You are on page 1of 5

LËNDA:EKONOMI VARIANTI A

1.Gjatë fazës së gjallërimit apo rritjes ekonomike të një cikli biznesi ndodh: 1 pikë

A. rënie e prodhimit
B. rritje e shpenzimeve për konsum
C. tkurrje e bizneseve dhe rënie e shpenzimeve
D. ulje e besimit tek njerëzit,të cilët nisin të shpenzojnë më pak

2.Si pasojë e rritjes së ҫmimit të naftës , bizneset vendosin të rrisin ҫmimet e produkteve që ata prodhojnë . Në këtë rast
kemi inflacion të shkaktuar nga: 1 pik ë

A. kërkesa
B. kostoja
C. spiralja pagë -ҫmim
D. spiralja ҫmim-pagë

3.Një nga treguesit e firmës që paraqet shtesën në koston e përgjithshme,kur firma rrit me një njesi sasinë e prodhuar
është: 1 pikë

A. AR
B. MR
C. MC
D. MPP

4.Ndërtoni një grafik ku në boshtin OY keni të dhëna koordinatat (0;20) të cilat paraqesin prodhimin e një produkti
industrial. Në boshtin OX keni të dhëna koordinatat (20;0), të cilat pasqyrojnë prodhime bujqësore.Mbështetur në këto
informacione: 2 pik ë

a) Ndërtoni grafikun e Kufirit te Mundësive te Prodhimit


b) Ҫfarë përfaqësojnë pikat në,nën dhe mbi ?

5.Indetifikoni dy arsye se përse paguajmë taksa: 1 pik ë

 ________________________________________________________________________________
 ________________________________________________________________________________

6.Funksionet kryesore që kryen qeveria në ekonomi janë: 1 pik ë

A. vendos dhe garanton të drejtat e pronës private


B. ofron mallra dhe shërbime , rregullon eksternalitetet dhe siguron konkurencën e tregut
C. mbron konsumatorët , stabilizon ekonominë
D. të gjitha alternativat janë të sakta

7.Listoni dy funksione të Bankës Qëndrore që lidhen me bankat e nivelit të dytë , dhe një funksion që lidhet me
qeverinë: 3 pik ë

a) ____________________________________________________________________________________
b) ____________________________________________________________________________________
c) ____________________________________________________________________________________
LËNDA:EKONOMI VARIANTI A

8.Përcaktoni se cilës formë të papunësisë i përkasin situatat e mëposhtme :

a) Një hidraulik është i papunë sepse u largua nga firma për të punuar si i vetëpunësuar. ________________ 1 pikë
b) Pas viteve 90 për shkak të mbylljes së shumë fabrikave të industrisë mekanike shumë inxhinierë mbetën papunë
_________________ 1 pik ë

9.Supozojmë se ju jeni në një treg ku ҫmimi i produktit ishte 20 njësi paraje dhe sasia ishte 100 njësi. Kur ҫmimi u rrit me
10 njësi paraje , sasia u ul me 50 njësi. 3 pikë

a) Tregoni për ҫfarë elasticiteti bëhet fjalë ?


b) Llogarisni elasticitetin me metodën e pikës së mesit
c) Paraqiteni grafikisht

10.Shpjegoni ҫfarë lloj politike është kur:

a) Banka Qëndrore shet bono thesari dhe rrit normën e interesit nga 5% në 7% 1 pikë
_____________________________________________________________________
b) Qeveria ul pagat e punojësve të administratës publike dhe rrit taksat e individëve dhe bizneseve 1 pikë
______________________________________________________________________

11.Cikli i gjatë i prodhimit të një malli e bën: 1 pikë

A. Kërkesën më pak elastike


B. Ofertën më elastike
C. Kërkesën më elastike
D. Ofertën më pak elastike

12.Firma X uli ҫmimin e televizorëve me 20% dhe sasia e kërkuar për televizora u rrit me 30%. Në këtë rast kërkesa
është: 1 pikë

A. Elastike
B. Joelastike
C. Plotësisht elastike
D. Elasticitet njësi

13.Qeveria në kuadrin e politikës fiskale përdor instrumentin e : 1 pikë

A. Shitja e bonove të thesarit


B. Rritja e normës së rifinancimit
C. Ulja e shfrytëzimeve qeveritare
D. Rritja e normës së rezervës së detyrueshme

14.Shkruani dy ndikime të inflacionit: 2 pik ë

a) _______________________________________________
b) _______________________________________________

15.Në situatat e mëposhtme evidentoni nëse përfshihen në GDP ose jo :

a) Vlera e një makine të importuar . __________ 1 pikë


b) Paratë e marra nga Ana kur ajo shet makinën e saj 3-vjecare 1 pikë
LËNDA:EKONOMI VARIANTI A

16.Supozojmë se jemi në situatën kur ekonomia ndodhet në pikën më të ulët (Depresionit). Shpjegoni se ҫfarë ndodh
me: 3 pikë

a) Prodhimin
b) Punëzënien
c) Ҫmimet

17.Një firmë në konkurencë të plotë , në periudhën afatshkurtër , ka treguesit e mëposhtëm në tabelë: 3 pikë

Sasia e 0 1 2 3 4 5 6 7
Produktit
Shpenzime 20 35 50 85 100 130 150 200
t totale

a) Sa është kostoja fikse e produktit?


b) Sa është kosto margjinale, kur firma prodhon 6 njësi produkti ?
c) Sa është kosto e përgjithshme kur firma prodhon 5 njësi produkti ?

18.Dy parimet bazë për pagimin e taksave janë: 1 pik ë

A. Parimi i përfitimeve të marra nga shërbimet qeveritare dhe parimi i aftësisë për të paguar
B. Parimi i së drejtës së votes dhe parimi i së drejtës së fjalës
C. Asnjëra nga alternativat e mësipërme

19.Firmat e maksimizojnë fitimin kur prodhojnë atë sasi prodhimi në të cilën 1 pikë

A. MR=0
B. MC=MR
C. ATC=MR
D. MC=AR

20.Oferta e parasë, e matur nga M1 , përbëhet nga: 1 pikë

A. Paratë në dorë
B. Depozitet pa afat
C. Depozitet me afat shumë të gjatë
D. Alternativa A dhe B janë të sakta

21.Supozojmë se CPI-ja e vitit 2006 ishte 100 , ndërsa CPI-ja e vitit 2007 është 104 , atëherë norma e inflacionit në vitin
2007 është : 1 pik ë

A. 6%
B. 5%
C. 4%
D. 10%

22.Në një situatë inflacioniste ka : 1 pikë

A. Vetëm të fituar
B. Vetëm të humbur
C. Të humbur dhe të fituar
D. Asnjëra nga alternativa
LËNDA:EKONOMI VARIANTI A

23.GDP-ja |PBB-ja reale përfaqëson: 1 pik ë

A. Vlerën e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara për një person


B. Vlerën e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga ekonomitë e nëndheshme
C. Vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare përgjatë një viti, të llogaritura me ҫmimet aktuale
D. Vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare përgjatë një viti, të llogaritura me ҫmimet e vitit
bazë

24.Firma nuk prodhon asnjë njësi produkti dhe në këtë nivel ka kosto totale 50 njësi paraje. Kosto totale mesatare e saj
kur prodhon 5 njësi produkti është: 1 pikë

A. 10 lekë
B. 20 lekë
C. 30 lekë
D. 40 lekë

25.Hapi i fundit për një sipërmarrje të suksesshme: 1 pik ë

A. Përcaktimi i tregut
B. Zgjedhja e produktit të duhur
C. Plani i biznesit
D. Marrja e informacionit në treg

26.Shpjegoni tri argumente kundër deficitit buxhetor në raport me: 3 pikë

a) Investimet ______________________________________________________________
b) Inflacionin _______________________________________________________________
c) Normat e interesit ________________________________________________________ë

27.”Paniku buxhetor” ndodh në situata kur depozituesit mendojnë se depozitat mund të humbasin , kështu që kërkojnë
tërheqjen e menjëhershme të tyre. Indetifikoni :

a) Rreziku kryesor që u kanosen bankave në situata të tilla


___________________________________________________ 1 pikë
b) Dy masa që banka ndërmerr për te ulur masën e panikut banker.
___________________________________________________ 2 pikë

28. Kostot ekonomike të papunësisë shfaqen në të gjitha rastet , përveҫ : 1 pikë

A. Humbjes së prodhimit
B. Rënies së nivelit të mirëqenies së individit te papunë
C. Humbjes së të ardhurave nga taksat për qeverinë
D. Rritjes së nivelit të kriminalitetit dhe të dhunës

29.Në cilin përbërës te GDP-së|PBB-së të matur me metodën e shpenzimeve ( C , I ,G ,Nx) do të ndikojë secili prej
transaksioneve të mëposhtme:

a) Qeveria ndërton një rrugë ___________________________________ 1 pikë


b) BMW shet një makinë në vendin tonë ________________________________ 1 pikë
c) Një firmë bleu makineri të reja _____________________________ 1 pikë

30.Listoni dy nga elementët për një biznes të ri të suksesshëm 2 pikë


LËNDA:EKONOMI VARIANTI A

31.Shkruaj tri aftësi që duhet të ketë një individ për të patur sukses 3 pikë

32. Njerëzit e dine se duhet të lënë mënjanë para për të ardhmen,por këtë e vështirësojnë disa arsye : 2 pikë

a) __________________________________________________________________________
b) __________________________________________________________________________

33.Indetifikoni tri mënyra për të fituar përparësi konkuruese 3 pikë

a) ___________________________________________________________________
b) ___________________________________________________________________
c) ___________________________________________________________________

You might also like