You are on page 1of 20

 Është një fenomen tepër kompleks i epokës moderne që

tashme ka filluar të bëhet prezent në të gjitha poret


shoqërore, me ç’rast proceset ekonomike qëndrojnë në
thelb të globalizimit.

 Sipas ekspertëve të Bankës Botërore definicioni më i


pranueshëm i globalizimit është ai se ky fenomen
reflektohet në shtimin gjithnjë e më të shpejtë të
pjesëmarrjes gjithnjë e më të madhe në aktivitetet
ekonomike të individëve që jetojnë në shtete të ndryshme.

 Këto aktivitete lajmërohen në formë të: tregtisë


ndërkombëtare, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe
lëvizjes së kapitalit.
 Ne periudhën e Globalizimit ekonomitë kombëtare gjithnjë
e më shumë po integrohen në katër fusha fundamentale:
tregti, financa, prodhim dhe në rrjetin gjithnjë e më të
gjerë të kontratave dhe institucioneve.
 Sipas Xhefri Saks-it, dilemat më të rëndësishme të
globalizimit janë:
 A do të mundësojë globalizimi promovimin më të shpejtë
të shtimit ekonomik, posaçërisht në shtetet në zhvillim (ku
jetojnë 4/5 e popullatës botërore).
 A do të ndikojë globalizimi në stimulimin apo
destimulimin e stabilitetit makroekonomik.
 A do ta stimuloj globalizimi jo barazinë më të madhe të të
ardhurave dhe a ka të bëjë ky problem me punëtorët e
pakualifikuar në shtetet në zhvillim, apo është rezultat i fuqive të
tregut në të gjitha pjesët e botës

 Si do të duhej që institucionet shtetërore në të gjitha nivelet


(rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare) t’i përshtaten fuqisë
dhe përgjegjësisë në kuadër të krijimit të tregut të ri global.

 Globalizimi si proces bashkëkohor forcon të gjitha


marrëdhëniet jashtë kufitare dhe vepron sipas parimit të
superterritorialitetit.

 Si proces globalizimi i tejkalon barrierat ekonomike, sociale,


kulturore, por edhe ato politike. Ky proces është dukshëm më i
shprehur në kuadër të disa segmenteve, e që e karakterizojnë
botën e sotme bashkëkohore:
 Në aspektin e komunikimit ky proces është i pranishëm
nëpërmjet PC (kompjuterëve), satelitëve dhe mjeteve
masive elektronike.

 Në aspektin organizativ janë formuar lloje të ndryshme


të organizatave ekonomike, ekologjike, kulturore, sociale
etj. që veprojnë në tërë hapësirën e rruzullit tokësor (IBM,
Yahoo, Microsoft, Amesnty International etj.)

 Në aspektin ekologjik, fenomenet globale siç janë


shkrirja e akullnajave, gropat e ozonit, rreziku nga
radioaktiviteti etj. kërkojnë aksione dhe veprime të
përbashkëta dhe globale pasi që këto probleme nuk njohin
kufij nacional

 Prodhimtaria globale zhvillohet në firmat-korporatat
globale që veprojnë në tërë botën në kuadër të korporatave
të ndryshme multinacionale

 Në aspektin ushtarak ndërtimi i raketave balistike më


rreze të gjata ose satelitët e spiunimit që mbulojnë thuajse
çdo pëllëmbë të rruzullit.

 Në kohën e sotme globalizimi në sferën ekonomike,


gjendet në fazën fillestare, në radhë të parë në orientimin
kah tregu botëror, për ç’arsye efektet e globalizimit nuk
shihen gjithkund njejtë dhe në fazën e tanishme dobi më të
madhe përfitojnë shtetet më të pasura të botës.

 Sa i përket prodhimit në kuadër të ekonomisë globale,
ekzistojnë disa qasje (metoda): prodhimtaria masovike,
në një anë dhe specializimi fleksibil nga ana tjetër.

 Qasja e parë karakterizohet me specializimin e punës si dhe


paisjeve dhe prodhim standard, ndërsa qasja e dytë
karakterizohet me fuqi punëtore të kualifikuar, paisjeje
fleksibile të prodhimit si dhe me prodhime diferencuese.

 Debati nëse globalizimi paraqet një “gjë të mirë” apo “një


gjë të keqe” shfaqet në arenën ideologjike.
 Globalizimi është rrënjosur si kuptim neoliberal i
mbështetur ne institucionet e fuqishmen politike dhe
korporata ekonomike.

 Ne fundin e shekullit XX argumentet antiglobaliste filluan


te ju shtohet vëmendja.

 Mes viteve 1999-2001 polemikat mes globalizimit dhe


sfiduesve ideologjik po ashpërsohej.
 Kulminacioni me sulmin terrorist mbi kullat binjake ne
SHBA.

 Kësisoj ne bote krijohen kampe antiglobaliste siç janë ato


ne SHBA( Patrik Bukanan, H. Ross Perot) janë dy
përfaqësuese te shquar
 Evropë partitë nacionaliste (Partia e Lirisë e Jorg Haiderit,
Fronti nacional francez i Zhak-Mari Le Penit, Unioni
popullor Gjerman i Gerhard Frait kundër globalizimit te
stilit Amerikan.

 Fajsojn globalizmin për shumicën e te keqiave ekonomike,


politike, kulturore.

 Denoncojnë tregtinë e lire


 Investitorët global
 Korporatat shumëkombëshe
 Amerikanizimin e Botes etj.

 Si ulëse e standardit te jetesës dhe humbjen e moralit.


 Në përgjithësi, kritikët thonë se rezultatet e globalizimit nuk
janë ato që janë predikuar kur kanë filluar përpjekjet për
shtimin e tregtisë së lirë, dhe se shumë institucione të
involvuara në sistemin e globalizimit nuk i kanë marrë në
konsideratë interesat e popujve të varfër, klasën punëtore si
dhe ambientin.

 Shumica e disa aktivistëve që janë kundër globalizimit e


kundërshtojnë faktin se “globalizimi” aktual i globalizon
paratë dhe korporatat, e jo edhe njerëzit dhe sindikatat.

 Probleme të tilla të shkaktuara nga globalizmi mund të kemi


në fusha si: në ekonomi, mjedis, papunësi, tranzicion,
emigracion, trafikimin e qenieve njerëzore, drogën, etj.
 Edhe përkundër rritjes ekonomike që ka ndodhur në
vendet në zhvillim, 20% nga 6 miliardë banorë të Botës,
jetojnë me 1 $ në ditë, kurse çdo i katërti fëmijë në
hemisferën Jugore vuan nga ushqimi jo i mjaftueshëm.

 Sipas të dhënave të bankës Botërore 600 milion njerëz në


Botë nuk kanë adresë të përhershme vendbanimi.

 Argumentet ekonomike të teoricienëve të tregtisë së


ndershme thonë se tregtia e lirë e pakufizuar u shkon në
interes atyre me forcë financiare, pra të pasurve në dëm të
të varfërve.
 Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga
aktivistë të interesit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të
shtetit.

 Shumë institucione globale që kanë ndikim të madh ndërkombëtar as


që udhëhiqen në mënyrë demokratike e as që liderët e tyre janë
zgjedhur në mënyrë demokratike

 Profesori nga universiteti “Kolumbia” i Nju-Jorkut Xhozef Stiglic bën


dallimin ndërmjet globalizimit të mirë dhe të dëmshëm.

 Polemikat e tij lidhën me FMN dhe BB sipas tij kanë sistem të


qeverisjes globale pa një Qeveri globale, dmth: krijojnë sistem ad-hok
të qeverisjes globale.
 Protestat e lëvizjes për drejtësi globale i kanë detyruar takimet e
larta (samitet) ndërkombëtare të mbahen larg qyteteve të
mëdha ku mbaheshin zakonisht, në lokacione të vetmuara ku
protestat janë të pamundshme.

 Kundërshtarët, globalizmin e shikojnë me skepticizëm dhe


dyshojnë në zhvillimin e ardhshëm ekonomik botëror.

 Madje, globalizmin ata e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të


pabarazisë dhe të thellimit të hendekut midis shteteve të
zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, pastaj të shfaqjes së
varfërisë, të papunësinë, të sëmundjeve epidemike dhe të
ndotjes së ambientit.
 Kundërshtarët po e shprehin mllefin e vet ndaj globalizimit
me reagime, protesta, demonstrata dhe mitingje, që po
organizohen me rastin e tubimeve të rëndësishme
ndërkombëtare, siç janë ato të Organizatës Botërore të
Tregtisë (WTO), të institucioneve financiare botërore (IMF
dhe IBRD, të G-7 (Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara në
botë), etj.

 Reagimet dhe protestat e fundit, janë mbajtur në Sjetëll


(SHBA), në Uashington, në Prage te Çekisë, ne Kvebek
(Kanada), ne Napoli dhe së fundi në Hong-Kong.
 Përkrahësit e globalizimit janë kryesisht nga vendet e
zhvilluara, me në krye SHBA-ne, Japoninë, Gjermaninë,
etj., të cilët globalizimin e konsiderojnë si lokomotivë të
zhvillimit të ardhshëm ekonomik në bote.

 Këtë e argumentojnë me të arriturat e mëdha që u realizuan


gjatë dekadave të fundit në shumë fusha ekonomike, siç
janë: prodhimi botëror, GDP për capita, tregtia
ndërkombëtare, financimi ndërkombëtar, teknika dhe
teknologjia, informatika, etj.
 Të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e dukshme të
standardit dhe të mirëqenies njerëzore.
 Madje, një ekonomist japonez, globalizimin e simbolizon
me katër " i" investimet, industria, informata dhe
individualiteti.
 Të gjitha këto, sipas tij, kanë përparuar shumë, fal
globalizimit. Përkrahësit, globalizimin e konsiderojnë si një
proces të paevitueshëm dhe të pakthyeshëm, dhe që do ti
përfshijë të gjitha vendet dhe të tëra fushat e jetës në bote.
Argumentet pro dhe kundër
globalizimit
 Globalizimi është i rëndësishëm për shkak së rrit efiçiencën;
është i paevitueshëm për shkak se konkurrenca
ndërkombëtare e kërkon atë.

 Globalizimi, megjithatë, fajësohet edhe për një numër të


problemeve serioze në shkallë botërore, duke filluar nga
 pabarazitë në rritje të të ardhurave në nivel botëror,
 deri tek puna nga fëmijët,
 ndotja e mjedisit dhe të tjera,
 gjë e cila i ka dhënë një shtytje një lëvizjeje të fortë antiglobaliste
Argumentet pro globalizimit janë të
shumta dhe janë si në vijim:
 Me globalizimin, ekziston një treg global për
kompanitë për të tregtuar produktet e tyre, si dhe një
gamë më e gjerë e opsioneve për njerëzit, për të pasur më
shumë mundësi zgjedhjeje të produkteve nga vendet e
ndryshme.

 Konkurrenca i mban çmimet relativisht të ulëta, dhe si


rezultat, inflacioni ka më pak gjasa që të ndodhë.

 Fokusi shpërndahet nëpër të gjitha vendet. Asnjë vend


nuk mbetet si koka e vetme e fuqishme
Argumentet kundër globalizimit
 Globalizimi është duke ju shkaktuar evropianëve humbjen
e vendeve të tyre të punës, përderisa puna po dërgohet
(kontraktohet) në vendet aziatike.

 Kostoja e fuqisë punëtore në vendet aziatike është e ulët në


krahasim me vendet e tjera.

 Norma ose shkalla e lartë e fitimit për kompanitë në Azi, ka


rezultuar si një presion mbi bizneset evropiae , të cilat janë
vazhdimisht nën kërcënimin e biznesit nga i cili kontraktohen
burimet.

 Shpesh argumentohet se vendet e varfra shfrytëzohen nga


vendet e pasura, ku shfrytëzohet fuqia punëtore dhe ku pagat
janë të ulëta.
Përse është i rëndësishëm globalizimi?
 Tregtia ndërkombëtare gjithashtu rezulton në fitime
nga procesi konkurrues. Konkurrenca është thelbësore
për novacionin dhe prodhimin efiçient.

 Konkurrenca ndërkombëtare ndihmon në mbajtjen e


prodhuesve vendor në majë të gishtërinjve të tyre dhe
ju ofron atyre stimulim të fuqishëm për të përmirësuar
cilësinë e produkteve të tyre.

 Njëkohësisht, tregtia ndërkombëtare kryesisht i


dobëson monopolet.
Përse është i rëndësishëm globalizimi?
 Në anën tjetër, rritja e shpejtë në vendet si Kina dhe India ka
ndihmuar në rritjen e kërkesës për mallra, siç janë: nafta e
papërpunuar, bakri, dhe çeliku.

 Në këtë mënyrë, konsumatorët dhe kompanitë amerikane paguajnë


çmime më të larta për gjëra të tilla si për shembull benzina.

 Çmimet gjithnjë në rritje të benzinës, kanë bërë që iniciativat e


qeverisë dhe të sektorit privat të rrisin furnizimin me zëvendësues të
benzinës, si biodiesel dhe etanol.

 Kërkesat në rritje për këto alternativa të energjisë kanë ndihmuar në


rritjen e çmimit të sojës dhe misrit, të cilët janë përbërësi kryesor në
rritjen e shpezëve, mishit dhe gjërave të tjera ushqimore.

You might also like