You are on page 1of 50

TEME DIPLOME

TURIZMI NE DURRES, HOTELERIT DHE SFIDAT E TURIZMIT.

Esmeralda Cala

Dorëzuar: Universitetit Europian te Tiranës

Departamentit të Ekonomis

Në përmbushje të detyrimeve për Diplomën Bachelor në Menaxhim Biznes

Petagogu udhëheqës: Gavril Lasku

Numëri I fjalëve: ?

Tiranë, Shtator,2012
Përmbajtja
Abstrakt……………………………………………………………………………....3
Hipoteza ………………………………………………………………………………4
Metodologjia ………………………………………………………………………….6
Hyrje (vershtrim turistik I Durrësit dhe rrethanave të tij)....................................7
KAPITULLI I. Turizmi në Durrësin e sotëm…………………………………8
1.1Rëndësia ekonomike e turizmit………………………………………………………………...…..8

1.2Struktura e sektorit turistik……………………………………………………………………….....10

1.3Karakteristikat e turizmit në Durrës……………………………………………………………….11

KAPITULLI II. Zhvillimi I turizmit dhe direktivat strategjike……………...13


2.1. Startegjia e politikave të zhvillimit………………………………………………………..…13

2.2. Potenciali për zhvillimin e turizmit…………………………………………………………....15

2.3. Zonat e zhvillimit të turizmit…………………………………………………………………16

2.3.1. Turizmi intim………………………………………………………………………………..16

2.3.2 Turizmi familjar……………………………………………………………………………...17

2.4. Zhvillimi I zonave turistike……………………………………………………………………19

2.4.1. Akomodimi………………………………………………………………………………..…19

2.5. Identifikimi I zonave bregdetare turistike…………………………………...............................20

KAPITULLI III. Rast studimi ,Hotel Adriatik 1, Lagja 13, Durrës………....22


Historiku………………………………………..…………………………………………………...22

Shërbimet …………………………………………………………………………………………....23

Vlersimi I performancës…………………………………………………………...............................25

Anket (pyetësor)…………………………………………………………………......26
KAPITULLI IV. Sfidat, dobësit, përmirsimet……………………………….....32
4.1 Shërbimi dhe stafi………………………………………………………………………….……..32

4.2 Pastërtia…………………………………………………………………………………..……….32

4.3 Mungesa e investimeve dhe mirmbajtja e infrastrukturës………………......................................33

4.4 Mungesa e investimeve………………………………………………………...............................33

KAPITULLI V. Përfundime, Rekomandime, Bibliografi……………………..34

2
Abstrakti
Durrësi nëpërmjet një kombinimi të turizmit bregdetar atë kulturor dhe areologjik, ka një

potencial të madhë për zhvillimin e turizmit. Kjo e bënë atë një qytet të cilin mund ta

vizitosh për gjatë gjithë vitit dhe që do të kontribonte ndieshëm në rritjen e të ardhurave

nga sektori I turizmit, por gjithashtu në zhvillimin social e ekonomik të rrethit. Por ajo e

cila e pengon Durrësin për të arritur një realitet të tillë, vjen si rezultat I mungesës së

infrastrukturës të nevojshme dhe informacionit në nivel institucional, që lidhet

drejtpërdrejt me organizimin e pamjaftuesësh të zyrave të informacionit, për punimin dhe

qarkullimin e ketyre vlerave kulturore dhe arkeologjike.

Tema I përmbahet rëndësisë së këtij qyteti, si një ndër destinacionet e rëndësishme për

pushuesit, pra e një turizmi masiv por jo selektiv. Nga I gjithë vëndi si Maqedonia,

Kosova por edhe nga rrethet, vinë pushues pa fund. Pyetja në këtë pikw ngrihet: Pse

pikërishtë në Durrës? Një pikë kyce në lidhje me turizmin janw edhe strukturat hoteliere

të cilat ofrojn akomodim të pushuesëve por edhe një pjesw të rëndësishme të aktivitetit të

tyre. E rëndësishme për t’u trajtuar në këtë pikë është fakti nëse turistët janw të kënaqur

nga cilësia e shërbimit në keto struktura, apo jo? Si rast konkret është marrw hotel

“Adriatik” si një ndër hotelet më 5 yje dhe që cilësohet si më të mirët. Gjithashtu është

bërë një anket drejtuar pushuesve në këtë hotel.

Së fundmi kanw dal në mënyrw masive marrja e shtwpive private për t’u akomoduar

gjatë ditëve të pushimit. Ky fakt mund t’i prishi imazhin turizmit. Është bërw një

analizim I shkurtër, pse duhet të zgjedhim një hotel për të pushuar dhe jo një shtëpi

private? Në fund përmendim sfidat, një rezyme e të gjitha pyetjeve të ngritura.

3
Hipoteza: Turizmi në Durrës ka ndikuar në zhvillimin e qytetit

Durrësi ka një nga portet më të mëdha në vend dhe mundë të konsiderohet si një nga

qytetet më të mëdha dhe më të zhvilluara në shqipëri. Kjo për vetë faktin se porti I

durrësit prêt cdo vit shumë turistë dhe emigrant që kthehen në Shqipëri, por edhe që

largohen nga Shqipëria. Në këtë rast ky studim do të përqendrohet tek vizitorët dhe

investitorët që kanë ardhur në durrës për ta vlerësuar atë edhe si vend turistik por edhe

për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Nga të dhënat e bashkisë së durrësit nga viti në vit numri I turistëve rritet por edhe

shpenzimet që po bëhen në të mirën e turizmit dhe vendit janë rritur. Më poshtë është një

tabelë me shifra konkrete:

Program I kulturës dhe Plani 2011 Plani 2012

turizmit

Shpenzimet korrente 58.705.000 61.866.960

Kontributi për projektin 2.200.000

turgrate
- -

Shpenzimet kapitale

Totali 58.705.000 64.066.960

Kjo ka sjellë gjithashtu rritjen e të ardhurave për qytetin e durrësit si dhe interesimin e

investitorëve të huaj dhe vendas, për të ndërtuar hotele, bare apo restorante përgjatë vijës

bregtare të vendit. Më poshtë është paraqitur një grafik I marrë nga raporti I investimeve

4
të huaja direkte në shqipëri për vitin 2011 1 dhe që tregon se interesi për të investuar në

hoteleri është rritur krahasuar me vitin e kaluar., edhe pse përbën vetëm një përqind të

stokut. Kjo shifër është ende e vogël dhe duket se turizmi në shqipëri në përgjithësi ka

nevojë për më tepër vëmendje, zhvillim dhe shpenzime. Mirëpo nga viti në vit vendi ynë

po ecën në rrugën e duhur për të ta bërë turizmin një nga pikat kyce të zhvillimit të

vendit.

Gjithashtu autoriteti portual ka nisur ndërtimin e rrugës hyrëse të automjeteve në port me

një investim prej afërisht 158 milionë lekë, për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e

1
Agjensi shqiptare e zhvillimit tw investimeve, (marrw nga:
http://www.aida.gov.al/web/Raport_mbi_investimet_e_huaja_direkte_ne_shqiperi_2011_278_1.php)

5
2
automjeteve në port. durrësi duke pasur lidhje me vendet e tjera bregdetare, si për

shembull italia, ka nevojë për një pamje të re efikase dhe komode, por edhe siguri të lartë.

Një fakt tjetër I rëndësishëm është edhe ulja e cmimeve të turizmit në durrës. Nëse më

parë njerëzit ishit të prirur të shkonin në vende si mali I zi, kroacia, italia apo greqia sepse

ishin vende turistike me cmime të ulëta, sot ndodh e kundërta. Me të njëjtin cmim

( ndoshta edhe më lirë ) mund të prenotosh një dhomë për një natë në durrës apo mund të

ulesh në restorantet nga më të lirat tek më të shtrenjtat dhe të mos shpenzosh shumë. Kjo

solli dhe rritjen e turistëve të huaj në vend por edhe të shqiptarëve që dilnin jashtë vendit

dhe sot I kalojnë pushimet në durrës.

Përvec punës së mirë që po bëhet në mirëmbajtje, durrësi po vlerësohet tashmë edhe nga

kulturore që nuk duhet lënë pas dore.

Metodologjia

Puna e këtij studimi është mbeshtetur mbi kërkime të shumta informacionesh. Burimët e

informacioneve janë burmië primare dhe burime sekondare. Për të krijuar një ide të

përgjthshme për turizmin jamë mbështëtur në infromacione pa fundë në faqe të ndryshme

online në internet si: Bashkia e Durrësit, Gazeta Online, INSTAT, Shoqata Shqipëtare e

Turizmit (ATA) dhe disa të tjera. Gjithashut libra universitar, të cilët I kemi studjuar gjatë

2
Durrws, nis investimi pwr rrugwn hyrwse tw automjetve nw port, marrw nga:
http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=26124

6
tre viteve Bachelor. Burimet primare janë puna imë, anketat drejtuar klientëve të hotelit

“Adriatik” .

Pyetwsori I cili wshtw shpwrndar, wshtw realizuar gjatw muajt gushtw, drejtuar

klientwve tw hotel Adriatik. Personalisht kam shpwrndar mostrat dhe mw pas kam dal

nw pwrfundimet e arritura mw poshtw. Qwllimi I pyetwsorit ka tw bwjw mw “syrin e

turistit” si e shwh ai zhvillimin apo cilwsin e ofruar.

Kapitulli I: HYRJE

7
1.1 Vështrimi turistik i Durrësit dhe rrethinave të tij

Qyteti nga viti në vit ka ardhur duke u zgjeruar. Pamja urbanistike e arkitekturore e tij

ruan gjurmët e kohës. Karakteristikë nga qyteti modern mbetet “Rruga Tregtare” e

projektuar, hapur fillimisht në vitin 1927, pas rënies së tërmetit të vitit 1926. Dallohet për

ndërtesat e stilit të arkitekturës italiane të fillimit të shek. XX. Sot qyteti ka rrugë ,

sheshe, shëtitore për gjate bregdetit, krahas ndërtesave të banimit e ambienteve argëtuese

e çlodhëse në funksion të turizmit.

Vija bregdetare, sidomos plazhi i Durrësit, ka kushte të favorshme për zhvillimin e

turizmit. Nga pikëpamja e turizmit kulturor ka kodrën ku u zhvillua beteja midis Cezarit e

Pompeut, që njihet me emrin “Shkëmbi”, dhe po përballë tij “Kodra e Shën Mëhillit”, ku

u zhvillua beteja midis Perandorit të Bizantit, Aleks Komneni dhe Robert Guiskardit, në

18 tetor 1081. Gjithashtu është zbuluar një bazilikë e shek.VI, e vizitueshme sidomos për

mozaikun e saj.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të

vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të

arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e

zonave industriale, krijimin e plazheve elitare në zona të virgjëra, studime e master plane,

zbulime arkeologjike, ndërtime të rrugëve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Politikat ekonomike financiare lokale, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre. Nisur

nga këto: Vizioni i strategjisë së Bashkisë për zhvillimin e qytetit të Durrësit është: “Nyje

kryesore e vendit për transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona më e rëndësishme e

vendit në fushën e turizmit masiv dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unike,

8
qendër kryesore për tregtinë me jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i

shoqërive të sigurimit, me një komunitet që gëzon një cilësi jete të avancuar”.3

Duke par nga kendëvështrimi I historikut të Durrësit, ndiej të nevojshme të theksoj se

përvec të tjerave, ofron një histori kulturore që të tërheq për ta vizituar, qoft edhe gjatë

gjithë vitit.

KAPITULLI II: Turizmi në Durrësin e sotëm

2.1 Rëndësia ekonomike e turizmit

2.2 Struktura e sektorit turistik

2.3 Karakteristikat e turizmit në Durrës

2.1 Rëndësia ekonomike e turizmit

Turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë lokale dhe është parë si një mjet i

rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, duke ofruar mundësi për rritjen e të ardhurave për

bizneset lokale dhe buxhetit komunal, dhe si pasojë për rritjen e investimeve publike dhe

private. Për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe natyrore, burimet arkeologjike dhe

historike, Durrësit ka përparësi për zhvillimin e turizmit. Është një nga qytetet më të

vjetra në Evropë, me arkeologji unike, ekspozuar në amfiteatrin e saj, kështjellë dhe


3
Medja sociale shqipwtare. Mar nga: http://www.zeriyt.com/durresi-historia-e-nje-qytetporti-mbi-
3000vjecar-t60685.0.html

9
muzeume, dhe si e tillë ajo ofron mundësi të mëdha për turizmin kulturor dhe historik.

Dikush mund të gjejë këtu një përzierje interesante, deti, dielli, plazhi, interesa të veçanta

të biznesit, arkeologjia, historisë dhe kulturës. Gjatë verës, turizmi siguron rreth 500

vende pune, shumica të rinj. Në këtë moment, tregu i turizmit është i përqendruar në

mesin e kosovarëve, maqedonasve dhe emigrantëve shqiptar. Megjithatë, ka pasur

gjithashtu, edhe pse jo shumë, turistë nga vende të tjera, me interes në arkeologji dhe

kulturë, ndërsa në dy vitet e fundit, Durrësi ka pasur vizitorë edhe nga kroçiere turistike.

Gjithnjë e më shumë turizmi po shndërrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomisë me te

ardhura. Mirëpo si një nga sektorët ku pritet te përqendrohet rritja ekonomike e vendit ne

te ardhmen, turizmi ende nuk po e gjen veten ne prioritetet e qeverise, sidomos ne

mbështetje me fonde. Për here të parë këtë vit, turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit për

sa i përket prurjeve valutore ne ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare qe u

përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe

futen nga investimet direkt, duke u shndërruar ne një burim madhor te ardhurash dhe

punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji te qarta dhe cilësi

shërbimesh, nuk mund te shndërrohet ne një mjet te qëndrueshëm për te garantuar ritme

te larta rritjeje.

Sektori i turizmit ka disa karakteristika, të cilat mund ti sjelli një kontribut të rëndësishëm

ekonomisë së vendit, i cili:4

• gjeneron të ardhura monetare në valutë të huaj;

4
SHQIPWRIA DREJT NJW MODELI TW RI W ZHVILLIMIT EKONOMIK POSTTRAZICION. Mar
nga: http://www.umsh.edu.al/Modeli%20i%20ri%20ekonomik.pdf

10
• krijon vende pune;

• sjell burime te ardhurash nga taksat për qeverinë;

• ka një ndikim të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik rajonal;

• krijon lidhje të forta në sektorë të tjerë të ekonomisë;

• u sjellë përfitime ekonomike komuniteteve lokale;

2.2 Struktura e sektorit turistik

Zonat e sugjeruara për zhvillim të strukturave në sektorin turistik i referohen kushteve që

plotësojnë këto zona për këto tregje dhe segmente turistike.

Kërkesa e turistëve vendas dhe e shqiptarëve etnikë (me banim jashtë Shqipërisë) do të

plotësohet nga kapacitetet ekzistuese dhe kapacitete të tjera të reja që do të përcaktohen

më tej dhe do të zhvillohen për plotësimin e kësaj kërkese.

Për këtë qëllim drejtimet e parashtruara kërkojnë të sigurojnë që Durrësi do të rrisë në

maksimum potencialin e sektorëve dhe do të zhvilloje turizmin në një mënyre që të jetë i

qëndrueshëm në kohë nga ana: kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Turizmi është një aktivitet që përfshin sektorë të ndryshëm. Prandaj koordinimi dhe

komunikimi në maksimum ndërmjet organizatave publike dhe private të ndryshme është i

domosdoshëm. Kjo mund të arrihet nëpërmjet një organizmi këshillimor që takohet

11
rregullisht me përfaqësuesit shtetërorë me qëllim që të vlerësojë dhe të komentojë qysh

në një fazë fillestare mbi çështje të veçanta të sektorit. Ai përbëhet nga përfaqësues të

shoqatave dhe operatoreve të sektorit privat.

Pushteti vendor duhet të jetë më shumë i përfshirë në përcaktimin e politikave, në

planifikimin dhe zhvillimin e turizmit, menaxhim mjedisor dhe menaxhim të

destinacionit, të adoptuara këto për kërkesat e tyre vendore. Roli dhe angazhimi i tyre do

të rritet për të reflektuar kërkesat dhe domethënien e turizmit në ekonominë lokale.

Menaxhimi i destinacionit turistik në drejtim të pastrimit të plazheve dhe territoreve,

grumbullimit, evadimit dhe trajtimit të mbeturinave të ngurta, evadimit të ujërave të zeza

nga qendrat turistike të zgjidhura me gropa septike dhe trajtimit të tyre.

Operatorët e sektorit privat marrin drejtimin në zhvillimin e produktit dhe menaxhimin e

destinacionit në bazë të iniciativës private. Ata janë përgjegjës për zhvillimin e

akomodimit, strukturave të kateringut, operimeve të tureve dhe udhëtimeve,

infrastrukturën brenda sheshit, të disa atraksioneve turistike dhe të aktiviteteve të

marketingut.

2.3 Karakteristikat e turizmit në Durrës

Durrësi sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë dhe qyteti nga viti në vit ka

ardhur duke u zgjeruar. Pamja urbanistike e arkitekturore e tij ruan gjurmët e kohës. Sot

12
qyteti ka rrugë, sheshe, shëtitore për gjate bregdetit, krahas ndërtesave të banimit e

ambienteve argëtuese e çlodhëse në funksion të turizmit. Vija bregdetare, sidomos plazhi

i Durrësit, ka kushte të favorshme për zhvillimin e turizmit. Në pjesën jugore ndodhet

plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë me shumë

se 150.0005 turistë në ujërat e detit Adriatik. Durrësi është vizituar nga turistë të shumtë,

që përveç turizmit të banjove diellore, ofron edhe turizmin kulturor. Durrësi ofron vlerat

kulturore e historike qe i bashkohen vlerave me te mira te mikpritjes të qytetarisë

durrsake, ku çdo vit shpalos kulturën dhe vlerat historike të një prej qyteteve më antike

të Evropës me më shume se 3 000 vjet histori. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar

kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant

për turizmin historik, për shkak të trashëgimisë historike dhe kulturore që ka ky qytet,

është një qendër e rëndësishme arkeologjike, një nga më të mëdhatë në Shqipëri, që e bën

atë të jetë në qendër të vëmendjes së turistëve të huaj që vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Grupe të organizuara nga agjenci të huaja dhe shqiptare, vizitojnë dendur muzeun

arkeologjik, si një dëshmi e qartë e lashtësisë së prejardhjes nga fiset ilire, objektet

arkeologjike si Amfiteatri i lashtë i cili ishte edhe më i madhi në Ballkan, Torren

Veneciane, Murin e kalasë, Bukuroshen e famshme të Durrësit, Mozaikun e Arapajt.

Vendosja ne qendër te vëmendjes si qytet i lashte ilir, i jep Durrësit mundësinë të jetë i

vizitueshëm jo vetëm prej bregdetit të tij por gjate të gjithë vitit si një qendër e pasur

kulturore.

Amfiteatri, i përket periudhës së shek. të I-II para Krishtit i cili është më i madh në

Ballkan me një kapacitet prej 15000 - 20000 spektatorë. Muret rrethuese të Durrësit i

5
Numwri I turistwve nw Durrws. Mar nga: http://www.instat.gov.al/

13
përkasin periudhës së mesjetës së hershme, në shekujt V dhe VI. Në Durrës mund të

vizitohet edhe Muzeu Arkeologjik, i cili ruan mjaft relike që dëshmojnë për antikitetin e

Durrësit. Muzeu ndodhet ne shëtitoren Taulantia, buzë rrugës kryesore që të çon tek

Currilat. Përveç vendeve të mësipërme, objektet që mund te vizitohen në Durrës janë

edhe: Kalaja e Durrësit, që ka nje arkitekture të veçantë dhe shume pjesë të saj kanë

mbetur të plota. Torra, që është një kala e vogël me formë të rrumbullakët e me disa

frëngji, e cila edhe kjo ekziston e plotë, siç është ndërtuar. Forumi Bizantin ose Rotonda,

që i përket shekullit të V, është zbuluar vetëm në vitet e fundit nga arkeologët.

Bukuroshja e Durrësit është një mozaik gjigant me vlera të rralla estetike, historike dhe

arkeologjike, me formë elipsi me diametër rreth 5 m, është nj pasuri e paçmuar e historisë

së antikitetit të Durrësit. Shumë piktura të hershme dhe afreske qe ndodhen nëpër

objektet e kultit në qytet dhe në rrethinat e tij. Këtu mund të përmendim mozaikun e

Arapajt, që ndodhet 6 km në lindje të Durrësit.

KAPITULLI III: Zhvillimi i turizmit dhe direktivat strategjike

3.1 Strategjia e politikave të zhvillimit

3.2 Potenciali për zhvillimin e turizmit

3.3 Zonat e Zhvillimit të Turizmit

14
3.4 Zhvillimi i zonave turistike

3.5 Identifikimi i zonave bregdetare Turistike

3.1 Strategjia e politikave të zhvillimit

Strategjia e politikave të zhvillimit të turizmit do të ndihmojë sektorin të menaxhojë

rritjen në një mënyrë që të sigurohet qëndrueshmeria afatgjatë, do të japë mënyrat e

menaxhimit të konflikteve nëpërmjet rritjes së zhvillimit të turizmit dhe vlerave

mjedisore, sociale dhe kulturore që janë të rëndësishme për qytetin e Durrësit dhe

vizitorëve të saj, do të reduktojë mbivendosjet dhe boshllëqet brenda sektorit, do të

sigurojë angazhim dhe financim për turizmin nga vendore, të bëjë më të lehtë veprimin e

operatorëve për të kryer biznes në ketë sektor, të sigurojë integritet të drejtimeve

strategjike dhe strategjive.

Politikat e zhvillimit në sektorit të turizmit janë:

- të gjenerohen vende pune dhe të ardhura;

- rritja e të ardhurave për bizneset lokale dhe buxhetit komunal;

- të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe social i qytetit të Durrësit;

- të krijohet një imazh pozitiv i qytetit në arenën ndërkombëtare si destinacion;

- të zhvillohet një turizëm i qëndrueshëm në kohë dhe miqësor me mjedisin

15
Turizmi posedon potencial të shkëlqyer si një katalizator për rritje ekonomike dhe

prandaj është një sektor kyç në nivelin makro-ekonomik. Industria e turizmit është

intensive në krijimin e fuqisë punëtore dhe një burim kryesor i të ardhurave lokale, si për

bizneset dhe turizmin familjar ashtu edhe për pushtetin lokal.

Gjithashtu kërkohet që roli i institucionit shtetëror përgjegjës për zhvillimin e turizmit të

forcohet. Ky institucion është institucioni shtetëror përgjegjës si për hartimin e politikave

dhe strategjive të turizmit ashtu dhe zbatimin e planeve të zhvillimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e institucionit përgjegjës o agjencive turistike, janë:

- planifikimi dhe zhvillimi;

- parashtrimi dhe realizimi i politikës së turizmit;

- strategjia e turizmit vendor të qytetit: hartim, zbatim dhe monitorim;

- hartimi i ligjit të turizmit (rregulloret, standardet, çertifikimi, liçensimi, etj.);

- liçensimi i personave dhe bizneseve të tilla si, tur-operatorë, agjenci udhëtimi, hotele,

restorante, guida turistike, etj.;

- mbështetje të administratës rajonale në zhvillimin e turizmit;

- mbështetje të strukturave të turizmit në nivel rajonal dhe lokal;

3.2 Potenciali për zhvillimin e turizmit

16
Potenciali i zhvillimit të turizmit do të bëhet i arritshëm nëpërmjet kombinimit të turizmit

të interesit të veçantë (turizmi i natyrës dhe i kulturës) dhe biznesit dhe konferencave për

periudhën afatshkurtër dhe afat mesme, duke zhvilluar paralelisht turizmin e diellit dhe të

plazhit sipas standardeve ndërkombëtare.

Turizmi i diellit dhe Plazhit, janë produktet kryesore turistike të Durrësit, të cilat varen

nga aftësia e zonave lokale për t’u organizuar në mënyrë efektive, për të përfituar prej

tyre produkte frutdhënëse turistike, të kompletuara me vendet dhe aktivitetet e

rekomanduara, me informimin dhe interpretimin, mirëpritjen, ushqimin, shërbimin e

guidave dhe me një larmi të karakteristikave të tjera që përcaktojnë cilësinë dhe vlerën e

një zone turistike. Zgjerimi i turizmit lidhet me potencialin e zgjerimit të produkteve

turistike

Pozicionimi gjeografik i qytetit të Durrësit, një qytet me një vijë bregdetare të larmishme,

duke u nisur nga plazhi i Golemit, në plazhin e Currilave, duke shkuar më tej në plazhin e

bukur të Porto Romanos e Bisht Pallës, në Plazhin e Lalëzit i cili të ofron një hapësirë të

gjerë, dhe përveç këtyre vendeve turistike pikoreske qyteti ofron edhe historinë e vet

mijëra-vjeçare me vendet arkeologjike të mrekullueshme, tregon se ka potenciale të

shumta në turizëm, njerëz të mikpritshëm e të hapur ndaj vizitorit, siguri dhe stabilitet,

por paraqet dobësi, të cilat dëmtojnë konkurrueshmërinë, dhe lidhen me: mungesën e

vullnetit politik për veprime konkrete, sistem i dobët për mbrojtjen dhe menaxhimin e

mjedisit, përfshirjen e aseteve natyrore dhe kulturore në turizëm, klimë të vështirë

investimi, të drejta të pazgjidhura të pronësisë, infrastruktura jo të rregullt.

17
3.3 Zonat e Zhvillimit të Turizmit

Zonat e zhvillimit të turizmit në qytetin e Durrësit ndahen sipas llojeve të turizmit, sipas

zonave që frekuentohen nga pushuesit vendas ose turistët e ardhur 6. Sipas llojeve të

turizmit klasifikohen në: turizëm masiv; turizëm intim; turizëm familjar, turizëm kulturor.

Turizmi masiv

Plazhi i Durrësit ka një sipërfaqe ranore të konsiderueshme, që shkon deri në 180m

gjerësi nga bregu dhe një gjatësi prej 7km, që shtrihet nga Kepi i Rodonit e deri tek

Shkëmbi i Kavajës.

Plazhi i Durrësit është plazhi më i populluar i Shqipërisë, për shkak të përqendrimit të

madh të hoteleve dhe qendrave të banimit. Në pika të ndryshme të plazhit janë vendosur

edhe kulla vrojtuese, të cilat kujdesen për pushuesit që mund të kenë probleme në det.

Kjo bën që kushtet e sigurisë të jenë më të larta dhe njerëzit në përgjithësi më të qetë,

teksa shpenzojnë kohën e tyre të lirë.

6
Strategjia Sektoriale e turizmit 2007-2013. Mar nga:
http://www.mtkrs.gov.al/web/pub/strategjia_sektoriale_e_turizmit_2007_2013_me_vkm_qershor_2008_56
_1.pdf

18
Turizmi intim

Zona më tërheqëse e gjithë vijës bregdetare të Durrësit është plazhi i Currilave, me terren

të thyer ranore shkëmbor, i cili ofron për pushuesit natyrë të bukur, aromën e pishave te

detit dhe ambiente intime, larg nga zhurma e plazheve të populluara. Një zonë tërheqëse

është edhe zona e bregdetit në plazhin e quajtur Porto Romano. Plazhi ka ujë të pastër,

terrene të thyer, gërshetuar me pjesë ranore dhe shkëmbinj ku ka brigje interesante që

mund të vizitohen vetëm me mjete ujore ose me not. Zona e bregdetit të Durrësit, që nga

plazhi i Currilave, e deri tek Kepi i Rodonit, është me tërheqësja e të gjithë vijës

bregdetare të Durrësit si nga afër, ashtu edhe e vështruar nga lart. Këto zona mund te

shërbejnë jo vetëm si ambiente pushimi por edhe si destinacione të mirëfillta

ekskursionesh dhe shëtitjesh, që do t’i pasuronin pushimet me aventure. Gjiri i Lalëzit,

është gjithashtu një plazh me hapësira gjigante dhe për shkak të infrastrukturës së rrugëve

në gjendje jo të mirë, preferohet nga pushuesit që duan të kalojnë pushime të qeta, larg

zonës së zhurmshme të Durrësit.

Turizmi familjar

Një zonë shumë interesante e qytetit të Durrësit, që është edhe gjetja më e fundit në

fushën e turizmit, është zona e Ishmit, e cila ndodhet në veri te Durrësit dhe shkon deri në

Kepin e Rodonit. Ishmi është një vendbanim i lashte ilir dhe mban ende gjurmë te

19
origjinës së tij të hershme. Është zbulimi më i ri në turizmin familjar, i cili ofron qetësinë

dhe komfortin që nuk e ofrojnë dot plazhet e zhurmshme e të mbipopulluara të Durrësit.

Natyra e mrekullueshme plot gjelbërim, ajri i pastër, brigjet e virgjëra shkëmbore dhe

ushqimet bilogjikisht të shëndetshme, do kënaqin pa masë gjatë pushuesit o turistët

familjar pranë njerëzve vërtet bujarë.

Turizmi kulturor

Durrësi është një qendër e rëndësishme arkeologjike, një nga më të mëdhatë në Shqipëri,

dhe e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes së turisteve të huaj që vijnë të vizitojnë

Shqipërinë. Grupe të organizuara nga agjenci të huaja dhe shqiptare, vizitojnë dendur

muzeun arkeologjik, si një dëshmi e qartë e lashtësisë së prejardhjes tonë nga fiset ilire,

objektet arkeologjike si amfiteatri i lashtë i cili i përket periudhës së shek. të I-II para

Krishtit i cili është më i madh në Ballkan me një kapacitet prej 15000 - 20000 spektatorë.

Muret rrethuese të Durrësit janë gjithashtu një vend interesant për t’u vizituar. Ato i

përkasin periudhës së mesjetës së hershme, në shekujt V dhe VI. Në Durrës mund të

vizitohet edhe Muzeu Arkeologjik, i cili ruan mjaft relike që dëshmojnë për antikitetin e

20
Durrësit. Muzeu ndodhet ne shëtitoren Taulantia, buzë rrugës kryesore që të çon tek

Currilat. Përveç vendeve të mësipërme, objektet që mund te vizitohen në Durrës janë

edhe: Kalaja e Durrësit, që ka nje arkitekture të veçantë dhe shume pjesë të saj kanë

mbetur të plota. Torra, që është një kala e vogël me formë të rrumbullakët e me disa

frëngji, e cila edhe kjo ekziston e plotë, siç është ndërtuar. Forumi Bizantin ose Rotonda,

që i përket shekullit të V, është zbuluar vetëm në vitet e fundit nga arkeologët.

Bukuroshja e Durrësit është një mozaik gjigant me vlera të rralla estetike, historike dhe

arkeologjike, me formë elipsi me diametër rreth 5 m, është nj pasuri e paçmuar e historisë

së antikitetit të Durrësit. Shumë piktura të hershme dhe afreske qe ndodhen nëpër

objektet e kultit në qytet dhe në rrethinat e tij. Këtu mund të përmendim mozaikun e

Arapajt, që ndodhet 6 km në lindje të Durrësit.

3.4 Zhvillimi i zonave turistike

Zhvillimi i zonave turistike lidhet me zhvillimin rajonal dhe akomodimin e turistëve. Në

zhvillimin rajonal të Durrësit përfshihen:

• zhvillimi, mbrojtja dhe përkujdesja e qendrave kulturale, qendrave arkeologjike,

qyteteve dhe fshatrave historike, muzeumeve

• shënimi i vendeve të interesit

• tabela shpjeguese me informacion mbi vendin dhe rregullat e sjelljes

• sigurimi i guidave të tureve

• ngritja e zyrave të informacionit turistik

21
• organizimi i aktiviteteve sportive në rërë

• organizimi i aktiviteteve kulturore (shfaqje, koncerte me këngëtarë të huaj pop & rock)

• parqe tërheqëse dhe sheshe publike

• gërmime të mëtejshme dhe mirëmbajtje të qendrave arkeologjike

• ngritje e qendrave të reja historike

• caktimi dhe zhvillimi i qendrave shtesë të interesit historik dhe kulturor

• caktimi i rajoneve me fshatra tradicionale

Akomodimi

Hotelet që shtrihen përgjatë bregut të detit janë të shumtë e me kushte shumë të mira, të

cilat mund të konkurrojnë pa frikë të gjitha standardet bashkëkohore të turizmit të sotëm.

Kapaciteti i tyre mesatar është 30-40 dhoma, duke ofruar shërbime nga dy deri në pesë

yje, të karakterizuar përgjithësisht nga teknologji e re, mobilim modern, për shkak të

ndërtimit të tyre në dy dhjetëvjeçaret e fundit. Shumica e hoteleve ofrojnë kryesisht

shërbimet bazë të fjetjes, ngrënies dhe shërbimet e plazhit. Por kohët e fundit janë ngritur

mjaft komplekse turistike që ofrojnë mundësi të pafundme argëtimi, si:

• Plazhi i Golemit: hotele plazhi, të kategorisë me tre dhe katër yje, të mëdhenj

• Gjiri i Lalëzit: hotele plazhi, të kategorisë me tre dhe katër yje, të mëdhenj

• Plepa: hotele plazhi, të kategorisë me tre dhe katër yje, të mëdhenj

22
•Specifikime të mëtejshme destinacionesh (Porto Romano, Currila, Hamallas, Gjiri i

Lalëzit)

• hotele nga tre deri pesë yje me standarte ndërkombëtare (p.sh. qendër biznesi)

• rritje e përqindjes së fundjavave tërheqëse

• video të shërbyera në banesë rreth vendeve më të spikatura të qytetit

• qendër të trajtimit të trupit (fitness)

• struktura konferencash të përmasave të vogla, të mesme dhe të mëdha

• lidhje interneti në dhomën e hotelit

• kontrata ndërkombëtare shitjesh të hoteleve

• lidhje me sistemin qëndror të rezervimit (CRS)

3.5 Identifikimi i zonave bregdetare Turistike

Plazhi i Durrësit, i cili është edhe plazhi më i madh në të gjithë bregdetin shqiptar

identifikohet me disa zona bregdetare duke u nisur nga Kepi i Rodonit e deri tek Shkëmbi

i Kavajës, ndodhet gjithashtu plazhi i Currilave e cila karakterizohet nga një terren i thyer

ranore shkëmbor, një pjesë tërheqëse është edhe pjesa e bregdetit në plazhin e quajtur

Porto Romano. Zonë tjetër shumë interesante e qytetit të Durrësit është zona bregdetare e

23
Ishmit, i cili ndodhet në veri të Durrësit dhe shkon deri në Kepin e Rodonit. Gjiri i

Lalëzit, është gjithashtu një plazh me hapësira gjigante

Zona bregdetare nga Kepi i Rodonit e deri tek Shkëmbi i Kavajës shtrihet vetëm 38km

larg nga Tirana, duke u bërë kështu edhe një destinacion ditor për pushuesit e kryeqytetit.

Plazhi ka një sipërfaqe ranore të konsiderueshme, që shkon deri ne 180 m gjerësi nga

bregu dhe një gjatësi prej 7 kilometrash.

Rëra e bollshme e bën plazhin e Durrësit jo vetëm shumë të dobishëm nga ana

shëndetësore, por edhe një plazh të përshtatshëm për familjare që mund të pushojnë të

qetë bashkë me fëmijët e tyre. Plazhi i Durrësit është plazhi më i populluar i Shqipërisë,

për shkak të përqendrimit të madh të hoteleve dhe qendrave të banimit. Se fundi në pika

të ndryshme të plazhit janë vendosur edhe kuIla vrojtuese, të cilat kujdesen për pushuesit

që mund të kenë probleme në det. Kjo bën që kushtet e sigurisë të jene më të larta dhe

njerëzit në përgjithësi më të qetë, teksa shpenzojnë kohën e tyre të lirë. Plazhi i Currilave,

ka një terren te thyer ranore shkëmbor, i cili ofron për pushuesit natyrë të bukur, aromën

e pishave të detit dhe ambiente intime, larg nga zhurma e plazheve të populluara. Një

pjesë tërheqëse është edhe pjesa e bregdetit në plazhin e quajtur Porto Romano. Plazhi ka

ujë të pastër, terrene të thyera, gërshetuar me pjesë ranore dhe shkëmbinj ku ka brigje

interesante që mund te vizitohen vetëm me mjete ujore ose me not. Mund të thuhet se

pjesa e bregdetit të Durrësit, që nga plazhi i Currilave, e deri tek Kepi i Rodonit, është më

tërheqësja e të gjithë vijës bregdetare të Durrësit. Gjiri i Lalzit, është gjithashtu një plazh

me hapësira gjigante dhe për shkak të infrastrukturës së rrugëve në gjendje jo të mirë,

preferohet nga pushuesit që duan të kalojnë pushime të qeta, larg zonës së zhurmshme të

Durrësit.

24
Një pjesë shumë interesante e qytetit të Durrësit është zona e Ishmit, e cila ndodhet në

veri të Durrësit dhe shkon deri në Kepin e Rodonit. Një pamje tërheqëse që I bënë turistët

kureshtar për ta eksploruar.

Rast studimi: Hotel Adriatik 1, Lagja 13, Durrës.

Historiku

Eshtë një hotel ne breg te detit në Durrës me pamje të këndshme nga deti. Hoteli eshte nje

vend ideal për pushuesit, si dhe për udhëtarët e biznesit. Rrethuar nga një pishinë e

mrekullueshme ,kopsht me palma të mëdha, hoteli ofron një atmosferë të qetë për

vizitorët, sidomos familjet.Hoteli është vetëm 25 minuta larg kryeqytetit dhe Aeroportit

NënëTereza, dhe përmban dy restorante, bare dhe disa objekte të tjera. Ai është gjithashtu

i përshtatshëm për qytetin e Durrësit, me amfiteatrin e tij historik, romak i vetmi në

Shqipëri. Vizitorët në Hotel Adriatik mund të vlerësojne rolin e tij historik si një nga

hotelet e pare per turistë. Rinovuar plotësisht në 2002, hoteli kujdeset për të ofruar

shërbim miqësor dhe mikpritës dhe për të siguruar që të ftuarit te ndjehen rehat dhe të

kalojne një qëndrim të këndshëm.7

Për të studjuar rëndësin e turizmit, m’u duk e arsyeshme që të merja për studim pikërishtë

Hotel Adriak, I cili është një hotel me 5 yje, që të mundë të nxierr një konkluzion për

vlerat e vërteta të turizmit. Pasi sic e përmënda dhe në hyrje, nuk mundë të pretendoja

7
Faqa zyrtare e Hotel Adriatik. Marrw nga: http://www.authenticalbania.com/sq/hotel/hotel-adriatik

25
kursesi, shpiat private të cilat jepen me qera nga pronarët e tyre, si një mundesi për një

turizëm të mirfillt. Pa u ndalur shumë në këtë pik do doja të theksoja:

 Një shtëpi privatë nuk të ofron turizëm, por thieshtë “strehim”

 Nuk ofrohen kushte të mira higjenike, pasi kjo është në dorën tuaj

 Kurrsesi një shtëpi private nuk të ofron një pamje të këndshmë panoramike për

syrin.

 Nëse je familjar, nuk ofron kënd lojrash për fëmijët.

 Shpesh ndoshë që edhe kushtet më minimale nuk plotësohen si: ujë, drita etj.

 Ajo cfar është më minimalja e turizmit është shërbimi. Në shtëpit private nuk ke

asnjëlloj shërbimi për vec “dy krevatave për të fjetur gjumë” i cili nuk quhet

shërbim

Pra që të mos ankohemi nga një turizëm I dobët, me kushte që lënë shumë për të

dëshiruar dhe nga papastërti të rëndomta, një arsye e fort për të zgjedhur një hotel.

Pavarsishtë shëmbullit konkret I cili është një hotel më 5 yje, edhe hotele të tjera të një

cilësie apo shtrenjtesi më të ulët, ofrojnë një turizëm më kuptim plot. Një hotel është I

ndërtuar në atë llojë mënyre që të mundë të ofroj si minimalen e mundshmë, një peisazh

të bukur, ku ndoshta jo gjithmon është I garantuar pamja nga deti, por që një lulishte

“modeste” është gjithmon rreth hotelit, një kënd lojrash I vogël, apo edhe një shazllon për

të mar rreze dielli.

Më specifike, ja cfarw ofron Hotel Adriatik

 Shërbime për pushuesit

26
Hotel Adriatik garanton ambjentin ku të gjithë pushuesit të marrin rreze dhe të shijojnë

detin Adriatik.Në një hapesirë të mrekullueshme dhe me vlera kurative në një distance 50

metra nga deti jane vendosur 200 shezlone dhe 100 cadra të sistemuara bukur dhe me një

rregullsi që të ofrojnë kënaqësinë e të parit dhe të shijuarit.Ambjenti përreth tyre

mirëmbahet në mënyrë periodike nga personeli, i cili është vazhdimisht në lëvizje për të

siguruar pastertine e nevojshme. Gjithcka që pushuesit të ndihen komod dhe të shijojnë sa

më shumë kenaqesinë që iu ofron vera. Janë të ndërtuara me artikteture moderne,të

bollshmeme hapesirë dhe drite,me pamje nga deti,dhomat ofrojne komoditetin e

nevojshem për pushimin e enderruar. Ato janë te pajisura me nje krevat dopio dhe nje

tek. Por për të plotesuar cdo kërkesë të klienteve,në rast se ata kane me vete femije. Në

dhome mundesohet vendosja e nje krevati portativ.Gjithcka perfekte,në funksion të një

pushimi luksi.

 Shërbime pwr fwmijwt

Njw kujdes i vecantw në hotel Adriatik ju kushtohet fëmijeve. Për të skalitur në

buzwqeshje fytyrat e tyre është një ambjent ndertuar enkas për ta. Njw kwnd lojrash, ku

fwmijwt e tw gjitha moshave mund të argetohen.Në këtë kënd nuk mugojnë shilaresit dhe

rrëshqitesit për moshat e voglat e deri tek lojrat e volejbollit për ata më të rriturit. Kjo

pasi hotel Adriatik mendon per te mbushur me gezim ditet e pushimit të fëmijeve.

 Gjithashtu:

27
Ofron pishinw, bar, restorant, ambiente shplodhwse rreth e rrotull hotelit, me

stola druri për pushuesit. Me një ambient të mbushur plot e përplot me lule.

Personeli i hotelit

Punonjësit e hotel Adriatik janë të zgjedhur me kujdes.Kanë experience në punë dhe i

njohin mire sherbimet e hotelit.Hoteli administrohet nga nje menaxher i vetem i cili

merret me perzgjedhjen e stafin e me ndarjen e detyrave të secilit në baze të strategjive që

ai harton.Stafi është i perzgjedhur sipas disa standarteve dhe orjentohet në bazë të disa

objektivave që janë dhe mision i vete hotelit.

 Shërbim i shpejtë e cilesor

 Mikpritje e komunikim me klientët

 Akomodim sipas kushteve më bashkohore

 Cmime të arsyeshme kundrejt një sherbimi perfekt

 Staf i kualifikuar e me pervoje gjithmonë në gadishmeri të klientelës

Numri i stafit lëviz me ndërrimin e sezonit.Në sezonin e veres rritet nr i punonjësve në

mënyrë që të perballohet nr i kërkeses.Aktualisht në hotel janë punesuar 13 kamariere,4

banakiere,2 recepsioniste,5 pastrues,2 kujdestar për plazhin privat.Kuzhina drejtohet nga

një shef italian qe ndihmohet nga 2 ndihmesa të tij si dhe 4 pjatalares që punojnë me

turne.Stafi i hotelit është i disponueshem 24 ore dhe punon gjatë gjithë vitit.

Njerwzit

28
Janë elementi më vital i hotelit, pasi shërbimet përfshijnë një kontakt me nivel të lartë

midis personelit të shërbimit dhe klientin. Dy janë faktoret që e largojne klientin nga

kompania, indiferenca dhe mosdisponibiliteti. Për hotelin Adriatik ka perzgjedhur me

kujdes stafin e tij, dhe i ka trajnuar në menyrë që këto faktore të mos jenë pjese e

shërbimit. Në këtë mënyre ne arrijme të percjellim tek konsumatori një fryme mikpritjeje

dhe klientwt tanw krijojnw pwrshtypje pozitive pwr shwrbimet qw marrin.

 është e percaktuar qartw natyra e punws dhe kultura e organizatws

 është bërë trajnim për familjarizimin e punonjesve të rinj,me proçedurat dhe hapat

e shërbimit

Menaxheri gjithashtu mbwshtet personelin që merr direkt ankesat nga klientwt që në disa

raste jane të irrituar. Personeli normalisht nw kwto raste wshtw i pwrgatitur tw jetw

shumw gjakftohtë në mënyrw që të qetesojë klientin dhe ti ofrojw njw zgjidhje për

problemin.

Faktorwt motivues përfshijnw :

 Njohjen e arritjeve

 Qartësinw e rolit

 Mundwsinw për pwrparim

 Interesin për punë

 Shpërblimet monetare

29
Vlerësimi i performancws

Vlerwsimi i shërbimit, i performancws së punonjesve që kryhet nga hoteli një herë në

muaj. Pasi u bwhet një vlerwsim për punwn e kryer gjatë muajit, shihet se sa janw

realizuar objektivat dhe për ata qw kanw bërë një punë të mirë, ka shperblime të

ndryshme. Pwrveç kwsaj hoteli përdor dhe metoda tw tjera motivimi mjaft efektive qw

ndihmojnw nw rritjen e cilwsisw sw shwrbimit dhe bwjnw qw stafi tw jetw i kwnaqur me

punwn qw bwn.Rrjedhimisht motivimi do tw rrisw perfomancwn e punonjwseve, dhe

bwn qw ky i fundit tw japw mw tw mirwn nw punwn e caktuar.

“Sepse një personel i kwnaqur, është me i aftë të jete i dobishem per konsumatorin…”

Ja si do të përkthehej kjo për klientët e këtij hoteli, por edhe turistë në të njëjtën kohë.

Përgjigjet e anketës:

Rezultatet kërkimore

 Përfundimet e kërkimit të pyetesorit tim vijojne si me poshtë:

U shpernda nje pyetsor që iu drejtua klienteve të cilwt kanw frekuentuar Adriatikun gjatë

këtij sezoni turistik.Mostra e pyetsorit ishte 45 persona. Qwllimi I kwtij pyetwsori ishte

qw ne tw kuptonim mw qartw se:

 nga vijnw kwta turistw ( pra jetojnw nw shqipwri apo janw turistw tw huaj )

 nwse kanw ngelur tw kwnaqur nga shwrbimi

 nwse kanw ngelur tw kwnaqur nga stafi

30
 nwse do ta frektuentonin swrish kwtw hotel dhe a do t’jua rekomandonin

personave tw tjerw

 nwse sipas pikwpamjes sw tyre cmimet ishin tw arsyeshme apo jo

 arsyet pse kanw ardhur pwr turizwm nw durrws dhe pse kanw zgjedhur kwtw

hotel

 cilws grupmoshe I pwrkasin kwta turistw

Nw kwtw mwnyrw mund tw kuptojmw mw tepwr pwr klientwt e hotelit, pwr tw ditur

mw tepwr mbi nevojat e tyre dhe kwrkesat.

Fig 1.1 Pyetjes nga vijnë kientet e hotelit jane pergjigjur: 53% vijne nga Kosova, 24.5% e

tyre jane Shqiptare,11% nga Maqedonia dhe 11% e pjeses tjeter vijne nga vande te tjera

te huaja.

31
Fig 1.2 Pyetjes “Ciles grupmoshe i perkisni” jane pergjigjur keshtu : 31% i perkasin

grupmoshes 20-35 vjec,46.5% jane te moshes 35-45 vjec ndersa 22.5% i perkasin moshes

45-50 vjec.

Fig 1.3 Pyetjes “Arsyeja e vizites suaj” klientet jane pergjigjur keshtu: 46.5% theksojne

se kane ardhur per arsye biznesi e ndersa 53.5% e tyre kane ardhur per arsye turizmi.

32
Fig 1.4 Pyetjes “Arsyeja pse zgjodhët këtë hotel” kemi marre këto rezultate: 35.5% e

klientëve pohojnë se u është rekomanduar ky hotel,42% pohojnë se kane pasur

eksperienca të mëparshme dhe 22.5% e tyre pohojnë se ka ndikuar publiciteti apo

promovimet e ndryshme.

Fig 1.5 Pyetjes lidhur me shërbimet që ofron hotel “Adriatik” klientët i vlersojnë ato:

27% i japin noten “mirë”,13% i vlersojnë ato me noten “jo mirë” dhe 60% e tyre i

vlersojnë ato “shkwlqyshwm”.

33
Fig 1.6 Pyetjes “Ku mendoni se keto sherbime kane nevoje per permirsim” klientet japin

keto mendime: 6% mendojne per sherbimet lidhur me recepsionin (prenotimi on

line),15.5% mendojne lidhur me sherbimet e internetit,24.5% mendojne se duhen

permirsuar sherbimet e pastertise,42.5% jane me idene se ka shume per te permirsuar tek

personeli (komunikimi) dhe 11% mendojne per te permirsuar sherbime te tjera extra si

pishina,kend lojrash etj

34
Fig 1.7 Pyetjes lidhur me cmimin qe hoteli operon,klienteve 29% u eshte dukur shume i

shtrenjte dhe 71% e tyre mendojne se cmimi eshte i arsyeshem ne raport me ate c’ka ato

marrin.

35
Fig 1.8 Pyetjes “Ado te jeni kliente te ketij hoteli edhe vitin tjeter” ato jane pergjigjur me

75.5% do te rikthehen serisht dhe 24.5% nuk do te rikthehen me pasi kane dale te

pakenaqur..

Fig 1.9 Pyetjes “A do ua sugjeronit miqve apo te afermve tuaj nje vizite tek hotel

Adriatik” 91% jane dakort per nje gje te tille dhe 9% nuk do te sugjerojne asgje nga hotel

Adriatik.

36
Duke ju referuar të gjitha përgjigjeve nga anketa e bërë, vihet re edhe fluksi I madhë I

turistëve që vijnë nga maqedoni dhe kosova.

Kjo do të thotë që Durrësi është destinacioni I tyre më I afërt prej nga vijnë si pasojw e

investimit në infrastrukturë, duke përmendur dhe rrugën Durrës – Kukës. Disa nga arsyet

pse turistët preferojnë durrësin si pikën e tyre për pushime mund të përmblidhen më

poshtë:

1. Destinacioni më i afërt

2. Cmime të arsyeshme

3. Shërbime të mira në hoteleri

Këto janë disa nga pikat më të forta të turizmit në durrës, por kjo nuk do të thotë se

durrësi ka bërë gjithcka ka pasur në dorë për t’u zhvilluar. Ka ende shumë punë për të

bërë, ndaj në kapitullin e radhës do të rendisim sfidat dhe dobësitë e turizmit në durrës, si

dhe cfarë mund të bëhet për t’I përmirësuar ato.

37
Kapitulli IV: Sfidat, dobësitë dhe përmirësimet

Më lart përmendëm gjithë pikat e forta të turizmit në durrës, por kjo nuk do të thotë se ato

nuk kanë nevojë për përmirësim. Në përmbushje të këtij kapitulli vjen në ndihmë sërish

një anketim që ju është bërë turistëve duke dashur të dimë prej tyre se cfarë mund dhe

duhet të ndryshohet në turizmin e durrësit. Pikat janë si më poshtë:

 Shërbimi dhe stafi

 Pastërtia

 Mungesa e investimit dhe mirëmbajtja e infrastrukturës

 Mungesa e informacionit

Le t’i analizojmë me rradhë këto pika.

 Shërbimi dhe stafi

Një nga sfidat kryesore për turizmin në durrës është shërbimi dhe stafi. Klientët shpesh

ankohen që nuk marrin një shërbim cilësor krahasuar me koston që kanë apo që stafi nuk

ka një sjellje të mirë ndaj tyre. Krahasuar nga viti në vit ky problem nuk është më aq I

madh në zonën turistike të durrësit por do të kishte nevojë për më tepër përmirësim.

 Pastërtia

Si kriter dytësor që ka nevojë për përmirësim është pastërtia. Kjo e fundit është bërë

gjithmonë shkak për debate publike, pasi është dicka që mungon masivisht në shumicën e

plazheve dhe bregdeteve shqiptare, jo vetëm në durrës. Vjen e përkrahur më pas dhe nga

38
problemi i kanalizimeve dhe ujrave të zeza. Nuk janë bërë shumë përmirësime vitet e

fundit, edhe pse është folur shumë për to, në lidhje me ujrat e zeza që derdhen direkte në

det. Ky është një shqetësim I madh për pushuesit. Gjithashtu mungesa e ujit të pishëm

dhe ujit të pastër për përdorime të tjera po bëhet gjërësisht pengesë në zhvillimin e

mëtejshëm të turizmit. Edhe pse ky është bërë një debat shumë I lakuar public duket se

nuk po merr një zgjidhje definitive.

 Mungesa e investimit dhe mirëmbajtja e infrastrukturës

Më lart kjo pikë u përmend si një faktor që ndihmon në zhvillim, por që gjithsesi nuk

është ende në lartësinë e duhur. Është investuar vetëm në pjesët kryesore të qytetit të

durrësit duke lënë pas dore shumë zona të tjera të cilat përbëjnë problem për lëvizjen e

lirshme të banorëve dhe turistëve. Nga ana tjetër ajo pjesë e durrësit që është zhvilluar

dhe është investuar më së shumti, është mbushur me pallate dhe hotele duke vështirësuar

kalimin si të këmbësorëve dhe të makinave. Shumë rrugica kanë mbetur pa u

rikonstruktuar dhe një pjesë e rrugëve dytësore janë ende të prishura. Por edhe për rrugët

e reja që janë ndërtuar kostoja është e lartë për t’I mirëmbajtur. A do t’ja dalin vallë të

lejohen të mos prishen shpejt dhe të mos bllokohen? Kjo mbetet për t’u parë.

 Mungesa e informacionit

Pika e fundit por jo më pak e rëndësishme është mungesa e informacionit për turizmin në

durrës apo dhe për turizmin shqiptar në përgjithësi. Duket sikur agjensitë janë të

përqendruara më tepër në turizmin e huaj, por edhe faqet zyrtare përkatëse të zyrave

kompetente përmbajnë një informacion shumë të vakët mbi këtë cështje. Duhet të

39
kërkosh me ditë të tëra për të gjetur mbi atë cfarë kërkon për turizmin në durrës. Madje

më e mira do ishte të shkoje vetë atje për të marrë një informacion të saktë dhe jo-

gjysmak. Mirëpo kjo nuk është e mundur. Në epokën e globalizimit në të cilin jetojmë ky

është një minus shumë I madh për turizmin në durrës.

Edhe pse është folur gjatë këtë vit mbi zhvillimin e turizmit, gjërat kanë ecur mirë, por jo

aq sa janë zmadhuar herë pas herë. Sigurisht që shqipëria si një vend në zhvillim po bën

hapa para, por gjërat në kontekstin e përgjithshëm nuk janë aq mirë sac duan të hiqen. Ka

ende mungesë të një plani të mirëfilltë të zhvillimit të turizmit të durrësit, ka ende një

mugesë fondesh si nga ana e buxhetit dhe nga ana e investimeve, mungojnë shumë

resorte dhe restorante të cilësive të larta me shërbime të mira, nuk ka një plan të saktë

urbanistik që të mos lejojë dëmtimin e qytetit nga gjithë ndërtimet e reja.

40
KAPITULLI V: PERFUNDIME, REKOMANDIME, BIBLIOGRAFI

5.1 Zhvillimi turistik i Durrësit, realitet aktual apo ende larg?

Ajo cfar ka mbetur për të bërë në fund të këtij punimi është një ide e qartë se cfar ofron

qyteti kulturor dhe turistik i Durrësit. Duke ju referuar të gjitha cka jan thënë më sipër,

pavarsisht se nuk jam ne lartesin e duhur për ta vlersuar, e megjithatë kam të drejt të japë

mendimin tim modest është se tani qyteti ka arritur në një pik të rendesishme zhvillimi.

Është drejt një rruge të duhur përmirsimi . Qyteti i Durrësit por edhe qytetrët e tijë,

tashmë janë ndergjegjësuar për vlerat kulturore dhe turistike që mbart.

Cdo vit e më tepër po bëhen përmirësime në këtë sektor, mirëpo ka nevojë ende për

shumë më tepër vëmendje dhe mbështetje financiare. Ajo që është përmirësuar më së

shumti janë:

1. Shtimi i hoteleve

2. Hapja e restoranteve

3. Ndërgjegjësimi publik për një turizëm cilësor në durrës

4. Njohja kulturore e vendit

5. Cmime të arsyeshme

Sfida kanë të bëjnë më vazhdimin e përmirësimit të cdo pike që përmendëm më sipër, por

edhe përmirësimin e shërbimit, shpërndarjes së informacionit, kanalizimit dhe

infrastrukturës, e të tjera.

41
Turizmi sot po merr një përhapje masive. Ai nuk nënkupton më vetëm të shkosh në

plazh, të lahesh në det e të relaksohesh. Sa më shumë të rritet cilësia e turizmit nëpër botë

dhe mundësitë financiare të klientëve për turizëm, aq më shumë ata do të kërkojnë.

Autoritet kompetente, menaxherët e hoteleve apo plazhave private dhe restoranteve,

duhet të bëjnë të pamundurën të gjejnë një ekuilibër ndërmjet kërkesave të klientëve dhe

turistëve, me cmimet dhe kushtet që ofrohen.

Nga ana tjetër ekziston sot mundësia edhe për turizëm malor i cili po përhapet cdo vit e

më tepër. Kuptohet që kjo në qytetin e Durrësit nuk mund të aplikohet, ndaj po i “tërheq”

turistat nga deti.

Ato cfarë mund të sugjerohet për të bërë më interesante turizimin në Durrës janë si më

poshtë:

 Aktivitete që përfshijnë zona të ndryshme të Durrësit

 Koncerte apo shfaqje në vende të hapura të cilat mund t’i ndjeki kushdo

 Përdorimin e kalave dhe muzeve në mënyrë që të gjithë të interesohen për

kulturën, prejardhjen dhe historinë e Durrësit

 Udhëtimet me anije rreth bregdetit Adriatik

 Pastrimin e plazheve

Turistat vërtetë shkojnë për pushime për qejf, mirëpo nëse ata mundem do të donin të

shpenzonin sa më pak. Ndaj dhe hapja e sa më shumë aktiviteteve me cmime të ulëta

mund të tërheqë më tepër klientelë dhe për pasojë të sjellë më tepër fitim. Këto vitet e

42
fundit turizmi në Durrës ka marrë më tepër vëmendje por prapë ai është larg pushimeve

të ëndrrave me cmime të ulëta dhe cilësi të lartë.

Këto masa që mund të merren për zhvillimin e turizmit mund të ndihmojnë dhe në hapjen

e vendeve të reja të punës, duke sjellë uljen e varfërisë dhe papunësisë. Si pasojë kjo do

të ndikonte drejtëpërdrejtë me rritjen e mirëqënies së qytetarëve të Durrësit.

Ajo që mund të ndihmonte turizmin në Durrës do të ishte sigurisht edhe një bashkëpunim

sa më efektiv ndërmjet sektorëve publikë dhe privatë. Por si mund të arrihej kjo?

Duke filluar nga agjensitë turistike të cilët operojnë brenda vendit, pra në durrësit, të cilat

mund të bashkëpunojnë me autoritet lokale për të shpërndarë broshura apo për të dhënë

sa më shumë informacion për turizmin në Durrës. Gjithashtu pika të tjera të vlefshme për

aplimin mund të jenë edhe si më poshtë:

 Adoptimi dhe aplikimi i rregulloreve

 Programimi i tureve turistike në zonat kulturore, arkeologjike të qytetit e të

rrethinave të Durrësit8

 mbledhja e ofertave të tanishme

 testimi i tureve të tanishme

 vlerësimi i rezultateve (gjetjeve)

 përgatitja dhe propozimi i programeve tërheqëse të reja

 aplikim çmimesh të arsyeshëm


8
Republika e Shqipwris, Ministria e Rregullimit tw Territorit dhe Turizmit. Mar nga:
http://www.slideshare.net/mkazani/strategjia-e-zhvillimit-te-turizmit-shqiptar-20022012-2012

43
 përgatitja e materialeve të shtypur

 shpërndarja në treg

 Financimi i duhur i funksioneve të turizmit të sektorit publik

 Tërheqja e investimit të sektorit privat në zhvillimin e faciliteteve dhe shërbimeve

 Arsimimi dhe trajnimi i personave për të punuar në të gjitha aspektet e turizmit

Pika e fundit mund të jetë shumë efektive për përmirësimin e shërbimit, stafit dhe

cilësisë, si një nga pjesët problematike të turizmit në Durrës. Personeli I një hoteli apo

restaranti në plazh është pikë kyce e shërbimit, ndaj si e tillë ka nevojë të trajnohet. Kjo

mund të realizohet duke:

1. Ngritur grupin e task forcës të trainimit të punës duke punuar me operatorët e

industrisë në hotele, organizatat e kateringut dhe agjensive të udhëtimit

2. Identifikimin e trainuesve

3. Trajnimin e trajnuesit

4. Prodhim i manualeve mbi çështje të trajnimit

5. Seminare mbi çështjet e zhvillimit të turizmit

6. Seminare mbi teknikat e menaxhimit të biznesit turistik

 Përfshirja e komunitetit lokal

- caktimi i një komiteti turizmi ose një zëdhënësi në zonat turistike

prioritare

44
- rregullore për prezantim të detyrueshëm publik të planeve të zhvillimit të

turizmit

 Marketing dhe promovim efektiv i turizmit brenda dhe jashtë vendit.

Pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare të turizmit:

- prezantimi i Durrësit në panairet ndërkombëtare

- formulimi i objektivave të qëndrimit në panair

- organizimi i prezantimit (që të dyja, materiali promovues, prezantimet, postera,

dhurata)

- organizimi i aktiviteteve në panair (konferencë shtypi, mbrëmja e

vendit, ftesa në të dyja)

- ndjekja e aktiviteteve (dokumentimi i kontratave, postimi i informacionit)

Megjithë zhvillimin që po merr turizmi në Durrës gjithsesi duhet treguar një vëmendje

dhe kujdes i vecantë edhe për mbrojtjen mjedisore. Një ambjent me ajër të pastër dhe

rrethuar nga gjelbërimi në plazh është relaksuese për këdo që e sheh.

Faktet më lart na kanë treguar se turizmi ndër vite ka emancipuar. Nuk konsiderohet më

si një pesëmbëdhjetë ditësh leje I arritur me mijra sakrifica, apo një shtëpizë e vogël e

marrë me qera nga dikush që ka shtëpi në Durrës. Sot ka kushte nga më komodetet por

edhe më të thjeshtat. Ndaj një klient dhe turist i kënaqur mund të bënte ndryshimin më

tepër se njëmijë reklama. Megjëatë reklama mbetet sot për sot mënyra më e gjerë e

45
komunikimit në publik, me anë të medias së shkruar, asaj vizive, afishave, broshurave

apo billboardeve, guidat apo promocionet online.

4.2. Rekomandime

Edhe pse dolem në një konkluzion që tashmë Durrësi është në rrugen e duhur drejt

zhvillimit, do rekomandoja duke pasur parasysh dobesit dhe sfidat që hasin hotelet por

edhe Durrsi, të cilat kan nevoj për përmirsim:

4.2.1 Rekomandimet për Durrësin:

Autoritetet drejtuese duhet të:

 drejtojnë menaxhimin e zonave turistike;

 bashkojnë partnerë të ndryshme për të krijuar mjedise të përbashkëta për

këshillime;

 iniciojë masa specifike për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe produkteve të

ofruara për turistët;

 integrojë zhvillimin turistik në një kuadër më të gjerë sipas zonave turistike;

 ofrojnë ndihmë shërbimeve turistike publike dhe private: të cilat këto të fundit

duhet të punojnë me autoritet drejtuese publike në hartimin, zbatimin dhe

monitorimin e menaxhimit të integruar të cilësisë;

 pajtohen me standarde cilësore (si në fushën e mjedisit) dhe të përmirësojnë në

vazhdimësi shërbimet e produkteve të ofruara për turistët;

46
 monitorojnë dhe vlerësojnë ankesat e turistëve për personelin, për tu siguruar

atyre komoditetet e nevojshme, dhe për një menaxhim cilësor të integruar;

 ndihmojnë, përmes iniciativave individuale dhe kolektive, për të shtuar prurjen e

turistëve;

 të luajnë një pjesë aktive në përmirësimin e kujdesit të turistëve gjatë qëndrimit të

tyre;

 veprojnë në përputhje dhe të ndihmojnë në zbatimin e masave dhe rregullave të

hartuara nga autoriteti publik; si pastërtinë, rehabilitimin e godinave, mirëmbajtja

e mjedisit, transporti publik dhe sigurisë. Për këtë qëllim, turistët duhet të

inkurajohen që të sillen në një mënyrë të përgjegjshme dhe të bëhen të

vetëdijshëm për mirëqenien e popullatës lokale; të respektojnë traditat dhe

veçoritë kulturore të banorëve të qytetit;

 të merren masa për të minimizuar ndikimin negativ të flukseve turistike në

mjedis, të vendosin politika për një zhvillim sa më të qëndrueshëm të turizmit

bazuar në përdorimin optimal të burimeve turistike të qytetit.

4.2.2 Rekomandime per hotelerit:

47
 Ristrukturim organizativ, që do të thotë: përvec menaxherit të përgjithshëm që

kan hotelerit në përgjithësi, të jetë edhe një menaxheri i cili të meret me burimet

njerezore, pasi kjo është shumë e rendesishme.

 Trajnim dhe zgjerim të stafit në menyr që të përballohen leht flukset e klientëve

në periudhat e pikut.

 Motivim dhe shpërblime për performancën e personelit, në mënyr që të rritet

produktiviteti në punë.

 Lidhur me higjenën do të rekomandoja që të paisej me certefikatë nga ana e shtetit

ku tregon se hoteli ofron shërbime tek klienti me nivel higjene të lartë

 Vendosja e sistemit on line në mënyrë që të jetë një strategji efektive për thithjen

e turistave të huaj

 Organizimi i meny-së të jetë më i qartë ku të jetë e specifikuar përmbajtja dhe

gramatura e ushqimit,aplikimi i menysë në gjuhen angleze

 Organizimi i mbjedhjeve ditore me qëllim që të analizohen ankesat që mund të

kenë klientet ose paqartesitë që mund të kenë punonjesit

 Shtimi i shërbimeve extra si pishinë për të rritur dhe fëmijë, inernetkaffe, sallë

konferencash etj

 Biznesi operon si një i vetem do ishte mirë që të krijonte një zinxhir hotelier

nëpër vendet më kryesore të Shqipërisë për të zgjeruar tregun dhe rritur fitimet

48
BIBLIOGRAFI

1. Michael j. Papa, Tom.Daniels, Barry K.Spiker ; Komunikim Organizativ Qasjet

dhe Prirjet. Shtepia botuese “UET/PRESS”

2. Prof. Dr. Donika Kercini ; Sipermarja dhe Drejtimi i Biznesit te Vogel. Shtepia

botuese “Maluka”

3. Reviste shkencore e fakultetit Ekonomik. Ekonomikus 1. Kryeredaktor: Adrian

Civici; nr 1/ pranver 2008. Shtepia botuese UET/PRESS

4. Reviste shkencore e fakultetit Ekonomik. Ekonomikus 4. Kryeredaktor: Adrian

Civici; nr 4/ vjesht 2009. Shtepia botuese UET/PRESS

5. MAPO Online, 18 Shtator 2012. Mar nga:

http://www.mapo.al/2012/09/17/turizmi-1-milion-turiste-zgjodhen-shqiperine/

6. Bashkia e Durresit – faqa zyrtare. Mar nga: http://www.durres.gov.al/index.php?

option=com_content&view=article&id=130:veshtrimi-turistik-i-durresit-dhe-

rrethinave-te-tij-&catid=18:turizmi&Itemid=185

7. Agjensi shqiptare e zhvillimit te investimeve. Mar nga:

http://www.aida.gov.al/web/Raport_mbi_investimet_e_huaja_direkte_ne_shqiperi

_2011_278_1.php

8. Bashkia e Durresit-faqa zyrtare . Durres, nis investimi per rrugen hyrese te


automjetve ne port, Mar nga: http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=26124
9. Medja sociale shqipwtare. Mar nga: http://www.zeriyt.com/durresi-historia-e-nje-
qytetporti-mbi-3000vjecar-t60685.0.html
10. Shqiperia drejte nje modeli te ri zhvillimit ekonomik
http://www.umsh.edu.al/Modeli%20i%20ri%20ekonomik.pdf
11. Numeri I turisteve ne Durres. Mar nga: http://www.instat.gov.al/

49
12. Faqa zyrtare e Hotel Adriatik. Mar nga:
http://www.authenticalbania.com/sq/hotel/hotel-adriatik
13. Republika e Shqipwris, Ministria e Rregullimit tw Territorit dhe Turizmit. Mar
nga: http://www.slideshare.net/mkazani/strategjia-e-zhvillimit-te-turizmit-
shqiptar-20022012-2012
14. Republika e Shqiperis. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinis dhe Sporteve. Mar
nga:
http://www.mtkrs.gov.al/web/pub/strategjia_sektoriale_e_turizmit_2007_2013_m
e_vkm_qershor_2008_56_1.pdf
15.

50

You might also like