You are on page 1of 10

Enver Hoxha (16 tetor 1908 – 11 prill 1985) ka qenë politikan komunist shqiptar që drejtoi shtetin

shqiptar nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Para sekretarisë së parë të Partisë së
Punës së Shqipërisë, ai ishte kryetari i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i
përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Shërbeu
si Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1944–1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si Ministër
i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.
I lindur në Gjirokastër më 1908, ai punoi fillimisht si mësues, por pas pushtimit të Shqipërisë nga
Italia fashiste ai vijoi punën në arsim deri kur u punësua në fabrikën dhe shitoren "Flora" të Ibrahim
bej Biçakçiut. U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më
1943 u zgjodh sekretar i parë i saj me përkrahjen e emisarëve jugosllavë nën drejtimin e të cilëve u
themelua partia, Miladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshës.
Të 41 vitet e drejtimit të tij të shtetit shqiptar ndahen në dy periudha: e para (1944-1976) e
karakterizuar me aleanca të përkohshme me fuqitë e kampit socialist ─ Jugosllavinë, Bashkimin
Sovjetik dhe Kinën ─ dhe e dyta (1977-1985) e shënjuar nga izolacionizmi, antirevizionizmi dhe
ndjekja dogmatike e marksizëm-leninizmit. Prej sundimit të tij spikaste mbrojtja e hekurt e stalinizmit,
eliminimi i çdo lloj opozitarizmi të jashtëm apo të brendshëm, përmes metodave që përfshinin
dënimin me vdekje; transformimi i vendit drejt një ekonomie industriale dhe të vetëmjaftueshme,
ateizmi shtetëror; krijimi i një policie sekrete për shtypjen politike të popullësisë quajtur Sigurimi i
Shtetit dhe, në vitet e fundit, izolimi ndërkombëtar në të cilin u zhyt Shqipëria. Gjithashtu i spikatur
ishte kulti i individit me të në qendër, i gjithëpranishëm nëpër pankarta e postera, këngë e parrulla
«Populli - Partia - Enveri» të shkruar edhe anës maleve. Edhe pas vdekjes kulti i tij u nderua përmes
shtatoreve të mëdha në gati çdo qytet të Shqipërisë, kryesuar nga ajo në qendër të Tiranës si dhe
ndërtimi i një muzeumi kushtuar atij, po në kryeqytetin shqiptar.
Hoxha përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të
Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste
Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave
politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat
partizane në vepra kriminale”.[1] Regjimi katërdhjetëvjeçar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës
politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e
detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar. Dënimet
e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga
shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga
policia dhe Sigurimi. Qeveria socialiste karakterizohej edhe nga metodat “staliniste” të asgjësimit të
bashkëpunëtorëve të tij që kërcënonin shtetin popullor. Pjesa më e madhe e këtij represioni është
bërë përmes armës së Sigurimit.
Hoxhaizëm, rrymë anti-revizioniste marksist-lenininiste e zhvilluar në Republikën Popullore
Socialiste të Shqipërisë dhe disa vende të Amerikës Latine si Ekuadori, Brazili, Venezuela etj. Sipas
një ankete të OSBE, të vitit 2016, 45% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën, kurse
42% mendim negativ.Pra shqiptaret akoma e duan Enver Hoxhën. [2]

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hoxha në fëmijëri
U lind realisht më 12 maj 1908 në lagjen Teqe-Meçite-Hazmurat (pranë Xhamisë e
Teqesë dhe Xhamisë Mexhide) të Gjirokastrës në një familje myslimane bektashie, djali i dytë
i Mulla Halil Hoxhës dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në
moshë të re nga tuberkulozi, dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen. Enveri u emërua pas
politikanit të njohur turk-osman Enver Pasha.[3]
Familja e tij e kishte origjinën e mëhershme nga Dropulli.[4] Sipas bashkëqytetarit dhe
shkrimtarit Ismail Kadare, Hoxhatët quheshin nga gjirokastritët psefto, gjysmëqytetarë-
gjysmëfshatarë për nga veshja dhe sjelljet.[5] Pas mejtepit, më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën
qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte
regjistruar në klasën e 6-të të tij.[6] Te memuaret e veta Vite të vegjëlisë përshkruan një verim të
kohës së liceut që e kaloi te daja i tij Shyqyri Çuçi në Fier, ku edhe "për herë të parë fitoi disa lekë"
për një punë që i caktoi av. Rasim Hoxha, kushëriri i vet.[7] Më 1927-1930 me mbylljen e liceut në
vendlindje,[6] me ndihmën e Eqrem bej Libohovës[8] iu mundësua një bursë shtetërore me të cilën vijoi
mësimet në Liceun e Korçës gjer më 1930.[6] Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929
figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme.[9]

Shkollimi i lartë në Francë, puna konsullore në


Belgjikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Enver Hoxha në Montpelije më 1933


Më 1930, po prapë me ndihmën e bamirësit të tij Libohova, mori një tjetër bursë shtetërore për të
studjuar botanikë[8] Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Atje
mbylli vetëm një vit akademik me provime.[6] Qëndroi 4 vjet në Montpelje, pa dhënë provimet e
duhura, dhe nuk i ktheu shtetit paratë e marra nga bursa, në kundërshtim me ligjin e kohës për
arsimin. Më 2 shkurt 1934 ministri Ivanaj lëshoi urdhrin për heqjen e bursës së tij.[10]
Në mars të 1934 shkoi në Paris ku iu afrua emigrantëve antizogistë me kartën e kunatit të Bahri
Omarit, në përputhje me strategjitë e Zyrës Sekrete (shërbimit sekret të monarkisë). Më pas u
punësua si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Bruksel më 1935-1936, po prapë detyrë e
lidhur me shërbimin sekret.[11]

Kthimi në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si mësues në Korçë
Në korrik të vitit 1936 Enveri u kthye në Shqipëri, nisi të jepte mësim me kontratë në gjimnazin e
Tiranës duke mos kthyer as bursën studentore e duke mos shërbyer as në ushtri siç ishte ligji. U
caktua në liceun e Korçës porsa atë periudhë vëreheshin me shqetësim përhapja e propagandës
komuniste. Dha mësim në lëndën e moralit si dhe ishte kujdestar biblioteke. Pushtimin fashist e priti
me indiferentizëm, në korrik shkoi me pushime në Itali,[11] për arsye shëndetësore shkoi ndër llixhat e
Salsomaggiores i pritur nga Omari, e motra dhe nipërit.[12][13] Studjuesit e biografisë së tij, ndonëse
mungon ngase është zhdukur baza dokumentore, janë të mendimit se Enveri u rekrutua nga
shërbimi sekret shqiptar pikërisht kur drejtohej nga kushëriri i tij Abedin Hoxha. Kështu shpjegohet
edhe si nuk ktheu bursën, si vijoi të punonte në shërbim konsullor dhe si nuk shërbeu në ushtri para
se të punësohej në arsimin vendas pasi u kthye.[14]
Në fund të 1939 u caktua në gjimnazin e Gjirokastrës i hequr nga puna prej liceut të Korçës, në
dhjetor 1939 shkoi sërish në Itali,[13] por nuk qëndroi sepse u rikthye në Tiranë fillimin e 1940. Aty
përmes të njohurit të tij, Esat Dishnicës kish mundur të punësohej fillimisht në fabrikën e duhanit dhe
më pas në shitoren "Flora" të kushëririt të Dishnicës, Ibrahim bej Biçakçiut.[15] Në kontakt me
pjesëtarë të Grupit Komunist të Korçës,[16][17] shoqëroi Koço Tashkon, Pilo Peristerin, Koçi Xoxen,
Sotir Vullkanin dhe Sotir Lubonjën si simpatizant në takimet e datave 8-14 nëntor 1941, ku me
përfaqësues të grupeve të Shkodrës dhe të Rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare nën
drejtimin e emisarëve jugosllavë Popoviq dhe Mugosha.[18]
Enveri u caktua fillimisht për financat e partisë nga Popoviqi në komitetin provizor.[19] Në mars 1943,
u konfirmua si udhëheqës kryesor i PKSH.[16] Arsyet e zgjedhjes së Hoxhës ishin sepse pas vrasjes
së Qemal Stafës në Komitet Qendror mbizotëronin punëtorët, kurse në krye të Partisë nevojitej një
intelektual. Hoxha po ashtu ishte sekretar politik i PKSH për Qarkun e Tiranës i cili ishte qarku më i
rëndësishëm i vendit. Në fillim për Sekretar të Përgjithshëm u propozua Ymer Dishnica por nuk
pranoi, ky propozoi Enverin i cili fillimisht refuzoi gjithashtu. Kandidatura e këtij të fundit u përkrah
edhe nga Popoviçi.[16]
I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona",
"Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë
gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ
të Partisë, Enveri përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe
zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të
Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.
Në vitin 1943 Enveri dënoi Marrëveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit
Kombëtar. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (korrik 1943) e
më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enveri punoi për krijimin
dhe rritjen e UNÇSH.
Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist
Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të
demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e
Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enveri, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e
Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në
Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enveri u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas
5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me
kryeministër Enverin, hyn në Tiranën e lirë.

Hoxha marshon në Tiranë pas çlirimit të saj

Sundimi i hershëm (1946-1961)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Vendosja e sistemit stalinist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qeveria e përkohshme e Shqipërisë, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjëherë të marrë kontrollin
e plotë të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 1944, menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi i Hoxhës
miratoi ligje të reja që siguronin rregulla shtetërore të rrepta për të gjitha kompanitë industriale dhe
tregtare private, si dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të brendshme tregtare. Një "taksë për fitimet nga
lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që u quajtën "armik i popullit"
dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Në fillim të vitit 1945, qeveria e Hoxhës konfiskoi
pasuritë italiane dhe gjermane, anuloi të gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetëzoi të gjitha
shërbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi një rrjet të sponsorizuar nga qeveria të
kooperativave të konsumit. Pa marrë parasysh nevojat e Shqipërisë dhe përparësitë e
konkurrencës, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrisë së rëndë dhe jo
bujqësinë dhe industrinë e lehtë.[nevojitet citimi]
Regjimi i Hoxhës u përpoq të bënte për vehte fshatarësinë duke zvogëluar fuqinë e pronarëve të
mëdhenj të tokës dhe duke dhënë koncesione për fshatarët. Në janar të vitit 1945, qeveria e Hoxhës
anuloi borxhet e pazgjidhura bujqësore, shkurtoi pagesat për përdorimin e tokës me 75 për qind,
shtetëzoi burimet ujore, dhe ofroi një mundësi për fshatarët për të blerë ujë për ujitje nga shteti me
tarifa nominale. Ligji i Reformës Agrare në gusht 1945 shkatërroi atë që kishte mbetur nga fuqia
ekonomike e pronarëve të mëdhenj të tokave të Shqipërisë qendrore dhe jugore, duke zëvendësuar
pasuritë e tyre me rreth 70.000 ferma të vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi të gjitha
pyjet dhe tokat për kullotë dhe shpronësoi pa kompensim tokat që i përkisnin individëve, të cilët
kishin burime të të ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronarët të mbajnë deri në dyzet hektarë
nëse ata fitonin të ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqësia dhe punonin tokën me makineri.
Institucionet fetare dhe fermerët që nuk kishin makineri u kufizuan në njëzet hektarë. Fshatarëve pa
tokë dhe njerëzit që kishin pasur më pak se pesë hektarë të tokë morën deri në pesë hektarë për
familje dhe hektarë shtesë për bijtë e martuar të cilët ishin anëtarë të familjes.
Në prill të vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan të dënojnë me burg fshatarët grumbullonin grurë.
Qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi edhe mjetet bujqësore dhe kafshët e punës, ndaloi shitjen dhe
transferimin e tokës, dhe fshatarët duhet të merrnin lejen e qeverisë për të therur kafshë. Në qershor
autoritetet urdhëruan fshatarët për të ofruar kuota relativisht të larta të grurit në qendrat shtetërore të
prokurimit në çmime të ulëta, të përcaktuara zyrtarisht. Duke përdorur propagandën dhe dhunën,
qeveria u përpoq të bindë fshatarët për t'u bashkuar në ferma kolektive që quheshin kooperativa
bujqësore. Pavarësisht nga fakti se anëtarët e kooperativave paguanin taksa të ulëta dhe kishin
kuota më të vogla prodhimi, fushata arriti të bindë vetëm 2.428 familje fshatare të bashkohen në
kooperativa deri në vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte dështuar. Prodhimet e varfra,
spastrimet, shtrëngimet karakterizuan sektorin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e
drithërave u bë një problem kronik.[nevojitet citimi]
Deri në vitin 1947, qeveria kishte vendosur shumë nga korniza institucionale e nevojshme për një
sistem ekonomik stalinist, shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme
dhe tregtisë së brendshme. Një reformë monetare i dha një tjetër goditje klasës së mesme. Në prill
të vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik të vendit, një plan
nëntë-mujor me objektiva të përcaktuara të prodhimit për minierat, fabrikat, dhe sektorët e bujqësisë
shprehura në drejtim të prodhimit fizik sesa parasë. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit
sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet
ekonomike të marksizëm-leninizmit.[nevojitet citimi]

Marrëdhëniet me Jugosllavët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Enveri e shpalli të paprekshme Shqipërinë Londineze dhe që në kohën e Luftës ia
kërkoi Titos Kosovën. Më 1943 Tito pranoi se Kosova ishte e shqiptarëve dhe se pas luftës do t'i
kthehej Shqipërisë. Me nismën e Enver Hoxhës dhe të komunistëve të Kosovës dhe Shqipërisë u
mbajt Konferenca e Bujanit. Në vitin 1946 kur Enver Hoxha vizitoi Beogradin, gjatë bisedimeve me
Titon i kërkoi këtij ta mbante premtimin për bashkimin e Kosovës me Shqipëri.[20]
Stalini e njoftoi Hoxhën që Jugosllavia po provonte ta aneksonte Shqipërinë: "Ne nuk e dinim se
jugosllavët, nën pretekstin e mbrojtjes së vendit tuaj nga një sulm prej fashistëve grekë, donin të
sillnin njësite të ushtrisë së tyre në territorin e Shqipërisë. Ata u përpoqën ta bënin këtë në një
mënyrë shumë të fshehtë. Në fakt, qëllimi i tyre në këtë drejtim ishte krejtësisht armiqësor, sepse ata
synonin të përmbysnin situatën në Shqipëri". Në qershor 1947, komiteti qendror i Jugosllavisë filloi ta
dënonte publikisht Hoxhën duke e akuzuar se kishte marrë një rrugë individualiste dhe anti-
marksiste. Kur Shqipëria u kundërpërgjigj duke bërë marrëveshje për blerjen e makinerive bujqësore
nga Bashkimi Sovjetik, jugosllavët deklaruan se Shqipëria nuk mund të bënte asnjë marrëveshje me
shtetet tjera pa lejen e Jugosllavisë.[21]
Koçi Xoxe, i cili në dokumente jugosllave figuron si agjent sekret i tyre që nga viti 1947 [22], u mundua
ta pengojë Hoxhën që të mos i përmirësonte marrëdhëniet me Bullgarinë, duke arsyetuar se
Shqipëria do të ishte më stabile nëse bënte shkëmbime tregtare me vetëm një partner e jo me
shumë. Nako Spiru, një anëtar anti-jugosllav i Partisë Komuniste e dënoi Xoxen dhe anasjelltas.
Meqenëse askush nuk e përkrahu Nako Spirun, ai duke e parë situatën si të pashpresë dhe duke
pasur frikë se dominimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte i pashmangshëm, në nëntor kreu
vetëvrasje.[21] Xoxe ndërkaq zhvillonte bisedime me përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme të
Jugosllavisë, të cilët nga ai morën vesh se Hoxha kishte themeluar Komitetin për Çlirimin e Kosovës,
i cili kishte rekrutuar 2000 kryengritës në Kosovë që do të hidheshin në aksion për ta bashkuar
Kosovën me Shqipëri.[22]
Në Plenumin e tetë të Partisë, mbajtur nga 26 shkurt deri më 8 mars 1948, Xoxe u përfshi në një
komplot për të izoluar Hoxhën dhe për të forcuar pushtetin e vet. Ai e akuzoi Hoxhën se ai ishte
shkaktar i ftohjes së marrëdhënieve me jugosllavët dhe deklaroi se misioni ushtarak sovjetik duhej të
dëbohej e të sillej një jugosllav në vend të tij. Hoxha qëndroi i patundur dhe përkrahja për të nuk
kishte rënë. Kur Jugosllavia u prish me Bashkimin Sovjetik, mbështetja për Enver Hoxhën u rrit edhe
më shumë. Më 1 korrik 1948, Tirana u bëri thirrje gjithë këshilltarëve teknikë jugosllavë të
largoheshin nga vendi, dhe në mënyrë të njëanshme anuloi gjitha traktatet dhe marrëveshjet me
Jugosllavinë. Xoxe u përjashtua nga partia dhe me 13 qershor 1949 u var.
Kur Hoxha i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë, përfaqësuesit e "nacionalizmit" në mërgim, mes të
cilëve edhe Ernest Koliqi, i dërgonin letra Titos me anë të të cilave e ftonin atë ta sulmonte
Shqipërinë, ta rrëzonte Enver Hoxhën dhe t'ua linte vendin atyre. Ata i premtonin Titos se Shqipëria
e tyre do të ishte mike besnike e Jugosllavisë.[20]
Ndërkaq Hoxha në një letër që i dërgonte Stalinit në vitin 1949, e njoftonte mbi gjendjen e
shqiptarëve të Kosovës dhe i thoshte se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, që ishte "aleate besnike
e BRSS", do ta dobësonte Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviqit.[20]

Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit


Sovjetik Stalini
Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Hoxha u rreshtua me Bashkimin Sovjetik për të
cilin kishte admirim të madh. Nga viti 1948 deri më 1960, Shqipëria përfitoi $200 milion në ndihma
nga sovjetikët për zgjerimin teknik dhe infrastrukturor. Shqipëria u anëtarësua në KNER më 22
shkurt 1949 dhe mbeti e rëndësishme si për të ushtruar presion mbi Jugosllavinë, si për të shërbyer
si një fuqi pro-sovjetike në Detin Adriatik. Një bazë nëndetësesh u ndërtua në
ishullin Sazan afër Vlorës, duke paraqitur një rrezik të mundshëm për Flotën e Gjashtë Amerikane.
Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike mbetën të ngushta deri në vdekjen e Stalinit më 5 mars 1953.
Vdekja e tij u shoqërua me 14 ditë zi kombëtare në Shqipëri; më tepër sesa në Bashkimin Sovjetik.
[23]
Hoxha mblodhi gjithë popullsinë në sheshin qendror në Tiranë, u kërkoi të binin në gjunjë para
shtatores së Stalinit dhe i detyroi të bënin një betim për "besnikëri të përjetshme" dhe "mirënjohje"
ndaj "babait të dashur" dhe "çliruesit të madh"[24]
Nën Hrushovin, pasardhësin e Stalinit, ndihmat u reduktuan dhe Shqipëria u inkurajua nga sovjetikët
të ndiqte politikën specializuese të Hrushovit. Sipas kësaj politike, Shqipëria do të zhvillonte
prodhimin e saj bujqësor për të furnizuar Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera të Paktit të
Varshavës të cilat nga ana e tyre poashtu do të zhvillonin prodhime specifike. Në teori, kjo do të
ndikonte në forcimin e Paktit të Varshavës duke zvogëluar në masë të madhe mungesën e lëndëve
të caktuara me të cilën përballeshin shumë nga vendet komuniste.[25]
Një ndër arsyet kryesore të krizës në marrëdhëniet e Shqipërisë me sovjetikët ishte afrimi i Hrushovit
me Jugosllavinë.[20] Nga 16 maji deri më 17 qershor 1955 Nikolai Bulganin dhe Anastas
Mikojan vizituan Jugosllavinë kurse Hrushovi hoqi dorë nga përjashtimi i Jugosllavisë prej bllokut
komunist. Hrushovi poashtu filloi t'i referohej teorisë policentrike të Palmiro Togliatti. Meqë sovjetikët
nuk ishin konsultuar me Hoxhën për këtë çështje, ky i fundit u ndie i fyer. Jugosllavia nisi t'i kërkojë
Hoxhës të rehabilitonte Koçi Xoxen, gjë që Hoxha e hodhi poshtë me këmbëngulje. Në vitin 1956 në
Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi e dënoi kultin e
personalitetit të Stalinit duke e akuzuar për shumë gabime të rënda. Pastaj ai shpalli teorinë
e bashkëjetesës paqësore, që e zemëroi shumë Hoxhën. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, i
udhëhequr nga gruaja e Hoxhës, Nexhmije Hoxha citoi Leninin: "Parimi themelor i politikës së
jashtme të një vendi socialist dhe të një partie komuniste është internacionalizmi proletar, jo
bashkëjetesa paqësore. Hoxha mori një qëndrim aktiv kundër revizionizmit.
Uniteti brenda Partisë së Punës të Shqipërisë filloi të binte gjithashtu. Një mbedhje speciale e
delegatëve mbajtur në Tiranë në prill 1956, përbërë nga 450 delegatë, dha rezultate të papritura.
Delegatët kritikuan "kushtet brenda partisë, qasjen negative kundrejt masave, mungesën e
demokracisë socialiste dhe asaj në parti, politikën ekonomike të udhëheqjes etj. Gjithashtu u bë
thirrje për diskutime lidhur me kultin e personalitetit dhe Kongresin e 20-të të Partisë.[26]

Afrimi me Kinën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Më 1956, Hoxha kërkoi miratimin e një rezolute që do ta mbështeste udhëheqjen aktuale të Partisë.
Rezoluta u miratua dhe të gjithë delegatët që ishin shprehur kundër u përjashtuan nga partia dhe u
burgosën. Hoxha deklaroi që kjo kishte qenë edhe një përpjekje tjetër e Jugosllavisë për ta rrëzuar
udhëheqjen e Shqipërisë. Ky incident e konsolidoi pushtetin e Hoxhës edhe më shumë, duke bërë
kështu të pamundshme reforma të tipit hrushovian. Po atë vit, Hoxha vizitoi Kinën, e cila po përjeton
prishjen me Bashkimin Sovjetik, dhe takoi Mao Ce Dunin personalisht. Marrëdhëniet me Kinën u
përmirësuan, siç dëshmohet nga rritja e ndihmave kineze nga 4.2% sa ishte më 1955, para vizitës,
në 21.6% më 1957, pas vizitës.[27]
Sovjetikët bënë edhe një përpjekje për ta mbajtur Shqipërinë në sferën e tyre, duke rritur ndihmat,
por udhëheqja shqiptare vazhdoi të afrohej me Kinën. Marrëdhëniet me sovjetikët mbetën në të
njëjtin nivel deri më 1960 kur Hrushovi takoi politikanin majtist grek, Sofokle Venizelos. Hrushovi
pëlqente idenë e autonomisë së Vorio Epirit dhe shpresonte t'i shfrytëzonte pretendimet greke për ta
mbajtur udhëheqjen shqiptare në linjë me interesat sovjetike.[28] Hoxha u kundërpërgjigj duke
çuar Hysni Kapon në Mbledhjen e Bukureshtit, ku duhej të merrnin pjesë krerët e shteteve.[29]

Fërkimet me Bashkimin Sovjetik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan të keqësoheshin me shpejtësi. Sovjetikët filluan të
ndiqnin një politikë të vijës së ashpër duke reduktuar ndihmat, në veçanti drithin, në një kohë kur
Shqipëria po përballej me mundësinë e një zie buke të shkaktuar nga përmbytjet.
Shqipëria de fakto do të largohej nga Traktati i Varshavës më 1960, kurse de jure më 1968.[22]

Sundimi i mëvonshëm (1961-1985)[Redakto | Redakto nëpërmjet


kodit]
Marrëdhëniet e Hoxhës me Kinën Komuniste[Redakto | Redakto nëpërmjet
kodit]
Për planin e tretë pesëvjeçar të Shqipërisë, Kina premtoi një hua prej $125 milionë dollarësh për
ndërtimin e 25 uzinave kimike, elektrike dhe metalurgjike të parapara me plan. Megjithatë, vendi
përjetoi një periudhë të vështirë transitore sepse teknikët kinezë ishin më të dobët se sovjetikët.
Distanca e madhe mes dy vendeve dhe marrëdhëniet e këqija të Shqipërisë me vendet fqinje
komplikuan edhe më shumë situatën. Ndryshe nga Jugosllavia dhe BRSS, Kina kishte më pak
influencë në Shqipëri gjatë sundimit të Hoxhës.[30]
Nga ana ideologjike, Hoxha fillimisht konsideronte se bindjet e Maos ishin në linjë me Marksizëm-
Leninizmin. Mao dënonte revizionizmin e Nikita Hrushovit dhe ishte kritik ndaj Jugosllavisë. Ndihmat
nga Kina ishin pa kamatë dhe Shqipëria mund t'i paguante kur të kishte mundësi.
Kina asnjëherë nuk ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë në sferën ekonomike, kurse
teknikët kinezë punonin për rrogë të njëjtë si shqiptarët, ndryshe nga teknikët sovjetikë që
nganjëherë kishin rrogë tre herë më të madhe se vetë Enver Hoxha.[31] Gazetat shqiptare
rishtypeshin nga gazetat kineze dhe lexoheshin në radion kineze. Shqipëria ishte në ballë të
iniciativës për t'i dhënë Kinës ulëse në OKB në Këshillin e Sigurimit, e cila u tregua e suksesshme
më 1971 kur Republika Popullore e Kinës mori ulësen e Tajvanit.

Çështja e Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Çështja e Kosovës mbetej problem i mprehtë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Qëndrimet e Hoxhës mbi Kosovën, pas vitit 1960 do të dominoheshin nga retorika nacionaliste. Në
një artikull të vitit 1966, Hoxha denonconte terrorin që ushtronin jugosllavët në Kosovë dhe politikën
e tyre shkombëtarizuese kundrejt shqiptarëve.[20]
Rënia e Rankoviqit më 1966 dhe pushtimi i Çekosllovakisë nga sovjetikët më 1968, mundësuan
normalizimin e marrëdhënive shqiptaro-jugosllave, dhe këtë afrim Hoxha e kanalizoi tërësisht në
drejtim të Kosovës. Në vitin 1974 iu njoh autonomia Kosovës, u hap universiteti dhe Akademia e
Shkencave, u shkëmbyen pedagogë, artistë, sportistë etj, në mes Tiranës dhe Prishtinës, u
organizuan veprimtari të ndryshme shkencore. U krijua një klimë e ngrohtë mes dy anëve të kufirit.[20]
Hoxha deri në vitin 1981 ishte kundër parullës "Kosova Republikë" sepse dëshironte bashkimin e
thjeshtë të Kosovës me Shqipëri. Për këtë qëllim refuzoi të nënshkruante më 1973 Aktin Final të
Helsinkit sipas të cilit kufijtë në Evropë nuk mund të ndryshoheshin. Por pas ngjarjeve të vitit 1981
në Kosovë ai doli në mbrojtje të demonstratave të studentëve dhe parullave të tyre. Për herë të parë
pas 40 vitesh marrëdhëniet e mira të Hoxhës me Francën hyjnë në periudhë krize sepse kjo
mbronte politikën shtypëse kundër shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni.[20]

Aktivitetet politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


 Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
 Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
 Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të
vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
 Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të
vitit 1950.
 Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30
qershor të vitit 1950.
 Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të
vitit 1953.
 Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23
shtator të vitit 1953.
 Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të
vitit 1954.

Vitet e fundit të jetës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë
vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy
infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së
tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Ceremonia e mortore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet
e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat
në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.[32][33][34]

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i


emrit të tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz
Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qendër të Tiranës dhe të vendlindjes në
Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver
Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[35] Gjithashtu u
krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me
rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte
8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien
e komunizmit[36].

Vlerësimi pas komunizmit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Sipas Todi Lubonjës prania e Hoxhës ishte sa për figurë në mbledhjet paraprake të formimit të
partisë,[37] për Belishovën, Hoxha pati përkrahjen e Popoviqit sepse nuk e kundërshtonte,
[17]
sipas Spahiut sepse Enveri "ia servirte me bujari" gjërat e shërbimit personal si stilografe e
sahate,[38] sipas Premtes sepse ishte më servili. Mugosha vetë e cilësonte si njeri punëtor, që bënte
takime me njerëz e që shkruante shpejt e lehtë.[11] Për Gjyqin Special, ku vetë ishte prokuror, sipas
Spahiut ishte Hoxha udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.[39]
Nga ana tjetër në një intervistë dhënë gazetares Rudina Xhunga me rastin e 100 vjetorit të
pavarësisë së Shqipërisë, Rexhep Qosja e cilësoi jonormale injorimin që i bëhej Enver Hoxhës.
Sipas Qosjes, Hoxha pati rëndësi për Shqipërinë si burrë shteti, e Shqipëria nuk ishte vendi i vetëm
ku u pushkatuan njerëzit pas Luftës së Dytë Botërore; nëse krahasohet me vendet tjera komuniste
të botës, në Shqipëri dhuna qe në përpjesëtime më të vogla.[40]
Sipas statistikave të vitit 2016, 45% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Enver Hoxhën, kurse
42% mendim negativ.

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Hero i Popullit- Për meritat në udhëheqjen e LANÇ


 Hero i Popullit - Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit.
 - Hero i Punës Socialiste.
 Medalja e Çlirimit.
Heqje dekoratash[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me
dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha
dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë
viteve të diktaturës komuniste Haki Toskës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[41]

You might also like