You are on page 1of 7

Moduli E001

Titulli: Bazat e Elektronikës 1

Data: Data e validimit


Niveli 3
Vlera e kredisë 12
Njohuritë paraprake

Hyrje në Modul: Me përfundimin e këtij moduli nxënësi do të ketë njohuri për vetitë
elektrike të materialeve gjysmëpërçuese, për llojet e elementeve me dy
shtresa, për metodën e funksionimit të transistorëve me efekt të fushës
dhe atyre bipolar, për elementet optike dhe për qarqet përforcuese
(amplifikuese) me transistorë bipolar.

Rezultatet e mësimit: 1 Njohja e strukturës dhe vetive elektrike të materialeve


gjysmëpërçuese
2 Njohja e elementeve me dy shtresa
3 Njohja bazave të transistorëve me efekt të fushës dhe bipolare
4 Njohja e bazave të elementeve optike
5 Njohuri e thellë e elementeve optike
6 Qarqet përforcuese (amplifikuese) me transistorë bipolar
Titulli i Modulit: Bazat e Elektronikës 1

Rezultati i mësimit 1: Njohja e strukturës dhe vetive elektrike të materialeve gjysmëpërçuese

Kriteri i performancës: a) Njohuri për ndikimin e efekteve të jashtme të nxehtësisë dhe


fushës elektrike në materialet gjysmëpërçuese.
b) Shpjegimi i termeve të materialeve gjysmëpërçuese siç janë:
kristali i vetëm, gjysmëpërçues i llojit-n, gjysmëpërçues i llojit-p.

Kushtet e realizimit:

Kërkesa edëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi ka njohuri për dhe vetitë
elektrike të materialeve gjysmëpërçuese dhe për ndikimin e efekteve
të jashtme të nxehtësisë dhe fushës elektrike në to.
Titulli i Modulit: Bazat e Elektronikës 1

Rezultati i mësimit 2: Njohja e elementeve me dy shtresa

Kriteri i performancës: a) Dallimi i simboleve dhe karakteristikave të tri llojeve të diodave:


diodave të silikonit, diodat Schottky dhe diodat Z.
b) Shpjegimi i qarqeve drejtuese me gjysmë valë dhe valë të plotë.
c) Shpjegimi i qarqeve kufizuese.
d) Llogaritja e qarqeve serike me rezistor dhe dioda.
e) Shpjegimi i varësisë së tensionit dhe rrymës riverse nga
temperatura.
f) Përcaktimi i rezistencës statike dhe diferenciale duke përdorur
diagramin.

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi ka njohuri për simbolet dhe
karakteristikat e diodave, qarqeve drejtuese me gjysmë valë dhe valë
të plotë, qarqeve kufizuese, si dhe ka njohuri për llogaritjen e qarqeve
serike me rezistor dhe dioda.
Titulli i Modulit: Bazat e Elektronikës 1

Rezultati i mësimit 3: Njohja bazave të transistorëve me efekt të fushës dhe bipolar

Kriteri i performancës: a) Interpretimi i simboleve të transistorëve.


b) Shpjegimi i karakteristikave dhe metodës së funksionimit të
transistorëve.
c) Përcaktimi i përçueshmërisë dhe humbjes së fuqisë së
transistorëve.
d) Llogaritja e fazave të kalimit të tranzistorit për ngarkesat
rezistente dhe optimizimi i kohës së ndërrimit (kalimit).

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi ka njohuri për interpretimin e
simboleve të transistorëve si dhe për shpjegimin e karakteristikave dhe
metodës së funksionimit të transistorëve me efekt të fushës dhe atyre
bipolar.
Titulli i Modulit: Bazat e Elektronikës 1

Rezultati i mësimit 4: Njohja e bazave të elementeve optike

Kriteri i performancës: a) Interpretimi dhe paraqitja e simboleve të elementeve optike.


b) Interpretimi i lakoreve dhe vlerave karakteristike të
fotodiodave, fototransistorëve, diodave që lëshojnë dritë,
optokaplerve.
c) Përcaktimi i raportit aktual të transmetimit në optokapler.

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi ka njohuri për interpretimin
dhe paraqitjen e simboleve të elementeve optike dhe për
interpretimin e lakoreve dhe vlerave karakteristike të fotodiodave,
fototransistorëve, diodave që lëshojnë dritë, optokaplerve.
Titulli i Modulit: Bazat e Elektronikës 1

Rezultati i mësimit 5: Njohja e elementeve optike më të avancuara

Kriteri i performancës: a) Interpretimi i lakoreve dhe të dhënave karakteristike për foto-


rezistorët, qelizat diellore dhe diodat laser.
b) Njohja e aplikimeve të fibrave optik
c) Shpjegimi i strukturës dhe vetive të elementeve të paraqitjes së
tekstit dhe grafikës (OLED, 7-segment, LCD dhe TFT).

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi ka njohuri për interpretimin e
të lakoreve dhe vlerave karakteristike të elementeve optike siç janë:
foto-rezistorët, qelizat diellore dhe diodat laser, si dhe ka njohuri për
aplikimin e fibrave optik, OLED, 7-segment, LCD dhe TFT.
Titulli i Modulit: Bazat e Elektronikës 1

Rezultati i mësimit 6: Qarqet përforcuese (amplifikuese) me transistor bipolar

Kriteri i performancës: a) Llogaritja e sasisë së drejtpërdrejtë të rrymës së qarkut emetues


dhe përshkrimi i sjelljes së rrymës alternative.
b) Dallimi mes llojeve të feedback-ut (ohmik dhe kapacitiv).

Kushtet e realizimit:

Kërkesa e dëshmive: Prova me shkrim ose verbale se nxënësi ka njohuri për amplifikuesit
me transistorë bipolar dhe di të bëj dallimin mes llojeve të feedbackut.

You might also like