You are on page 1of 4

TEKNOLOGJIA 12 me zgjedhje

24. Vizatoni projeksionin ortogonal që mungon  (4 pikë)

Model testi për tremujorin e tretë

Tematika 4 (nga mësimi 4.3 – 4.10)


Tematika 5
Tematika 6

1. Rrethoni pohimin e saktë:  (1 pikë)


Bashkimet me shlica në krahasim me bashkimet me kiaveta kanë këto përparësi:
A Siguri jo e lartë në punë.
B Detalet në bashkimet me shlica drejtohen dhe udhëzohen, më mirë kur zhvendosen në
drejtim të aksit.
C Tensionet e shtypjes, në faqet e shlicave, janë më të mëdha se në ato të kiavetave.
D Qëndrueshmëria e boshteve të shlicuara në krahasim me boshtet me kiaveta, për ngarkesa
dinamike dhe të ndryshueshme, është më e vogël.
Përgjigje: B

2.Rrethoni pohimin e saktë:  (1 pikë)


Burime parësore janë ato burime të energjisë, që përdoren ashtu si gjenden në tokë, të tilla, si:
A Energjia diellore
B Energjia e ujërëave
C Qymyri
D Energjia kimike
Përgjigje: C

3. Rrethoni pohimin e saktë:  (1 pikë)


Sistemet teknologjike bujqësore janë sisteme:
A Me shumë inpute dhe shumë outpute.
B Të thjeshta
C Komplekse
D Me një input të thjeshtë
Përgjigje: A

| 125 |
Libër Mësuesi
4.Rrethoni pohimin e saktë:  (1 pikë)
Aktivitete ekonomike, që përfshihen në sektorin e parë janë:
A Kultivimi, rritja e kafshëve, peshkimi
B Shërbim mirëmbajtje dhe riparim
C Rritja e kafshëve dhe prodhime artizanale
D Agrokultura
Përgjigje: D
5. Në fjalitë e mëposhtme plotësoni fjalët që mungojnë:  (3 pikë)
Bashkimet e zbërthyeshme janë..............., të cilat lejojnë të zbërthehen ..............përbërëse të
tyre, pa shkaktuar prishjen e ................bashkues.
Përgjigje: bashkime, detalet, elementeve,
6.Në fjalitë e mëposhtme plotësoni fjalët që mungojnë  (3 pikë)
Bashkimet e ..............janë bashkime , në të cilat pjesët e ................nuk ndahen nga njëra -
tjetra, pa ...............elementet bashkues (perçinat dhe materiali i tegelit të saldimit).
Përgjigje: pazbërthyeshme, bashkuara, shkatëruar
7. Burimet e rinovueshme të energjisë janë:  (1 pikë)
A. qymyri;
B. nafta;
C. era;
D. gazi natyror.
Përgjigje: C
8. Një nga ndërmarrjet e mëposhtme është ndërmarrje shërbimesh:  (1 pikë)
A. kompani shërbimesh
B. kantjer detar
C. rritje gjedhi
D. pylltari
Përgjigje: A

9. Në pohimet e mëposhtme gjeni cili është i vërtetë (V) dhe cili i gabuar (G)  (4 pikë)
a) Industria artizanale është industri lokale.  V G
b) Artizanati me dorë kryhet vetëm nga një person.  V G
c) Teknologjia e prodhimit të bukës kryhet në dy procese kryesore  V G
d) Artizanati artistik përfaqëson krijimtari personale  V G
Përgjigje: a - V, b - G, c - G, d - V

10. Në pohimet e mëposhtme gjeni cili është i vërtetë (V) dhe cili i gabuar (G) (4 pikë)
Bashkimet me kiaveta janë bashkime:
a) Ndërmjet dy transmisioneve.  V G
b) Të zbërthyeshme  V G
c) Të pazbërthyeshme  V G
d) Ndërmjet boshteve me detale  V G
Përgjigje: a - G, b -V, c - G, d - V

| 126 |
TEKNOLOGJIA 12 me zgjedhje
11. Në pohimet e mëposhtme gjeni cili është i vërtetë (V) dhe cili i gabuar (G)  (4 pikë)
Bashkimet me perçina realizohen:
a) Me kryqëzim të detaleve.  V G
b) Me vendosje kokë me kokë.  V G
c )Me perçina force.  V G
d) Me mbivendosje.  V G
Përgjigje: a - G, b -V, c - G, d - V
12. Në pohimet e mëposhtme gjeni cili është i vërtetë (V) dhe cili i gabuar (G) (4 pikë)
a) Energjia mekanike potenciale është energjia që zotërojnë trupat në lëvizje. V G
b) Nxehtësia është energjia termike që fitohet gjatë djegjes.  V G
c) Nafta është burim i parinovueshëm i energjisë.  V G
d) Burimet e energjisë hidrike janë burime të parinovueshme.  V G
Përgjigje: a - G, b - V, c - V, d - G
13. Tregoni tri nga aktivitete ekonomike që bëjnë pjesë në sektorin e parë të ekonomisë.(3pikë)
Përgjigje: Agrokultura, zooteknika, peshkimi.
14. Renditni nga 1- 3 aktivitete ekonomike që bëjnë pjesë në
sektorin e tretë të përparuar.  (2pikë)
Përgjigje: 1.Hulumtimi, 2.informatika, 3.telematika..
15. Listoni të metat e transmisioneve me zinxhir.  (2pikë)
Përgjigje: Shpejtësi e kufizuar transmetimi, për shpejtësi të mëdha,
krijohen forca centrifugale të dëmshme, të cilat krijojnë zhurma.
16. Rendisni llojet e transmisioneve me zinxhir.  (3pikë)
Përgjigje: Transmisioni me zinxhir me hallka, transmisioni me zinxhir
me pllaka, transmisioni me zinxhir me dhëmbë.
17. Shpesh teknologjia e prodhimit të produkteve ushqimore konsiderohet jo vetëm
teknologji e prodhimit industrial, por edhe pasardhëse e prodhimeve artizanale.
E shpjegoni këtë ndërthurje në rastin e teknologjisë së prodhimit të bukës.  (3pikë)
Përgjigje: Lënda e parë për prodhimin e bukës është mielli, i cili nuk është burim natyror. Për t’u
prodhuar ai, nevojitet përpunim industrial i drithrave, të cilat në këtë rast janë burime natyrore.
Teknologjia e prodhimit të bukës kalon në disa procese kryesore. Në rast të prodhimit me
kapacitet të lartë këto procese kryhen të mekanizuara, ndërsa në subjektet e vogla prodhuese,
kryhen edhe procese të thjeshta me dorë, si: peshimi, prerja, formimi etj.
18.Gjenidiametrin e pulexhos rezistente Dr në një transmision me pulexho me rrip kur është
dhënë diametri i pulexhos motore Dm= 120mm, trashësia e rripit s =5mm dhe raporti i
transmisionit i =3.  (4 pikë)
Përgjigje: Dr = 36,6 mm
19. Analizoni përdorimin në makina të hidrogjenit si “karburant i së ardhmes”.  (3 pikë)
Përgjigje: Teknologjitë e reja përdorin hidrogjenin si lëndë djegëse për makinat. Një prej
problemeve të përdorimit të hidrogjenit, si lëndë djegëse është mungesa e furnizimit të
bollshëm me hidrogjen. Problemi është që për prodhimin e tij konsumohen sasi të mëdha të
burimeve të energjisë tradicionale.

| 127 |
Libër Mësuesi
20.Analizoni ndihmesën që jep teknologjia e informacionit, në kryerjen sa më mirë të
shërbimeve të riparimit dhe mirëmbajtjes.  (3 pikë)
Përgjigje: Një ndihmesë të madhe për kryerjen sa më mirë të shërbimeve të riparimit dhe
mirëmbajtjes ka dhënë digjitalizimi.Riparimi edhe mirëmbajtja e plotësojnë qëllimin e tyre,
vetëm nëse kryhen në mënyrë të organizuar, të kontrolluar dhe në afatet kohore të përcaktuara.
Gjithashtu ato e plotësojnë detyrën e tyre, nëse kryhen sipas operacioneve të punës të procesit
teknologjik.

21. Lidhni çdo fjalë ose shprehje të kolonës së majtë me termin ose shprehjen përkatëse në
kolonën e djathtë.  (4 pikë)
Gaz natyror 1. A. Elektriciteti
Energjia mekanike potenciale 2. B. Central që përdor burime të rinovueshme
Burim dytësor 3. C. Burim energjie i rinovueshëm
Centrali hidroelektrik 4. D. Energjia që zotërojnë trupat në lëvizje
E. Burime të reja
Përgjigje:, 1 - C, 2 - D, 3 - A, 4 - B

22. Lidhni çdo fjalë ose shprehje të kolonës së majtë me termin ose
shprehjen përkatëse në kolonën e djathtë.  (4 pikë)
Prodhimi artizanal 1. A. Sistem me shumë inpute dhe shumë outpute
Arkitektura 2. B. Sistem bujqësor
Sistemi i djerrit 3. C. Sektori i dytë i ekonomisë
Sistem teknologjik bujqësor 4. D. Industria artizanale
E. Ushqime
Përgjigje: 1 - C, 2 – D, 3 – B, 4 - A

23. Lidhni çdo skemë të rrjetit të instalimeve në kolonën e majtë


me në kolonën e djathtë  (4 pikë)

Shërbimet për shitje 1. A. Shërbime postare


Nevojat e njeriut 2. B. Shërbime turizmi
Shërbime jo për shitje 3. C. Parësore ose jetësore
Të mirat dhe shërbimet 4. D. Të mirat indirekte
E. Produkte
Përgjigje: 1 - B, 2 - C, 3 - A, 4 - D

24. Rendisni ndryshimet ndërmjet produktit dhe shërbimit  (4 pikë)


Përgjigje: Ndryshimet ndërmjet produktit dhe shërbimit janë:
- Shërbimet nuk janë të prekshme.
- Shërbimet krijohen dhe shpërndahen në të njëjtën kohë.
- Shërbimet nuk mund të ruhen.
- Shërbimet janë të dukshme për klientët.

| 128 |

You might also like