You are on page 1of 3

Analizë e poemës së Sharl Bodler “ HARMONI E MBREMJES”

“ Është ora të dehemi! Të mos jemi më skllevërit martirë të kohës, të jemi pafundësisht të dehur.
Me verë, me poezi, apo me virtyte, me çfarë të doni. ” CH. Boudelaire.

E nisëm këtë analizë me këtë shprehje të Bodlerit, jo më kot, por për të treguar që poezia e tij,
është poezi –shpirti, është ndjenjë dehëse nga e bukura, nga magjia e simboleve, imazheve dhe
tingujve. Poezinë e tij mund ta konturojmë me një term të tillë ” poezi bodleriane” , unike në
llojin e saj, e papërsëritshme në gjuhë dhe metrikë. Në këtë suazë qëndron dhe poezia që kemi
përzgjedhur për analizë, “ Harmoni e Mbrëmjes” . Kjo poezi është pjesë e vëllimit “ Lulet e së
keqes” , brenda ciklit të dashurisë, një poemë e dedikuar zonjës De Sabatier Poema është e
përbërë nga katër strofa, e ndërtuar me një teknikë të veçantë, e përdorur në Francë nga V. Hygo
” pantoum technic” , që nënkupton përsëritje të vargjeve, konkretisht vargu i dytë dhe i katërt i
strofës së parë, rimerret në strofën e dytë. Vargu i dytë tanimë bëhet varg i parë i strofës dhe
vargu i katërt-varg i tretë. E njëjta teknikë përsëritet edhe në strofat e tjera. Në poezinë e
përzgjedhur kjo përsëritje bëhet me komplekse dhe nënkupton shumëçka. Në këtë poemë duke
u përpjekur për të dhënë përshtypjen e një lëvizje rrethore të jetës, çdo gjë bëhet “
magjindjellëse” .

Shpesh është analizuar si një tekst hermetik, i lirë, pa një qëllim të mirëshprehur, me imazhe të
shpërndara, me një gjuhë plot mister. Por një studim i kujdesshëm i saj, një hyrje sa më në
thellësi, duke e parë atë si horizontalisht ashtu dhe vertikalisht, na bën të kuptojmë se larg nga
të qenit një “ ballafaqim” i thjeshtë, ajo është e ndërtuar me kujdes dhe e mirëmenduar. Në
stofën e parë, e cila zë fill me vargun” ja ora kur çdo lule duke u dridhur” , vërejme që “ ngjizja”
e poemës bëhet me një formulë solemne biblike ( fakt më i dukshëm në origjinal” Voici venir les
temps ou vibrant sur sa tige” ). Kemi një parashikim të një te ardhmeje të afërt, ku natyra dhe
njeriu janë një dhe shprehin me zë të lartë, që forca e jetës i ka ripërtërirë ato. ” Ja ora. . . . ” ,
Kjo orë është mbrëmje vere a mëngjes pranveror? A është ky peizazh luleje frymëzim për poetin,
reflektim melankolik, apo ndonjë imazh i brëndshëm, që vjen nga kujtimet e thella të tij dhe
ndërthur dy ndjenja imagjinatë dhe mendim? Dridhja e lules shkakton shpërndarjen e aromës “
si kemtar” (objekt profan, liturgjik që përdorej për të përhapur tym, në shenjë adhurimi). Kjo
aromë dehëse përshkohet nga tingujt në vargun e tretë ” parfum e tinguj lozin, n’ajër, t’përzjerë”
, duke hormuar një tërësi harmonike. Ideja e lëvizjes evokon atë të rrethit, rrotullimit” valle
melankolike…. ” , e cila do të jetë e përhershme në poemë. Pas stofës së parë, e cila është e
dominuar nga ndjenjat kinetike, akustike, të nuhatjes dhe marramendjes së shqisave, vimë në
strofën e dytë që fillon me një përsëritje të vargut” mbi kërcyellin si kemtar lëshon erë” .
Pavarësisht se kemi rimarrje, ndodhemi në një kontekt të ri, të ndryshëm me të parin. Tanimë
aroma e lules bashkëshoqërohet nga tingujt e violinës, e cila ashtu sikurse lulja dridhet “ si shpirt-
ëndje-prishur. Në këtë varg shohim, ndjejmë praninë e poetit, të karakterizuar nga një ankth,
trishtim, dhimbje e thellë, e cila do të rritet edhe më në vijim të poemës. Përsëri gjendemi ballë
një përsëritjeje” violina dridhet si shpirt-ëndje-prishur), në stofën e tretë, por në këtë rast poeti
i referohet violinës dhe jo më lules. Nga toka kalojmë në qiell” qielli është I bukur si pushim
përherë), duke nënkuptuar pushim-shpirti, qetësi-mendimi, gjendje – ekstaze, nga turbullirat e
jetës. Në këtë stofë mbizotërojnë shumësi ndjenjash, njëkohësisht të kundërta, lumturi-trishtim,
melankoli, lodhje, pasion, një dëshirë ekzistence e kombinuar me një hidhërim shpirti. Ky varg e
ndan strofën në dy pjesë, e para e dominuar nga simbolet erë, shpirt, tingull, dhe ndjesia e levizjes
rrethore, për të përfunduar në një turbullirë ndjenjash. Tanimë vënia e ketij vargu si fillim stofe
tregon që vuajtja dhe pikëllimi do të vazhdojnë. Në vargun e dytë të kësaj strofe, në të cilin kemi
dhe një zgjerim sintaksor, por jo vetëm, shpirti bëhet një subject aktiv, reagon ndaj përshtypjeve
të brëndshme dhe të jashtme që e kanë tronditur. E gjithë kjo dhimbje përcillet , ndihet edhe
nga vrazhdësia dhe aliteracioni i tingujve, urren, skëterrë…Hiçi, mund të supozohet edhe si
mungese e perëndise, të cilen poeti se përtyp dot, e urren. Vargu i fundit ” tani nguroset i tëri
diell gjak-prishur ” , bën më të qartë titullin, konfirmohet muzgu, mbrëmja, dielli jepet në kohën
e perëndimit, “ gjak-prishur” , i kuqerremtë, dhe kjo harmoni ngjyrash shpërndahet kudo dhe në
shpirtin e poetit. E gjitha shoqërohet me tingullin s, I cili krijon një fishkëllimë ogurzezë, dhe rima
shpirt-ëndjeprishur/dielli gjak-prishur, krijon paralelen e një zemre të përvuajtur. Në stofën e
fundit që nis me vargun ” një shpirt që e urren Hiçin si skëterrë ” , do të thotë që vuajtja përsëritet,
por kemi një mundim për ta kapërcyer atë. Pavarësisht errësirës, muzgut, kujtimet ruhen të
ndritshme” e ruan të kaluarën e ndritshme, të grishur” Me këtë kuptojmë edhe një fakt që për
Bodlerin dimensioni kryesor I përkohshmërisë ishte e kaluara. Ripërsëritja e vargut ” tani
nguroset I tëri dielli gjak-prishur ” , merr vlerë të veçantë dhe aspekt tjetër. Të jep idenë sikur
ky muzg, ky diell zgjon një kujtim dashurie. Nga një luftë me errësiren dhe dhimbjen, mallin e
pikëllimin, kujtimet të mbajnë gjallë shpirtin. Transmetohet një ndjenje dashurie, një dashuri e
kaluar, e cila ringjallet nga magjia ndjellëse e fjaleve dhe kujtimeve. Duke krahasuar kujtimin e
dashurisë me potirin, një objekt ndricues profane, poeti realizon një sintezë sakrilegje, sensual
dhe shpirtërore. Kjo ndjenje dashurie është e shenjtë dhe e ndritshme, porse objektet profane
me të cilat krahasohet. Koha nga agimi deri ne perëndim, levizja rrethore, evokojnë pështjëllimin
e mendimeve, të kujtimeve të poetit deri në fundin e tyre. Si përfundim, kjo e poemë e krijuar
me një teknikë domethënëse, përsëritje vargjesh tronditëse, paraqet një njësi emocionale, një
trishtim të natyrës që paralelizohet me atë të poetit, një ndjenjë nostalgjie në suaza të së
kaluarës, të kombinuara këto me një sere tingujsh, ngjyrash, imazhesh, simbolesh profane,
aliteracione, ritëm të brëndshëm dhe rime të mirëmenduar.

EDONA MARKU

You might also like