You are on page 1of 14

PROJEKT

TEMA:PERIUDHAT QE NGA KOMUNIZMI DERI TE


MOMENTI I VENDOSJES SE DEMOKRACISE.
LENDA:HISTORI
KLASA:9B
FJALE KYC:PERIUDHE,KOMUNIZEM,DEMOKRACI.
PUNOI:LUIS,KLEANT,ELISANDRO,SIGI,EGLISENA,
ANJULA.
PRANOI:MESUESE EVA ZGJANI.
NENTEMAT E SECILIT PREJ ANTAREVE TE GRUPIT.

• Elisandro : vendosja e komunizmit ne shqiperi


• Kleanti: pasojat e vendosjes se komunizmit ne shqiperi
• Anjula: renia e komunzimit ne shqiperi
• Sigi :vendosja e demokracise ne shqiperi
• Eglisena :favoret e ardhjes t demokracise ne shqiperi
• Puna e Luisit:Kllaster per menyren e organizimit komunist dhe demokratik.
INFORMACIONI I KLEANTIT.
• Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u vendos regjimi komunist, që shkaktoi
pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të vendit. Gjatë periudhës rreth gjysmë shekullore regjimi i
drejtuar nga diktatori Enver Hoxha ekzekutoi, internoi dhe burgosi për arsye politike dhjetëra
mijëra shqiptarë në burgjet dhe kampet e internimit në mbarë vendin. Sot shënohet 28 vjetori i
rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha, që shënoi simbolikisht edhe rënien e diktaturës në
Shqipëri. - Burgjet dhe kampet e
internimit Persekutimi komunist në
Shqipëri ishte më i përhapur në vendet e vuajtjes së dënimit, në burgje dhe në kampet e internimit,
ku të ndëshkuarit vuajtën nga torturat më të rënda, si shkaktimi i urisë deri në vdekje, rrahje me
dru dhe kamxhik për shkaktimin e plagëve, përdorimi i rrymës elektrike në trup, djegie me cigare,
hedhja nga lartësia, si dhe tortura të tjera. Në të gjithë vendin gjatë regjimit komunist funksiononin
23 burgje dhe kishte 48 kampe të internimit masiv, vende të cilat u përdorën për të përndjekur dhe
ndëshkuar të gjitha ata persona që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit, duke përfunduar me
fat tragjik. Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet e Shqipërisë, gjatë regjimit komunist 59.009
shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, 7.022 humbën jetën gjatë internimit, 34.135 shqiptarë
u burgosën si të dënuar për arsye politike, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, 6.027
shqiptarë janë vrarë gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ndërsa rreth 6.000 rezultojnë si të
zhdukur. Ndërkohë, u dëbuan nga qytetet kryesore dhe zonat kufitare me dhjetëra e mijëra banorë,
të cilët konsideroheshin si kundërshtarë apo të rrezikshëm për regjimin, ndërsa u ekzekutuan edhe
ata persona që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin për t’u arratisur nga vendi.
VAZHDIMI I PUNES TE KLEANTIT.
• Persekutimi ndaj klerit
• Gjatë regjimit komunist, kleri pësoi një goditje të rëndë, ku qindra klerikë nga të gjitha
besimet u ekzekutuan, dënuan dhe internuan, ndërsa në vitin 1967 autoritetet komuniste
mbyllën me dekret të veçantë aktivitetin fetar, vendim ky që u pasua edhe me shkatërrimin e
objekteve të kultit, si xhami, kisha dhe teqe. Propaganda dhe persekutimi kundër klerit filloi
që pas vendosjes së regjimit komunist, ku klerikët u shënjestruan nga zyrtarët e regjimit në
lidhje me aktivitetet e tyre. Edhe pse ishin pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të
Shqipërisë, sipas të dhënave zyrtare nga Muzeu Historik Kombëtar, pas këtij viti u mbyllën
740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike dhe 530 teqe e tyrbe
bektashiane, duke u shkatërruar apo përdorur për qëllime tjera. Pasuritë e paluajtshme të
komuniteteve fetare kaluan në pronësi të shtetit komunist, ndërsa u ndalua edhe kremtimi i
festave fetare. "Një nga objektivat e sistemit komunist ishte të krijonte të ashtuquajturën
parajsë tokësore në kundërshtim me besimet fetare. Edhe përpara vitit 1967, i gjithë kleri
musliman, katolik, ortodoks dhe bektashi, pësoi goditje të vazhdueshme të cilat kishin të
bënin qoftë me ushtrimin e detyrës së tyre funksionale, qoftë edhe me përkrahjen që në
momente të ndryshme kleri u mundua t'i jepte popullsisë që vuante nën regjimin komunist.
Kemi sende dhe dëshmi të shumta me lista, emra, të klerikëve të zhdukur nga të gjitha
besimet fetare në Shqipëri duke dhënë një pasqyrë të trishtë të asaj se çfarë ishte në të
vërtetë komunizmi shqiptar dhe sesi përpiqej të çrrënjoste nëpërmjet dhunës besimet fetare
PUNA E ANJULES.

• Rënia e komunizmit në Shqipëri filloi në dhjetor të vitit 1990 me


demonstratat antikomuniste studentore.Regjimi diktatorial i Enver
Hoxhës përfundoi në vitin 1985, me vdekjen e tij. Pasardhësi Ramiz Alia
përpos disa modernizimeve të lehta ndoqi të njëjtin plan qeverisës
autokratik.Në vitin 1989 filluan revoltat e para qytetare në Shkodër, ku
njerëzit filluan të shkatërronin statujën e Josif Stalinit.Protesta ndoqën
në qytete të tjera. Rregjimi duke parë që fryma e përgjithshme po
ndryshonte vrullshëm, kreu disa reforma liberalizuese. Gjatë diktaturës
komuniste u ekzekutuan, me dhe pa arsye rreth 5,000 burra e 450
gra.35,135 njerëz u burgosën dhe 1,000 vdiqën nëpër burgjeShume
familje ende sot e kësaj dite nuk i kanë akoma eshtrat e të afërmve të vet
dhe janë në kërkim të tyre
PUNA E ELISANDRO.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË.
• Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte shteti njëpartiak marksist-leninist që ekzistonte në 
Shqipëri nga viti 1976 deri në 1992.[1] Nga viti 1944 deri në vitin 1946, shteti i Shqipërisë njihej si Qeveria
Demokratike e Shqipërisë dhe nga viti 1946 deri në 1976 quhej Republika Popullore e Shqipërisë. Gjatë
kësaj periudhe, vendi u drejtua nga Enver Hoxha dhe Partia e Punës e Shqipërisë. Ata sunduan Shqipërinë
duke vendosur një stil stalinist të administratës shtetërore dhe duke iu përmbajtur politikave që theksonin 
unitetin kombëtar dhe mbështetjen te prodhimet e brendshme. Kufizimet e udhëtimit dhe të vizave e bënë
Shqipërinë një nga vendet më të vështira për t'u vizituar apo udhëtuar. Në vitin 1967, Shqipëria u shpall
shteti i parë ateist në botë. Por pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, praktikimi i fesë u rrit
ngadalë.[2] Shqipëria ishte e vetmja anëtare e Traktatit të Varshavës që u tërhoq zyrtarisht nga aleanca
përpara vitit 1990, një veprim i cili u shkaktua nga pushtimi i vendeve të Paktit të Varshavës në
Çekosllovaki në gusht 1968. Qeveria zbatoi reforma që synonin modernizimin e Shqipërisë dhe ato
rezultuan në përfitime të konsiderueshme në fushën e industrisë, bujqësisë, arsimit, artit dhe kulturës, të
cilat kontribuan në një rritje të përgjithshme të standardit të jetesës së popullsisë shqiptare. Megjithatë, këto
zhvillime përkonin me represionin politik nga policia sekrete, Sigurimi, me qëllim parandalimin e një
kundërrevolucioni. Këtu përfshiheshin largimet nga puna, burgosja në kampet e punës së detyruar dhe
ekzekutimet.[3] Zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipërinë Socialiste u zhvilluan më 31 mars 1991 –
komunistët fituan shumicën në një qeveri të përkohshme. Republika e Shqipërisë u shpall më 29 prill 1991
dhe zgjedhjet e para parlamentare në vend u mbajtën më 22 mars 1992. [4] Republika Popullore Socialiste e
Shqipërisë u shpërbë zyrtarisht më 28 nëntor 1998 me miratimin e Kushtetutës së re të Shqipërisë.
VENDOSJA E DEMOKRACISE NE SHQIPERI
PUNA E SIGIT.
.
• Lëvizja Studentore e Dhjetorit të vitit 1990 nga Tirana u përhap në një kohë të shkurtër në të gjithë vendin. Një nga
arritjet e para të saj ishte detyrimi për rregjimin e atëhershëm komunist që të pranonte pluralizmin politik, si një
instrument thelbësor për demokracinë. Më 12 dhjetor 1990 në një tabum të jashtëzakonshëm u njoftua vendimi për
krijimin e Partisë Demokratike si partia e parë alternative opozitare pas afër gjysëm shekulli diktaturë komuniste. Më
pas spektri politik në Shqipëri u pasurua dhe me formacione të tjera partiake të djathta, të majta apo të qendrës.
• Analisti politik Frrok Çupi, është drejtor i së përditshmes “Agon” që botohet në Tiranë. Ai ka qënë kryeradaktori i
gazetës së parë opozitare, “Rilindja Demokratike”, që nisi të botohet me rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri në
janar të vitit 1991. Si një ndër aktivistët kryesorë për themelimin e Partisë Demokratike, Çupi shpreh distancimin nga
gjykimet bardh e zi që i bëhen pluralizmit shqiptar. Ai e shikon periudhën 20 vjeçare në dinamikë, që siç thotë për DW,
ka edhe arritje sinjifikante, por dhe aspekte të cilat do të duan të përmirësohen e konsolidohen në të ardhmen.
• “Si një dëshmitar i parë, ose si të thuash si një protagonist i asaj lëvizje mund të them se vërtet shumë gjëra janë
arritur. Në rradhë të parë është arritur demokratizmi. Ne jetojmë në një sistem demokratik. Nuk jetojmë në një shoqëri
demokratike, por jetojmë në një sistem demokratik. Kjo është shumë e rëndësishme. Të thuash se je një shoqëri
demokratike kjo kërkon shumë kohë. Për arësye se është dhe çështje e individit, e kulturës qytetare, është dhe çështje e
ekonomisë etj. etj. Janë shumë probleme, por ne kemi sistemin demokratik. Kemi sistemin pluralist politik, kemi
sistemin e ligjeve e kështu me rradhë”.
• Frrok Çupi përmend hapat që janë bërë në Shqipëri drejt integrimit euro atlantik të vendit, si një përmbushje e thirrjeve
të para të studentëve në Dhjetor të vitit 1990 “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!
VAZHDIMI

• Drejtuesit qe kishin ndryshuar gjate kesaj periudhe


• Pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985, ai u pasua në pushtet nga Ramiz Alia. Politika e brendshme e Ramiz Alisë
u drejtuar drejt prezervimit të sistemit komunist ndërsa fuste disa reforma graduale në përpjekje për të gjallëruar
ekonominë. Ekonomia e shtetit diktatorial komunist ishte futur në një spirale krize e recesioni sidomos pas
ndërprerjes së ndihmave nga aleatët komunistë të lindjes. Kështu, Ramiz Alia legalizoi investimet e firmave të
huaja në Shqipëri dhe filloi marëdhënie diplomatike me vende të Europës Perëndimore.
• Edhe pas protestave dhe rebelimeve të shumta, në zgjedhjet e 31 marsit të 1991, Ramiz Alia dhe partia
komuniste fituan sërisht. Në vitin 1998 Shqipëria ratifikoi kushtetutën e parë post-komuniste. Gjatë
demonstratave të ndryshme një pjesë e prirësve të demonstruesve, ndër të cilët edhe Sali Berisha, vishnin
pardesy të bardha në njëfarë mënyre simbole të nomenklaturës komuniste. Edhe pse ishte e njohur se disa nga
këta ishin drejtues dhe aktivistë të Partikën komuniste, që kishin ndryshuar papritur qëndrim, më vonë do të
dilnin dokumente që tregonin me saktësi pozitën e Sali Berishës si sekretar i Partisë komuniste.
PUNA E EGLISENES.
• Gjendja e demokracisë në Shqipëri njëzetë e gjashtë vjet pas rënies së komunizmit
• Njëzetë e gjashtë vite kanë kaluar që prej ditëve trallisëse të dhjetorit të 1990-s kur protestat studentore mbi kushtet
e jetesës u kthyen në një revolucion politik kaotik, por që ishte në vija të përgjithshme, një revolucion paqësor. Për
pak muaj, revolucioni e transformoi Shqipërinë nga një shtet totalitar komunist në një demokratik në zhvillim e
sipër, teksa zgjedhjet multipartiake të 1991 dhe 1992-it nisën të pasqyrojnë vullnetin politik të shumicës së
popullsisë. Së shpejti do të kishte pengesa në rrugën e demokratizimit – këto të ilustruara më së miri nga kriza
politike e viteve 1996-97-s kur shqetësimi i rrëshkitjes drejt një forme qeverisjeje më autoritare i shtoi një qasje
politike zemëratës publike mbi rënien e skemave mashtruese piramidale. Revolta anti-qeveritare në fillim të 1997-s
mund ta kishte çuar vendin drejt një lufte civile por kjo u shmang falë marrëveshjes së kompromisit, të
ndërmjetësuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), e cila i parapriu mbajtjes së
zgjedhjeve të parakohshme në qershor/korrik 1997, dhe si rrjedhojë procesi i ndërtimit të demokracisë rifilloi.
• Megjithatë, siç dëshmojnë raporte dhe studime të ndryshme, demokracia në Shqipëri vazhdon të ketë një sërë të
metash. Ka disa mënyra për të vlerësuar sukseset apo dështimet e demokratizimit. Ndërmjet vlerësimeve zyrtare të
përgatitura nga organizma ndërkombëtarë ose shumëpalësh, raportet vjetore të Komisionit Europian sigurojnë një
vlerësim sistematik mbi zhvillimin e institucioneve dhe praktikave demokratike në Shqipëri në përputhje me
kriteret e Kopenhagenit, të vendosura në 1993-in, për shtetet që kërkojnë t’i bashkohen Bashkimit Europian.
Raporti më i fundit i publikuar në nëntor 2015 jep një vlerësim të matur, duke cilësuar që “progres i qëndrueshëm”
po bëhet në shumë aspekte të lidhura me konsolidimin e qeverisjes demokratike[1]. OSBE, nëpërmjet Zyrës për
Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) siguron raporte të detajuara mbi zhvillimin e
zgjedhjeve. Ka gjithashtu edhe disa organizata jo-qeveritare (OJQ) siç është Freedom House dhe Fondacioni
Bertelsmann që përpilojnë vlerësime sistematike dhe të vlefshme mbi fatin e demokracisë nëpër botë, përfshi dhe
atë në Shqipëri.
PUNA E LUISIT:KLLASTER PER MENYREN E ORGANIZIMIT KOMUNIST DHE DEMOKRATIK.
VAZHDIMI
•FUND

You might also like