You are on page 1of 9

IV.

Ushtrime
1. Një kompani ndërtimi vepron në një treg të konkurrencës së plotë dhe ndesh kurbën e mëposhtme të kërkesës
dhe të kostos marxhinale. P = 300 - Q dhe MC = 20 + Q, ku Q - është sasia e ndërtimit në orë, P -cmimi dhe MC
- kosto marxhinale. Kompania e ndërtimit po rindërton një godinë dhe bën shumë zhurmë gjatë punës. Kjo zhurmë
pengon punonjësit në punën e tyre. Kosto e jashtme marxhinale e shaktuar nga zhurma, ose dëmi marxhinal është
MD = 40 + 2Q
a. Sa orë rindërtim do të zgjedhë privatisht kompania e ndërtimit? Sa orë janë të dëshirueshme për shoqërinë?
b. Llogarisni taksën Piguviane për njësi që do të arrinte nivelin optimal social.
c. Llogarisni humbjen sociale nëse kompania e ndërtimit zgjedh të prodhojë në nivelin optimal të saj (privat).
d. Supozojmë se punonjësit e godinës në rindërim kanë të drejtën e pronësisë për një vend pune të qetë dhe
për pasojë kanë të drejtë të zgjedhin nivelin e tyre të preferuar të rindërtimit. Cila është pagesa më e vogël
që kompania e ndërtimit mund t’u paguajë punonjësve për ti bindur që të lejojnë sasinë sociale të
rindërtimit.
Amanda pjek gështenja, të cilat i shet në një treg të konkurrencës së plot me kurbë inverse kërkese P = 40 – Q.
Kosto e saj marxhinale e pjekjes është MC = 4Q. Amanda ka një fqinj i cili nuk e duron dot aromën e gështenjave.
Kosto e tij marxhinale e jashtme (dëmi) është MD= 50 + Q.
a. Cilën sasi gështenjash do të piqte vetë Amanda dhe sa do të preferonte fqinji i saj?
b. Llogarisni humbjen sociale nga prodhimi privat i Amandës?
c. Sa duhet të jetë taksa për njësi, ose subvencioni që Amanda të prodhojë në nivelin social optimal?
d. Sa është shuma maksimale që fqinji do të ishte i gatshëm të paguante, për të bindur Amandën që të kalonte
nga niveli privat i prodhimit në nivelin social të prodhimit.
3. Supozohet se kërkesa për letër jepet nga funksioni P = 100 – Q. Kosto marxhinale e prodhimit të saj është MC =
10 + Q. Ndotja e shkaktuar nga proçesi i prodhimit të letrës jepet me anë të funksionit MD = Q.
a. Gjeni sasinë social optimale dhe sasinë private të preferuar të firmës.
b. Gjeni një nivel takse që duhet të vendoset në këtë treg për t’a detyruar firmën që të prodhojë në nivelin
optimal social.
c. Supozohet se shteti ka vendosur të subvencionojë prodhimin e letrës. Sa do të jetë masa e subvencionit për
njësi dhe sa do të jenë shpenzimet totale të shtetit. Tregojeni edhe grafikisht.
4. Supozojmë një firmë e cila prodhon çelik dhe vepron në konkurrencë të plotë. Funksioni i kërkesës për ketë
produkt është P = 100 – Q. Kosto marxhinale e prodhimit është MC = 10 + Q. Kurse dëmi i shkaktuar nga
prodhimi i tij jepet me anë të funksionit MD = Q
a. Llogaritni humbjen sociale nqs firma vepron në nivelin e saj optimal.
b. Supozojmë se të njëjtat funksione i përkasin një tregu monopol. Sa do të ishte humbja sociale në këtë rast.
c. Në cilin prej tregjeve humbja sociale nga ndotja është më e madhe dhe pse?

5. Në cilin nga rastet e mëposhtme është e aplikueshme teorema e Coases? Pse?


a. Një grup studentësh që ndjekin kolegjin kanë një kuzhinë të përbashkët në konvikt. Disa nga përdoruesit e
kuzhinës asnjëherë nuk kujdesen për rrëmujën që shkaktojnë gjatë gatimit
b. Në liqenin Vermont varkat me motor të shpejtësisë së lartë irritojnë notarët dhe pasionantët e sportit të
vozitjes me kanoe
c. Në shtetin e Washington shumë fermerë djegin tokat e tyre për t’i pastruar nga kashta e mbetur dhe për t’i
përgatitur për mbjellje. Banorët e zonës përreth ankohen për ndotje e ambientit
d. Përdoruesit e internetit zakonisht përballojnë një kosto zero për transmetimin e informacionit. Si rrjedhim
ndodhin bllokime dhe përdoruesit janë të detyruar të përballojnë vonesat
6. Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim që bën firma X shkaktojnë një eksternalitet pozitiv dhe tek firmat e tjera.
Grafiku i mëposhtëm paraqet në boshtin horizontal sasinë e shpenzimeve për kërkim zhvillim dhe në boshtin
vertikal përfitimet dhe kostot.

$ MC

MB

Shpenz. Kërkim-zhvillim

a. Gjeni nivelin optimal të shpenzimeve të kërkim-zhvillimit të bërë nga firma X.


b. Supozojmë se efekti i eksternalitetit pozitiv jepet me anë të një përfitimi të jashtëm në
masën b$. Ilustrojeni në grafik.
c. Gjeni nivelin optimal social të kërkuar për shpenzimet për kërkim-zhvillim?
d. Supozojmë se shteti vendos një subvencion për të stimuluar këtë aktivitet. Sa do të jetë masa e
subvencionit që shteti do ti paguajë firmës X?
e. Kush do të fitojë dhe kush do të humbasë nga subvencioni. Tregojeni grafikisht

7. Përfitimi marxhinal privat nga malli X merr vlera 10 – X, ku X është numri i njësive të konsumuara. Kosto
marxhinale private e prodhimit të X është konstante 5$. Për çdo njësi të prodhuara nga malli X antarët e shoqërisë
përballojnë një kosto prej 2$.
a. Në mungesë të ndërhyrjes qeveritare, sa do të prodhohet nga malli X?
b. Cili do të jetë niveli efiçent social i prodhimit të X?
c. Sugjeroni një nivel tatimi pigouvian që do të çonte në një prodhim efiçent. Sa të ardhura mund të siguronte
qeveria nga ky tatim?

8. Aktiviteti i ushtruar nga një zdruktar shkaktonte një eksternalitet negativ ndaj një mjeku që ushtronte aktivitetin
e tij në mjedis pranë zdruktarit. Vlerësimi që i bënte mjeku aktivitetit të tij ishte MB D = 100$. Kurse zdruktari e
vlerësonte aktivitetin e tij MBZ = 80$. Mjeku e paditi zdruktarin, pasi aktiviteti i tij, e pengonte atë, që të ushtronte
normalisht profesionin e tij dhe çështja midis tyre shkoi në gjykatë, ku gjykata ia dha të drejtën e ushtrimit të
aktivitetit mjekut.
a. Duke u bazuar në efiçencën ekonomike, si e konsideroni vendimin e gjykatës?
b. Nqs gjykatësi do t’ia kishte dhënë të drejtën e ushtrimit të profesionit zdruktarit, a do të kishim të njëjtin
rezultat?
c. Në kushtet kur zdruktari gëzon të drejtën për të ushtruar aktivitetin dhe mjeku i ofron atij 90$, për t’ia kaluar
të drejtën e ushtrimit të aktivitetit këtij të fundit, a do të ishte dakort zdruktari?

9. Prodhimi i produktit Y shkakton një eksternalitet negativ. Kurba e kërkesës për këtë mall jepet nga funksioni
MB =100 – Y, Kosto marxhinale për prodhuesin: MC = 20 + 3Y, Demi i shkaktuar nga ndotja e çdo njësie të
prodhuar vlerësohet me 0.1 lekë. Llogaritni:
a. Sa njësi do prodhojë firma nëse shteti nuk ndërhyn.
b. Sa është niveli i prodhimit efiçent për shoqërinë.
c. Sa do të ishin shpenzimet e shtetit nëse efiçenca synohet të arrihet përmes një subvencioni
10. Supozojmë se egzistojnë dy tipe komunitetesh në Nju Jork: Tipi A i cili ka një përfitim marxhinal të lartë nga
konsumi i çelikut dhe një kosto marxhinale sociale të lartë nga ndotja e shkaktuar prej tij. Tipi B ka një përfitim
marxhinal të ulët nga konsumi i çelikut dhe një kosto marxhinale sociale të ulët nga ndotja e shkaktuar prej tij.
Supozoimë se të dy komunitetet kanë kosto marxhinale private të njëjtë. Qeveria po studion dy politika për të
rregulluar këtë eksternalitet: vendosjen e një rregulli uniformë, pra që të dy komunitetet të prodhojnë të njëjtën sasi
çeliku; kundrejt vendosjes së një takse piguviane të njëjtë për të dy komunitetet.
a. Cilën prej dy politikave do t’i këshillonit qeverisë? Përdorni grafikun për të ilustruar këtë situatë.
b. Si do të ndryshonte përgjigjja juaj nqs komuniteti me kosto marxhinale sociale të lartë do të kishte një
përfitim marxhinal të ulët nga konsumi i çelikut dhe komuniteti me kosto marxhinale sociale të ulët do të kishte një
përfitim marxhinal të lartë? Përdorni grafikun edhe në këtë rast.

You might also like