You are on page 1of 3

Testi I tremujorit te dyte Janar-Mars 2020 Lenda:Kimi 12

Emer_________________ Mbiemer_______________ Klasa: 12-A


1. Kopjoni dhe plotësoni fjalitë duke përdorur fjalët nga lista e mëposhtme. [5pike]
(energji aktivizimi ekzotermik goditje të suksesshme shpeshtësia
numri i grimcave entalpisë grimcat)
Energjia minimale që duhet të zotërojnë __________________ kur përplasen,në mënyrë që të
ndodhin _______________të _________________, quhet ____________ _______________e
këtij
reaksioni. Energjia e aktivizimit për një reaksion _________________dhe një reaksion
endotermik tregohet në diagramet e profilit të _________________. Sipas teorisë së goditjeve,
një reaksion do të përshpejtohet nëse:
a. rritet _________________e përplasjeve
b. rritet ____________ i __________________me energji më të madhe se energjia e
aktivizimit.
2. Jepen elementet e periodës së tretë.
Na, Mg, Al, Si, P ,S , Cl ,Ar
a. Përshkruani si ndryshon rrezja atomike dhe jonike përgjatë periodës së tretë nga elementi
natrium te elementi silic. [2pike]
b. Përshkruani si ndryshon energjia e parë jonizimit përgjatë periodës së 3‐të. [1pike]
c. Shkruani oksidet që formojnë elementët e periodës së dytë dhe për secilin oksid tregoni
natyrën e tyre acide, bazike ose amfotere. [7pike]
d. Shkruani formulat e klorureve që formohen nga bashkëveprimi i elementëve Na, Mg, Al,
Si, P dhe S me Cl. [3pike]
Plotësoni barazimet kimike më poshtë,përfshirë dhe simbolet e gjendjes:

i. ? + 2H2O(l) → H3PO4 (aq ) + 5HCl(g) [1pike]


ii. Al2O3 (ng) + 3H2SO4 (aq) → ? + 3H2O (l) [1pike]
iii. SiO2(ng) + 2 ? → Na2SiO3(aq) + H2O (l) [1pike]
iv. AgNO3 (aq) + NaCl →… [2pike]
v. AgNO3 (aq) + NaBr(aq) →… [2pike]
vi. AgNO3 (aq) + NaI(aq) →… [2pike]

3. Më poshtë jepen potencialet standarde të gjysmëreaksioneve.


Cu2+ (aq) + e‐→Cu (ng) E°=+0.34 V
Fe2+ (aq) + 2e‐→Fe (ng) E°=‐ 0.44 V
Fe3+ (aq) + e‐→Fe2+ (aq) E°=+ 0.77 V
I2(aq) + 2 e‐→ 2I‐(aq) E°=+ 0.54 V
Zn2+(aq) +2e‐ → Zn(ng) E°=‐ 0.76 V

a. Cili është kuptimi i potencialit standard të elektrodës? [2pike]


b. Cili nga elementët e mësipërm është:
i. agjenti oksidues më i fortë; [1pike]
ii. agjenti reduktues më i fortë? [1pike]
c. Jepet elementi elektrokimik si më poshtë.
i. Llogaritni potencialin standard të elementit. [1]
ii. Në cilin drejtim rrjedhin elektronet në qarkun e jashtëm? [2]
iii. Shkruani reaksionin e përgjithshëm jonik për elementin e mësipërm. [2]

d. Përqendrimi i joneve bakër (II) në elektrodën e majtë u rrit nga 1.00 në 1.30 mol dm3.
Përqendrimi i joneve në elementin e djathtë nuk u ndryshua.
i. Çfarë efekti ka ky ndryshim i përqendrimit te vlera e E e gjysmelementit Cu2+/Cu? [1pike]
ii. Çfarë efekti ka ky ndryshim i përqendrimit në vlerën e E të elementit elektrokimik
(elementit galvanik)? [1pike]
e. Bateritë litium – jod përdoren për orët e dorës. Jepni dy arsye përse përdoren këto bateri
dhe nuk përdoren bateritë e zakonshme të thata. [2pike]
4. Njehsoni pH‐in e acidit propanoik, 0.100 mol dm‐3,CH3CH2COOH. (Ka=1.35 ×10‐5mol
dm‐3). [5pike]
5. Tretësira e ngopur e fluorurit të magnezit, MgF2 e ka tretshmërinë 1.22 ×10‐3 mol dm‐3.
Llogaritni produktin e tretshmërisë së fluorurit të magnezit. [5pike]
6. Është studiuar shpejtësia e reaksionit ndërmjet butanonit dhe jodit. Në këtë eksperiment,
butanoni është me tepricë. Përqendrimi i jodit është matur çdo 10 minuta, për 1 orë. Rezultatet
janë paraqitur në tabelë

Koha /min 0 10 20 30 40 50 60
[I2 ]/mol dm-3 0.060 0.051 0.041 0.032 0.022 0.012 0.03

b. Tregoni rendin e reaksionit në lidhje me jodin. [1pike]


c. CH3CH2COCH3 + I2 → H3CH2COCH2I + HI
A mund të ndodhë ky reaksion me një stad të vetëm? Argumentoni përgjigjen. [2pike]
d. Ekuacioni i shpejtësisë së reaksionit është:
V=k[ CH3CH2COCH3 ]
Bëni dallimin midis barazimit të reaksionit dhe ekuacionit të shpejtësisë. [2pike]

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Piket 0-14 15-21 22-28 29-35 36-42 43-49 50-57

You might also like