You are on page 1of 13

KONTRAKTIMI I MUSKUJVE

PUNOI: PRANOI:
Jonida Sula Dr. Brunilda Elezi
Kristi Kamolli
Esmeralda Sula
Fabian Zeneli
Kejsi Korra
Ergest Rusi
Entela Bica
Kristina Greca
Enkel Muhollari

Klajdi Tirana

Laura Kurti

 LLOJET E MUSKUJVE

1
Fig. 1 Muskujt ne pamjen anteriore

2
Fig. 2 Muskujt ne pamje posteriore.

 KONTRAKTIMI MUSKUJVE
3
Sistemi muskulor përbëhet prej qelizave të specializuara të cilat quhen fije.
Funksioni mbizotërues i tyre është kontraktimi. Muskujt të cilat janë të lidhur me
eshtra ose organe të bredshme ose enë gjaku janë përgjegjës për lëvizje. Pothuajse
të gjitha lëvizjet në trup rezultojnë nga kontraktimet muskulore. Përjashtim kësaj
janë veprimi i cilia, flagellum në qelizat e spermës, dhe lëvizjet e amoeboidit në
disa rruza të bardha të gjakut.

Veprimi i integruar i nyjeve, eshtrave, dhe muskujve të skeletit prodhojnë


lëvizje siç janë vrapimi dhe ecja. Muskujt e skeletit gjithashtu prodhojnë lëvizje më
të ndërlikuara të cilat rezultojnë në shprehje të ndryshme të fytyrës, lëvizjet e syve
dhe frymëmarrje. Përveq lëvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu sigurojnë
funksione me rrëndësi të trupit siç është qëndrimi, stabiliteti i nyjeve, prodhimi i
nxehtësisë. Qëndrimi siç është ulur apo në këmbë mbahet nga kontraktimet
muskulore.

Muskujt e skeletit kontraktojnë vazhdimisht për ta mbajtur trupin në pozitë


statike. Tendonat e shumë muskujve zgjatet mbi nyjet dhe në këtë mënyrë
kontribuojnë në stabilitetin e nyjeve. Kjo është veqanërisht evidente në nyjen e
krahut dhe gjurit ku tendonat e muskujve janë faktorë të mëdhejnë në stabilizimin e
nyjeve.

Prodhimi i nxehësisë, për të mbajtur temperaturën e trupit, është e


rëndësishme nga një produkt i metabolizmit të muskujve. Pothuajse 85% e
nxehtësisë të prodhuar në trup është rezultat i kontraktimeve muskulore.

 KONTRAKTIMI I MUSKUJVE TE QAFES

4
Kontraktimi I muskujve te qafes manifestohet me vështirësi në rrotullim e
kokës në anën e prekur, dhimbje të fortë që mund të shtrihet në shpatull dhe krahun
e prekur nga kontraktimi dhe ndonjëherë nga dhimbja e kokës.

 Shkaqet:

Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë:


1. Lëndimet muskulare, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm.
2. Qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës.
3. Fleksibilitet i mangët muskular,
4. Dobësim i muskujve,
5. Rrëzime ose lëndime të ndryshme.
6. Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë
përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose
pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje.
Këtu përfshihet:
 Hernia diskale, frakturat në pjesën e sipërme të shpinës si pasojë e ndonjë
rrëzimi, osteoartriti apo spondiliartroza.
 Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një
problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.

 Trajtimi:

Ngrirja e qafës mund të jetë shumë e dhimbshme. Edhe pse duhet që të


shmangim lëvizjet e forta, imobilizimi i qafës nuk shërben për gjë. Për të
zhbllokuar muskujt është me dobi:
1. Kryerja e disa ushtrimeve stretching në mënyrë të ngadaltë dhe të
kontrolluar, duke ndenjur ulur me shpinën drejt dhe duke ndihmuar
me duar qe të lëvizni kokën. Për shembull është e dobishme
2. Të përkulni lehtësisht qafën djathtas dhe majtas,
3. Të rrotulloni lehtësisht kokën,
4. Të çoni para dhe mbrapa mjekrën pa lëvizur qafën, ndërsa mbani
mjekrën të përkulur në kafazin e kraharorit.

Në rastet më të rënda nevojitet:


1. Aplikimi i nxehtësisë dhe përdorimi i pomadave anti-inflamatore ose
i barnave analgjezike
5
2. Anti-inflamatore jo steroidenë dhe miorelaksuesve nën kontrollin
mjekësor.
3. Në rastet kronike është e mundur që të arrijmë një përmirësim me
cikle dhe seanca fizioterapike.

 Spondiloza

Artroza është sëmundje degjenrative e indit lidhor me të cilën janë të


mbuluar dhe të lidhura nyjet dhe vertebrat degjenerative.

Degjenerimi i indit lidhor dhe kërcor pengon lëvizshmërinë normale pjesës


ashtërore. Me këtë rast në vendet ku indi kërcor është i dëmtuar, mund të vie deri
te kontakt në mes sipërfaqeve ashtëror,e e cila është e pasur me mbaresa nervore
dhe mund të shkaktojë dhembje lokale.

Më shpesh prek personat mbi 50 vjet, por nuk është e rrallë edhe më herët.

Lëndimet e mëhershme mund të përshpejtojnë këtë proces. Dhembjet paraqiten


gjatë lëvizjeve dhe më të forta janë në mëngjes duke u zvogëluar gjatë ditës.
Simptoma tjera janë edhe marramendja dhe kokëdhimbjet.

Diagnostikimi behet me radiografi apo edhe ekzaminime tjera si CT apo MRI.

 Shërimi

Terapia më e mirë jnë ushtrimket fizikale .Në fazën akute mirren terapi
kunër dhimbjve dhe relaksues muskujsh.Në aspektin afatgjatë preferohen edhe
përdorimi preparateve për sanimin e dëmtimeve të nyejve dhe ndihmojnë në
ngadalësimin e procesit degjenerativ,

 Hernia diskale

Deri te hernia diskale vjen kur struktura kërcore mes dy vertebrave e cila
shërben si “jastëk”, fillon të dëmtohet dhe rrëshqet nga vendi duke shtypur nervat
që dalin nga kurrizi.

6
Varësisht nga nervi i ndrydhur shfaqen edhe dhembjet në duar apo qafë apo
dobësim të forcës muskulore. Kur kjo rrëshqitje e diskut ndrydh palcën e kurrizit,
atëherë simptomat janë më të rënda deri te paraliza.

 Shërimi

Bazohet në terapi fizikale, rehabilitim dhe përdorim të barnave kundër


dhimbjeve. Rekomandohet edhe imobilizimi i qafës me qafore ortopedike.

Në rastet kur hernia është e madhe dhe simptomat janë te rënda, atëherë zgjidhje e
vetme mbetet operimi.

Fig. 3. Hernia Diskale

 Pse Ndodhin Ngërçet Dhe Kontraktimet Muskulare

7
Fig. 4 Lodhja nga aktiviteti i tejzgjatur fizik mund të shkaktojë kontraktime muskulare.

Kontraktimet muskulare mund të jenë të parehatshme dhe acaruese, megjithatë në


disa raste ato mund të sinjalizojnë një problem serioz shëndetësor.

Kontraktimi në fjalë prek fibrat përbërës të muskujve.

Fibrat mbahen nën kontroll nga nervat, dëmtimi apo stimulimi i të cilëve shkakton
kontraktimin muskulor.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaqet që nxisin këto


kontraktime

 Lodhja

Lodhja nga aktiviteti i tejzgjatur fizik mund të shkaktojë kontraktime muskulare.

Përveç lodhjes, aktiviteti fizik mund të prishë ekuilibrat e elektroliteve në


organizëm.

8
 Mungesa e Gjumit

Transmetuesit nervorë luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e


informacionit nga truri tek nervat.

Mungesa e gjumit nënkupton akumulimin e tepërt të transmetuesve nervorë në tru.

Ndikimi është i menjëhershëm dhe shpaloset në formën e një tiku nervor në sy ose
tik apo ngërç muskular.

 Kafeina

Pirja e lëngjeve me kafeinë stimulon organizmin, por edhe shkakton kontraktime


muskulare apo tik nervor.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e sasive të kufizuara të pijeve me kafeinë.

 Mungesa e Mineraleve

Mineralet si kalçiumi apo magnezi luajnë një rol thelbësor në shëndetin e


muskujve.

Mungesa e këtyre mineraleve shkakton kontraktime të muskujve.

Mungesa e magnezit në veçanti shkakton kontraktime në çdo pjesë të trupit.

 Mungesa e Vitaminës D.

Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e nervave dhe komunikimin mes


trurit dhe muskujve.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton dobësim dhe kontraktim të muskujve.

Ekspozimi i pakët në diell dhe ushqyerja e keqe janë dy ndër faktorët e mungesës
së vitaminës D.
9
Dehidratimi

75 përqind e masës muskulare përbëhet nga uji.

Ai ndihmon në transportin e ushqyesve dhe mineraleve drejt muskujve.

Mungesa e ujit në organizëm shkakton dehidratim dhe rrjedhimisht kontraktime të


muskujve.

 Stresi dhe Ankthi

Stresi dhe ankthi shkaktojnë tension të lartë muskular.

Probleme të tilla shkaktojnë kontraktime afatshkurtra muskulare.

Përveç tyre, kontraktimi muskulor shkaktohet edhe prej disa medikamenteve të


caktuara.

Sipas ekspertëve, kontraktimi muskular mund të jetë më shumë një efekt anësor
ose një ndërveprim i gabuar me medikamentet.

 Sarkomera

10
Fig. 5 Sarkomera Diagrame

Miofibrilat janë të përbëra nga proteinat tkurrëse, që shtrihen nga një skaj në skajin
tjetër të qelizës muskulore. Çdo miofibrilë ndahet në segmente – sarkomerët –
nga ndarje të errëta – linjat Z apo telofragma. Linjat Z të miofibrilave fqinje janë
paralele me njëra-tjetrën dhe organizmi i tyre i rregullt i jep muskulit skeletik,
vijëzimin karakteristik që mund të vëzhgohet me mikroskopi optike dhe
elektronike.

Sarkomerët janë të përbërë nga filamente proteinike të holla dhe të trasha.


Filamentet proteinike të trasha përbëhen nga miozina dhe disa proteina shtesë, si
proteina M dhe proteina C. Filamentët e hollë janë të përbërë nga aktina, edhe kjo
një proteinë. Molekula e aktinës është e përbër nga dy vargje G aktine të
polimerizuara, që rrotullohen njëra me tjetrën për të formuar një varg helikoidal.
Në miofibrila janë gjetur edhe proteina të tjera rregullatore si troponina,
tropomiozina dhe me rol mekanik si distrofina (Distrofia muskulore).

Miofibrilat janë të rrethuara nga sarkoplazma. Sarkoplazma është e përbërë nga


kanale të rrjetit sakroplazmatik të lëmuar të quajtur sarkotubuj. Përveç
sarkotubujve miofibrilat rrethohen edhe nga një tjetër sistem tubujsh të quajtur
11
tubuj T. Tubujt T formohen nga thellimi i zgjatimeve të sarkolemës nëpër
miofibrila. Në brendësi të miofibrilave, përkrah çdo tubuli T qëndrojnë dy cisterna
të formuara nga zgjerime të sarkotubujve. Cisternat së bashku me tubulin T
formojnë një triadë.

 Tkurrja muskulore

Muskujt shërbejnë për tkurrje. Tkurrja muskulore është një proces komplek që
kërkon energji. Kur stimulohet një fibër muskulore, gjatësia e fibrës muskulore në
fjalë zvogëlohet për shkak të rrëshkitjes sëë filamenteve të aktinës dhe miozinës.
Kështu, sarkomerët reduktohen dhe fibrat muskulore tkurren.

Stimulimi i fibrave muskulore i detyrohet një sinjali elektrik që vjen përmes


fibrave nervore nga sistemi nervor qëndror dhe përcillet në brendësi që qelizave
muskulore përmes tubujve T, të cilët, siç thamë, futen në brendësi të qelizave.

Si pasojë e mbërritjes së impulsit nervor, nga rrjeti sarkoplazmatik lëshohen jone


kalcium Ca++, të cilët shpërhapen në sarkoplazmë, pra në citoplazmën e fibrës
muskulore. Mëpastaj, jonet kalcium Ca++ lidhen me troponinën duke shkaktuar
lëvizjen e tropomiozinës dhe lejuar bashkëveprimin e miozinës me aktinën. Si
pasojë ndodh rrëshkitja e filamenteve mbi njëri-tjetrin duke prodhuar tkurrjen
muskulore.

Nga ana tjetër relaksimi i fibrave muskulore shfaqet vetvetiu kur sinjali elektrik
mbaron, dhe rrjeti sarkoplazmatik fillon e fikson jonet kalcium Ca++ të gjendura
në sarkoplazmë. Njëkohësish troponina lëshon jonet kalcium që kishte lidhur më
parë, duke shkaktuar përfundimin e ndërveprimit mes filamenteve të aktinës dhe
miozinës.

 Energjia muskulore

12
Energjia e nevojshme për tkurrjen muskulore vjen nga hidroliza e ATP-së. ATP-ja
ndahet në ADP dhe fosfat inorganik.

ATP-ja prodhohet në disa mënyra. Së pari ADP-ja mund të marrë një grup fosfat
nga kreatinfosfati duke prodhuar ATP dhe kreatinë. ATP-ja prodhohet edhe nga
glikoliza aerobike dhe anaerobike. Kjo e fundit është edhe mënyra më e
rëndësishme e prodhimit të energjisë, pra ATP-së, tek muskuli.

13

You might also like