You are on page 1of 4

TEST

Lasgush Poradeci
YLLI

Del nga zemëra një yll


Nuku di nga vjen i shkreti:
Sikur djeg përdhe mi pyll,
Sikur shkon për-së-përpjeti
Sikur digjet përsëri
Mun në fund në kraharuar
Sikur sbret nga qjell’ i ri,
Yll i jetës së pashuar.
Yll e mall që shëmbëllen
Drejt prej zemrës së qetë,
Vjen e ndrin e shkon nga vjen:
Rrëzë qjelli, rrëzë jete. 

Rrethoni përgjigjen e saktë 

1. Kjo poezi bën pjesë në:                                                                    


a. lirikën filozofike, 
b. lirikën e peizazhit, 
c. lirikën erotike, 
ç. lirikën shoqërore.

2. Ylli  ka kuptimin e:
a. dashurisë,
b. frymëzimit artistik,
c. trupit qiellor,
ç. poetit. 

3. Me ç’lloj vargu është shkruar kjo poezi?                                           


a. 10-rrokësh,
b. 11-rrokësh,
c. 8-rrokësh,
ç. 6-rrokësh.
4. Cili prej vargjeve të mëposhtme është epitet metaforik?    
a. Sikur digjet përsëri,
b. drejt prej zemrës së qetë,
c. yll e mall që shëmbëllen,
ç. nuku di nga vjen i shkreti.

5. Cila nga figurat kryesore të poezisë së Lagushit nuk është përmendur në këtë
poezi?
a. Zjarri,
b. Uji,
c. Qielli,
ç. Dheu.
 
6. Cila nga  fjalët e mëposhtme është fjalëformim karakteristik i poetikës së
Lasgushit?                                                                                             
a. për-së-përpjeti,
b. zemëra,
c. qjell’,
ç. mall.

7. Procesi i frymëzimit artistik njëjtësohet me lindjen e një ylli.  Poeti  gjen vija
paralele mes këtyre dy dukurive, sepse: 
a. frymëzimi artistik është dukuri sa abstrakte, aq edhe e qenësishme;
b. poeti kërkon t’ia konkretizojë atë lexuesit, përmes një perceptimi konceptual dhe
vizual;
c. frymëzimi krijues ka të njëjtat veti si ylli, i cili ka funksion të ndriçojë, të ngrohë e
ushqejë shpirtërisht zemrën me anë ndjesive dhe emocioneve që shpreh;
ç. frymëzimi e bën krijuesin të përjetojë emocionalisht momentin, jetën; 
d. të gjitha së bashku.

8. Fjala kyç që realizon këtë paralelizëm: 


a. është fjala yll, sepse është objekti ku mbështetet paralelizmi;
b. është fjala lind, e cila mbart simbolikën e lindjes së jetës, përjetimit artistik i cili
gjithashtu e bën poetin të jetojë momentin si copëz të jetës;
c. është fjala qiell, sepse frymëzimi zbret nga hyjnorja.  
9. Është karakteristikë e poetikës së Lasgushit të përfytyrojë realizimin e
dukurive jetësore dhe ato artistike në mënyrë ciklike. Kjo shprehet në:  
a. strofën e dytë e poezisë dhe vargun e tretë të strofës së tretë; 
b. strofën e parë e poezisë dhe vargun e parë i strofës së tretë; 
c. strofën e dytë e poezisë dhe strofën e katërt e poezisë. 

10. Në poezi dy përdorimet kuptimore të ndryshme të foljes djeg janë:


a. ndezja si proces, nisja e frymëzimit;
b. djegia si proces përfundimtar i shuarjes, i gjendjes emocionale të përjetimit, e cila e
kaloi fazën e saj kulminante dhe tash shuhet për të përgatitur lindjen e një frymëzimi
të ri, gjendjeje të re emocionale.  

11.   Figura poetike e krijuar në të dyja rastet e përdorimit të foljes djeg është:  
a. antitezë,
b. simbol,
c. personifikim,
ç. metaforë.

12. Cili nga vargjet e mëposhtme përmban një figurë të sintaksës poetike?
a. Sikur djeg përdhe mi pyll,/ Sikur shkon për-së-përpjetë
b. Vjen e ndrin e shkon nga vjen/ Rrëzë qjelli, rrëzë jete. 
c. Sikur digjet përsëri/ Mun në fund në kraharuar

13. Cila është figura e sintaksës poetike e sipërpërmendur?


a. inversioni,
b. shkallëzimi artistik,
c. anafora,
ç. enumeracioni.

14.  Funksioni i  kësaj figure të sintaksës poetike është:


a. të krijojë e të konkretizojë  përfytyrimin konceptual të frymëzimit krijues;
b. të krijojë bukurtingëllim të vargut artistik;
c. të ndikojë emocionalisht te lexuesi; 

15.  Poeti  e quan frymëzimin poetik: Yll i jetës së pashuar, sepse ky varg:
a. shpreh në nivelin më të lartë vlerësimin për artin si monument jetësor;
b. arti  i shërben njeriut në jetën tokësore për ta zbukuruar atë dhe t’u përjetuar si
hyjnor;
c. për t’i dhënë mundësi të përsoset shpirtërisht përmes artit dhe ndjenjave që përcjell
ai;
ç. të gjitha së bashku.
                                                                  
16. Shëno E vërtetë (V)/ E gabuar  (G)
Në strofën e fundit të poezisë është përdorur fjala mall, e cila sipas poetit shëmbëllen
me fjalën yll. Realizimi i këtij shëmbëllimi, edhe pse mes dy fjalëve nuk ka lidhje
kuptimore, ndodh sepse:
a. fjala mall është e njohur në krijimtarinë e Lasgushit si simbol i dashurisë; 
b. duke qenë se frymëzimi artistik shoqërohet nga ndjenja e dashurisë për artin, për të
përsosurën, nuk  e  mbart  brenda dashurinë;
c. poeti ndien të nevojshme të pranëvendosë të dyja fjalët, duke përcjellë idenë se arti
lind kur është i mbrujtur nga dashuria;
ç. fjala yll është simbol i përjetësisë.  
                                                                  
17. Nënteksti  i dy vargjeve të fundit, duke iu referuar lidhjes kuptimore të
sintagmës Rrëzë qjelli, rrëzë jete, është:
a. ide kozmogonike e shkruar në konceptin filozofik për krijimin e botës;
b. thelb i filozofisë dhe botëkuptimit të Lasgushit, mbi artin, burimin e tij dhe të
forcës  së tij;
c. ndikim i shprehjes artistike  i huazuar nga tradita popullore.

You might also like