You are on page 1of 3

Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

TEST

PERIUDHA PRILL-QERSHOR Emri/mbiemri_________________

Ismail Qemali, i harruari i paharruar


Nuk ka shqiptar që nuk e di se ditëshpalljen e pavarësimit tonë më 28 Nëntor 1912 e ka bërë Ismail
Qemali. E njohin me emër dhe me pamje. Pa dyshim pas Gjergj Kastriot Skënderbeut është figura më
popullore. Ja pse është dhe do të mbetet i paharruar.
Por atëherë, pse qenka edhe i harruar?
Për një arsye fare të thjeshtë: asnjëherë për publikun e gjerë nuk është kryer ndonjë përpjekje për ta
bërë të ditur përmasën e tij të plotë politike dhe intelektuale, njerëzore po ashtu. Ai është një person
politik me kapacitet të jashtëzakonshëm, të papërsëritshëm deri tani. Na e kanë mësuar dhe ne këtë
e kemi bërë edhe me të tjerët, brezat e rinj, se madhështia e tij nis atë 28 Nëntor, kur në të vërtetë
në këtë ditë të shënuar ai mbërriti si një personalitet shumë i famshëm. Thua do ta linim mënjanë po
të mos e kishte ngritur atë flamur? I madh dhe i vogël duhet ta dinë, mes shumë gjërave që nuk ua
kanë bërë të njohur as në libra shkolle, botime të veçanta apo dokumentarë popullorë, se në 7 maj
1990, në një telegram të përfaqësisë perandorake gjermane në Athinë dërguar princit, kancelarit të
Rajhut, mes të tjerash shkruhet se “Që prej disa kohësh ndodhet këtu funksionari turk Ismail Qemal
Beu, i emëruar para pak kohësh si guvernator i Tripolit. Për arsyet e pranisë së tij këtu unë munda të
mësoj, në mirëbesim, sa vijon: “…Për sa u përket planeve të tij të mëtejshme, ai i është shprehur një të
njohuri të tij këtu, se, megjithëse pa pasuri, e sheh me qetësi të ardhmen. Duke bërë pjesë në partinë
e xhonturqve, ai ka qenë gjithnjë një partizan i reformave në jetën shtetërore turke. Me një burrëri të
shënuar, i ka shprehur hapur bindjet e tij. Më vonë, si pasojë e intrigave të pallatit dhe për arsye se
ai i përkrahte gjallërisht synimet autonomiste të Shqipërisë, pozita e tij në sytë e sulltanit u keqësua
gjithnjë e më tepër, sa arriti puna që ta kanoste rreziku i internimit…” Më pas, më 14 maj 1900, këtë
herë një diplomat i një perandorie tjetër, asaj Austro-Hungareze, i vendosur në Vlorë, konsull me emrin
Petroviç, do t’i niste shefit të tij në Ministrinë e Jashtme në Vjenë, baronit Kaliçe, këto fjalë: “Arratisja
e Ismail Qemalit nga Stambolli, për të cilin po shkruhet shumë edhe në gazetat europiane, ka bërë
bujë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Marr leje t’i raportoj Shkëlqesisë Suaj mbi të përmendurin
sa vijon:….Ismail Beu është personaliteti më i nderuar dhe më popullor ndër shqiptarët që jetojnë sot.
Ai…asnjëherë nuk është udhëhequr nga interesat materiale dhe me gjithë postet e tij të larta, nuk ka
pasuri. Thonë se është një burrë me inteligjencë të rrallë dhe me shumë kurajë. Patriotët në personin e
tij shohin shqiptarin më të shquar, shohin në të drejtuesin e tyre mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm”.
Sikur të gjithë ta dimë se me sa entuziazëm e pritën arbëreshët e Sicilisë më 3 maj 1903 apo
bashkëqytetësit e Vlorës pesë vite më pas, duke shtënë dhjetë herë me top dhe duke ia hequr karrocës
kuajt për ta mbajtur në krahë atë që nga skela deri në qendër të qytetit… Kështu, mjaft nga ne ndihen
të qetë e të papreokupuar se në Tiranë, në rast se pas Skënderbeut, do të gjykohet të ngrihet një
monument tjetër, kjo shtatore e madhe e dytë meritohet nga Ismail Qemal Vlora.
Gazeta “Shqip”

272
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

1. Lexoni tekstin e mësipërm dhe rrethoni përgjigjen e saktë. 1 pikë

I. Teksti i mësipërm është:


a. Përshkrues;
b. informativ-paraqitës;
c. rrëfyes;
d. argumentues.

II. Autori për të shkruar tekstin u referohet (mbështetet): 1 pikë


a. fakteve e të dhënave;
b. citimeve nga vepra të ndryshme;
c. përvojës personale;
d. opinionit të njerëzve të ndryshëm.

III. Në tekstin e mësipërm ngjarjet jepen: 1 pikë


a. si rend kronologjik ngjarjesh;
b. sekuenca kohore faktesh;
c. në rend artificial;
d. në trajtë piramide.

2. Argumentoni përzgjedhjen tuaj duke dy dhënë karakteristikat pse cilësohet i tillë. 2 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

3. Në tekstin e mësipërm përcaktoni: 5 pikë


- kush? .......................................
- çfarë? ......................................
- ku? ..........................................
- kur? .........................................
- pse? ........................................

4. Në tekstin e mësipërm nxirrni: 2 pikë


a) një fakt ..............................................................................................................................
b) një opinion ........................................................................................................................

5. Përmendni një karakteristikë të një lloji tjetër teksti që është ndërthurur në tekstin e dhënë.
Argumentoni mendimin tuaj duke e ilustruar. 2 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

6. Në tekstin e mësipërm gjeni dhe perifrazoni një marrëdhënie shkak-pasojë. 2 pikë


...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

273
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 11”

7. Dalloni në tekst dy karakteristika gjuhësore.


a. për leksikun duke i ilustruar me shembuj: 2 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

b. për anën gramatikore (llojin e fjalive, kohën e foljeve): 2 pikë


...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

8. Gjeni në tekst disa figura retorike dhe thoni llojin e tyre. Argumentoni përgjigjen duke ilustruar nga
teksti . 1 pikë
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

9. Gjeni dy kundrinorët në fjalitë më poshtë dhe thoni llojin e tyre. 2 pikë


Marr leje t’i raportoj Shkëlqesisë Suaj mbi të përmendurin sa vijon:…. “Patriotët në personin e tij shohin
shqiptarin më të shquar, shohin në të drejtuesin e tyre mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm”.

10. Ndërtoni fjali ku: 3 pikë


a. rrethanori i kohës të shprehet me emër me parafjalë;
b. rrethanori i kushtit me emër me parafjalë;
c. rrethanori i lejimit me formë të pashtjelluar;
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................
...............................................................................................................................................

11. Thoni llojet e përcaktorëve dhe me se janë shprehur: 4 pikë


Asnjëherë për publikun e gjerë nuk është kryer ndonjë përpjekje për ta bërë të ditur përmasën e tij të plotë
politike dhe intelektuale, njerëzore po ashtu.
- për ta bërë ..........................................................................................................................
- politike dhe intelektuale .......................................................................................................

12 Gjeni përcaktorin kallëzuesor në fjalinë e mëposhtme: 1 pikë


Nuk ka shqiptar që nuk e di se ditëshpalljen e pavarësimit tonë më 28 Nëntor 1912 e ka bërë Ismail Qemali,
që e njohin me emër dhe me pamje.

13. Rishkruajeni fragmentin e mëposhtëm duke dhënë një tekst sinonim dhe një tekst antonim me të.
(Kujdes për antonime nuk lejohen ndërtimet me përdorimin e pjesëzave mohuese. 4 pikë

Thonë se është një burrë me inteligjencë të rrallë dhe me shumë kurajë. Patriotët tek ai shohin shqiptarin më
të shquar, shohin drejtuesin e tyre mendor dhe udhëheqësin e ardhshëm.

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-8 9-12 13-16 17-22 23-28 29-32 33-36

274

You might also like