You are on page 1of 25

Republika e Shqipërisë

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i histori-filologjisë
Departamenti i gjeografisë

Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e


Shkodrës

Punoi: Pranoi:
Prof. Asc. Dr. Merita Dollma

Tiranë/
Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

PËRMBAJTJA
Hyrje……..…….…………………………………………......................…………….….......3
I. Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore
1.1. Pozita gjeografike……….....………….....………………..........................4
1.2. Ndërtimi gjeologjik......................................................................................4
1.3. Relievi..........................................................................................................4
1.4. Klima............................................................................................................5
1.5. Hidrografia...................................................................................................5
1.6. Tokat............................................................................................................5
1.7. Bota shtazore dhe bimore............................................................................5
II. Historiku i banimit
2.1. Periudha nga antikiteti deri në vitin 1945.............……… …......................6 .

2.2. Periudha e viteve 1945 - 1990.....................................................................6


2.3. Periudha pas viteve `90...............................................................................6
III. Zhvillimi social-ekonomik
3.1. Periudha deri në vitin 1990.........................................................................7
3.2. Nga viti 1990-2013.....................................................................................7
3.2.1. Struktura ekonomike...........................................................7
3.2.2. Punësimi sipas sektorëve dhe të ardhurat............................8
3.2.3. Niveli i varfërisë..................................................................9
3.2.4. Struktura e vendbanimeve, moshore,dendësia e popullsisë9
3.2.5. Infrastrukturës fizike dhe sociale......................................10
IV. Migrimi i popullsisë
4.1. Migrimi para vitit 1990.............................................................................11
4.2. Migrimi pas vitit 1990...............................................................................11
4.3. Faktorët e migrimit....................................................................................12
4.4. Pasojat e migrimit......................................................................................13

KONKLUZIONE
LITERATURE

Marin Tukaj Faqe 2


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Hyrje
Qëllimi i realizimit të këtij punimi është analizimi i lëvizjes hapësinore të popullsisë në qarkun
Shkodër. Objektivat e këtij punimi janë evidentimi i lëvizjes së popullsisë dhe paraqitja
hartografike e tij.
Punimi është realizuar në 4 kapituj, ku në kapitullin e parë është bërë një prezantim i shkurtër
pozitës gjeografike dhe kushteve natyrore të qarkut, të cilat kanë ofruar kushte të përshtatshme
për zhvillimin e jetës.
Në kapitullin e dytë kemi trajtuar historikun e banimit, duke trajtuar që në epokën prehistorike
që është banuar në këtë qark e deri në vitet e fundit.
Në kapitullin e tretë kemi trajtuar zhvillimin social–ekonomike në qarkun Shkodër duke e ndarë
në dy periudha kryesore, para viteve ’90 dhe pas viteve ’90. Në këtë kapitull kemi trajtuar
strukturen ekonomike, punësimin sipas sektorëve, struktura e vendbanimeve, struktura moshore
dhe dendësinë e popullsisë ndër vite si dhe niveli i infrastrukturës fizike dhe sociale dhe niveli i
varfërisë duke bërë të qartë faktorët që kanë ndikuar në lëvizjen e popullsisë dhe kryesisht në
migrimin e popullsisë.
Në kapitullin e katërt trajtohet migrimin popullsisë së qarkut Shkodër, vendet në të cilët është
më i prirur migrimi i popullsisë, faktorët që kanë ndikuar dhe ndikojnë në lëvizje e hapësinore të
popullsisë si dhe pasojat me të cilat është shoqëruar lëvizja hapësinore e popullsisë.

Marin Tukaj Faqe 3


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

1. Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore


1.1 Pozita gjeografike

Qarku Shkodër ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë. Qarku Shkodër me sipërfaqe 3


562 km2 përshfinë tre Rrethe, Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë ndërsa popullsia e këtij qarku
është 215 347 banorë dhe dëndësia 60 banorë/km2 , rreth 40% më e ulët se mesatarja vendit 1. Në
lindje kufizohet me qarkun e Kukësit, në jug me qarkun e Lezhës ndërsa në perëndim e veri-
perëndim me shtetin e Malit të Zi.
Në pjesën veri-lindore të qarkut shtrihen Alpet e Shqipërisë, në pjesën jug-perëndimore shtrihet
Ultësira Perëndimore dhe në pjesën jug-lindore shtrihet krahina Malore Qëndrore. Mbizotëron
reliev malor e pjesërisht kodrinor e fushor. Pika më e lartë është Radohima, e cila është pjesë e
Alpeve perëndimore. Fushat shtrihen kryesisht në perendim e jug-perëndim. Në këtë qark
shtrihet dy zona kryesore fushore: e Mbishkodrës dhe e Nënshkodrës.

1.2 Ndërtimi Gjeologjik


Qarku Shkodër bën pjesë në pesë zona tektonike të Albanideve: në zonën tektonike të Gashit,
Krasta-Cukalit, Alpeve, Vermoshit dhe zonën e Mirditës. Nga ana gjeologjike ky qark ndodhet
në zonën e një fundosjeje tektonike të periudhës së pliocenit. Formacionet karbonatike janë
kryesisht gëlqerorë të kretakut dhe përbëjnë kodrat e Kakarriqit dhe të Rencit dhe vazhdimin
verior të këtij të fundit siç është mali i Kolajave, etj. Formacioni flishor ndërton një rradhë
kodrash të ulëta siç janë: Kodrat e Bërdicës, Bushatit, etj. Formacioi molastik përfaqësohet nga
depozitimet e kuaternarit të cilat janë depozitime aluvialo-proluvial kanë përhapje mjaft të
madhe dhe janë rezultat i prurjeve të ngurta të lumenjve dhe të përrenjve, kryesisht të lumit
Drini.

I.3. Relievi
Relievi i qarku të Shkodrës karakterizohen nga larmishmëria e lartë. Qarku shtrihet në dy njësi
fiziko-gjeografike: Alpet perëndimore dhe Ultësira e Shkodrës. Relievi i Alpeve perëndimore
karakterizohet nga kreshta dhe luginat midis tyre. Krahas kreshtave dhe majave të larta shtrihet
pllajat e sheshta të cilat paraqesin peizazhe tërheqëse.
Ultësira e Shkodrës ndahet në dy zona: ultësira e Mbishkodrës dhe e Nënshkodrës. Relievi i i dy
ultësirave është kryesisht fushor dhe pak kodrinor. Ndryshime të dukshme vihen re sidomos
midis pjesës veriore mbizotëron krahas relievit strukturor edhe reliev karstik, ndërsa në pjesën
jugore reliev strukturor dhe lumor. Ndërsa 13% të sipërfaqes Ultësirës së Shkodrës e zënë relievi
kodrinor dhe rrjedhimisht dallohet për coptim të vogël të relievit.

I.4. Klima
Në qarkun Shkodër gjendet katër zona mikroklimatike: mesdhetare fushore, kodrinore, pjesërisht
paramalore dhe malore. Temperaturat mesatare vjetore janë 15,3°C, ndërsa mesatarja e muajit
më të ftohtë është -3,3°C dhe temperaturat më të ngrohta arrijnë shifrën 36°C. Sasia mesatare
vjetore e reshjeve është 2000 mm /në vit ndërsa sasia maksimale e reshjeve është 3100mm në
Bogë.

1
Burimi i të dhënave për popullsinë: CENSUS 2011, www.instat,gov.al

Marin Tukaj Faqe 4


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

I.5. Hidrografia
Qarku i Shkodrës bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Drinit dhe është mjaft i pasur. Kjo lidhet
me pasurinë e madhe ujore të përfaqësuar nga pellgu ujëmbledhës i Drinit, Liqeni i Shkodrës dhe
gjithashtu sasia e ujërave nëntokësor është mjaft e lartë.

I.6. Tokat
Në Qarkun Shkodër mbizotërojnë tokat aluvionale, që shtrihen në të dy anët e rrjedhës së
lumenjve Drin dhe Bunë. Në këtë qark gjithashtu gjendet toka të kafenjta që mbulojnë zonat
kodrinore tokat moçalore si ajo e Kakarriqi tokat e kripura në territoret e kënetave në vijën
bregdetar të Velipojës. Rrethin Malësi e Madhe dhe Pukë shtrihen toka të kafenjta të cilat jnë të
vendosura në lartësi 600-1000m, tokat pyjore në një lartësi 1000-1700 m si dhe toka livadhore-
malore kryesisht në Malësinë e Madhe dhe në lartësi 1700-2000m mbi nivelin e detit.

I.7. Bota shtazore dhe bimore


Në qarku Shkodër ndodhet pasuri e jashtëzakonshme dhe larmishme e botës bimore dhe
shtazore. Fauna si ajo ujore dhe tokësore është mjaft e pasur me: pelikani kacurrel, rosa dhe pata
të egra, mjelma e detit, biba e egër, thëllëza e fushës, balza etj. Qarku i shkodrës dallohet për një
pasuri të madhe bimore ku theksojmë pishën, akacin, gështenjat, ahun etj.

Marin Tukaj Faqe 5


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

II. Historiku i banimit


2.1. Periudha nga antikiteti deri në vitin 1945
Në qarkun e Shkodrës gjurmët më të hershme të banimit gjendet në afërsi të shpellës së Gajtanit
(fshati Gajtan, komuna Gur i Zi) të cilat i përkasin periudhës prehistorike të epokës se paleolitit
(rreth100 000vjet më parë)2 dhe sëbashku me gjurmët e vendbanimeve në Xarë (Sarande) janë
territoret më të hershme të banimit në territorin e Shqipërisë. Në periudhën Ilire në territorin e
sotem të këtij qakru banonin fisi i Labeateve dhe Pirusëve ndërsa në periudhën e mbrëtërimit të
fisit të Ardianëve, Shkodra u bë kryeqënder e Ilirisë. Në fillimin e viteve 1800 qyteti i Shkodrës
u bë qendra më e rëndësishme në Shqipëri, e cila deshmohet qartë nga pazari i Shkodrës
(Bexhisteni) që përbëhej nga 2500 dyqane.

Në regjistrimi popullsisë që u realizua në vitin 1930, në qarku Shkodër (rrethi Malësi e Madhe,
rrethi Pukë, rrethi Shkodër) banonin 132,336 banorë3 ndërsa në regjistrimin e popullsisë që u
realizua në vitit 1945 numri i popullsisë së qarkut Shkodër kishte arrit në 157,665 banorë4.

2.2. Periudha e viteve 1945 – 1990


Vendosja e sistemit komunist në Shqipëri solli drejtimin e ekonomisë së industrializuar ndërsa
popullsisa e qarkut Shkodër gjatë 15 viteve të para të regjimit komunist pësoi një ulje të lëhtë të
numrit të popullsisë prej 6,565 banorë (regjistrimit të popullsisë CENCUS 1960). Pas vitit 1960
me ndjekjen e politikave pronataliste të regjimit komunist, popullsia e qarkut Shkodër u rrit
vazhdimisht në mënyrë konstante. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1970 rezulton se në këtë
qark numri i popullsisë kishte arritur në 196,000 banorë gjithashtu në vitet në vazhdim numri i
popullsisë vijon në rritje dhe sipas regjistrimit zyrtare të popullsisë të vitit 1982 në qarkun
Shkodër jetonin 251,200 banorë. Matja e fundit nën regjimin komunist ishte ajo e viti 1989 kur
rezultoj se numri i popullsisë kishte arritur 285,258 banorë.
2.3. Periudha pas viteve `90

Me rënien e regjimin komunist në vitet ’90 filloj edhe periudha e tranzicionit e cila ndikoj në
shumë aspekte të jëtës social-ekonomike dhe politike në të gjithë terrtorin e Shiqpërisë në
përgjithësi dhe në veçanti në qarkun Shkodër. Nga një ekonomi e centralizuar ku prioritet ishte
industria, tregu shqiptar kaloj në një ekonomi të lirë dhe u privatizuan ose u shkatërruan
gjërësisht veprat e ndërtuara nga regjimi komunist. Në vitet ’90 megjithëse në mënyrë ilegale
filloj lëvizja e lirë e popullsisë si brenda ashtu jashtë vendit dhe në këtë mënyrë numri i
popullsisë në këtë qark pësoi rënie, konkretisht në rregjitrimit e parë të popullsisë pas rënies së
regjimit komunist që u realizua në vitin 2001 në qarkun Shkodër jetonin 256,473 banorë 5. Rënia
e numrit të popullsisë së këtij qarku vazhdon të jetë evidente edhe në regjistrimin e popullsisë që
u krye në viti 2011 kur rezulton së ky qarku ka pësuar rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë
në 215,347 banorë6 (Grafiku 1)

2
Dollma, M. Trashëgimia natyrore dhe kulturore,Tiranë 2013
3
INSTAT, Regjistrimi i popullsisë CENCUS 1930
4
INSTAT, Regjistrimi i popullsisë CENCUS 1945
5
INSTAT., Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2001
6
INSTAT., Rezultatet kryesore të CENSUS-it të popullsisë dhe banesave, Tiranë 2011

Marin Tukaj Faqe 6


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Evolucioni i popullsisë së Qarkut Shkodër


285258
251200 256473

211300 215347
196000

157665 151000
132336

1930 © 1945 © 1960 © 1970 © 1973 (M) 1982 (M) 1989 © 2001 © 2011 ©

Popullsia

Grafiku 1

III. Zhvillimi social-ekonomik


3.1. Periudha deri në vitin 1990
Qarku Shkodër në përgjithësi dhe qyteti i Shkodrës në veçanti historikisht kanë qenë kryqëzim i
rrugëve kryesore dhe me tradita tregtare. Që në vitin 230 p.e.s Shkodra ka prerë monedhën e saj
duke dëshmuar një zhvillim mjaft të hershëm, e cila i jepte Shkodrës statusin si qendra më e
rëndësishme e veriut.
Në vitin 1730 në Shkodër krijohet dhoma e tregtisë (nën udhëheqjen e Venedikun) gjë e cila
bashkë me pozitën gjeografike i jepte përparsi zhvillimit të tregtisë. Në fillimit të shekullit
XVIII, në vitin 1807 u ndërtua Bexhisteni që përfshinë 2500 dyqane dhe konsiderohet një
zhvillim mjaft i madh dhe i rëndësishëm për vendit tonë dhe kohën në të cilën u ndërtua.
Periudha nga vitit 1925 dhe deri ne vendosjen e regjimit komunist zhvillim mjaft të madh mori
industrial, ku në Shkodër u ndërtuan 70 fabrika, në Pukë zbuluan vendburime të mineraleve të
ndryshëm ndërsa Malësia e Madhe vazhdoj të mbete një rreth i cili parësor kishtë blegtori dhe
bujqësinë.
Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, qakru i Shkodrës e humbi rëndësinë e mëparshme
në rang kombëtar megjithatë pati zhvillime të cilat janë mjaft të rëndësishme. Zhvillim pati
arsimi, u hap Universiteti të Shkodrës i cili ishte universiteti dytë që u hap në Shqipëri. Shkodra
mori zhvillimi mjaft të rëndësishëm në aspektin arsimore. Industria ishtë sektori që kishtë rëndësi
të veçantë në Shqipëri gjatë regjimit komunist gjithashtu edhe në qarkun e Shkodrës pati
zhvillime kryesisht në industrinë hidro-energjitike ku u ndërtuar hidrocantralet në kaskaden e
lumit Drin si hidrocentrali i Vau-Dejes në vitin 1971 dhe i Komanit në vitin 1985. Sektor me
mjaft rëndësi ishtë dhe industria minerare ku mori zhvillim në rrethin e Pukës që realizohej
nxjerrja dhe përpunimi i bakrit.

Marin Tukaj Faqe 7


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

3.2. Nga viti 1990-2013


3.2.1. Struktura ekonomike
Qarku Shkodër përsa i përket aspektit ekonomike konsiderohet si një nga qarqet më të zhvilluar
në rang kombëtar dhe qarkuu më i rëndësishëm në veri. Pesha e ekonomike e qarkut Shkodër
përsa i takon produktit të brendshëm bruto për vitin 2010 është 6.3 %7 (grafiku 2).

Grafiku 2

Në periudhën e tranzicionit zvillimi ekonomik është përqendruar kryesisht në bujqësi, industrinë


e lehtë, minerare ndërsa vitet e fundit jashtëzakonisht është zhvilluar turizmi si detar (Velipojë)
ashtu edhe malor (Theth, Razem, Bogë). Pesha e Sektorëve kryesor ekonomik në qarku Shkodër
paraqitet qartë në grafikun 38 (grafiku 3) si:
1. Bujqësia, Gjuetia, Pyjet dhe Peshkimi. Ky sektor është primar në ekonominë e qarkut
të Shkodrës dukë pasur peshën kryesore në zhvillimin ekonomik me 27,7 %, duke pasur
kushte mjaft të favorshme zhvillimi si: bujqësia në fushën e Nënshkodrës dhe
Mbishkodrës, pyjet janë një pasuri mjaft e rëndësishme dhe gjithashtu mjaft e rrezikuar
në këtë qark gjithashtu edhe peshkimi në Liqenin e Shkodrës që në shumë raste është
mjaft problematik nga mënyra e peshkimit.
2. Shërbimet, Transporti dhe Komunikacioni. Me rënien e regjimit komunist në
Shqipëri, gjatë periudhës së tranzicionit sektori i industrisë e humbi peshën e tij duke

7
INSTAT., Llogaritë rajonale në Shqipëri., Tiranë 2010
8
INSTAT., Llogaritë rajonale në Shqipëri., Tiranë 2010

Marin Tukaj Faqe 8


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

marr rëndësi sektori i shërbimeve që llogaritet në 22,1% të peshës së përgjithshme të


ekonomisë së qarkut.
3. Ndërmjetësimi Financiar, pasuri të patundshme, qerat. Në raportin e publikuar nga
INSTAT në vitin 2010 për qarkun Shkodër peshën më të rëndësishme në aspektin
ekonomik e zë sektori bankar/financiar, i pasurive të patundshme dhe qerat me 18,7 % të
peshën së përgjithshme të ekonomisë.
4. Shërbime të tjera. Peshë shumë të rëndësishme në ekonominë e qarkut Shkodër zënë
dhe shërbimet e tjera me 14,1 % të peshës së përgjithshme të ekonomisë të cilat
përfshijnë shërbimet kolektive, sociale dhe individuale.
5. Industria. Si të gjithë hapësirën e territorit Shqipëtar ashtu edhe në qarkun e Shkodrës
pesha sektorit industrial ne ekonomi pati rënjë në mënyrë të ndjeshme si pasojë e
privatizimit dhe shkatërritmit të objekteve industriale të ndërtuara nga regjimi komunist.
Pesha e industrisë në ekonomi në këtë qark për vitin 2010 pati rënie në 10,7 %.
6. Ndërtim. Gjatë periudhës së tranzicionit rëndësi mjaft të lartë mori dhe industria e
ndërtimit ku me liberalizimit e tregut filluan të ndërtohet në mënyrë të jashtëzakoshme si
në mënyrë legale por kryesisht në mënyrë ilegale dhe kjo gje bërë që ndërtimit në qarkun
e Shkodrës të marrë 7,1% të zhvillimit të përgjithshëm ekonomit.

Pesha e sektorëve të Ekonomisë në qarkun Shkodër, 2010


Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe
peshkimi (27,7 %)

Industria (10,7 %)

Ndërtim (7,1 %)

Shërbimet, Transporti dhe


Komunikacioni (22,1 %)

Ndërmjetësimi financiar, pasuri te


patundshme dhe qera (18,7 %)

Shërbime të tjera (14,1 %)

Grafiku 3

3.2.2. Punësimi sipas sektorëve dhe të ardhurat


Qarku i Shkodrës renditet si një nga 5 qarqet më të rëndësishmë përsa i përket krahut të punës
me 112 5839 persona në moshë pune por niveli i papunësisë llogaritet në nivelet më të larta në
rang kombëtar ku papunësia në përgjithësi arrin 21,7 %, ndërsa i papunësisë afatgjatë në 10,4
%10. Niveli mjaft i lartë si i papunësisë në përgjithësi ashtu dhe i papunësisë afatgjatë në veçanti

9
Anketa e forcave të punës, 2009
10
INSTAT., Tregu i punës., Tiranë 2009., faqja 25.

Marin Tukaj Faqe 9


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

e cila shkaktor pasoja negative social-ekonomike te popullsia në mënyrë të qartë ka nxitur


migrimin në këtë qark.
Bujqësia, i cili është sektori parësor i ekonomisë në qarkut e Shkodër përfshinë dhe numrin më
të lartë të punësuarve ku respektivisht 45,5% janë të punësuar në sektorin bujqësor privat.
Mundësi punësi mjaft të lartë ofron edhe sektori privat jo bujqësor ku në vitin kanë punuar
40,1% e të punësuarve ndërsa 14,4% janë të punësuar në sektorin shtetëror. Remitancat kanë
kontribuar në mirëqenien e familjeve të këtij qarku por gjithashtu kanë ndikuar në aspektin e
emigracionit për arsye ekonomike, sociale dhe politike. Ndihma ekonomike, tregues tjeter mjaft
i qartë në nivelin e mirqenjes dhe punësimit por kjo ndihmë e cila jepet në qarkun e Shkodrës
është e pamundur të mbulojë shpenzimet minimale të një familje duke nxitur migrimin e
popullsisë për të siguar të ardhura të mjaftueshme (grafiku 4).

Punësimi sipas sektorëve kryesorë ekonomikë, 2009

14% Sektori Shtetëror


46% Sektori privat jo
bujqësor
Sektori privat bujqësor

40%

Grafiku 4

Punësimi në sektorin privat bujqësor ku duhet të kemi në konsiderat edhe faktin që në shumë
raste ky punësim nuk është i sigurt dhe në është mjaft i vështirë për tu përblluar nga popullsia si
nga ana fizike ashtu edhe nga të ardhurat që sjell gjithashtu pagat e ulëta të këtij qarku (grafiku
5) kanë nxitur faktorin migrues dhe sidomos migrimi është më i theksuar në moshën 24-39
vjeçare që gjithmonë e më shumë i shmangen sektorit bujqësor.

Marin Tukaj Faqe 10


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror (LEK), 2008


Lezhë 35,863
Tiranë 43,450
K 35,176
Durrës 33,817
Shk 34,572
Elbasan 33,855
Diber 35,147

Grafiku 5

3.2.3. Niveli i varfërisë

Me rënies e komunizmit dhe fillimin e periudhës së tranzicionit dhe kriza politiko-finaciare e


vitit 1997 sollën faktorë negativ në ekonominë e Shqipërisë dhe bënë të dukshëm aspektet
negative të regjimit komunist. Në këtë periudhë u humbën shumë vende punë në sektorin
industrial (shkatërrimi i fabrikës së telit, Shkodër), desbaliteti ekonomik dhe politik veproj si një
faktor shtytës për lëvizjen migruese të popullsisë.

Niveli mjaft i lartë i varfërisë së këtij qarku është i shpreshur mjaft qartë edhe në shkallën e
familjeve me ndihmë ekonomike ku qarku Shkodër renditet me përqindjet më të lartë të
familjeve me ndihme ekonomike, e cila në vitin 2009 arriti në vlerën 16% 11 (grafiku 6).
Përqindja rekord në rang kombëtar e ndihmës ekoomikë për familje është një faktor shtytës për
lëvizjen e popullsisë si brenda ashtu edhe jashte vendit.

11
Buletini statistikor tremujor, INSTAT, 2-2012

Marin Tukaj Faqe 11


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Papunësia dhe shkalla e papunësisë afatgjatë (%)

25 21.7
20.48
20 16.4
14.19
15
9.65
10 7.58

5
0 2007 2008 2009
Papunësia Papunësia afatgjatë

Grafiku 6

Faktor tjetër që tregon mjaft qartë nivelin e jetesës së popullsisë së qarkut Shkodër është edhe
përqindja e popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, tregues i cili qartëson numrin e popullsisë
të cilët nuk mund të plotësoj kërkesat minimave për një jetë optimale. Ky faktor e rendit qarkun
Shkodër në katër qarqet më të varfra dhe rreth 7% mbi mesataren e vendit duke sjelle një faktor
tjetër mjaft të rëndësishëm të migrit të popullsisë (grafiku 7)

Përqindja e popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, 2004


50
40
30
20
10
0
r ia at bë
r ës sa
n
Fie
r

r

ë

s hë R në or
ë
pë Be
r i rr a as Ko u z DE a Vl
qi D Du Elb k K Le KO Tir
Sh iro SH
Gj

Grafiku 7

Marin Tukaj Faqe 12


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

3.2.4. Struktura e vendbanimeve, moshore dhe dendësia e popullsisë


Në Shqipëri në përgjithësi dhe në qarkun e Shkodrës në veçanti duke analizuar strukturën e
vendbanimeve dallohet qartë diference e popullsisë rurale ndaj popullsisë urbane. Vitet e fundit
në qarkun vërehet tendence urbanizimi megjithëse në kushtë jo të përshtatshme dhe në mënyrë
ilegale kryesisht. Popullsia e zonave te thella malore si të komunës Shale, Pult, Shosh, etj mbas
viteve ’90 kanë migruar masivisht në pjesën periurbane të qytetit të Shkodrës. Në vitet e
tranzicionit kemi rritje të shkallës së urbanizimit të popullsisë e cila vazhdon edhe sot. Në vitin
2001 popullsia rurale ne qarkun Shkodër ishte rreth 63% ndersa në vitin 2013 popullsia rurale ka
pësuar rënie dhe është rreth 55% (grafiku 8). Dallojmë qartë se popullsia kryesisht ka migruar
nga zonat rurale drejt asaj urbane duke sjelle dhe rritjet e popullsisë urbane.

Shpërndarja e popullsisë sipas vendbanimit në qarkun Shkodër


100%
90%
80%
70%
60% Popullsia Rurale
50% Popullsia Urbane
40%
30%
20%
10%
0%
2001 2007 2011 2013

Grafiku 8

Struktura moshore shpreh qartë që në vitet pas rënies së regjimit edhe numri i lindjeve ka
pësuar rënie gjithashtu nga shumë faktor si: planifikimi familjar, emigrimi, arsimi, karriera, etj.
Për tu thkesuar nga struktura moshore është edhe fakti se vihet re qartë një rënie e përqindjes së
popullsisë nga grupmosha 15-29 që zë 25% të popullisë në grumoshen 30-44 në 17% dhe përsëri
në grupmoshen 45-59 vërehet rritje në 20%12(grafiku 9). Luhatja e numrit të popullsisë dhe ulja
e numrit të popullisë në moshën e punës shpreh mjaft qartë migrimin nga qarku i Shkodrës ose
emigrimin e krahut të punës në moshat më të favorshme për të dhe me produktive të punës.

12
Censusi të popullsisë dhe banesave, INSTAT 2011

Marin Tukaj Faqe 13


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Struktura moshore e qarkut Shkodër, 2011


12% 4% 22%

0 - 14
15 - 29
30 - 44
20% 45 - 59
60 - 74
75 +
24%
17%

Grafiku 9

Në bazë të analizës së dendësisë së popullsisë dhe paraqitjes hartografike të viteve të ndryshme


nga viti 1990 deri në vitin 2005 13 evidentojmë së popullsia ka migruar vazhdimisht nga veriu,
veri-lindja dhe lindja e qarkut drejt qendres dhe jug-perendimit (harta1; 2; 3) për shkaqe
natyrore, ekonomike, sociale, infrastrukturore etj por pas vitit 2005 në zonën e Nënshkodrës ku
kryesisht ka migruar popullsia pas reniës së komunizmit, përmbytjet janë bërë shkak për një
migrim tjeter edhe nga kjo hapësirë.

13
Strategjia Rajonale dhe Plani i veprimit per Femijet 2011-2013

Marin Tukaj Faqe 14


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës
Harta 1 Harta 2

Harta 3

3.2.5. Infrastruktura fizike dhe sociale

Infrastruktura fizike dhe sociale e një fshati, qyteti, rrethi dhe qarku është një ndër faktorët më
të rëndësishëm për të kuptuar zhvillimit social-ekonomik gjithashtu edhe standardin e jetesës së
popullsisë. Infrastruktura fizike që u trashëgua nga regjimi komunist ishte në nivele mjaft të ulëta
për arsye të shkallës së ulët të komunikimit dhe lëvizjes së popullsisë. Pas viteve ’90
infrastruktura fizike dhe sociale ishte një ndër problem kryesore që kërkonte zgjidhje emergjente.
Infrastruktura si ajo fizike dhe sociale vitet e fundit kanë pësuar përmirësim të ndjeshem,
distancat kohore midis fshatrave, midis fshatit dhe qytetit apo ndërmjet qarqeve të ndryshme janë
ulur ndjeshem duke sjelle qarkullim më të lehte dhe me të shpejt të popullsisë.
Gjatësia e rrjetit rrugorë të përgjithshëm të qarkut Shkodër është 2,307 km nga të cilat 293km
janë rrugë nacionale, 1,798km janë rrugë rurale dhe pjesa tjetër janë rrugë turistike, minierash
dhe pyjore14 (grafiku 10) dhe nga ky kuptojmë se rrjeti rrugorë në këtë qark është mjaft i pasur
ndërsa për të kuptuar shtrirjen e rrjetit e kemi paraqitur rrjetin rrugor në mënyrë hartografike
(harta 4). Me trajtimin që i kemi bërë më sipër dendësisë së popullsisë dhe me paraqitjen
hartografike të rrjetit rrugor evidentojmë që popullsia nga viti 1990 deri 2005 ka migruar në
14
INSTAT., Tregues sipas qarqeve, 2007 - 2008., Tiranë 2009

Marin Tukaj Faqe 15


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

hapësirat ku rrjeti rrugor është në gjendje optimale dhe kjo na bën që të kuptojmë që
infrastruktura fizike është faktor që ka ndikuar në lëvizjen hapësinore të popullsisë brenda këij
qarku.

Gjatësia e rrjetit rrugorë të qarkut Shkodër


në vitin 2008

Nacionale (293 km) Turistike (102 km) Miniera (54 km)

Pyjore (60 km) Rurale (1798 km)

Grafiku 10 Harta 4

Marin Tukaj Faqe 16


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Infrastruktura social është një faktor mjaft ndikues si në tërheqjen e popullsisë por sidomos
është një shtysë kryesore për migrimin e saj nëse nuk është në kushte optimale. Infrastruktura
sociale në qarkun e Shkodër në krahasim me qarqe e tjera është optimale por vlen të theksohen
që infrastruktura sociale në zonat që konsiderohet të thella të qarkut Shkodër si në komunat
Shale, Shosh, Kelmend, Blerim është mjaft e rënduar për shkak të mungesës së mjekëve të
specializuar, infermiereve dhe të mjeteve të nevojshme gjithashtu edhe infrastruktura fizike ka
ndikuar negativisht dukë bërë që migrimi në masë në këto komuna të jëtë një fenomen i
zakonshëm. Në rang qarku infrastruktura sociale është përmiresuar nga viti 2007 në vitin 2008
duke shtuar 23 ambulanca (grafiku 11). Një aspekt tjeter aspekt i infrastrukturës sociale është
edhe numri i shtretërve/10,000banorë. Në këtë tregues qarku Shkodër ruan nivel optimal në rang
vendi me 29shtretër/10,000banorë(grafiku 12).

Shëndetësia në qarkun Shkodër


2007 2008
109117
85
62 71 69
59 59

3 3
Qëndra Ambulanca Poliklinika Konsultori i Konsultori i gruas
shëndetsore fëmijëve

Grafiku 11

Numri i shtretërve për 10 000 banorë, 2008


46
38 35
29 29
16

Dibër Durrës Kukës Shkodër Tiranë Lezhë

Grafiku 12

Marin Tukaj Faqe 17


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

IV. Migrimi i popullsisë


Migrimi përkufizohet si lëvizja e njerëzve nga njëri vendbanim drejt një vendbanimi tjetrit.
Migrimi klasifikohet:
1. Në varësi të kohëzgjatjes
a) Migrim të përhershëm
b) Migrim të përkohshëm
2. Në varësi të mënyrës së organizimit
a) Migrim të organizuar
b) Migrim spontan
3. Në varësi të mënyrës së migrimit të njerëzve
a) Migrim individual
b) Migrim familjar ose në grup
4. Në varësi të distancës
a) Migrim internacional (emigrim)
b) Migrim të brendshëm

4.1. Migrimi para vitit 1990


Migrimin ë popullsisë mund ta ndajmë qartë në dy periudha. Para vieve ’90 migracioni ishte në
shkallë të ulët. Në vitet 1912-1945 migracioni ishte një fenomen që vepronte në nivel të ulët për
shkak se kushtet e migrimin ishin mjaft të vështira, si transporti, etj. Në vite e kësaj periudhë
migrimi i popullsisë ishte në nivele të ulëta dhe migrim kryesisht ishte i përkohshëm dhe
popullsia që migronte më shumë gjatë kësaj periudhë ishin tregtarët.
Në vitet 1945 – 1990 migrimi si i brendshëm dhe i jashtëm i popullsisë u kufizua nga politikat e
ndjekura gjatë regjimi. Migrimi jashtëm realizohej vetem në mënnyrë ilegale dhe ishte migrim në
një nivel të pakonsiderueshem ndërsa migrimi i brendshëm ishte i kontrolluar dhe popullsia
migronte kur sektorëve të ekonomisë ju nevojiteshin fuqi punëtore.
4.2. Migrimi pas vitit 1990
Me renien e regjimit komunist dhe hyrjen në peridhën e tranzicionit lëvizja e popullsisë u bë e
pakontrollueshme. Eksodi rural ishte një fenomen që ishte pjesë e çdo qarku të Shqipërisë
gjithashtu ky fenomen shoqëroj edhe qarkun e Shkodrës. Migrimi i jashtëm, një mënyrë tjetër e
lëvizjes së popullsisë e cila realizohej në mënyrë ilegale dhe në shumë rastë duke rrezikuar dhe
duke humbur jeten, kryesisht në migrimin drejt Italisë.
Në vitet 1989-2001 nga qarku i Shkodrës u larguan 19 409 15 banorë dhe kryesisht lëvizja e
popullsisë ishte drejt qarkut të Lezhës për arsye se është qark kufitar dhe drejt Tiranës dhe
Durrësit për arsye te mundësive më të larta të punësimit (grafiku 13 ; harta 5).

15
INSTAT., Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2001; Studim demografik., Tiranë 2001

Marin Tukaj Faqe 18


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Migrimi i popullsisë nga Shkodër drejt qarqeve të tjerë


9000
8000
7000
6000
5000
4000
3000
2000
1000
`89 - `01 `01 - `11
0 Berat Dibër Durrës ElbasanGjirokastër Korçë Kukës Lezhë Fier Tiranë Vlorë

Grafiku 13

Harta 5

Marin Tukaj Faqe 19


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Në vitet 2001-2011 kemi një rënie të lëvizjes hapësinore të popullsisë për arsye të ekonomisë më
të qëndruëshme së në vitet 1989-2001. Në këtë periudhë qarqet e preferuar të popullsisë
migruese vazhduan të ishin qarqet Lezhe, Tiranë, Durrës ndërsa një qark tjetër që migruan
1384banorë16 (grafiku 14 ; harta 6) është qarku i Elbasanit dhe faktori i kësaj lëvizje ishte
kryesisht ndjekja e studimeve të studentëve nga qarku i Shkodrës.

Migrimi i popullsisë drejt Shkodër

1400
1200
1000
800
600
400
200
0 t r
ra bë
s n ër ë ës ë
Fie
r në or
ë
Be Di rrë asa st o rç k zh iT ra Vl
Du
Elb k a K Ku Le
iro
`89 - `01 `01 - `11 Gj

Grafiku 14

16
INSTAT., Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2011,, Tiranë 2011

Marin Tukaj Faqe 20


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Harta 6

Migrimi i popullsisë drejt qarkut Shkodër në periudhën 1989-2001 kryesisht është nga qarqet
kufitar Kukës dhe Lezhë ndersa në periudhën 2001-2011 kemi migrimit drejt qarkut Shkodrës
edhe nga disa qarqe të tjera Dibër, Tiranë dhe Durrës.
4.3. Faktorët e migrimit
Analizimin i lëvizjeve hapësinore të qarkut Shkodër e realizojmë me dy elementë kryesore:
“push factors “ (faktorët shtytës) dhe “pull factors” (faktorët tërheqës). “Push factors” janë
faktorët që shtytjnë njerëzit të migrojnë nga vendbanimet e tyre dhe “pull factors” janë faktorët
që e tërheqin njerëzit për të lëvizur drejt një zonë, rrethi, qarku të caktuar.
Faktorët shytës që kanë ndikuar në lëvizjen e popullsisë së qarkut Shkodër, si migrimi brenda
qarku, ashtu edhe jashtë qarkut janë:
1. Niveli i varfërisë është një faktorë që ka ndikuar vazhdimisht në migrimin e popullsisë
në qarkun Shkodër kryesisht nga zonat rurale drejt asaj urbane. Ky fenomen vërehet edhe
në rang qarku për shkak së qarku Shkodër është një ndër katër qarqet me nivel varfërie
me të lartë
2. Shëndëtësia, arritshmëria dhe gjakmarrja janë faktorë që kanë ndikuar drejpërdrejt
dhe vazhdimisht në migrimit e popullsisë në qarkun e Shkodrës në përgjithësi dhe në
komunat Pult, Kelmend, Shale, Shosh, në veçanti. Gjakmarrja është një fenomen tipin për
veriun e Shqipërisë që ka ndikuar dhe vazhdon të ndikoj ne largimin e popullsisë.
3. Furnizimi me ujë të pijshëm, rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe përmbytjet
(tabela1) ku përmbytjet e viteve të fundit në zonën e Nënshkodrës kanë ushtruar
vazhdimisht presionë në largminin e popullsisë sidomos në komunat Dajç, Berdic,si dhe
në dia lagje të baskisë së Shkodës.

Marin Tukaj Faqe 21


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Tokë e Përsona të Shtëpi të


Nr Njësia vendore
përmbytur evakuar përmbytura
1 B. Shkodër 250 ha 586 330
2 K. Dajç 2000 ha 2000 1187
3 K. Ana Malit 1200 ha 282 180
4 K. Velipojë 2000 ha 25 50
5 K. Bërdicë 1900 ha 810 368
6 K. Guri Zi 1000 ha 730 210
7 K. Bushat 1700 ha 312 150
K. Qendër,
8 50 ha 10 8
M.Madhe
9 K.Rrethina 300 25 16
Gjithsej 10.400 ha 4780 persona 2499 shtëpi
Tabela 1

4. Arsimimi bazë dhe i lartë lartë dhe infrastruktura fizike dhe sociale janë disa faktorë
që kanë ndikuar në të gjithë qarkun por konkretisht vërehen në mënyrë më të theksuar
dhe shtysë kryesorë drëjt migrimit të popullsisë së komunat Mnel-Vig , Gjegjan, Qaf-
Mal, Blerim.
5. Punësimi është një problem që është i pranishëm në të gjithë qarkun e Shkodrës po
migrimi për këtë arsye kryesisht ndodh në qytet e qarkut si Shkodër dhe Vau-dejes.
Faktorët që trajtuam më sipër kanë ndikimin e tyrë pothuajse në të gjithë qarkun por
specefikimisht dhe në mënyrë më të theksuara ndikojnë në zonat, komunat dha bashkitë e
lartëpermendura.
Qarku Shkodër në analizën e bërë dhe në krahasim me qarqet e veriut të Shqipërisë
karaketrizohet nga kushtë më optimal për jetësën dhe mirqenien e banorëve. Disa nga faktorët që
e bëjnë këtë qark tërheqës për popullsinë e qarqeve të tjera janë
1. Arsimi
2. Punësimi
3. Infrastruktura sociale dhe fizike
4. Niveli më i ulët i varfërisë
5. Të ardhura të larta
6. Mirëqenia, etj

Marin Tukaj Faqe 22


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

4.4. Pasojat e migrimit


Braktisja e territorit
Ky është ndër problemet më të mëdha që ka prekur shumë territorë dhe komuna në qarkun e
Shkodrës si komunat: Kelmend, Shalë, Shoh, Shllak dhe Gjegjan duke bërë që edhe shkollimi
për nxënësit e që jetojnë në këtë zonë të jetë në nivele mjaft të ulëta sepse një mësuese jep mësim
në disa klasa njëkohësisht. Vermoshi është një rast që vlen për të theksuar sepse deri në vitin
1992 jetonin 1.300 banorë ndërsa në 2013 jetojnë më pak se 300banorë.
Pasojat mjedisore
Si pasojë e migrimit të pakontrolluar dhe vendosjës së popullsisë ka shkaktuar ulje të sipërfaqes
bujqësor. Në bashkinë koplik nga 8050ha tokë bujqësorë në 1990 në vitin 2011 kanë mbetur
vetem 182 ha. Fusha e Mbishkodrës nga zonë tërësisht bujqësore tashmë është kthyer zonë
vendbanimi dukë sjellë humbjën e tokës bujqësorë gjithashtu e njëjta situat paraqitet edhe në
fushën e Nënshkodrës.

Marin Tukaj Faqe 23


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Konkluzione
Qarku i Shkodrës ka pësuar ndryshime në strukturën demografike pas viteve ’90.
Lëvizja migruese ka ndikuar në ndryshimin e strukturës moshore dhe gjinore.
Më të prekur nga migrimi janë grupmosha 24-39 vjec.
Problemet sociale janë mjaft të pranishme gjatë periudhave të ndryshme, sidomos
gjatë tranzicionit.
Mjedisi në Qarkun e Shkodrës ka pësuar degradim nga braktisja .
Mirëqënia si pasojë e emigrimit ëshë përmirësuar por vitet e fundit papunësia e
emigrantëve ka paqëndrueshsmëri.
Lëvizjet migratore kanë qenë faktor dominues në ndryshimet social-ekonomike që
ka pësuar Qarku i Shkodrës këto 20 vite.

Marin Tukaj Faqe 24


Lëvizja hapsinore e popullsisë në qarkun e Shkodrës

Literaturë

1. Logaritë rajonale në Shqipëri, INSTAT, 2010


2. Dollma, M. Trashëgimia natyrore dhe kulturore,Tiranë 2013
3. Tregu i Punës, INSTAT, 2009
4. Tregues sipas qarqeve, INSTAT, 2007-2008
5. Anketa e Buxhetit të Familjes, INSTAT, 2006-2007
6. Strategjia rajonale e zhvillimit të qarkut Shkodër
7. Buletini statistikor tremujor, INSTAT, 2-2012
8. Raport Progresi për Strategjinë e Zhvillimit Rajonal të Qarkut Shkoder.,
Nëntor 2005
9. Rezultatet kryesore të Censusit të popullsisë dhe banesave., INSTAT 2011.
10.Censusi i popullsisë dhe banesave 2001., INSTAT
11.Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri., INSTAT. 2008-2009
12.Strategjia Rajonale dhe Plani i veprimit per Femijet 2011-2013
13.www.instat.gov.al
14.www.qarkushkoder.gov.al
15.www.bashkiashkoder.gov.al

Marin Tukaj Faqe 25

You might also like