You are on page 1of 10

Re-Debate 4.

0 Rigjallërimi i Kulturës së Debatit


___________________________________________________

TEMA E DEBATIT: ARSIMI I LARTË, ELEMENTI I VETËM I


ZHVILLIMIT TË NJË RINIE TË SUKSESSHME

Institucionet që njohim sot si 'universitete' u krijuan në Mesjetë në Evropë dhe kanë luajtur një
rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror për të paktën 500 vjet. Termi 'universitet' vjen nga
fjala latine 'universitas', 'një tërësi', duke nënkuptuar kështu se roli i universiteteve është të
ndjekë njohuri të balancuara rreth pothuajse çdo gjëje. Që nga zgjerimi i shkencave (natyrore
dhe teknike) duke filluar në shekullin e 19-të, roli i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror është
bërë një funksion shtesë, gjithnjë e më i rëndësishëm i universiteteve në shoqëritë tona
moderne.
Arsimi i lartë është faza përfundimtare e sistemit arsimor në përgjithësi në të gjitha shoqëritë
europiane por edhe më gjerë. Me Arsim të lartë nënkuptojmë periudhën e universitetit që fillon
me bachelor-in dhe vazhdon deri në përfundim të masterit. Për ata që vendosin t’i dedikohen
formimit të mëtejshëm e të qëndrojnë në fushën e kërkimeve dhe mësimdhënies universitare,
itinerari i formimit vazhdon me doktoraturën dhe me kurse të ndryshme post doktoraturë.
Arsimimi është përgatitje në mënyrë sistematike për të njohur e zgjeruar horizontet që hap
shkollimi dhe për të shpalosur e përsosur aftësitë mendore dhe profesionale nga secili. – Abdi
Baleta
Ashtu sikurse e dime dhe degjojme perdite, arsimi i lartë ose sic njihet ndryshe edhe arsimi
universitar është me shumë rëndësi për formimin e një të riu dhe profilit të tij profesional, hap
dyert e tregut të punës dhe i jep mundësi brezit të ri të integrohet e të jetë i pavarur financiarisht
e si rrjedhojë edhe të ndertojnë një jetë të tyren, të pavarur. Eshtë e padiskutueshme që kjo ka
qenë dhe është mendësia dhe në përgjithësi ajo që shoqëria i ushqen të rinjve e pse jo edhe
rruga që është ndërtuar për të krijuar një sistem të mirëfilltë hapash të ndryshme drejt pavarësisë
financiare, tregut të punës e profesionalizmit. Por a është vallë arsimi i lartë e vetmja rrugë që
të rinjtë mund të ndjekin për t’u zhvilluar?

liburnetik.org/redebate
Arsimi dhe aftësimi profesional luan një rol qendror për një ekonomi të përgjegjshme
ekonomike. Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë sot në shkollë, ajo se
çfarë arsimimi do tu jepet atyre, kjo do të pasqyrohet në ekonominë tonë. Për një aftësim të
duhur dhe me kompetencë, është e nevojshme angazhimi i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve
tjerë të arsimit për kontributin e tyre të vlefshëm.
Ekonomia duhet të përcjellet nga gjenerata në gjeneratë. Duhet kujtuar çdoherë që demokracia
dhe ekonomia nuk trashëgohen por ato mësohen dhe adaptohen nga gjenerata në gjeneratë. Çdo
herë, secila gjeneratë është në sfidë të zhvillimit të ideve, kompetencave dhe vlerave, që janë
me rëndësi për ata në radhë të parë por edhe për shoqërinë në përgjithësi, në përmirësimin e
standardit të jetesës. Arsimi dhe aftësimi profesional luan një rol qendror për një ekonomi të
përgjegjshme ekonomike. Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë soti në
shkollë, ajo se çfarë arsimimi do tu jepet atyre, kjo do të pasqyrohet në ekonominë tonë. Për
një aftësim të duhur dhe me kompetencë, është e nevojshme angazhimi i mësimdhënësve dhe
pjesëtarëve tjerë të arsimit për kontributin e tyre të vlefshëm.
Të gjithë ata që do të jenë të punësuar nesër, kanë nevojë për një bazë të qëndrueshme, në
mënyrë që ata të jenë vetë ndryshimi, të cilin jemi të interesuar ta shohim, ekonomia e tregut.
Për një shoqëri që është e përgjegjëshme për ekonominë e tregut i duhen ndërmarrës dhe qytetar
të pjekur, të cilët mund të kontribojnë në krijimin e së ardhmës së tyre dhe të shoqërisë. Për tu
arritur kjo sigurisht është i nevojshëm kontributi i vizionarëve dhe njerëzve për shoqëri aktive
ndaj kërkesave të tregut, në zbatimin e ideve, e të cilat kanë qenë bazë e shteteve më të
zhvilluara, e pa të cilat sot do të jetonim në një realitet krejtësisht të ndryshëm. Nuk do të
kishim as shkollla, as vetura apo barëra, nëse njerëzimi nuk do të inkurajohej për realizimin e
ideve dhe ndryshimin e rregullave të shoqërisë sipas nevojave dhe kërkesave të ndryshimit të
shpejtë të tregut dhe kushteve të tij për funksionim dhe zhvillim të shoqërisë.
Arsimimi është ose e ndihmon njeriun që të lirohet nga paragjykimet e botës, duke fituar
njohuri për gjërat që na rrethojnë por edhe ndihmon edhe në përshtatjen e tij në kushtet dhe
rrethanat ekzistuese sipas vendit dhe kulturës së atij vendi, ai asnjëherë nuk qëndron neutral.
Mirëpo, arsimimi nuk mund të qëndrojë statik por është e nevojshme që vazhdimisht të
sfidohet, në veçanti në aftësimin ekonomik. Nuk duhet harruar se filozofia ekonomike
domosdoshmërisht duhet të lidhet me arsimim, për të qenë në hap më kërkesat e tregut të punës
dhe plotësuar ato, duke krijuar çdoherë kuadro adekuate për to. Rol të rëndësishëm në këtë
ndërlidhje ka aftësimi në ndërmarrësi, kreativiteti ekonomik, përgjegjësia individuale, aftësia
për marrjen e vendimeve, përvetësimi i njohurive, azhurnimi i njohurive të fituara sipas
ndryshimeve të tregut dhe fitimi i pavarësisë nga arritja e kompetencave.
Në gjithë këtë situatë të krijuar në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë, është nevojë
e domosdoshme ndërmarrja e veprimeve konkrete që e rrisin rëndësinë e arsimit profesional,
apo thënë ndryshe e rrisin përkushtimin për zhvillimin ekonomik, pasi ky arsimim është
drejtpërdrejt i lidhur me ekonominë dhe aq sa jemi të lidhur dhe përkushtuar për tregon edhe
sa jemi të interesuar për një të tillë. Në lidhje me këtë është e nevojshme ndryshimi i qasjeve

liburnetik.org/redebate
të mësimit praktik, duke marrë njohuritë e nevojshme, duke i kombinuar me shkathtësitë e
nevojshme, të cilat së bashku krijojnë kompetencën për të qenë në gjendje për vepruar në tregun
e punës, e kjo për arsye:
 Ligji i Arsimit dhe Aftësimit Profesional është e nevojshme që të heq pjesën që
parasheh maturën për nxënës të shkollave profesionale, duke i dhënë mundësi të
përgatitjes së tyre për tregun e punës;
 Në kornizën e kurrikulumit të ri duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë shkollimi
profesional, duke mos e krahasuar me fushat që janë relevante për nivelet tjera të arsimit
dhe fushat karakteristike të tyre, duke i specifikuar në një tabelë të veçantë nivelet dhe
fushat karakteristike të këtij lloj arsimi dhe aftësimi, gjithnjë duke i mundësuar
fleksibilitet brenda fushav. Në këtë aspekt është e nevojshme që të rregullohet që
sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional, të funksionoj në atë mënyrë që
teoria/praktika të jetë e rregulluar me përqindje mesatar në vitin e parë 50/50, në vitin
e dytë 40/60 dhe viti tretë 20/80, duke treguar qartë rëndësinë që kanë këto shkolla në
përgatitjen profesionale, duke e rritur nëpër vite përqindjen e pjesëmarrjes aktive në
praktikë profesionale, praktikë e cila është e zakonshme nëpër vendet e Bashkimit
Evropian dhe është çelësi për zbutjen e ndjeshme të papunësisë, sidomos tek gjeneratat
15-24 vjeç që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në vendin tonë.
 Kritikat përmbajtësore dhe metodike për praktikën ekzistuese mësimore;
 Politikat në arsim duhet të kërkojnë me ngulm integrimin sa më të mirë të shkathtësive
kyçe në sistemin e arsimit

Përparësitë e arsimit të bazuar në njohuri, shkathtësi dhe kompetencë


Trekëndëshi për një arsimim të suksesshëm domosdoshmërisht duhet të përfshijë në vete
kombinimin e njohurive, fitimin e shkathtësive dhe arritjen e kompetencës, të cilat pa dyshim
se ju japin punëmarrësve dhe ndërmarrësve të ardhshëm aftësi, sjellje dhe njohuri qenësisht më
të thella personale në kuadër të aftësimit dhe arsimit të tyre drejt ekonomisë.

Përparësitë e shkollave profesionale


Duke i kombinuar të tri komponentet kyçe (njohuri, shkathtësi, kompetencë), duke pasë për
bazë nxënësin në qendër, duke i realizuar në mënyrë atraktive mësimore, krijohen parakushte
për suksesin e shkollimit të nxënësve nëpër shkollat profesionale, duke i përgatitur ata për
nevojat e tregut të punës. Tregu i punës është i ndryshueshëm, në aspektin e ndryshimit të
mënyrave të punës si rezultat i zhvillimit të teknologjisë. Këtyre ndryshimeve edhe shkollat e
tilla duhet ti përgjigjen nevojave të tregut të punës duke mbajtur kontakte të rregullta me
bizneset në vend dhe jashtë për ti kuptuar më mirë nevojat e tyre.

liburnetik.org/redebate
Kjo është një përgjigje ndaj ekonomisë, në kërkesat e shumta për mësimin e orientuar në
praktikë, pas arsimimit të zgjeruar të punëmarrësve të ardhshëm përtej kufijve të shtetit, pas
përmirësimit të njohurive të gjuhëve të huaja dhe pas përfshirjes së teknologjisë më të re përmes
telekomunikimit në procesin e arsimit dhe aftësimit profesional.
Mësimi i orientuar në praktikë mund ta ndryshojë stuatën në shkollat profesionale, si dhe
hapësirën mësimore dhe sociale të shkollës. Njohuritë në lidhshmëri të përgjithshme kanë
ndikim pozitiv në procesin mësimor. Shkolla bëhet vend në të cilin mësohen dhe zbatohen
aftësitë sociale në raport me të tjerët dhe aftësitë profesionale për të kryer punët e kërkuara në
tregun e punës.
Mësimi i orientuar në praktikë, duke rritur njohuritë dhe shkathtësitë mund të shërbej si pikë
kyçe në mes të shkollës dhe ambientit që e rrethon atë, e në veçanti ekonomisë, si dhe kontribon
direkt në ngritjen e imazhit të shkollës. Kjo përparësi mund të shfrytëzohet për gjetjen dhe
rritjen e mundësive për partneritet me bizneset lokale dhe regjionale, por edhe shkollat me
shkolla tjera, në favor të këmbimit të përvojave të mira të shkollave, me mbajtjen e ligjëratave
dhe organizimin e mësimit në punëtoritë përkatëse.

Përparësitë për bizneset


Arsimi dhe aftësimi profesional, i bazuar në ngritjen e shkathtësive praktike, rritjen e njohurive
në favor të zhvillimit të shkathtësive për të fituar kompetencën adekuate është një përgatitje e
mirë për tregun e punës. Pritjet e nxënësve janë më reale dhe mund të gjejnë zbatim më lehtë.
Përparësi parësore është se nëpërmjet arsimimit të tillë është shkurtimi i kohës së
trajnimit/aftësimit të punëmarrësve të rinj dhe zvogëlimi i kostos së përgatitjes për punë të
punëmarrësve, pasi jemi të vetëdijshëm që në të shumtën e rasteve nëpër kompanitë tona, pas
pranimit në punë të stafit të rinj, ata investojnë edhe për një periudhë shtesë të panevojshme si
rezultat i mos fitimit të kompetencave adekuate në arsimimin e ndjekur deri në atë pikë.
Përparësi e qartë është kuptimi i procedurave të punës, funksionimin e bizneseve në
lidhmshmëri me zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive në ndërmarrësi, duke përkrah
fleksibilitetin më të lartë në lirinë e të vepruarit të pavarur.
Përparësitë e ekonomisë me mësim të orientuar në praktikë
Organizimi i punës praktike në punëtoritë përkatëse, fitimi i njohurive të aplikueshme në
praktikë qojnë në fitimin e kompetencave të kërkueshme në tregun e punës, të cilat përveç
tjerash ndikojnë në formimin e të menduarit si ndërmarrës, e cila atyre ju ndihmon në
themelimin e një ndërmarrjeje, në të njëjtën kohë ulë edhe rrezikun e mbetjes pa punë pas
përfundimit të shkollimit adekuat. Të qenit i suksesshëm në ndërmarrje në ekoniminë e tregut
kërkon ndërmarrës dhe punëmarrës të aftësuar, fleksibil e të motivuar për punën që bëjnë dhe
ata kanë mundësi të veprojnë konform ndryshimeve të shpejta në teknologji dhe shoqërisë në
përgjithësisë.

liburnetik.org/redebate
Përveç kompetencave profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional
janë të nevojshme që të zhvillohen edhe kompetencat gjuhësore të nxënësve, të cilat janë në
shërbim të njohjes së dallimeve sociale, kulturore dhe ekonomike të shteteve tjera. Ky
përmirësim i cilësisë mund të arrihet nëpërmjet arsimit dhe aftësimit profesional të bazuar në
fitimin e kompetencave konform rezultateve mësimore koherente për profilet e kërkuara në
tregun e punës.
Për ta bërë më evidente nevojën e domosdoshme për ndërhyrje dhe hapje rrugë zhvillimi më të
shpejtë ekonomik në vendin tonë, është esenciale lidhja e arsimimit të atyre që sot janë në
shkolla e nesër e ardhmja jonë me kërkesat reale të përditshme të tregut të punës. Në lidhje me
këtë, do të shohim edhe shifrat e fundit alarmante të nivelit të papunësisë të qytetarëve të
Kosovës dhe niveli i tyre i kualifikimit i prodhuar ose si rezultat i pakualifikimit të tyre ashtu
edhe në rastet kur thuhet se kanë kualifikim prapë është i lartë niveli i papunësisë, që mund të
sugjerojë në kualifikimin jo adekuat të ndjekur nëpër periudha kohore të ndryshme.
Rritja e papunësisë në vend se në vitet pasuese të pësoj rënie, në vendin tonë ka ndodhur e
kundërta, duke shënuar rënie në nivelin -1.1% nga niveli edhe ashtu i ulët i punësimit në vitin
paraprak. Nga popullsia aktive në punësim, niveli i papunësisë ka arritur të jetë mesatarisht
41%. Nga kjo popullsi, 90% e të papunëve janë më shumë se 12 muaj të lajmëruar si të papunë.
Nga ky 90%, 47.9% janë të regjistruara si të papuna femra, ku krahasuar me vitin paraprak të
punësimit, edhe ky nivel ka shënuar rënie të punësimit për -0.2%. Përkthyer në totalin e
papunësisë së gjinisë femërore, ky nivel shkon deri në 58%, ndërsa tek gjinia mashkullore ky
nivel shkon deri në 32%.
Problematikë në vete është edhe niveli i kualifikimit të ofruar në shkollat e arsimit dhe aftësimit
profesional në vendin tonë, duke marrë parasysh se në masë të madhe këto shkolla kanë
mungesë të punëtorive adekuate për profilet në të cilat janë të thirrura shkollat që t`i ofrojnë.
Por, para se të shohim nivelin e punësimit për ata që të paktën kanë ndjekur tri vjet në një
shkollë profesionale, është e nevojshme të merret në konsideratë edhe kategoria e qytetarëve
të pakualifikuar, e që në vendin tonë ky numër i të papunësuarve nuk është i vogël por shkon
deri në 60 %. Nga kjo përqindje e të papunëve të pakualifikuar rreth 72 % e te gjithe te
papuneve i perkasin nje niveli te arsimimit nen shkolle te mesme. Përballja më e lartë me
papunësi në shoqërinë tonë i përfshin moshat e reja prej 15-24 vjecar.
Duke patur parasysh se në vendin tonë mbetet shqetësuese se ofruesit më të mëdhenj të
punësimit janë institucione publike, e parë kjo në nivelin e pronësisë kjo përbën vetëm 25% e
mundësisë së përballimit të punësimit, ndërsa pjesa tjetër prej 75% e përbën sektorin privat,
edhe sektorin ku duhet të jetë fokusi më i madh i të gjithë neve që duhet të shihet dhe trajtohet
me kujdes për të përmirësuar nivelin e lartë të papunësisë. Për të ulur këtë nivel, është e
nevojshme përgatitja e nxënësve e sidomos grup moshave të reja nga 15-24 vjeç të marrin
kualifikimin adekuat për të gjetur vend pune në pjesën më të madhe të tregut, në tregun privat.
Në tregun privat, bizneset në kohën e nevojës së pranimit të stafit të ri, menjëherë ballafaqohen

liburnetik.org/redebate
me nevojën për trajnimin e tyre për shkak të mungesës së përgatitjes së tyre dhe nivelit të ulët
të arritjes së kompetencës gjatë shkollimit.
Ajo çka e plotëson edhe më tutje këtë nevojë të fokusimit drejt tregut privat, drejt ndërmarrjeve
të vogëla dhe të mesme, vlen të përmendet se në sektorin e shërbimeve nga ai nivel ekzistues i
punësimit, kësaj kategorie të shërbimeve i takojnë rreth 62% dhe sektorit të prodhimit i takojnë
28% e të gjitha vendeve të lira dhe 10% i mbetur i takon sektorit primar.
Shkalla e punësimit për kategorinë e të papunëve të pakualifikuar ka arritur shkallë vetëm të
1.4% krahasuar me nivelin paraprak, apo thënë ndryshe në këtë vit kanë hyrë në tregun e punës
nga kjo kategori rreth 42% nga totali i të punësuarve.
Tjetër aspekt që mund të ndikojë në këtë mes të papunësisë së madhe është që përveq shkollimi
të rregullt sekondar të rritet edhe niveli i ofrimit të trajnimeve për kategorinë e arsimit për të
rritur. Për të parë këtë, vlen të theksohet se për 12 muajt e fundit është shënuar rritje për 11%
e të punësuarve që kanë arritur të kryejnë trajnime në formën e arsimit për të rritur. Femrat e
papuna që kanë ndjekur trajnime në njëvjeçarin e fundit ka shënuar ngritje rreth 0.94% derisa
shkalla e të punësuarve meshkuj nëpërmjet trajnimeve ka ngritje te vogel prej rreth 1.02%
krahasuar me vitin paraprak.
Kohëve të fundit jemi dëshmitar për rezultatet e testit të maturës në përgjithësi, e të cilat treguan
një rezultat mjaft të ulët rreth 42%, e në veçanti arsimi dhe aftësimi profesional kaloj me 25.5%,
e cila përqindje është mjaft shqetësuese dhe se kjo përqindje e arritur është rezultat i mësimit
të lëndëve teorike në këto shkolla të ngjashme me gjimnazet, mirëpo e cila duhet të shihet si
pikë intervenimi për mos përsëritje dhe ndryshim të qasjes ndaj arsimit dhe aftësimit
profesional, në atë mënyrë që ky lloj arsimimi dhe aftësimi të shihet i ndarë nga arsimi i
përgjithshëm, e që të shihen si kategori potenciale që do ti plotësojnë kërkesat e tregut të punës
në nivelin e punëtoreve të kualifikuar dhe teknikëve, duke mundësuar kohë më të shpejtë të
daljes në punë të 60% të nxënësve të të gjithë arsimit, vetëm me një aftësim dhe trajnim
adekuat.
Thënë ndryshe sipas shifrave të fundit, nxënësit nga ky arsim arrijnë shifrën 17,000 dhe nëse
ne jemi në gjendje që të fusim në treg të punës afërsisht një numër të tillë, dhe bashkë me
universitetin publik të Prishtinës dhe Prizrenit dhe universitet tjera të akredituara private të
planifikohej më mirë se për këtë numër të të trajnuarve në shkolla profesionale në lëmitë
teknike, sa do të jetë numri i inxhinierëve apo profesioneve tjera konform profileve të
shkollave të mesme, apo thënë ndryshe për 5-10 punëtor të kualifikuar ka nevojë një inxhinier,
që në total do të thotë se nga ky numër i nxënësve që dalin nga shkollat profesionale në vit do
të ishte e nevojshme të pranoheshin nga 1700-3400 studentë në universitet për drejtimet
teknike.

liburnetik.org/redebate
Arsimi i lartë dhe rritja ekonomike
http://www.panorama.com.al/arsimi-i-larte-dhe-rritja-ekonomike/ 1/9 – nga ANASTAS
ANGJELI
Zhvillimi i arsimit gjatë periudhës së tranzicionit në vendin tonë ka shënuar ndryshime të
rëndësishme e të dukshme. Ai është reformuar nga pikëpamja programore, strukturore dhe
organizative.
Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe reformimit dhe procesit të liberalizimit të arsimit të
lartë. Kësisoj, është krijuar një “treg i ri”, tërësisht i veçantë dhe me ndryshime thelbësore nga
tregu dhe bizneset e tjera. Investimi në arsim është krejt i veçantë, është investim unikal sepse
është një investim në dije, në teknologji, në shkencë “investim i trurit”, investim i së ardhmes.
Ai është një nga faktorët determinantë në zhvillimet ekonomike sociale të shekullit të sotëm,
në ndryshimet dhe zhvillimet aktuale globale. Ekziston një bashkëjetesë mes sektorit të arsimit
publik dhe privat, e domosdoshme jo vetëm për zhvillimet e brendshme në vend, por edhe për
“hapjen e portave” të studimeve të larta në kushtet aktuale të globalizimit. Por përvoja e
bashkekzistencës dhe konkurrenca mes arsimit të lartë publik dhe atij jopublik, pa dyshim që
ka nxjerrë në pah edhe problematika të ndryshme. Ato lidhen veçanërisht me nivelin e
standardeve dhe cilësisë së mësimdhënies dhe të përfitimit të dijeve, me përshtatjen më të mirë
të drejtimit të studimeve me kërkesat e tregut në përgjithësi dhe atij të punës në veçanti, dhe të
gjitha zhvillimeve në vend. Synimi thelbësor në të gjithë këtë process mbetet integrimi i
sistemit tonë arsimor në atë europian, për më tepër që rinia studentore është dhe mbetet
promotor i këtij procesi. Përqasje teorike e rolit të arsimit të lartë në rritjen ekonomike. Arsimi
i lartë është një formë e rëndësishme e investimit në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe
konsiderohet me të drejtë si “motori i zhvillimit në ekonominë e re botërore”.
Arsimi i lartë kontribuon në rritjen ekonomike nëpërmjet kanaleve private dhe publike.
Përfitimet për individët përfshijnë perspektiva më të mira për punësim, paga më të larta dhe
një aftësi më të madhe për të kursyer dhe për të investuar. Këto përfitime mund të rezultojnë
në një nivel dhe cilësi të përmirësuar të jetës. Arsimi i lartë është një nga instrumentet kryesore
për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Konkurrenca e dijes brenda një ekonomie të globalizuar
është bërë tregues i qartë i rolit të arsimit të lartë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike.
Arsimi i lartë kontribuon në suksesin e përpjekjeve kombëtare për të rritur produktivitetin dhe
konkurrencën dhe për të arritur rritjen ekonomike. Arsimi i lartë është një përcaktues jo vetëm
i një zhvillimi më të shpejtë dhe më të lartë ekonomik, por edhe më cilësor (përmes zhvillimit
teknologjik, inovacionit, të reja të shkencës) e, për rrjedhojë, ai është ndikues pozitiv në rritjen
e të ardhurave dhe mund të prodhojë përfitime si publike, ashtu dhe private. Arsimi i lartë mund
të krijojë të ardhura më të larta për shtetin nëpërmjet taksave, mund të rrisë kursimet dhe
investimet. Arsimi gjithashtu mund të përmirësojë sistemin shëndetësor të një vendi, mund të
kontribuojë në rritjen e reduktuar e popullsisë, të përmirësojë teknologjinë dhe të forcojë
mirëqeverisjen.

liburnetik.org/redebate
Shqipëria dhe kriza ekonomike globale dhe ajo e eurozonës.
Që nga viti 2009 ekonomia jonë po përjeton një ngadalësim të ndjeshëm të ritmit të rritjes,
duke përjetuar situata nga me kritiket. Financat janë të tronditura thellë dhe gjendja sociale po
rëndohet. Efektet e krizës së rëndë që po përjetojnë vendet fqinje po ndihen direkt edhe në
Shqipëri. Investimet në ekonomi kanë rënë, kreditimi i ekonomisë gjithashtu. Papunësia,
sidomos në moshat e reja, është tepër shqetësuese. Vihet re një numër i lartë i të papunëve në
radhët e të sapo diplomuarve. Remitancat kanë rënë ndjeshëm dhe një pjesë e madhe e
shqiptarëve, të detyruar kryesisht nga kriza, po kthehen nga emigrimi.
Viti 2012 nuk mundi të shënojë një rritje më të madhe (GDP) se 0 deri në 0.5 për qind, duke
shënuar rritjen ekonomike më të ulët në 15 vitet e fundit. Kriza e eurozonës ka përcjellë pasiguri
dhe pesimizëm te publiku shqiptar, çka është pasqyruar në ulje të shpenzimeve dhe rënie të
kërkesës së brendshme. Buxhetet familjare “janë shkundur”. Financat publike ndodhen në
situatën më të vështirë të tyre në këto 10-15 vitet e fundit. Borxhi publik është shndërruar në
kërcënim të stabilitetit financiar të vendit. Kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e shpenzimeve
publike për arsimin e lartë, gjë që ndikon negativisht në kërkimin shkencor dhe rrjedhimisht
edhe në inovacion dhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Për këtë arsye, niveli teknologjik
dhe inovacioni, krahasuar me vendet e rajonit, është më i ulët.

Roli thelbësor i universiteteve në periudhën e krizës.


Kontributi i arsimit të lartë në nxitjen e rritjes ekonomike është i rëndësishëm, aq më shumë në
periudha krize. Ky kontribut mund të jetë i formave dhe rrugëve të ndryshme. Arsimi i lartë
ndihmon në industrializimin e shpejtë të ekonomisë, duke ofruar fuqi punëtore me aftësi
profesionale, teknike dhe menaxheriale. Në kontekstin aktual të transformimit të kombeve në
ekonomi të dijes dhe shoqëri të dijes, arsimi i lartë parashikon jo vetëm punëtorë të arsimuar,
por punonjës të dijes të aftë për të kontribuar për rritjen e ekonomisë. Arsimi I lartë krijon
qëndrime dhe bën ndryshimet e mundshme të qëndrimeve të nevojshme për socializimin e
individëve dhe transformimin e modernizimit e përgjithshëm të shoqërive. Më në fund dhe më
e rëndësishmja, arsimi i lartë ndihmon, nëpërmjet mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në
tërheqjen, krijimin dhe përhapjen e dijes. Arsimi i lartë gjithashtu ndihmon në formimin e një
shteti të fortë dhe në të njëjtën kohë ndihmon në bërjen pjesë në procesin e globalizimit. Sot
janë të pakta universitetet që po tregojnë dukshëm potencialet e tyre për të ofruar alternativa
zhvillimi për shoqërinë, si dhe rrugë për të dalë nga kriza. Janë të pakta tezat e elaboruara dhe
konkluzionet e nxjerra nga konferenca shkencore gjithëpërfshirëse që mund t’u shërbejnë
institucioneve si udhërrëfyes për zbatimin e reformave antikrizë. Prandaj është e
domosdoshme…

liburnetik.org/redebate
Sfidat dhe nevojat e arsimit të lartë në Shqipëri
Arritja e një sinergjie midis ofrimit të alternativave nga universitetet dhe zbatueshmërisë së
tyre nga ana e institucioneve shtetërore kërkon pa dyshim një rol më të madh mbështetës nga
ana e këtyre të fundit. Vazhdimi i përsosjes së arsimit të lartë nga pikëpamja e standardeve dhe
cilësisë, proceseve akredituese e rankuese, përfshirjen më të gjerë në punën studimore e
shkencore të tyre, bashkëpunimin e studimeve universitare e postuniversitare me ato të vendeve
europiane e botërore, është një proces që kërkon një konsensus dhe mbështetje të gjerë,
meqenëse qëllimi final është rritja e zhvillimi ekonomik dhe shoqëror. Shqipëria, në këtë stad,
ka nevojë për më shumë:
a) Rregulla më të qarta të funksionimit të sektorit të arsimit të lartë.
b) Konkurrencë të ndershme dhe të drejtë.
c) Zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal për arsimin.
d) Shpenzimet për arsimin të jenë jo më pak se 5% e PBB.
e) Zhvillim më i madh i arsimit profesional për pajisjen e studentëve me dijet e shprehitë për
rritjen e konkurrencës dhe të aftësive, të nevojshme për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të.
f) Stimulimin e kërkimeve aplikative dhe inovacionit.
g) Përdorim të stimujve për frenimin e largimit të trurit jashtë vendit dhe tërheqjen e të
porsadiplomuarve në universitetet e huaja.
h) Ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme.
i) Zhvillimin e një sistemi të teknologjive të informacionit në hap me kohën.
j) Politika të reja të qarta fiskale, mbështetëse për ndërtimin e ambienteve universitare dhe
ndihmëse të tyre.
k) Sigurimin me lehtësi të teknologjive dhe bibliotekave (fizike dhe elektronike).
l) Përfshirjen e universiteteve shqiptare në projekte shkencore, studimi dhe zhvillimi, pasi në
këtë mënyrë do t’i jepej më shumë “frymëmarrje” zhvillimit të këtij sektori dhe të ardhmes së
tij.
m) Lidhje më të mirë të arsimit të lartë me tregun kombëtar dhe rajonal të punës dhe përdorimin
e politikave fiskale lehtësuese dhe mbështetëse për punësimin e të porsadiplomuarve.

http://theconversation.com/what-role-should-universities-play-in-todays-society-63515
http://millennials365.com/the-role-of-university-in-society/
https://www.nst.com.my/education/2018/02/335712/importance-university-education \

liburnetik.org/redebate
http://blogs.worldbank.org/education/what-role-universities-global-development
https://www.weforum.org/agenda/2018/01/why-universities-need-to-win-back-trust/

ARGUMENTA

PRO KUNDËR

 Arsimi i lartë hap horizontet e dijes,  Të rinjtë kalojnë vite me radhë duke
duke u dhënë individëve/studentëve mësuar dhe duke marrë një bazë të mirë,
mundësinë të identifikojnë më mirë përgjithësisht vetëm teorike, fakt ky që i
prirjet e tyre dhe duke i zgjeruar largon nga tregu i punës, pasi qasja
kapacitetet; akademike rezulton në shumicën e
 Ndikon në mënyrë direkte në zhvillimin rasteve jo e përshtatur me tregun dhe
e aftësive përshtatëse me tregun e punës realitetin e tij në tërësi;
dhe me metodologjinë akademike;  Arsimi i lartë i hapur për të gjithë, ka
 I jep rinisë mundësinë e të vazhduarit të cuar në një inflacion akademik, i cili
sudimeve pas universitare, si përkthehet në papunësi të të rinjve që
doktoratura, etj. kanë kryer studimet e larta;
 I jep mundësinë studentëve të pëfitojnë  Arsimi profesional është zgjedhja e
nga programet e ndryshme europiane dhe duhur pasi përmes tij, të rinjtë
ndërkombëtare. punësohen dhe bëhen te pavarur
mesatarisht pas 2-3 vjet pas përfundimit
të gjimnazit ose edhe më parë;
 Tregu i punës ka nevojë emergjente për
profesionistë (zanatcinj), si mekanikë,
elektricistë, hidraulikë, shoferë, etj.
 Arsimi i lartë nuk është i vetmi element
që con në sukses të rinisë sepse suksesi i
tyre varet nga pavarësia që ata arrijnë të
kenë dhe pavarësinë dhe dinjitetin ia jep
puna, e cila sot gjendet më lehtë në nivel
profesioni, zanati se sa duke ndjekur e
përfunduar studimet universitare.

liburnetik.org/redebate

You might also like