You are on page 1of 25

FAKULTETI I INXHINIERISE MEKANIKE

DEGA INXHINIERIA TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT

LENDA: EKONOMI DHE MENAXHIM

TEMA: STUDIMI DHE PARASHIKIMI I MJEDISIT,


ANALIZA KONKURRUESES
LEKTORE: PHD Eralda XHAFKA

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 1/33


• Rruga më e mirë për t’i paraprirë të ardhmes është
njohja e së tashmes. Në marrjen e vendimeve rreth
të ardhmes së organizatës, menaxhimi i organizatës
duhet t’u përgjigjet tri pyetjeve bazë:
 Ku jemi tani?
 Ku duam të shkojmë?
 Si do të arrijmë atje ku duam?

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 2/33


Studimi i mjedisit

1. Mjedisi i largët
2. Mjedisi i industrisë (konkurrues)
3. Mjedisi operues (i brendshëm)

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 3/33


Mjedisi i largët dhe faktorët e tij
Mjedisi i largët përfshin ata faktorë që veprojnë jashtë
kufijve të një organizate dhe, pavarësisht prej
veprimtarisë së firmës, ata ndikojnë në operacionet e saj.
Faktorët e mjedisit të largët janë faktorët:
• politikë
• ekonomikë
• socialë
• teknologjikë
• ekologjikë

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 4/33


1. Faktorët politikë

a. Shkalla e stabilitetit politik


b. Parametrat ligjorë dhe rregullues
c. Qeveria

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 5/33


2. Faktorët ekonomikë

 efektivitetin e përgjithshëm të kreditit,


 nivelin e të ardhurave disponibël
 prirjen e popullsisë për të shpenzuar.
 stadi i ciklit ekonomik
 përqindja e interesit
 inflacioni
 influencat ekonomike ndërkombëtare

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 6/33


3. Faktorët socialë

• rritja e numrit të grave në tregun e punës


• cilësinë e jetës
• pagave më të larta, por edhe për uljen e numrit të ditëve
të punës në javë
• përbërjen e popullsisë sipas grupmoshave

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 7/33


4. Faktorët teknologjikë
• ndryshimet teknologjike
• cilën teknologji të përdorësh?
• kur ta përdorësh?
• si të menaxhosh tranzicionin nga një teknologji në
tjetrën?
• si ta përgatisësh kompaninë për ndryshime teknologjike?

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 8/33


5. Faktorët ekologjikë

Ekologjia nënkupton marrëdhëniet që ekzistojnë midis


njeriut dhe qenieve të gjalla nga njëra anë, dhe ujit, tokës e
ajrit nga ana tjetër.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 9/33


Analiza PEST

Politik/ligjor Ekonomik
• Legjislacioni i monopoleve • Ciklet e biznesit
• Ligjet mbi mbrojtjen e mjedisit • Tendenca e GNP
• Politika e taksave • Normat e interesit
• Ligji mbi tregtinë e jashtme • Oferta e parasë
• Ligji i punësimit • Të ardhurat e disponueshme
• Stabiliteti i qeverisë • Kostoja e energjisë

Social/kulturor Teknologjik
• Demografia e popullsisë • Shpenzimet e qeverisë në kërkime
• Shpërndarja e të ardhurave • Përpjekjet teknologjike të qeverisë dhe
• Ndryshimet e ciklit të jetës industrisë
• Sjellja në punë dhe pushim • Zhvillimet dhe zbulimet e reja
• Shkalla e konsumimit • Shpejtësia e transferimit të teknologjisë
• Nivelet e edukimit • Ritmet e vjetrimit

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 10/33


10
Mjedisi i industrisë
Strategjia konkurruese ka të bëjë me pozicionimin e
kompanisë në mjedisin e biznesit.
Përpara se të hartohet një strategji, është e
rëndësishme që t’u jepet përgjigje dy pyetjeve
kryesore:
• E para ka të bëjë me strukturën apo atraktivitetin e
industrisë në të cilën ne po konkurrojmë.
• E dyta lidhet me pozicionimin e kompanisë brenda
kësaj industrie.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 11/33


11
Mjedisi i industrisë

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 12/33


12
1. Rivaliteti konkurrues
• ka shumë konkurrentë, ose të gjithë janë njëlloj të
mëdhenj dhe të fuqishëm;
• industria zhvillohet fare pak dhe luftohet për të
rritur pjesën e tregut;
• nuk ka dallim mes produkteve dhe shërbimeve e
as kosto të ndryshme;
• kostot fikse janë të larta, ose produkti nuk duron
gjatë, çka detyron uljen e çmimeve;
• barrierat e daljes janë të larta;
• rivalët janë të ndryshëm për sa u përket
“personaliteteve”, strategjive dhe ideve lidhur me
konkurrencën.
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 13/33
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 13
2. Kërcënimi nga hyrësit e rinj
• Barrierat e hyrjes janë pengesat që duhet të kapërcejë një
firmë për të hyrë në një industri.
 Barrierat e prekshme përfshijnë: kërkesat për kapital,
njohuritë teknologjike, burimet dhe ligjet që rregullojnë
hyrjen në një industri.
 Barrierat e paprekshme përfshijnë: reputacionin e
firmave ekzistuese, besimin e konsumatorëve për
prodhimet ekzistuese, aftësitë menaxheriale të kërkuara
për një veprimtari të suksesshme në një industri.
Pra, nëse në një industri ekzistojnë nivele të larta
barrierash, konkurrenca në të bie me kalimin e kohës.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 14/33


14
3. Fuqia e blerësve

Një blerës, ose grup blerësish, është i fuqishëm kur:


• blen një pjesë të madhe të produkteve ose shërbimeve
të ofruara nga shitësit;
•ka mundësi ta prodhojë produktin vetë;
•furnizuesit e mundshëm janë të shumtë;
•ndërrimi i furnitorëve nuk i kushton shumë.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 15/33


15
4. Fuqia e furnitorëve
Një grup furnizuesish është i fuqishëm kur:
•industria furnizuese dominohet nga pak firma, por
furnizon shumë të tjera;
•zëvendësuesit janë pothuajse të pamundur;
•furnizuesit integrohen me blerësit dhe konkurrojnë
drejtpërdrejt për konsumatorët;
•kur një industri blen vetëm një pjesë të vogël të
produkteve dhe shërbimeve nga grupi i furnitorëve.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 16/33


16
5. Kërcënimi nga produktet ose shërbimet zëvendësuese.

Ndikimi strategjik i zëvendësuesve potencialë ose


aktualë është një problem që nuk duhet shmangur.
Problemet që lindin janë:
•produkti ekzistues përbën kërcënim për vjetrimin e
produktit ose shërbimit të firmës
•lehtësia me të cilën blerësit mund të përdorin
produktin zëvendësues
•në ç’masë mund të shmanget rreziku i produktit
zëvendësues, ndoshta edhe me anën e produkteve të
reja që kënaqin nevojat e blerësit.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 17/33


17
Mjedisi operues

• konkurrentët;
• konsumatorët;
• furnitorët;
• kreditorët;
• burimet njerëzore (punëtorët).

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 18/33


18
1. Konkurrentët
• pjesa e tregut
• shtrirja e linjës së produktit
• çmimi konkurrues
• efektiviteti i reklamës dhe promocionit
• vendosja dhe jetëgjatësia e makinerive dhe pajisjeve
• kapaciteti dhe produktiviteti
• përvoja
• kostoja e lëndëve të para
• gjendja financiare
• cilësia relative e produkteve
• avantazhet, ose niveli i kërkim-zhvillimit
• përvoja e personelit
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 19/33
19
2. Konsumatorët
“Klienti nuk është mbreti, por Zoti ynë”.

Informacioni i nevojshëm për njohjen e përbërjes së


konsumatorëve mund të jetë:
• gjeografik,
•demografik,
•psikografik
•lidhur me sjelljen e blerësit.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 20/33


20
3. Furnitorët dhe kreditorët
• A janë çmimet e furnitorëve konkurruese?
• A ofrojnë furnitorët ulje çmimesh për furnizime në sasi të
mëdha?
• Sa shkojnë shpenzimet e transportit?
• A janë furnitorët konkurrues për sa u përket standardeve të
produkteve?
Ndërsa, për sa u përket kreditorëve, firma duhet t’u përgjigjet
pyetjeve:
• A është e fortë pozita e kapitalit qarkullues?
• A janë huat e kreditorëve në përputhje me objektivat e firmës
për përfitueshmërinë?
• A janë në gjendje kreditorët të ofrojnë lloje të ndryshme
kredie?
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 21/33
21
4. Burimet njerëzore.

Mundësia e firmës për të gjetur personelin varet nga


tre faktorë:
•reputacioni i firmës si punëdhënës;
•ritmet e punësimit lokal;
•mundësitë e gjetjes së punonjësve me kualifikimin e
nevojshëm.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 22/33


22
Analiza SWOT
• Fuqitë (Strength) janë burim, mjeshtëri apo një tjetër
avantazh kundrejt konkurrentëve. Ato janë
kompetenca dalluese, e cila i jep firmës përparësi në
treg
• Dobësitë (Weaknesses) janë kufizim apo mungesë në
burime, mjeshtëri apo kapacitet, që dëmtojnë
seriozisht rezultatet e firmës.
• Shanset (Opportunity) janë situatat e favorshme në
mjedisin e një firme. Burime për shanset janë prirjet e
disa elementeve kyç në veprimtarinë e organizatës.
• Kërcënimet (Threats) janë situata të pafavorshme në
mjedisin e një firme.
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 23/33
23
Matrica SWOT
• Strategjitë S-O nënkuptojnë shanset që u përshtaten
fuqive të kompanisë.
• Strategjitë W-O kanë të bëjnë me kapërcimin e dobësive
për të përfituar nga shanset.
• Strategjitë S-T identifikojnë rrugët përmes të cilave
kompania mund të përdorë fuqitë e saj për të minimizuar
kërcënimet
• Strategjitë W-T vendosin një plan tërheqjeje, duke
minimizuar pasojat që vijnë edhe si rezultat i
kërcënimeve.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 24/33


24
Fundi i prezantimit
Faleminderit per
vemendjen
Koha per pyetjet tuaja
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 25/33
25

You might also like