You are on page 1of 5

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe

Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e


Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë,[2] ishte një
murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane.[3][4][5] Ajo lindi
në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të
Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për
tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku
jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar
katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte
aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin
nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të
lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe
shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe
bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me
gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".[6]
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke
përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe
1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u
quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj
duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës
katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në
dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga
Kisha Katolike e Romës.[2][7]Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator
2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.
Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë
Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.
Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër
abortit.[8][9][10][11] Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në
shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë
vdekjes.[12][13][14][15][16] Biografia e saj të autorizuar është shkruar
nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin
1992.Ajo ka qene dhe do te jete nje murgeshe e shenjtore qe nuk do te
harrohet kurre.
Biografia

Jeta e hershme
Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Republika e
Maqedonisë, më 26 gusht 1910[17]. Tri ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së
Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si
datëlindjen e saj[18]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane
Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania
patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte
nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe
shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër
Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe
politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej
me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret
Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që
ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8
vjeçe[19].
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe
gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Gonxhja në rininë e saj kishte tri pasione: të
bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante
muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Jeta si murgeshe
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublini, Irlandë. Prej
kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928,
Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po
mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap
gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shumë se
30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age,
shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u
vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e
shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhrin "Misionaret
e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës,
Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota
mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip
pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk
e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe
më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të
çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17
qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte
pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup,
jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër
në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë
vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për
të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia
dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të
viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë
kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë
në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 të gërbulur në 54 klinika,
kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte
birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa
Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e dekoruar Nënë Terezën me
çmimin Medal of Freedom 1985
.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo
kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një
lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga
çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe
lëngështrydhësit. Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit,
"Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante:
"Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si
mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush e Xhimi
Karter, Jaser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft
bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë
përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Kur ishte e re, jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe.. Sot kemi
një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të
Amerikës në gjuhën shqipe.[20]
Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte
dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori
kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar
Presidentit te Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar
shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte
Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike)
e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e
cila vizitoi Shqipërinë më 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India,
Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u
përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën
dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e
unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan
nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

Bamirësia Ndërkombëtare
Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë
jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra
ime, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit.” [21]
Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në
një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet
ushtrise izraelite dhe guerilëve palestinezë. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq,
ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur
pacientët e rinj.
Kur Evropa Lindore pati një hapje më të madhe në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi
përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionaret e
Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për
qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “ Pavarësisht kush çfarë thotë, ti
duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi
Republikën Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai
Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.
Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të
rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza
kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë
të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në
517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Misionaret e Bamirësisë të Nene
Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve
nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionareve të
Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; nga
viti 1984 kongregacioni udhëhiqte 19 institucione në gjithë vendin. Nënë Tereza fliste
rrjedhshëm 5 gjuhë: bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.
Përkeqësimi i shëndetit dhe vdekja
Nënë Tereza pësoi një atak në zemër më 1983 derisa vizitonte Papën Gjon Pali II. Pas
një ataku të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një
beteje me pneunominë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të
zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionareve të Bamirësisë, por
motrat e kongregacionit, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza
pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.[22]
Në prill të vitit 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu klavikulën. Në gusht ajo lëngoi nga
malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por
ishte e qartë se shëndeti i saj ishte duke u dobësuar. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry
Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm
mbi Nënë Terezën me lejen e saj, kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse
mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.[23]
Në 13 mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionareve të Bamirësisë. Ajo ndërroi
jetë më 5 shtator 1997.[24]
Në kohën e vdekjes së saj, Misionaret e Bamirësisë së Nënë Terezës kishin mbi 4,000
motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, që punonin në 610 misione në 123
vende.[25] Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me gërbulë dhe
tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës
personalë, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga
bashkëpunëtorët, të cilët ishin mbi një milion në vitin 1990.
Trupi i Nënë Terezës u nderua në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të
saj, në shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria indiane në shenjë
falënderimi për shërbimin e saj për të varfërit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj u
vajtua në komunitete laike dhe fetare. Nawaz Sharif, kryeminstri i Pakistanit, tha se ajo
ishe “një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i
saj i përjetshëm për t’u kujdesur për të varfërit, të sëmurët dhe të pafatët ishte një ndër
shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tonë.” Ish Sekretari i Përgjithshëm i
KB, Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në
botë.”

You might also like