You are on page 1of 2

“Pro apo kundra globalizimit?

Përgjatë shekujve te fundit, janë bërë përpjekje për të sjellë bashkë vende të ndryshme. Të gjitha
këto përpjekje kanë pasur në fokus aftësimin e qënieve njerzore për t’u bashkuar në të gjitha
aspektet e jetës të tilla si ato shoqërore, politike dhe ekonomike. Përpjekjet për integrim kanë dhënë
frytet e tyre.

Në vitet e fundit bota përfytyrohet si një fshat global, ku ndërveprimet mes njerëzve në botë janë të
njejta me bashkëveprimin në një fshat të vogël. Pothuajse të gjitha pjesët e botës janë të
ndërlidhura me njëra tjetrën në mënyra të ndryshme. Barrierat, të cilat fillimishti I izoluan vendet,
janë hequr. Në kohët e fundit janë arritur nivelet më të larta të integrimit. Fillimisht vendet u
integruan ekonomikisht, por kjo ka ndryshuar me kalimin e viteve. Fusha të tjera të jetës njerzore
janë venë gjithashtu në rrethin e integrimit. Ky fenomen I referohet globalizimit.

Sipas Stieglitz, Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi (2001),"Globalizimi është integrimi më i ngushtë i
vendeve dhe popujve të botës që është shkaktuar nga reduktimi i madh i kostove të transportit dhe
komunikimit dhe thyerja e barrierave artificiale ndaj rrjedhjes së mallrave dhe shërbimeve, kapitalit,
njohurive dhe (në një masë më të vogël) njerëzve përtej kufijve ".

Globalizimi është një fenomen kompleks, prandaj shkakton reagime të ndryshme tek individët. Disa
mendojnë se ky fenomen kërcënon identitetin kombëtar, dëmton mjedisin apo shkakton rritje të
pabarazisë ekonomike dhe sociale. Për disa të tjerë, ku bëj pjesë edhe unë, jemi pro fenomenit të
globalizimit. Mendojmë se globalizimi premton një epokë të re që do të sjellë bashkë vende të
ndryshme. Është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së çdo vendi, për shkak të hapjes së
përgjithshme të tregjeve për mallra dhe kapital. Gjithashtu, ai e bën më të lehtë tregtinë mes
vendeve të ndryshme dhe zvogëlon dallimin midis vendeve të zhvilluara dhe të pazhvilluara.

Shfaqja e konkurrencës ndërkombëtare është plusi i parë i globalizimit. Si prodhues vendas, ashtu si
kompanitë shumëkombëshe mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Konkurenca e fortë çon në
shfaqjen e prodhimit me cilësi të lartë. Teknologjitë moderne janë të rrënjosura pothuajse çdo ditë
në të gjitha sferat e jetës njerëzore me qëllim të rritjes së performancës. Kjo arrihet falë progresit
shkencor dhe teknik. Vendet, që kanë mbetur prapa në zhvillimin ekonomik, mund të kapërcejnë
vendet e përparuara. Ata mund të arrijnë ekonominë dhe të forcojnë pozicionet në arenën botërore.

Një argument tjetër pro globalizimit është tregtia e lirë ndërmjet vendeve të ndryshme. Tregtia e lirë
është një mënyrë për të shkëmbyer mallra dhe burime duke mos pasur barrriera. Falë tregtisë së
lirë, konsumatorët kanë një zgjedhje më të gjerë të mallrave, dhe çmimet kanë gjasa të jenë më të
ulëta. Tregtia e lirë i jep mundësi kompanive vendase të eksportojnë në një treg më të gjerë.
Eksportet ka qenë një faktor i rëndësishëm në rritjen e mirëqenies ekonomike në vendet aziatike.
Marrveshjet e tregtisë së lirë ( Free Trade Agreement FTA) të tilla si North American Free Trade
Agreement (NAFTA), përfshijnë bashkëpunimin midis të paktën dy vendeve për të ulur barrierat
tregtare - kuotat dhe tarifat e importit - dhe për të rritur tregtinë e mallrave dhe shërbimeve me
njëri-tjetrin.

Komponenti tjetër që globalizimi ndikon në masë të madhe është kultura. Ekziston një shkëmbim
dhe përhapje e ideve të tilla si feja, muzika, ushqimi dhe traditat brenda kulturave të ndryshme.
Globalizimi ka rritur përhapjen e kulturës popullore lehtë dhe me efikasitet nga vendet e zhvilluara
deri në të gjithë botën. Shumë tregje mediatike në vendet e pazhvilluara janë të ngopura me
prodhime nga vendet e zhvilluara. Shumë prej tyre janë përpjekur të “fshehin” shprehjen kulturore,
por për shkak të globalizimit të madh të botës sonë, vlerat dhe shijet kulturore janë duke u zhvilluar.
Njerëzimi është bërë më tolerant, kështu që nuk ka premisa për luftëra dhe konflikte, racizëm dhe
luftëra për burimet natyrore. Turizmi ndërkombëtar po lulëzon. Njerëzit mund të vizitojnë vendet e
tjera dhe të njihen me kulturën e kombeve të tjera. Si rrjedhim te globalizimit kulturor kemi
përfitime ekonomike.

Sigurisht që globalizimi ka edhe efektet e tij negative, një prej tyre duke qënë zhvendosja e vendeve
të punës në vende me kosto më të ulët. Vende pune mund të krijohen përmes globalizmit, por ato
tentojnë të krijohen në vende ku kostot e punës janë më të lira. Edhe në një botë që është plotësisht
pa kufijë, kostoja e të hapurit nje biznes do të jetë më e lirë në disa vende sesa në të tjera. Bizneset
do të transferojnë ose krijojnë vende pune në këto zona me kosto të ulët në mënyrë që ata të mund
të mbeten konkurruese. Normat e papunësisë në rajonet më të zhvilluara si Evropa
përshkallëzohen, ndërsa korporatat zgjedhin të transferojnë në forcën më të lirë të punës në vendet
aziatike.

Për të përfunduar, edhe pse globalizimi ka nxitur një debat të nxehtë në dekadat e fundit, unë besoj
se ky fenomen po luan një rol gjithnjë e më të dobishëm në botën e sotme. Është një çështje serioze
që prek shumë kombe. Hulumtuesit duhet të analizojnë me kujdes këto ndikime në mënyrë që të
parandalojnë ndikimet negative. Është thelbësore të theksohet se forca prapa globalizimit nuk mund
të ndalet. Prandaj është e domosdoshme që të gjitha kombet të krijojnë forma të globalizimit që
janë të qëndrueshme. Këto forma duhet të jenë më të dobishme për njerëzimin dhe për të zvogëluar
kostot.

Referencat, Bibliografia

1) “Globalization and Its Discontents”- Joseph E. Stiglitz


2) 2) “Pros and Cons of Globalization” – Forbes
https://www.forbes.com/sites/mikecollins/2015/05/06/the-pros-and-cons-of-
globalization/#3ac67b89ccce
3) “Globalization and Its Impact On Economic Growth” - By Justin Kuepper

You might also like