkurte Pal Vatës, i cili u botua në 1967:
“Një bie, mijëra ngrihen”. Pra, Shkurta s’ka rëndësi, e rëndësishme është që radhët e
punëtorëve pa pagesë në hekurudhë janë shtuar.
Puna vullnetare është një nga aspektet që tregon se regjimi që erdhi me ambicien për
t’u dhënë fund vuajtjeve të popullit, e zhyti gjithë popullin në vuajtje totale.

You might also like