You are on page 1of 38

BANKË ME NJËSI TESTESH

PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR TË TEORISË PROFESIONALE


NË PROFILIN MËSIMOR “RIPARIME TË PAJISJEVE
ELEKTROSHTËPIAKE”, NIVELI II

(Drejtimi mësimor “Elektroteknikë”)

Tiranë, 2015
BANKË ME NJËSI TESTESH

PROFILI : ”Riparime të pajisjeve elektroshtëpiake”, Niveli II


LËNDA: “Bazat e sipërmarrjes”, klasa 12-të

1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cili nga tipet e mëposhtëm të sipërmarrjeve, NUK është
sipërmarrje sociale:
(1 pikë)
A) Qëndra komunitare
B) Firmat sociale
C) Fondacion bamirësie
D) Firmë e riparimeve të paisjeve elektroshtëpiake
Përgjigje: D

2. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cila nga aftësitë e mëposhtme sipërmarrëse, është më


shumë e lindur sesa e fituar:
(1 pikë)
A) Aftësi menaxhuese
B) Aftësi për të punuar në ekip
C) Aftësi për të planifikuar
D) Aftësi për rezistencë
Përgjigje: D

3. Rrethoni përgjigjen e saktë. Biznesi që ka 50 të punësuar dhe xhiro vjetore 250 milionë
është:
(1 pikë)
A) Ndërmarrje e madhe
B) Ndërmarrje e mesme
C) Ndërmarrje e vogël
D) Mikrondërmarrje
Përgjigje: B

4. Rrethoni përgjigjen e saktë. Nisur nga qëllimi kryesor i saj, sipërmarrja në thelb është:
(1 pikë)
A) Lloji i veprimtarisë së parasë së shtuar
B) Lloji i veprimtarisë së vlerës së shtuar
C) Lloji i veprimtarisë së parasë dhe vlerës së shtuar
D) Asnjëra nga më sipër
Përgjigje: B

5. Rrethoni përgjigjen e saktë. Nëse sipërmarrja juaj është regjistruar me formën ligjore
“person fizik”, atëherë:
(1 pikë)
A) Jeni pronar dhe menaxher i biznesit tuaj
B) Jeni një ose më shumë ortakë
C) Vendimet strategjike merren nga Asamblea e aksionerëve
D) Menaxhimi dhe vendimet e përditëshme merren nga administratori
Përgjigje: A

6. Rrethoni përgjigjen e saktë. Nëse arrini t’i dalloni klientët tuaj sipas vendit apo zonës ku
ata jetojnë, ju jeni duke bërë:
(1 pikë)
A) Segmentim demografik të tregut
B) Segmentim psikografik të tregut
C) Segmentim gjeografik të tregut
D) Targetim të tregut
Përgjigje: C

7. Rrethoni përgjigjen e saktë. Cili nga faktorët e mëposhtëm ka ndikim mbi sjelljen
konsumatore:
(1 pikë)
A) Faktorët rrethanorë
B) Faktorë të ambientit shoqëror
C) Veçoritë individuale
D) Të gjithë më sipër
Përgjigje: D

8. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në cilin nga rastet e mëposhtme, biznesi ka formën ligjore
“person fizik”:
(1 pikë)
A) Shitës me shumicë pjesësh paisjesh elektrike
B) Skuadër instalimesh elektrike civile dhe industriale
C) Riparues i pajisjeve elektroshtëpiake me të punësuar të tjerë
D) Hidrocentral i vogël
Përgjigje: C

9. Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura:


(2 pikë)

Ndërveprimi i kërkesës me____________ në tregun e produkteve përcakton_________ e çdo


produkti.
Përgjigje: ofertën, çmimin.

10. Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura:


(2 pikë)
Faktorët e prodhimit (burimet), për një biznes janë katër: toka, _________________, kapitali dhe
__________________.
Përgjigje: puna, sipërmarrja.

11. Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura:


(2 pikë)

Një biznes i orientuar nga konsumatori bën segmentimin e tregut me njërin nga kriteret:
demografik, __________________, psikografik apo të _________________.
Përgjigje: gjeografik, përfitimit.

12. Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura:


(2 pikë)
Konkurrenca e çon tregun në ekuilibër, ku sasia e ofruar e një produkti barazohet me
________________________ dhe produkti shitet me çmimin e_________________________.
Përgjigje: sasinë e kërkuar, ekuilibrit.

13. Plotësoni vendet bosh me fjalët e duhura:


(2 pikë)

Veprimtari njerëzore quhen ato veprimtari që ndodhin në mjediset__________________ nën


ndikimin e ___________________.
Përgjigje: natyrore, njeriut.

14. Veprimtaritë njerëzore ndahen në ekonomike dhe joekonomike. Lidhni saktë me shigjeta këto veprimtari:
(2 pikë)

Veprimtari njerëzore ekonomike

Profesion Punësim Shërbim social

Përgjigje:

Veprimtari njerëzore ekonomike

Profesion Punësim Shërbim social

15. Listoni të paktën tri nga elementet më të rëndësishme që duhet të përmbajë kontrata e punës,
duke supozuar se jeni pronari i një firme që operon në fushën e riparimeve të paisjeve
elektroshtëpiake, sapo keni punësuar disa punonjës, që do të punojnë për riparimin e disa pajisjeve
elektroshtëpiake të një banese dhe po lidhni kontratat individuale të punës me ta.
(3 pikë)
a) __________________________________________________________ (1 pikë)
b) __________________________________________________________ (1 pikë)
c) __________________________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
Kontrata e punës, e lidhur me shkrim, duhet të përmbajë:
- identitetin e palëve,
- vendin e punës.
a) përshkrimin e përgjithshëm të punës
- datën e fillimit të punës.
b) kohëzgjatjen kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar
- kohëzgjatjen e pushimeve të paguara,
- afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës.
c) elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj
- kohën normale javore të punës,
- kontratën kolektive në fuqi.

16. Për pohimet e mëposhtme, shënoni në vendet bosh: V nëse janë të vërteta dhe G nëse janë të
gabuara:
(2 pikë)
a) Duke konsideruar të pandryshuar gjithçka tjetër, kur çmimi rritet/zvogëlohet, sasia e
kërkuar zvogëlohet/ rritet._________ (1 pikë)
b) Nëse keni zgjedhur një zonë, ku biznesi i juaj është i vetëm, ju pothuaj veproni në
një situatë tregu oligopol._________ (1 pikë)
Përgjigje: a - V; b - G

17. Le ta zemë se një menaxher i një biznesi në fushën e riparimeve të pajisjeve elektroshtëpiake,
ka vendosur për një trajtim të përqendruar ose të diferencuar të klientëve.
(3 pikë)
a) Cili do të ishte hapi pasues?:__________________________________________ (1 pikë)
______________________________________________________________
b) Çfarë duhet të analizojë menaxheri për të përcaktuar dhe tërhequr tregjet e synuara?(1 pikë)
__________________________________________________________________
_______________________________________________________________ .
c) Cili do të ishtë një rast i veçantë :______________________________________ (1 pikë)
_______________________________________________________________ .

Përgjigje:
a) Hapi pasues do të ishte identifikimi i tregjeve të synuar, i grupeve të klientëve, të cilët mund të
pëlqejnë produktet e biznesit të tij.
b) Menaxheri duhet të analizojë pikat më të forta të biznesit të tij, për të përcaktuar dhe tërhequr tregjet
e synuara.
c) Një rast i veçantë do të ishte gjetja e një tregu ”nishë”, një grup klientësh të gatshëm të paguajnë
edhe më tepër, mjaft të kënaqen sa më mirë nevojat apo dëshirat e tyre.

18. Ju jeni pronar i një biznesi në fushën e riparimeve të paisjeve elektroshtëpiake.


(3 pikë)
a) A do të zgjidhnit të zhvilloni veprimtarinë biznesore në kushtet e një konkurrence të
plotë?:____________________________________________________________
_________________________________________________________________ (1 pikë)
b) Argumentoni përgjigjen:_____________________________________________
_________________________________________________________________. (1 pikë)
c) Çfarë do të bënit për të siguruar një farë pozicioni të veçantë edhe në këtë lloj tregu?
________________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________. (1 pikë)
Përgjigje:
a) Jo, nuk do të zgjidhja të zhvilloja veprimtarinë biznesore në kushtet e një konkurrence
të plotë.
b) Nëse do të veproja në kushtet e një konkurrence të plotë, atëherë sa herë do të ngrija
çmimet, blerësit shumë lehtë do të drejtoheshin tek konkurrenti im më i afërt. Unë do humbisja klientë
dhe fitimet do të më zvogëloheshin.
c) Konkurrenca e plotë në treg bën që çmimet të vendosen nga tregu, nga oferta dhe
kërkesa. Në këto kushte, unë mund dhe duhet të përshtasja çmimet e mia në përputhje me ndryshimet e
këtyre dy faktorëve.

19. Ju po shqyrtoni mundësinë e blerjes së një biznesi ekzistues. Në tabelën më poshtë


shëno me “+” për avantazhet dhe me “– “ për disavantazhet që shoqërojnë blerjen e këtij
biznesi:
(4 pikë)

Klientelë e stabilizuar (1 pikë)


Procedura të krijuara (1 pikë)
Vendndodhje e papërshtatshme (1 pikë)
Mundësi për t’u kredituar nga bankat (1 pikë)
Përgjigje:

Klientelë e stabilizuar +
Procedura të krijuara +
Vendndodhje e papërshtatshme -
Mundësi për t’u kredituar nga bankat +

20. PPB e Shqipërisë në vitin 2013 ka qënë 12,34∙109$, ndërsa në vitin 2012 ka qënë 12,89∙109$:
(5 pikë)
A) Me sa $ ka ndryshuar PPB nga viti 2012 në vitin 2013?:______________________(1 pikë)
B) Si ka ndryshuar PPB nga viti 2012 në vitin 2013?:__________________________ (1 pikë)
C) Sa ka qënë vlera në $ e PPB për frymë për të dy vitet, nëse popullsia ka qënë 2,8
milion banorë?:
d) për vitin 2012: ____________________________________________________(1 pikë)
e) për vitin 2013: ____________________________________________________(1 pikë)

D) Argumentoni pse nuk është e vërtetë se çdo pjestar i familjes tuaj ka marrë 4407$ në
vitin 2013:__________________________________________________________ (1 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________.
Përgjigje:
A) Ndryshesa: 12,89∙109 - 12,34∙109 = 0,55∙109 $
B) PPB në vitin 2013 është ulur në krahasim me vitin 2012.
C) PPBfr = PPB/ N . Zëvendësojmë vlerat për të dy vitet dhe gjejmë:

a) për vitin 2012: PPBfr12 = 12,89∙109 / 2,8 ∙106 = 4603 $


b) për vitin 2013: PPBfr13 = 12,34∙109 / 2,8 ∙106 = 4407 $

D) Nuk është e vërtetë që çdo pjestar i familjes sime ka marrë 4407 $, sepse shifra 4407 $
është vlerë që ka dalë nga llogaritje statistikore dhe si e tillë ajo tregon një shpërndarje
mesatarisht të barabartë të.
BANKË ME NJËSI TESTESH

PROFILI : ”Riparime të pajisjeve elektroshtëpiake”, Niveli II


LËNDA: “Makinat elektrike”, klasa e 12-të

1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Gjeneratori sinkron prodhon:


(1 pikë)
A) rrymë elektrike pulsante
B) rrymë elektrike të vazhduar
C) rrymë elektrike alternative
D) transmeton energji elektrike
Përgjigje: C

2. Rrethoni përgjigjen e saktë. Transformatori shërben për:


(1 pikë )
A) të transmetuar energji elektrike
B) prodhuar energji termike
C) prodhuar energji elektrike
D) prodhuar energji mekanike
Përgjigje: A

3. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në makinat sinkron shpejtësia e rotorit dhe fushës magnetike të
statorit është:
(1 pikë)
A) e ndryshme
B) më e vogël
C) më e madhe
D) e njëjtë
Përgjigje: D

4. Rrethoni përgjigjen e saktë. Transformatori është ulës tensioni kur:


(1 pikë)
A) k = 1
B) k = 0
C) k > 1
D) k < 1
Përgjigje: D

5. Rrethoni përgjigjen e saktë. Motori elektrik prodhon:


(1 pikë)
A) energji elektrike
B) energji termike
C) energji mekanike të rrotullueshme
D) transmeton energji elektrike
Përgjigje: C

6. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në motorin asinkron shpejtësia e fushës manjetike të statorit


kundrejt asaj të rotorit është:
(1 pikë)
A) e barabartë
B) më e madhe
C) më e vogël
D) e ndryshme
Përgjigje: B

7. Rrethoni përgjigjen e saktë. Gjatë frenimit elektrik rekuperativ shpejtësia e motorit elektrik:
(1 pikë)
A) zvogëlohet
B) bëhet zero
C) rritet mbi atë ideale pangarkesë
D) nuk ndryshon
Përgjigje: C

8. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në motorin asinkron rrëshqitja e rotorit llogaritet:


(1 pikë)
A) s = n2 + n1/n2
B) s = (n1 –n2 )/n1
C) s = (n2 –n1 )/n1
D) s = (n1+ n2)/n1
Përgjigje: B

9. Rrethoni përgjigjen e saktë. N.q.s tensioni U1 = 110 V dhe koefiçenti i transformimit të


transformatorit është k = ½, tensioni U2 është:
(1 pikë)
A) U2 = 127V
B) U2 = 220 V
C) U2 = 55 V
D) U2 = 440 V
Përgjigje: B

10. Rrethoni përgjigjen e saktë. Koeficenti i transformimit te transformatorit llogaritet :


(1 pikë)
A) k = I 2/I 1
B) k = E2/ E 1
C) k = W2/W 1
D) k = U 2 /U1
Përgjigje: A

11. Rrethoni përgjigjen saktë. Në rregjimin motor të makinës së rrymës së vazhduar momenti
elektromanjetik ka karakter:
(1 pikë)
A) sheshues
B) frenues
C) rrotullues
D) transportues
Përgjigje: C

12. Rrethoni përgjigjen saktë: Në regjimin motor të makinës elektrike momenti elektromanjetik dhe
shpejtësia kanë kah të:
(1 pikë)
A) të shfazuar
B) të kundërt
C) janë pingul
D) të njëjtë
Përgjigje: D

13. Rrethoni përgjigjen saktë: Në regjimin gjenerator të makinës elektrike momenti elektromanjetik
dhe shpejtësia kanë kah të:
(1 pikë)
A) të shfazuar
B) të kundërt
C) janë pingul
D) të njëjtë
Përgjigje: B

14. Rrethoni përgjigjen e saktë. Karakteristika mekanike paraqet varësinë e:


(1 pikë)
A) n = f(s)
B) n = f(M)
C) n = f(U)
D) n = f(I)
Përgjigje: B

15. Shkruani si klasifikohen gjeneratorët e rrymës së vazhduar sipas mënyrës së eksitimit:


(2 pikë)
a) _________________________
b) _________________________
Përgjigje:
a) me eksitim të pavarur
b) me vet eksitim
16. Vizatoni skemën e plotë të G.R.V me eksitim paralel dhe listoni elementët esaj.
(11 pikë)
a) Vizatoni skemën e plotë të G.R.V me eksitim paralel: (3 pikë)

b) Listoni, tetë elementet e saj:


1) ____________________________ (1 pikë)
2) ____________________________ (1 pikë)
3) ____________________________ (1 pikë)
4) ____________________________ (1 pikë)
5) ____________________________ (1 pikë)
6) ____________________________ (1 pikë)
7) ____________________________ (1 pikë)
8) ____________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) Skema e plotë e G.R.V me eksitim paralel
b) Elementet e skemës:
1) Rng, reostat që përfaqson ngarkesë
2) ç, çelës
3) A, ampermetër, mat Ing
4) V, voltmetër,mat U në daljet e G.R.V
5) G, indukti i GRV
6) A, ampermetër, mat ie
7) PEP, pështjella e exitimit paralel
8) Rrreg , reostat që ndryshon ie

17. Tregoni ku bazohet zgjedhja e fuqisë së motorit me metodën e vlerës së fuqisë së njëvlerëshme
dhe si llogaritet ajo.
(4 pikë)
a) _________________________________________________________(2 pikë)
_________________________________________________________
_________________________________________________________
b) Fuqia e njëvlerëshme llogaritet: Pnj (2 pikë)
Përgjigje:
a) Zgjedhja e fuqisë së motorit me metodën e fuqisë së njëvlerëshme bazohet në zëvendësimin e
fuqisë së vërtetë me një fuqi të njëvlerëshme e cila gjatë punës së ciklit shkakton të njëjtat humbje
si ajo e vërtetë.
𝑃12 𝑡1 +𝑃22 𝑡2 +⋯𝑃𝑛2 𝑡𝑛
b) Fuqia e njëvlerëshme llogaritet: Pnj ꞊ √
𝑡1 +𝑡2 +⋯𝑡𝑛

18. Tregoni, ku bazohet zgjedhja e fuqisë së motorit me metodën e vlerës së rrymës së


njëvlerëshme, dhe si llogaritet ajo:
(4 pikë)
a) _________________________________________________________ (2 pikë)
_________________________________________________________
_________________________________________________________
_________________________________________________________
b) Rryma e njëvlerëshme llogaritet: (2 pikë)
Inj ꞊

Përgjigje:
a) Zgjedhja e fuqisë së motorit me metodën e rrymës së njëvlerëshme, bazohet në zëvendësimin e
rrymës së vërtetë me një rrymë të njëvlerëshme e cila gjatë punës së ciklit shkakton të njëjtat
humbje si ajo e vërtetë.
𝐼 2 𝑡1 +𝐼22 𝑡2 +⋯𝐼𝑛2 𝑡𝑛
b) Rryma e njëvlerëshme llogaritet: Inj ꞊ √1
𝑡1 +𝑡2 +⋯𝑡𝑛

19. Shkruani, çfarë tregon skema në figurë, listoni qarqet dhe pesë prej pajisjeve të saj:
(9 pikë)
a) Në figurë tregohet skema: _____________________________________ (2 pikë)
__________________________________________________________

b) Qarqet janë: _______________________ dhe ______________________ (2 pikë)

c) Pesë prej pajisjeve të saj janë: ________________________________, (5 pikë)

_____________________________________, ______________________________,

____________________________________________________________________,

__________________________________________________________________________.

Përgjigje:
a) Në fig tregohet skema e nisjes së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt me dy kah rrotullimi.
b) Qarqet e skemës janë dy, ai kryesor (fuqisë) dhe ai ndihmës (komandimit.
c) Disa prej paisjeve të saj janë: çelësi, siguresa, kontaktorët para(P), mbrapa(M), me kontaktet
përkatës, reletë nxehtësore me kontaktet përkatës Rnx 1 ,Rnx2, butonat nisje Ni dhe ndalim Nd.

20. Vizatoni, skemën e nisjes së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt me Reaktor, dhe
tregoni si funksionon ajo.
(4 pikë)
a) Vizatoni, skemën: (2 pikë)

b) Tregoni funksionimin: ________________________________________ (2 pikë)


___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

Përgjigje:
a) skema e nisjes së motorit asinkron me rotor, të lidhur shkurt me Reaktor:

b) Fillimisht mbyllim ҫelësin Ҫ1 rryma kalon nga rrjeti nëpër reaktor dhe në statorin e motorit. Kur
shpejtësia arrin pranë asaj nominale mbyllim ҫelësin Ҫ2 që shunton reaktorin. Në motor zbatohet
tensioni i rrjetit.

21. Vizatoni, skemën e nisjes së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt me tension të ulur
me autotransformator, tregoni si funksionon ajo:
(4 pikë)
a) Vizatoni, skemën e nisjes së motorit asinkron: (2 pikë)
b) Tregoni si funksionon ajo:_________________________________ (2 pikë)
_______________________________________________________________
_____________________________________________________________________

Përgjigje:
a) skema e nisjes së motorit asinkron:

b) Fillimisht mbyllim ҫelësin Ҫ1 krijojmë nulin e A.T.R, më pas mbyllim ҫelësin Ҫ2 rryma kalon nga
rrjeti nëpër A.T.R dhe në statorin e motorit. Kur shpejtësia arrin pranë asaj nominale mbyllim
ҫelësin Ҫ3 që shunton A.T.R. Në motor zbatohet tensioni i rrjetit.

22. Shkruani, çfarë tregon skema në figurë, listoni qarqet, dhe pesë prej pajisjeve të saj:
(9 pikë)
a) Në figurë tregohet skema: _____________________________________ (2 pikë)

me ______________________________________

b) Qarqet janë: _______________________ dhe _____________________ (2 pikë)


c) Pesë prej pajisjeve të saj janë: ______________________________, (5 pikë)

_________________________________, ___________________________________,

___________________________________, _________________________________.

Përgjigje:
a) Në fig. tregohet skema e nisjes së motorit asinkron me rotor me faza.
b) Qarqet kryesorë janë dy, ai kryesor (fuqisë) dhe ai ndihmës (komandimit).
c) Disa prej paisjeve të saj janë: çelësi, siguresa, kontaktori L me kontaktet përkatës L, reletë
nxehtësore me kontaktet përkatës Rnx 1 , Rnx2, Rnx, kontaktorët N1,N2,N3, butonat nisje dhe ndalim
etj.

23. Tregoni(shkruani), kush janë llojet e frenimit elektrik:


(3 pikë)
a) __________________________________ (1 pikë)
b) __________________________________ (1 pikë)
c) __________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) frenimi elektrik rekuperativ,
b) frenimi elektrik me kundërkyçje,
c) frenimi elektrik elektrodinamik.

24. Shkruani, çfarë tregon skema në figurën e mëposhtme, listoni elementet e saj:
(4 pikë)
a) Në figurë tregohet skema: _____________________________________ (1 pikë)

b) Listoni tre elementet:


1) Ppep _____________________________________ (1 pikë)
2) Pni _____________________________________ (1 pikë)
3) C _____________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) Në figurë tregohet: skema e motorit asinkron një fazor.
b) Elementet:
1) Ppep, pështjella e punës,
2) Pni, pështjella e nisjes,
3) çelës rezistor.

25. Shkruani, çfarë tregon skema në figurën e mëposhtme, listoni elementet e saj:
(5 pik

a) Në figurë tregohet skema: _____________________________________ (1 pikë)

b) Listoni elementet:

1) Ppe _____________________________________ (1 pikë)


2) = _____________________________________ (1 pikë)
3) ͠ _____________________________________ (1 pikë)
4) R _____________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) Në figurë tregohet skema e lidhjes së motorit universal me kolektor.
b) Elementet:
1) Ppe pështjella e eksitimit,
2) = dalja e rrymës vazhduar,
3) ͠ dalja e rrymës alternativenës,
4) R dalje e përbashkët.
26. Emërtoni, skemën e dhënë në figurën e mëposhtme, listoni shtatë elementet e saj:
(8 pikë)

a) Në figurë tregohet skema e ______________________________ (1 pikë)


b) Elementet janë:
1) _____________________________________ (1 pikë)
2) _____________________________________ (1 pikë)
3) _____________________________________ (1 pikë)
4) _____________________________________ (1 pikë)
5) _____________________________________ (1 pikë)
6) _____________________________________ (1 pikë)
7) _____________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) Në figurë tregohet skema e kontaktorit elektrik.
b) Elementet janë:
1) bobina
2) bërthama magnetike
3) indukti
4) zgjedha e lëvizshme
5) kontaktet kryesorë
6) kontakte normalisht të hapur
7) kontakte normalisht të mbyllur
27. Tregoni, në sa mënyra realizohet frenimi me kundërkyçje i motorëve asinkron:
(2 pikë)
a) _________________________________________________ (1 pikë)
b) _________________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) Duke shtuar një rezistencë aktive në qarkun e rotorit.
b) Duke ndryshuar kahun e rrrotullimit të fushës magnetike të statorit.

28. Tregoni, si realizohet frenimi me kundërkyçje me revers i motorëve asinkron:


(2 pikë)
_________________________________________________________
_________________________________________________________

Përgjigje:
Frenimi me kundërkyçje me revers i motorëve asinkron realizohet duke ndryshuar renditjen e
lidhjes së dy fazave të statorit.

29. Tregoni, si realizohet frenimi elektrodinamik në motorin asinkron:


(2 pikë)
_________________________________________________________
_________________________________________________________

Përgjigje:
Frenimi elektrodinamik në motorin asinkron realizohet duke shkyçur statorin nga rrjeti i rrymës
alternative dhe duke e lidhur me atë të rrymës së vazhduar.

30. Plotësoni vendet bosh me fjalën e duhur në fjalitë e mëposhtme, dhe emërtoni në figurë boshtet
koordinativ:
(3 pikë)
a) Lakorja në figurë tregon ___________________________________________(1 pikë)
a) Boshti ________________________ dhe ______________________________(2 pikë)

Përgjigje:
a) karakteristikën mekanike të motorit asinkron. n=f(M)
b) boshti abshisave M, dhe i ordinatave n

31. Tregoni, cilët janë parimet bazë të rregullimit të shpejtësisë në motorat asinkron:
(3 pikë)
a) __________________________________________ (1 pikë)
b) __________________________________________ (1 pikë)
c) __________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) duke ndryshuar frekuencën f,
b) duke ndryshuar numrin e çift poleve,
c) duke ndryshuar rrëshqitjen s.

32. Tregoni, si realizohet ndryshimi i shpejtësinë së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt,
duke ndryshuar numrin, çift të poleve, vizatoni skemat përkatëse të tyre:
(4 pikë)
a) Për realizimin e ndryshimit të shpejtësisë së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt,
duke ndryshuar numrin çift të poleve ________________________________
________________________________________________________________ (2 pikë)
b) vizatoni skemën e parë: (1 pikë)

c) vizatoni skemën e dytë: (1 pikë)


Përgjigje:
a) Për realizimin e ndryshimit të shpejtësisë së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt duke
ndryshuar numrin çift të poleve, pështjella e statorit nga lidhja yll (seri) kalon në yll
dyfish (paralel).
b) skema e parë:

Lidhja yll (seri)


c) skema e dytë:

Lidhja yll dyfish (paralel)

33. Tregoni, si realizohet komandimi i nisjes së motorëve elektrikë në varësi të rrymës, të kohës,
dhe të shpejtësisë këndore:
(3 pikë)
a) __________________________________________ (1 pikë)
b) __________________________________________ (1 pikë)
c) __________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) komandimi në varësi të rrymës, realizohet me rele elektromagnetike rryme.
b) komandimi në varësi të kohës, realizohet me rele kohe.
c) komandimi në varësi të shpejtësisë këndore, realizohet me rele të frekuencës.

34. Tregoni, sipas cilit ligj realizohet nxehja dhe ftohja e motorit elektrik, vizatoni grafikët
përkatës:
(3 pikë)
a) Nxehja dhe ftohja e motorit elektrik realizohet ________________________ (1 pikë)
______________________________________________________________
______________________________________________________________
b) vizatoni grafikët: (2 pikë)

Përgjigje:
a) Nxehja dhe ftohja e motorit elektrik realizohet sipas ligjit eksponencial, nga brenda jashtë
për ngrohjen dhe nga jashtë brenda për ftohjen.
b) Në figurë tregohen grafikët 1-2 për nxehjen dhe 3-4 për ftohjen.

35. Tregoni, 2 (dy)mënyrat e nisjes së motorit asinkron me rotor të lidhur shkurt:


(2 pikë)
a) _________________________________ (1 pikë)
b) _________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) nisja direkte,
b) nisja me tension te ulur.
BANKË ME NJËSI TESTESH

PROFILI : ”Riparime të pajisjeve elektroshtëpiake”, Niveli II


LËNDA: “Elektronikë industriale” klasa e 12të

1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në qarkun e tranzistorit me bazë të përbashkët, sinjali aplikohet


ndërmjet :
(1 pikë)
A) emiterit dhe kolektorit
B) emiterit dhe bazës
C) kolektorit dhe bazës
D) bazë - bazë
Përgjigje: B

2. Rrethoni përgjigjen e saktë. Fotodioda është element që:


(1 pikë)
A) emeton dritë
B) përforcon tensionin
C) është e ndjeshme ndaj dritës
D) stabilizon tensionin
Përgjigje: C

3. Rrethoni përgjigjen e saktë. Porta logjike “JO” ndërtohet me logjikë:


(1 pikë)
A) logjikë diode
B) logjike tranzistori
C) logjikë kondensatori
D) logjikën TTL
Përgjigje: B

4. Rrethoni përgjigjen e saktë. Multivibratori është:


(1 pikë)
A) qelizë kujtese
B) element kujtese
C) kujtesë fikse
D) element shumë shtresor
Përgjigje: B

5. Rrethoni përgjigjen e saktë. Tranzistori me bazë të përbashkët amplifikon:


(1 pikë)
A) rrymën
B) rrymën dhe tensionin
C) tensionin dhe fuqinë
D) fuqinë
Përgjigje: C

6. Rrethoni përgjigjen e saktë. Porta logjike EDHE ka:


(1 pikë)
A) një hyrje dhe shumë dalje
B) një hyrje dhe një dalje
C) shumë hyrje dhe shumë dalje
D) shumë hyrje dhe një dalje
Përgjigje: D

7. Rrethoni përgjigjen e saktë. Veprimi i multivibratorit T është të:


(1 pikë)
A) ndërrojë gjëndjen mbas çdo impulsi –ore
B) krijojë vonesa
C) regjistrojë informacion
D) numërojë informacion
Përgjigje: A

8. Rrethoni përgjigjen e saktë. Shprehja binare e portës “NEDHE” është:


(1 pikë)
A) Y = ̅̅̅̅̅̅̅
𝐴∗𝐵
B) Y = A * B
C) Y = ̅̅̅̅̅̅̅̅
𝐴+𝐵
D) Y = A + B
Përgjigje: A

9. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në qarqet e integruara, në vend të diodave të hyrjes në llogjikën


DTL është e mundur, që diodat t’i zëvendësojmë me:
(1 pikë)
A) bobina
B) kondensatorë
C) tranzistorë shumë emiterial
D) rezistencë
Përgjigje: C

̅̅̅̅̅̅̅
10. Rrethoni përgjigjen e saktë. Shprehja binare Y = (A+B) * (𝐴 ∗ 𝐵) është funksion i portës
logjike:
(1 pikë)
A) “NEDHE”
B) “NOSE “
C) “OSE” e veçantë
D) “JO”
Përgjigje: C
11. Rrethoni përgjigjen e saktë. Në përforcuesin diferencial duhet që, tensioni në dalje të varet nga:
(1 pikë)
A) vetëm nga diferenca e dy tensioneve në hyrje
B) tensioni i hyrjes
C) hyrja e invertuar
D) hyrja e pa investuar
Përgjigje: A

12. Rrethoni përgjigjen e saktë. Përforcuesi diferencial mund të përdoret si:


(1 pikë)
A) përsëritës emiterial
B) invertues
C) numërues
D) invertues faze
Përgjigje: D

13. Rendisni, cilat janë rregullat e Morgan –it:


(2 pikë)
a) ___________________________________________ (1 pikë)
b) ___________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) ̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅
𝐴 ∗ 𝐵 … … = 𝐴̅ + 𝐵̅.........

b) ̅̅̅̅̅̅̅̅
𝐴 + 𝐵 ........ = 𝐴̅ * 𝐵̅.........

14. Për portën logjike të vizatuar mëposhtë, emërtoni portën dhe shkruani funksionin e saj:
(2 pikë)

a) emërtoni portën logjike:_______________________________ (1 pikë)


b) Shkruaj funksionin e saj:______________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) portë logjike “NEDHE”
b) ̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅̅
𝐴∗𝐵 = 𝑌

15. Ndërtoni portën logjike “OSE” për logjike pozitive, me logjike diode dhe vizatoni portën
përkatëse: :
(2 pikë)
a) ndërtimi i portës logjike “OSE”: (1 pikë)

b) vizatimi i portës përkatëse: (1 pikë)

Përgjigje:
a)

b-

16. Për portat e dhëna të vizatuara më poshtë, emërtoni ato dhe vendosni ekuacionet binare për
secilën portë:
(2 pikë)
a) emërtimi: (1 pikë)

_________________, ________________

b) ekuacionet binare për secilën portë: (1 pikë)

_________________, _________________

Përgjigje:
a) OSE, EDHE ,
b) ekuacioni binar A+B = Y, ekuacioni binar A *B =Y
17. Për portën logjike të dhënë më poshtë, emërtoni portën dhe plotësoni tabelën e vërtetësisë:
(2 pikë)

a) emërtimi i portës: ____________________ (1 pikë)

b) tabela e vërtetësisë: (1 pikë)

Përgjigje:
a) porta logjike, “NOSE“
b) tabela e vërtetësisë:
A B Y
0 0 1
0 1 0
1 0 0
1 1 0

18. Në figurën e dhënë më poshtë, emërtoni skemën dhe llogaritni V0 (tensionin ne dalje):
(2 pikë)

a) emërtimi i skemës:__________________________ (1 pikë)

b) llogaritja e V0 (tensionit në dalje): (1 pikë)

Përgjigje:
a) përforcues i investuar

b)

19. Ndërtoni(vizatoni), përforcuesin shumator dhe llogarisni V0 (tensionin ne dalje)::


(2 pikë)
a) ndërtoni përforcuesin shumator: (1 pikë)

b) llogarisni V0 (tensionin ne dalje): (1 pikë)


Përgjigje:
a)

b)

20. Renditni, dy nga treguesit kryesorë, nga ku dallohen familjet e qarqeve të integruara:
(2 pikë)
a) _____________________________________________________ (1 pikë)
b) _____________________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) shpejtësia me të cilën vepron qarku,
b) faktori i mirësisë së qarkut.

21. Duke u bazuar në rregullat e Morganit tregoni me fjalë dhe figurë se si mund të realizohet
(krijohet), porta logjike EDHE dhe porta logjike OSE:
(4 pikë)
a) porta logjike EDHE mund të krijohet_________________________ (2 pikë)

b) porta OSE mund të krijohet:____________________________ (2 pikë)


Përgjigje:
a) porta EDHE mund të krijohet nga porta OSE dhe porta JO,

=>
b) porta OSE mund të krijohet nga porta EDHE dhe porta JO.

=>
22. Shkruani, cili është përkufizimi i portës “JO”, si dhe ndërtoni simbolin e saj:
(2 pikë)
a) dalja e portës JO ________________________________________________(1 pikë)

b) ndërtoni simbolin e saj:


Përgjigje:
a) dalja e portës JO merr gjendjen 1, vetëm atëherë kur hyrja është në gjendjen 0

b)

23. Tregoni, ç’kuptoni me “Logjikë pozitive“ dhe “Logjikë negative“:


(2 pikë)

a) ____________________________________________________________
____________________________________________________________ (1 pikë)
b) ____________________________________________________________
____________________________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) Shifra binare 1 përfaqësohet nga tensioni i vazhdueshëm 4V, ndërsa shifra binare 0, nga
tensioni 0,2V . Kjo mënyrë përfaqësimi quhet “ logjike pozitive.“
b) Kur vlera më e madhe negative është shifra 1 edhe vlera më e madhe pozitive është shifra 0.
Kjo mënyrë përfaqësimi quhet “logjike negative.“

24. Tregoni, cilat janë dy funksionet kryesore që mund të kryejë porta “OSE” e veçantë:
(2 pikë)
a) ________________________________________________________(1 pikë)
b) ________________________________________________________(1 pikë)
Përgjigje:
a) përdoret në bllokun aritmetik të makinave llogaritëse,
b) shërben si krahasues i pabarazisë.

25. Tregoni, cilat janë parametrat e përforcuesit operacional ideal:


(4 pikë)

a) ________________________________________________________(1 pikë)
b) ________________________________________________________(1 pikë)
c) ________________________________________________________(1 pikë)
d) ________________________________________________________(1 pikë)
Përgjigje:
a) rezistenca e hyrjes Ri = ∞ dhe rezistenca e daljes R0 = 0.
b) koeficienti i përforcimit K është pambarimisht i madh,
c) gjerësia e brezit është ∞.
d) karakteristika e tyre nuk ndryshon me ndryshimin e temperaturës.

26. Në skemën e dhënë më poshtë:


(4 pikë)

a) Emërtoni skemën_________________________________ (1 pikë)


b) Cili është veprimi që kryen skema______________________________ (1 pikë)
c) Llogaritni, tensionin në dalje të skemës nëse Rf = 100KΩ: (2 pikë)

Përgjigje:
a) Skema është një Përforcues Operacional,
b) Skema kryen veprimin e mbledhjes,

𝑅𝑓 𝑅𝑓 𝑅𝑓 100 100 100


c) V0 = -𝑅1 𝑉1+ 𝑅2V2 + 𝑅3 V3 = - 0,2 + 0,5 + 0,8 = 8,3 V
33 22 12

27. Ndërtoni (vizatoni) simbolin e Multivibratorit tip S-R dhe skemën e njëvlefshme të
mulivibratorit S-R:
(3 pikë)
a) Ndërtoni (vizatoni), simbolin e Multivibratorit tip S-R: (1 pikë)

b) Ndërtoni (vizatoni), skemën e njëvlefshme të mulivibratorit S-R (2 pikë)

Përgjigje:
a)

b)

28. Ndërtonim (vizatoni), skemën e njëvlefshme të Multivibratorit tip J-K dhe tabelën e
vërtetësisë:
(3 pikë)
a) Skema e njëvlefshme e Multivibratorit tip J-K: (2 pikë)

b) Tabela e vërtetësisë: (1 pikë)


Përgjigje:

a)

Jn Kn Qn+1

0 0 Qn
1 0 1
0 1 0
1 1 ̅̅̅̅
𝑄𝑛
b)

29. Renditni, kush janë treguesit kryesore të punës, tek përforcuesit operacionalë:
(4 pikë)
a) ____________________________________________ (1 pikë)
b) ____________________________________________ (1 pikë)
c) ____________________________________________ (1 pikë)
d) ____________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) rryma e polarizimit të hyrjes,
b) rryma e zhvendosjes në hyrje Iho ,
c) tensioni i shmangies në hyrje,
d) tensioni i shmangies në dalje.

30. Renditni, cilat janë përdorimet e regjistrave zhvendosës:


(4 pikë)
a) ____________________________________________ (1 pikë)
b) ____________________________________________ (1 pikë)
c) ____________________________________________ (1 pikë)
d) ____________________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) futja në seri dhe marrja në seri e informacionit,
b) shndërrimi i informacionit nga paralel në seri,
c) shumëzimi dhe pjestimi me dy,
d) gjenerator seri impulsesh.
BANKË ME NJËSI TESTESH

PROFILI : ”Riparime të pajisjeve elektroshtëpiake”, Niveli II


LËNDA: “Teknikë sigurimi” klasa e 12-të

1. Rrethoni përgjigjen e saktë. Për cilat vlera rryma alternative me frekuencë 50Hz është e pa
rrezikshme:
(1 pikë)
A) 0,1 – 1A
B) 0,2 – 2A
C) 0,01 – 0,2A
D) 1 – 3A
Përgjigje: C

2. Rrethoni përgjigjen e saktë. Rezistenca specifike e truallit me shtimin e lagështirës:


(1 pikë)
A) rritet
B) zvogëlohet
C) nuk varet nga lagështira
D) rritet shumë
Përgjigje: B

3. Tregoni, çfarë përfaqëson tensioni i prekjes:


(1 pikë)
Tension prekje quhet: ____________________________________________________________

Përgjigje:
Tension prekje quhet tensioni që ushtrohet në trupin e njeriut kur ky prek pjesët nën tension.

4. Plotësoni vendin bosh me fjalën e duhur në fjalinë e mëposhtme:


(1 pikë)

Tokëzim quhet _______________________ e një pjese të instalimit elektrik me tokën, e realizuar


nëpërmjet një tokëzuesi.

Përgjigje: lidhja elektrike

5. Tregoni, çfarë quhet neutrizim mbrojtës:


(1 pikë)
Neutrizim mbrojtës quhet__________________________________________________
_______________________________________________________________________ .
Përgjigje:
Neutrizim mbrojtës quhet lidhja metalike e posaçme me pikën e neutrit e pjesëve metalike
jorrymësjellëse, që mund të hyjnë nën tension për shkak të prishjes së izolimit.

6. Tregoni, çfarë përfaqëson rezistenca e tokëzimit:


(1 pikë)
Rezistenca e tokëzimit përfaqëson__________________________________________________
_____________________________________________________________________________ .
Përgjigje: Rezistenca e tokëzimit, përfaqëson rezistencën që nga pajisja e tokëzuar deri te pikat me
potencial zero.

7. Tregoni, vlerat e tensionit të prekjes, të lejuara në vendin tonë:


(3 pikë)
a) ______________________________________ (1 pikë)
b) ______________________________________ (1 pikë)
c) ______________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) 65V në lokalet pa rrezik të shtuar,
b) 36V në lokalet me rrezik të shtuar,
c) 12V në lokalet veçanërisht të rrezikshëm.

8. Listoni, lokalet sipas karakterit të mjedisit:


(3 pikë)
a) _____________________________________ (1 pikë)
b) _____________________________________ (1 pikë)
c) ______________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) lokale pa rrezik të shtuar,
b) lokale me rrezik të shtuar,
c) lokale veçanërisht të rrezikshëm.

9. Tregoni, çfarë kushtesh duhen të plotësohen në mjediset e rrezikshme dhe veçanërisht të


rrezikshme, kur ndriçuesit vendosen në lartësi më të vogël se 2,5m:
(3 pikë)
a) _____________________________________________________________(1 pikë)
b) _____________________________________________________________(1 pikë)
c) _____________________________________________________________(1 pikë)

Përgjigje:
a) Përcjellësit ushqyes të ndriçuesit duhet të mbrohen nga dëmtimet mekanike,
b) Trupi i armaturës duhet të tokëzohet ose neutrizohet,
c) Portollampa dhe llamba duhet të mbrohen nga prekja me kapak të fiksuar.

10. Klasifikoni, lokalet sipas kualifikimit të personelit që merren me pajisjet elektrike:


(4 pikë)
a) _________________________________________ (1 pikë)
b) _________________________________________ (1 pikë)
c) _________________________________________ (1 pikë)
d) _________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) lokale elektroteknike të mbyllura,
b) lokale elektroteknike,
c) lokale të prodhimit,
d) lokale komunale dhe të banimit.

11. Tregoni, si klasifikohen motorat elektrikë sipas kushteve te mjedisit:


(5 pikë)
a) _____________________________________________ (1 pikë)
b) _____________________________________________ (1 pikë)
c) _____________________________________________ (1 pikë)
d) _____________________________________________ (1 pikë)
e) _____________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) Motorë elektrikë të tipit të hapur,
b) Motorë elektrikë të tipit të mbrojtur ,
c) Motorë elektrikë të tipit të mbrojtur nga pikat e ujit,
d) Motorë elektrikë të tipit të mbyllur,
e) Motorë elektrikë të mbyllur të tipit të posaçëm kundër plasjes.

12. Listoni, faktorët që ndikojnë në pasojat e goditjes elektrike:


(6 pikë)
a) ______________________________________ (1 pikë)
b) ______________________________________ (1 pikë)
c) ______________________________________ (1 pikë)
d) ______________________________________ (1 pikë)
e) ______________________________________ (1 pikë)
f) ______________________________________ (1 pikë)
Përgjigje:
a) madhësia e rrymës,
b) lloji i rrymës,
c) koha e veprimit të rrymës në organizëm,
d) frekuenca e rrymës,
e) rruga e kalimit të rrymës në organizëm,
f) vetitë individuale të të goditurit.

13. Listoni, masat mbrojtëse nga prekja e tërthortë e pjesëve rrymësjellëse:


(7 pikë)
a) _________________________________________ (1 pikë)
b) _________________________________________ (1 pikë)
c) _________________________________________ (1 pikë)
d) _________________________________________ (1 pikë)
e) _________________________________________ (1 pikë)
f) _________________________________________ (1 pikë)
g) _________________________________________ (1 pikë)

Përgjigje:
a) tokëzimi mbrojtës,
b) neutralizimi mbrojtës,
c) shkyçja mbrojtëse,
d) mbështetjet izoluese,
e) barazimi i potencialit,
f) veshja me izolim,
g) tensionet e vogla.

14. Tregoni, pse gjatë saldimit me hark elektrik, zëvendësimi i elektrodës së konsumuar paraqet
rrezikshmëri?
(3 pikë)
Zëvëndësimi i elektrodës së dëmtuar paraqet rrezikshmëri, sepse _________________
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________.

Përgjigje:
Zëvëndësimi i elektrodës së dëmtuar paraqet rrezikshmëri, sepse me largimin e saj nga detali,
ndërpritet qarku i saldimit, saldatori duke prekur me dorë elektrodën dhe ndonjë detal tjetër, i
nënshtrohet tensionit dytësor 65V.

15. Listoni, cilat janë kushtet e zgjedhjes së siguresës:


(8 pikë)
a) ______________________________________(1 pikë)
b) ______________________________________(1 pikë)
c) ______________________________________(1 pikë)
d) ______________________________________(1 pikë)
e) ______________________________________(1 pikë)
f) ______________________________________(1 pikë)
g) ______________________________________(1 pikë)
h) ______________________________________(1 pikë)

Përgjigje:
a) rryma nominale,
b) tensioni nominal,
c) lloji i vendosjes,
d) rryma kufitare e shkyçjes,
e) ndërtimi,
f) rryma maksimale për kohë të shkurtër,
g) ndërtimi,
h) rryma maksimale për kohë të shkurtër.

You might also like