You are on page 1of 17

FAKULTETI I INXHINIERISE TEKNOLOGJISE SE

INFORMACIONIT

DEGA INXHINIERIA INFORMATIKE, ELEKTRONIKE DHE


TELEKOMUNIKACIONIT

LENDA: EKONOMI DHE MENAXHIM

TEMA: TE FILLOSH NJE BIZNES TE RI

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 1/22
OBJEKTIVAT E KETIJ KAPITULLI: TE FILLOSH NJE
BIZNES TE RI

 Te kuptojme se ideja per te hapur nje biznes te ri mund te vije nga


burime te ndryshme, por zakonisht burimi kryesor eshte pervoja e
punes se sipermarresit.
 Te kuptojme qe vendimi per t’u futur ne nje industri te caktuar
duhet te merret pasi te shqyrtohet se sa te afta jane kompanite qe
veprojne ne kete industri, per t’u ofruar klienteve produktetose
sherbimet
 Te kuptojme qe strategjite themelore qe mund te ndermerren nga
firmat e reja jane kostoja e ulet, diferencimi dhe fokusimi.
(perqendrimi ne nje segment te catuar te tregut.
 Te kuptojme qe pjesa me e madhe e bizneseve nuk jane firma me
ortake, por menaxhohen nga nje person i vetem, ndonese
menaxhimi i firmes nga shume persona ka avantazhe te
rendesishme.

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 2/22
TE FILLOSH NJE BIZNES TE RI

 INOVACIONI DHE SIPERMARRJA


 BURIMET E IDEVE TE BIZNESIT
 QASJA NGA “BRENDA JASHTE” (inside-out)
 QASJA NGA “JASHTE BRENDA” (outside-in)
 RRETHANAT RASTESORE FATLUME
 ARSYET: PERSE DUHET BIZNESI I RI
 PENGESAT PER T’U FUTUR NE TREG
 METODA: SI DO TE KRIJOHET BIZNESI I RI
 NJEREZIT: KUSH DO TE PERFSHIHEN
Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 3/22
TE FILLOSH NJE BIZNES TE RI

RRUGET E SIPERMARRJES

Cdo vit rritet numri i individëve qe nisin një biznes të ri të vetin. Ata e nisin biznesin
duke ndjekur njërin prej këtyre rrugëve të mëposhtme:

1. Duke blerë biznes ekzistues;

2. Duke marrë të drejtën e një franshize;

3. Duke nisur biznes të ri.

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 4/22
TE FILLOSH NJE BIZNES TE RI

Bizneset lindin zakonisht nga shfrytezimi i mundesise qe paraqet


nje ide.
Po ta shohim ne nje nivel tjeter pyetja se si lindin bizneset e reja
behet me e komplikuar dhe perfshin nje sere ceshtjesh.
Ne kete kapitull do te trajtojme pikerisht procesin e krijimit te nje
biznesi te ri duke u perqendruar ne 4 pyetje:
1. Cfarë do të jetë biznesi i ri? (Cfarë produkti/ shërbimi do të
ofrojë ky biznes dhe cilët janë konsumatorët që synojnë të
arrijnë?)
2. Përse duhet të krijohet ky biznes i ri? (Pse duhet ti blejnë
konsumatorët që synohen të arrihen produktet/ shërbimet që do
të ofrojë ky biznes? Cfarë avantazhesh kanë ndaj bizneseve
konkurrente në treg?)
Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 5/22
TE FILLOSH NJE BIZNES TE RI

3. Si do të funksionojë ky biznes i ri? (Edhe kur ka ide të


mirë dhe ekzistojnë kushte të favorshme në treg për produktet/
shërbimet, gjithsesi u duhet të kryejnë një planifikim të
kujdesshëm në mënyrë që kompania të mbijetojë në treg. A
janë burimet e nevojshme? A janë në gjendje që të merren
porositë nga klientët dhe a do të shkojnë këto porosi në kohën e
duhur?)

4. Cilët do të përfshihen në biznesin e ri? (Do të përfshihet


ose jo një ortak në biznesin e ri.)

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 6/22
INOVACIONI DHE SIPERMARRJA

Inovacioni eshte nje prej karakteristikave qe lidhen me sipermarrjen. Kur


gjendet nje menyre me e mire per te bere dicka ose nje produkt me i mire
sesa ai qe ofron tregu, sherben si baze per te krijuar biznese te reja. Ky
eshte modeli klasik i sipermarrjes.

Shembull: sistemi i ri i shperndarjes se shpejte te pakove postare FED-EX.


Frederick Smith e krijoi ate.

Ky eshte nje shembull qe verteton idene se inovacioni dhe sipermarrja jane


te lidhura ngushte me njera tjetren.

Gjithsesi kemi plot shembuj te tjere qe e hedhin poshte kete lidhje. Cdo
perpjekje qe behet per te perfituar financiarisht nga nje risi teknologjike
mund te perballet me nje sere problemesh qe cojne ne deshtimin e
sipermarrjes.

Pra, inovacioni nuk eshte nje garanci qe sipermarrja do te jete e


suksesshme dhe se sigurisht nevojitet me shume se kaq.

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 7/22
BURIMET E IDEVE TE BIZNESIT
Studimi i botuar nga revista “Inc” e disa kompanive amerikane duke shqyrtuar
burimet më të përhapura kanë arritur në konkluzionet e mëposhtme:
 
•43% e të intervistuarve në këtë studim u përgjigjën që ideja për të filluar
biznesin e tyre, u kishte lindur nga përvoja që kishin fituar ndërsa punonin në të
njëjtën industri ose profesion. Këta sipërmarrës nuk e kishin të vështirë të
nisnin biznesin e tyre, pasi i njihnin njerëzit e duhur dhe dinin cdo gje që duhej
për industrinë në të cilën punonin. Gjithashtu e dinin mirë se si funksiononin
gjërat dhe zakonisht kishin një rrjet kontaktesh, cka është shumë e
rëndësishme për një biznes të ri. (ideja e pare)
•15% e të intervistuarve në këtë studim u përgjigjën “Pashë dikë tjetër që po
përpiqej të bënte dicka dhe mendova se unë mund ta bëja më mirë”. Ky
arsyetim përputhet me shkallën e lartë të vetëbesimit që kanë shumë
sipërmarrës. Këta sipërmarrës kanë besim se nëpërmjet aftësive të tyre dhe
këmbënguljes mund tia dalin të bëjnë dicka, të cilën po përpiqen ta bëjnë edhe
të tjerët. Shtysa për tiu futur një biznesi të caktuar shpesh nis me faktin se
konsumatorët ose sipërmarrësit janë të pakënaqur me një produkt/ shërbim që
ndodhet në treg. (ideja e dyte)

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 8/22
BURIMET E IDEVE TE BIZNESIT
• 11% e të intervistuarve në këtë studim u shprehën se ideja për të hapur një
biznes të tyre u kishte ardhur nga ‘ekzistenca e një qosheje tregu, e cila nuk
plotësohej nga kompanitë ekzistuese”. (ideja e trete)
• 7% e të intervistuarve në këtë studim u shprehën se ideja për të hapur një
biznes të tyre kishte ardhur si rezultat i një kërkimi sistematik që kishin bërë
në treg për mundësi të reja biznesi. (ideja e katert)
• 5% e të intervistuarve në këtë studim u shprehën se ideja për të hapur një
biznes të tyre u kishte ardhur si një frymëzim dhe se nuk mund ta
shpjegonin se si u kishte ardhur kjo ide në mendje. (ideja e peste)
• 3% e të intervistuarve në këtë studim u shprehën se e shikonin biznesin e
tyre si një aktivitet që ndërmerrej për kënaqësi dhe jo për punë.(ideja 6)
Kufizimet e ketij studimi:
1) Kompanitë e përfshira në këtë studim janë një grup elitar biznesesh që kanë
patur shumë sukses në treg. Gjithashtu duhet të kihet parasysh edhe
koeficienti i gabimit pasi kanë qënë pjesë e studimit vetëm një pjesë e
sipërmarrësve.
2) Dallimet e mundshme e sipermarresve qe moren pjese ne studim dhe grupit
te cilet nuk moren pjese qe mund te kene patur burimesh te ndryshme te
ideve te biznesit
Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 9/22
QASJA NGA “BRENDA JASHTE” (INSIDE-OUT)

Disa sipermarres nisen duke analizuar aftesite e veta per te percaktuar se


cfare biznesi do te duhet te nisin.

Kjo quhet qasja “nga Brenda – jashte”. Kjo bazohet ne idene se faktori kyc
ne suksesin e nje biznesi eshte vet sipermarresi. Quhet ndryshe edhe
procesi i gjenerimit te ideve.

Se pari, sipermarresi identifikon aftesite e veta me premtuese dhe me pas


mendohet se si mund ti jape forme ketyre aftesive qe te sherbejne si baze
per biznesin e ardhshem.

Per shembull, nqs dikush arrin te krijoje nje system, nepermjet te cilit
kompanite mund te reduktojne kostot e energjise, atehere kjo ide mund te
sherbeje si baze e mire per nisjen e nje biznesi te ri, qe do te kete sukses.

Pra, hapi i pare eshte identigikimi i produktit apo sherbimit qe e ben unik
biznesin tone (procesi i gjenerimit te ideve). Vleresimi i ketyre mundesive
behet ne nje faze me vone.
Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 10/22
10
QASJA NGA “JASHTE BRENDA” (OUTSIDE-IN)

Ne kete metode shqyrtohen fillimisht mundesite qe ekzistojne ne


treg. Ndryshe emertohet edhe zbulimi i mundesive.
Kjo metode bazohet ne idene qe nje biznes mund te jete i
suksesshem vetem nqs i pergjigjet nje nevoje qe ka tregu.
Sipermarresit qe ndjekin kete process shfrytezojne kushtet ose
prirjet e pergjithshme per te arritur disa mundesi te caktuara.
Sipermarresi duhet ti dalloje keto prirje ne shoqeri perpara se keto te
jene te shfrytezuara nga sipermarres te tjere.
Nje prej kerkesave qe lidhen me procesin e zbulimit te mundesive
eshte qe sipermarresi te analizoje mjedisin ku kryen veprimtarine
biznesi.
Pra, te jene te vemendeshem ndaj zhvillimeve te ndryshme qe mund
te shfrytezohen e te kthehen ne mundesi ekonomike.
Burimet nga mund te vine keto mundesi jane, gazetat, revistat ne
fushen e biznesit etj.
Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 11/22
11
ARSYET: PERSE DUHET BIZNESI I RI

Rastet e bizneseve të reja që krijojnë tregje të reja janë të pakta.


Shumica e bizneseve të reja përpiqen që ti marrin klientë kompanive
që veprojnë aktualisht në treg.
Para nesh shfaqet pyetja: Përse duhet një biznes i ri?
 
Asnjë kompani, sado e madhe të jetë, nuk mund ta mbulojë totalisht
tregun. Marketingu masiv nuk është zëvendësuar nga segmentimi i
tregut (një mënyrë për identifikimin e nëngrupeve brenda tregut, të
përbëra nga individë që kanë karakteristika të përbashkëta).

Tregjet mund të segmentohen në mënyra të ndryshme. Ndër metodat


më të përdorura për segmentimin e tregut janë:
•Metoda demografike;
•Metodat gjeografike;
•Metodat socio-ekonomike;
•Metodat që përqëndrohen te përfitimet.

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 12/22
12
PENGESAT PER T’U FUTUR NE TREG

Ndër barrierat e ndryshme që has një kompani për tu futur në një


industri të caktuar përfshihen sjellja dhe zakonet e klientëve, cështjet
praktike (kostot e ndryshimit, si dhe faktorë si: reagimi i mundshëm i
kompanive ekzistuese në treg).
Sjellja dhe zakonet e klientëve – rezistenca që kërkon klienti ndaj
produkteve/ shërbimeve të kompanive të reja në një masë të madhe,
nuk ka ndonjë shpjegim racional. Kjo lloj rezistence ndaj produktit të ri
mund të vijë si rrjedhojë e faktit se klienti i qëndron verbërisht besnik
kompanisë në të cilën ka vite që e blen produktin/ shërbimin, ose
mund të vijë si pasojë e letargjisë që zhvillohet me kalimin e viteve dhe
bën që njerëzit të zgjedhin rrugën më të lehtë (në këtë rast, të
vazhojnë me të njëjtën kompani).

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 13/22
13
PENGESAT PER T’U FUTUR NE TREG

 Kostot e ndryshimit – kosto që mund të shtohen kur një kompani


(në rolin e klientit) e zëvendëson një kompani furnitore me një
kompani tjetër. Në këto kosto përfshihen edhe kostot e ritrajnimit të
punonjësve.

 Reagimi i kompanive konkurrente ekzistuese – hyrja e një


kompanie të re në treg të konsoliduar ose në rënie nuk pritet mire
nga kompanitë që veprojnë tashmë në treg (shumë komani mund të
reagojnë edhe në mënyrë agressive, në mënyrë që të ruajnë në
mënyrë të paprekur rëndësinë e tyre në treg).

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 14/22
14
METODA: SI DO TE KRIJOHET BIZNESI I RI

Dy janë rrugët që mund të ndiqen nga biznesi i ri:


Hedhja në treg e një produkti/ shërbimi të ri – shikohet si modeli i
pastër i sipërmarrjes, për shkak se bazohet te risia. Kur kompania
reagon ndaj një nevoje të konsumatorit me një produkt/shërbim
novator ose kur arrin të krijojë një nevojë në treg për produktin/
shërbimin e tij, atëherë paraqitet një mundësi e shkëlqyer për të.
Hedhja në treg e një produkti/ shërbimi të tij, krahas produkteve/
shërbimeve që ofrohen nga kompanitë ekzistuese – vështirësia varet
nga një sere faktorësh, sishkalla e konkurrencës, aftësia që kanë
kompanitë ekzistuese për tu ofruar produktet/ shërbimet e tyre
konsumatorëve si dhe shkallën e diferencimit që ka produkti/ shërbimi
i kompanisë së re nga produktet/ shërbimet që ofrohen në treg nga
kompanitë ekzistuese.
Secila prej tyre ka potencialet dhe veshtiresite e veta.

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 15/22
15
METODA: SI DO TE KRIJOHET BIZNESI I RI

Disa strategji për të patur sa me shumë reagim pozitiv nga ana e

konsumatorëve:

Strategjia e cmimit te ulet,

Strategjia e diferencimit, mund ta diferencoje produktin e vet, per

nga cilesia ose nga karakteristika te produktit\sherbimit, dizenjimi I

produktit, sherbimi apo disponueshmeria

Strategjia e fokusimit në një segment të caktuar të tregut.

Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 16/22
16
Faleminderit!

17
Lenda: EKONOMI DHE MENAXHIM - Inxhinieria Teknologjise se Informacionit - Viti i trete, Bachelor 17/22
17

You might also like