You are on page 1of 8

TEKSTET UDHËZUESE

Tekstet udhëzuese kanë si funksion që të japin udhëzime,të diktojnë


rregulla dhe të tregojnë normat e nevojshme për mënyrën se si duhet të
sillemi në situata të caktuara
Punoi : ALBANA JANKO
Shembuj klasikë të teksteve udhëzese jane: recetat e gatimit,recetat e
ilaçeve,manualet për përdorimin e aparaturave,rregulloret,ligjet,nenet.

• Udhëzuesit e ndryshëm udhëzojnë se si të vihet në punë një pajisje,si të ndërrohe,riparohen


objekte
• Rregulloretjanë tekste udhëzuese në formën e detyrimeve, p.sh.,rregullorja e një biblioteke.
• Ligjet,pëmbledhja e të cilave përbën legjislacionin e një vendi.që nga
Kushtetuta,Kodet(penal,civil) dhe aktet në zbatimin e tyre janë tekste udhëzuese detyruese.
TEKSTET UDHËZUESE KANË TRI FAZA:
a- Përshkrimi që përmban listën e matrialeve dhe të mjeteve që duhen pasur në dispozicion për të vepruar
b- Procedura që tregon renditjen e njëpasnjëshme të veprimeve që duhet të kryhen
c- Paralajmërimet (ose kujdes) që vendoren zakonisht në fund të tekstit,tërheqin vëmendjen për rreziqet e
mundshme,sugjerojnë ndëryrje të ndryshme që mund të bëhen për të korrigjuar një veprim

• Funksioni i këtyre teksteve: udhëzojnë ,tregojnë rregulla që duhet t’u përmbahemi për të kryer
një veprimtari të caktuar
• Çfarë kërkon dhënësi nga marrësi i tij?
- Të njoh autoritetin e dërguesit dhe të zbatoj rregullat dhe normat që shkruhen në tekste
• Si janë ndërtuar tekste udhëzuese?
- Fjalët ,fjalitë,paragrafët kanë renditje të detyrueshme.
- Pjesët renditen sipas hierarkisë,të renditura numerikisht,pra,janë nenet,pikat,paragrafët
- Veprimet kryhen sipas kohës : në fillim,më pas,në fund
• Çfare synojnë këto tekste?
- Teksti duhet të jetë i qartë në mënyrë maksimale,të mos lerë shteg për interpretime,po të
gjithë marrësit duhet të kuptojnë dhe ta zbatojnë në të njëjtën mënyrë.

• Në disa lloje tekstesh udhëzuese është e nevojshme në mos e domosdoshme ,që të përdoren
ilustrime,foto,skica
• Veprimet renditen në mënyrë numerike ose sipas shkronjave të alfabetit.
Gjuha në tekstet udhëzuese.
Veçanërisht në tekstet si: recata gatimi,ilaçesh,manuale përdorimi për aparaturat

• Gjuha në këto tekste është standarte,e qartë dhe e thjeshtë


• Terminologji teknike,por dhe leksiku i gjuhës së përditëshme
• Terma specifikë sipas fushës
• Mbizotëron përdorimi i foljes në urdhërore,pasi në këto tekste u
drejtohen në mënyrë të drejtpërdrejt marrësit të tekstit
• Pëdoren foljet në trajtën joveprore
• Fjalitë janë të shkurtra
Gjuha e përdorur në tekstet ligjore

• Regjistri është formal dhe jovetjak


• Leksiku teknik dhe specifik( përdoren terma juridik)
• Strukturë e ndërlikuar
• Pëdoret veta e tretë dhe format foljore modale( duhet,do bërë)
• Foljet janë kryesisht në mënyrën lidhore ,që shpreh detyrim dhe domosdoshmëri
si dhe mënyra dëftore
• Parafrazime të gjata
Shembuj për tekstet udhëzuese

• Kushtetuta e Shqipërisë.
Neni 15
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme,të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe
qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
2. Organet e pushteti publik,në përmbushje të detyrave të tyre,duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë
themeloretë njeriut,si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre
- Format e foljeve të nënvijëzuara tregojnë tiparin karakterizes për tekstet udhëzuese
- Janë në kohën e tashme,mënyra dëftore dhe lidhore
- Leksiku i përket regjistrit formal.është specifik,përdoren terma nga fusha ligjore.
- Struktutra e fjalisë është e ndërlikuar
- Veta e tretë
Shembuj për tekstet udhëzuese

Manuali i përdorimit të telefonit

• Leksiku është formal,është teknik dhe specifik,me terma nga fusha e teknikës.
• Terminologjia lidhet me shpjegimin sesi funksionojnë objekte të caktuara
• Struktura e fjalisë: fjali të shkurtra ose fjali të përbëra bashkërenditëse ose pa lidhëse
• Foljet zakonisht përdoren në vetën dytë shumës,në menyrën urdhërore.

Punoi: ALBANA JANKO

You might also like