You are on page 1of 11

Roli i femrёs gjatё rilindjes

kombёtare
 Elena Gjika
 Dora d'Istria Emri Elena Mbiemri Gjika Lindur më 22 janar 1829
Lindur në Bukuresht, Rumani Vdiq më17 nëntor 1888 Vdiq në
Firence, Itali Kombësia shqiptare Shtetësia rumune Profesioni
shkrimtare, publiciste Elena Gjika, Dora
d'Istria, (Bukuresht, 1828 - 1888)[1], ishte shkrimtare dhe
publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare.
 Elena Gjika lindi me 22 janar 1828. Ajo ishte e bija e Mihal
Gjikës, vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika. Elena Gjika mori
një arsim të plotë dhe vazhdoi jashtë vendit, më parë
në Dresden, pastaj në Vjenë, Venecia dhe Berlin.
 Elena Gjika u kthye përsëri në vendin e saj në 1849 dhe u martua
me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo
jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg, por nuk i ushqeu
pikëpamjet nacionaliste të burrit të saj rus, as fanatizmin
Ortodoks të Oborrit të perandorit despotik Nikolla.
 Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]
 Sevasti Dako (Qiriazi), lindi në vitin 1871 dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949 ishte atdhetare
dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha
mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër Robert College
në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare
që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t'u kthyer në
Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është
edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me
emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me
përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë
për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin,
gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi ajo
vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të
përdyjavshmen "Yll' i mëngjesit". Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi
të punojë për shkollën shqipe të vashave.[1] Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e
para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të
njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetem në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare
të njohura të cështjes kombëtare.

 Veprimtaria
 Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve
shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika elementare për shkollat
fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte
kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SH.B.A., mbrojti të drejtat e shqiptarëve në
shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në
fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare. [1]
 Parashqevi Qiriazi (1880-1970), e njohur edhe me emrin
Paraskevi D. Kirias, studioi në Robert College në
Konstantinopojë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si
mësuese. Më 1909 ajo botoi një abetare për shkollat
fillore. Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla
mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë
bazat e një sistemi bibliotekar. Më 1908 mori pjesë
në Kongresin e Manastirit. Ajo ndihmoi për themelimin e
shoqatës "Yll' i mëngjesit" më 1909 dhe në Shtetet e
Bashkuara botoi periodikun e ilustruar me të njëjtin emër,
që doli në Boston nga 1917 deri më 1920. E
përdyjavëshmja "Yll' i mëngjesit", kushtuar ndriçimit dhe
përparimit të popullit shqiptar, përfshinte artikuj mbi
politikën, shoqërinë, historinë, filologjinë, letërsinë,
arsimin dhe folklorin. Parashqevi Qiriazi mori pjesë edhe
në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese
e bashkësisë shqiptaro-amerikane
 Marigo Posio, mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt 1892 dhe vdiq
në 23 shkurt 1932. Ishte e bija e Papakosta Poçit dheLenka Ballauri me origjinë
nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra; Urania Poçi (e martuar me Kristo Floqi)
dhe Angjeliqi Poçi (e martuar me Koço Kosta, kryeministër në kohën e
mbretit Zog). Marigoja u martua me Jovan Posio nga Hoçishti i Devollit. Familja u
vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri
vajza, Evridhiqi, Fereniqi dhe Liria. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe
emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën.
Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.
 Po kështu Marigo shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si
për shembull, kushtuar Avni Rustemit; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e
hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove...”.
 Flamuri kombëtar
 Sipas Zhaneta Poçit , mbesë e Marigo Posios, Marigoja e qëndisi flamurin
kombëtar sipas një modeli të Don Mark Vasa, për pajën e saj qëkurse ishte çupë.
Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit! Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e
kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e
asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 - 40
cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.
 Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

You might also like