You are on page 1of 25

Ekonomi dhe

menaxhim
9. STUDIMI & PARASHIKIMI I
MJEDISIT

01 MJEDISI I LARGËT

02 MJEDISI I INDUSTRISË

03 MJEDISI I AFËRT

04 ANALIZA SWOT & PEST


Rruga më e mirë për t’i paraprirë të ardhmes është njohja e së tashmes. Në marrjen e
vendimeve rreth të ardhmes së kompanisë, menaxhimi i kompanisë duhet t’u përgjigjet
3 pyetjeve bazë:

1 2 3

Ku dëshiron Si do të arrijë
Ku ËSHTË kompania të kompania aty ku
KOMPANIA SOT? dëshiron?
shkojë?
Faktorët e mjedisit të largët janë faktorët:
Politik (parametrat ligjorë dhe rregullues,
shkalla e stabilitetit politik, etj) MJEDISI I LARGËT
 Ekonomik (përqindja e inflacionit, përqindja e
interesit, niveli i të ardhurave disponibël, prirja MJEDISI I LARGËT PËRFSHIN FAKTORËT
QË VEPROJNË JASHTË KUFIJVE TË NJË
e popullsisë për të shpenzuar, etj)
KOMPANIE DHE PAVARËSISHT
 Social (cilësia e jetës, numri i femrave në VEPRIMTARISË SË KOMPANISË,
tregun e punës, niveli i pagave, përbërja e FAKTORËT NDIKOJNË NË
popullsisë sipas grupmoshave, etj) OPERACIONET E KOMPANISË.
 Teknologjik (ndryshimet teknologjike)
 Ekologjik (marrëdhënia midis njerëzve,
kafshëve, ujit, ajrit dhe tokës)
MJEDISI I INDUSTRISË
Mjedisi i industrisë ka të bëjë me pozicionimin e kompanisë në
mjedisin e biznesit. Pozicionimi i kompanisë nënkupton shumë
më tepër sesa pozicionimi i produktit ose i konceptit të
marketingut (nënkupton pocizionimin e të gjitha
funksioneve të kompanisë).

Është e rëndësishme që t’u jepet përgjigje


2 pyetjeve kryesore:
E para ka të bëjë me strukturën apo atraktivitetin e
industrisë në të cilën po konkurrojmë.
E dyta lidhet me pozicionimin e kompanisë brenda kësaj
industrie.
RIVALITETI I KOMPANISË është një nga elementet
më të rëndësishme ndër forcat konkurruese dhe
nënkupton kapacitet të ri, produkte të reja, ulje cmimesh,
etj. Në disa industri, rivaliteti konkurrues është i butë,
por në disa raste të tjera një konkurrent duhet të
sulmojë tjetrin për të mbijetuar.

Rivaliteti i kompanisë lidhet me prezencën e disa faktorëve:


• ka shumë konkurrentë ose të gjithë janë njësoj të
mëdhenj dhe të fuqishëm;
• industria zhvillohet fare pak dhe luftohet për të rritur
pjesën e tregut;
• nuk ka dallim midis produkteve dhe shërbimeve;
• kostot fikse janë të larta ose produkti nuk duron gjatë,
çka detyron uljen e çmimeve;
• barrierat e daljes janë të larta;
• rivalët janë të ndryshëm për sa u përket
“personaliteteve”, strategjive dhe ideve lidhur me
konkurrencën.
KËRCËNIMI NGA HYRËSIT E RINJ vjen për shkak të
shtimit nga ana e tyre e kapacitetit të një industrie të
dhënë dhe synimit për të zënë një pjesë të tregut dhe
burimeve.Shkalla e kërcënimit nga prodhuesit e rinj
varet nga barrierat e hyrjes dhe kundërveprimi i
prodhuesve ekzistues.

Barrierat e hyrjes janë pengesat që duhet të


kapërcejë një kompani për të hyrë në një industri.
Barrierat e hyrjes mund të jenë;
• Barrierat e prekshme përfshijnë: kërkesat për
kapital, njohuritë teknologjike, burimet dhe ligjet që
rregullojnë hyrjen në një industri.
•Barrierat e paprekshme përfshijnë: reputacionin e
kompanive ekzistuese, besimin e konsumatorëve për
prodhimet ekzistuese, aftësitë menaxheriale të
kërkuara për një veprimtari të suksesshme në një
industri.
FUQIA E BLERËSVE
Një blerës, ose grup blerësish janë të fuqishëm kur:
• blejnë një pjesë të madhe të produkteve/shërbimeve
të ofruara nga shitësit;
• kanë mundësi ta prodhojnë produktin vetë;
• furnizuesit e mundshëm janë të shumtë;
• ndërrimi i furnitorëve nuk u kushton shumë.

FUQIA E FURNITORËVE
Një grup furnizuesish janë të fuqishëm kur:
• industria furnizuese dominohet nga pak kompani, por
furnizon shumë të tjera;
• zëvendësuesit janë pothuajse të pamundur;
• furnizuesit integrohen me blerësit dhe konkurrojnë
drejtpërdrejt për konsumatorët;
• kur një industri blen vetëm një pjesë të vogël të
produkteve/shërbimeve nga grupi i furnitorëve.
KËRCËNIMI NGA PRODUKTET/ SHËRBIMET
ZËVENDËSUESE
Ndikimi strategjik i zëvendësuesve potencialë ose
aktualë është një problem që nuk duhet
shmangur.Ekzistenca e produkteve zëvendësuese
mund të imponojë vendosjen e cmimeve tavan për
produktet e një kompanie.

Problemet që lindin janë:


• produkti ekzistues përbën kërcënim për vjetrimin e
produktit/ shërbimit të kompanisë;
• lehtësia me të cilën blerësit mund të përdorin
produktin zëvendësues;
• në ç’masë mund të shmanget rreziku i produktit
zëvendësues, ndoshta edhe me anën e produkteve të
reja që kënaqin nevojat e blerësit.
MJEDISI I AFËRT
Mjedisi i afërt, ose si quhet ndryshe mikromjedisi ose
mjedisi operues, përfshin faktorët që ndikojnë në
suksesin e një kompanie, si për gjetjen e burimeve të
nevojshme për prodhimin e produkteve/shërbimeve, si
dhe për shitjen e tyre.
Këta faktorë influencohen më tepër nga kompania, sesa
nga mjedisi i largët.
Konkurrentët

Burimet Konsumatorët Elementët e një mjedisi të afërt janë:


njerëzore
 Konkurrentët;
 Konsumatorët;
 Furnitorët;
 Kreditorët;
 Burimet njerëzore.

Kreditorët Furnitorët
KONKURRENTËT
Disa nga treguesit që përcaktojnë pozitën
konkurruese janë:
• pjesa e tregut;
• shtrirja e linjës së produktit;
• çmimi konkurrues;
• efektiviteti i reklamës dhe promocionit;
• vendosja dhe jetëgjatësia e makinerive dhe pajisjeve;
• kapaciteti dhe produktiviteti;
• përvoja;
• kosto e lëndëve të para;
• gjendja financiare;
• cilësia relative e produkteve;
• avantazhet ose niveli i kërkim-zhvillimit;
• përvoja e personelit.
KONSUMATORËT
Japonezët shprehen:
“Konsumatori nuk është mbreti, por Zoti ynë”.
Konsumatorët përbëjnë një nga faktorët kryesorë të
suksesit të një kompanie.

Njohja e konsumatorëve i ndihmon menaxherët ti


shpërndajnë burimet në përputhje me kërkesat.
Informacioni i nevojshëm për njohjen e përbërjes së
konsumatorëve mund të jetë:
• gjeografik (zona gjeografike, cilësia e produkteve
sipas kërkesave të zonës gjeografike);
• demografik (sipas gjinisë, moshës, të ardhurave, etj);
• psikografik (personaliteti, mënyra e jetesës);
• i lidhur me sjelljen e blerësit (besnikëria ndaj
markës, shkalla e përdorimit të
produkteve/shërbimeve).
FURNITORËT DHE KREDITORËT
Për sa u përket furnitorëve, kompania duhet tu japë
përgjigje këtyre pyetjeve:
• A janë çmimet e furnitorëve konkurruese?
• A ofrojnë furnitorët ulje çmimesh për furnizime në
sasi të mëdha?
• Sa shkojnë shpenzimet e transportit?
• A janë furnitorët konkurrues për sa u përket
standardeve të produkteve?

Ndërsa, për sa u përket kreditorëve, kompania duhet tu


japë përgjigje këtyre pyetjeve:
• A është e fortë pozita e kapitalit qarkullues?
• A janë huat e kreditorëve në përputhje me objektivat
e kompanisë për përfitueshmërinë?
• A janë në gjendje kreditorët të ofrojnë lloje të
ndryshme kredie?
BURIMET NJERËZORE
Aftësia që ka një kompani për tërheqjen dhe mbajtjen e
punonjësve të aftë është thelbësore për suksesin e
saj. Mundësia e kompanisë për të gjetur personelin e
duhur ndikohet nga 3 faktorë:
• reputacioni i kompanisë si punëdhënës (element
kryesor, i cili mundëson tërheqjen e punonjësve të
kualifikuar dhe të nevojshëm);
• ritmet e punësimit lokal (furnizimi i kompanisë me
punonjës të kualifikuar dhe me përvojë është në varësi
të fazës së zhvillimit të komunitetit);
• mundësitë e gjetjes së punonjësve me kualifikimin e
nevojshëm (në varësi të llojit të punës).
ANALIZA PEST
Analiza Pest përbëhet nga 4 faktorë:
Politik: zhvillimet politike lokale, kombëtare dhe
ndërkombëtare
– si dhe në çfarë mënyre do të ndikojnë ato mbi kompaninë?
Ekonomik: cilat janë problemet ekonomike kryesore
– si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare që mund të
ndikojnë mbi kompaninë?
Social: cilat janë tendencat sociale të zhvillimit që mund të
ndikojnë në mënyrën si operon kompania dhe çfarë
nënkuptojnë për të ardhmen?
Teknologjik: sa mund të ndikojë ndryshimi i teknologjisë në
ndryshimin e avantazhit konkurrues?
POLITIK/LIGJOR EKONOMIK
• Legjislacioni i monopoleve • Ciklet e biznesit
• Ligjet mbi mbrojtjen e • Tendenca e GNP
mjedisit • Normat e interesit
• Politika e taksave • Oferta e parasë
• Ligji mbi tregtinë e jashtme • Të ardhurat e disponueshme
• Ligji i punësimit • Kosto e energjisë
• Stabiliteti i qeverisë

SOCIAL/KULTUROR TEKNOLOGJIK
• Demografia e popullsisë • Shpenzimet e qeverisë në
• Shpërndarja e të ardhurave kërkime
• Ndryshimet e ciklit të jetës • Përpjekjet teknologjike të
• Sjellja në punë dhe në qeverisë dhe industrisë
pushim • Zhvillimet dhe zbulimet e reja
• Shkalla e konsumimit • Shpejtësia e transferimit të
• Nivelet e edukimit teknologjisë
• Ritmet e vjetrimit
ANALIZA SWOT
Analiza SWOT siguron informacionin e nevojshëm
për analizën e burimeve të kompanisë dhe të
kushteve të mjedisit konkurrues ku vepron.

Analiza SWOT ka të bëjë me analizën e fuqive,


dobësive, shanseve dhe kërcënimeve të
kompanisë, duke paraqitur ekuilibrimin më të
mirë midis tyre.

Analiza SWOT bazohet në supozimet që një


strategji efektive maksimizon fuqitë dhe
shanset, si dhe minimizon dobësitë dhe
kërcënimet.
FUQITË (STRENGTH) janë burim, mjeshtëri apo
një tjetër avantazh kundrejt konkurrentëve.
Ato janë kompetenca dalluese, e cila i jep
kompanisë përparësi në treg.

Fuqitë mund të kenë si burim:


 Imazhin e kompanisë;
 Udhëheqjen e tregut;
 Lidhjet blerës-furnitor;
 Patentat;
 Emrin e mirë të markës;
 Përparësitë në kosto;
 Aksesin ekskluziv të shkallës së lartë të
burimeve natyrore;
 Aksesin e favorshëm të kanaleve të
shpërndarjes.
SHANSET (OPPORTUNITY) janë situatat e
favorshme në mjedisin e një kompanie. Burime
për shanset janë prirjet e disa elementëve
kyç në veprimtarinë e kompanisë.

Shanset mund të kenë si burim:


 Identifikimi i një segmenti të ri tregu;
 Një nevojë e papërmbushur e klientit;
 Ndryshimet në kushtet konkurruese;
 Ndryshimet teknologjike;
 Lëvizja e barrierave të tregjeve
ndërkombëtarë.
DOBËSITË (WEAKNESS) janë kufizime apo
mungesë në burime, mjeshtëri apo kapacitet,
që dëmtojnë seriozisht rezultatet e
kompanisë.

Dobësitë mund të kenë si burim:


 Mungesa/dobësia në mjetet e prodhimit ose
edhe në burimet financiare;
 Dobësia në kapacitetet e drejtimit;
 Dobësia në mjeshtëritë e marketingut;
 Imazhi i dobët i markës;
 Mungesa e mbrojtjes së patentës;
 Kosto të larta;
 Mungesa e aksesit të burimeve natyrore më
të mira;
 Mungesa e aksesit të kanaleve të
shpërndarjes.
KËRCËNIMET (THREAT) Janë situata të
pafavorshme në mjedisin e një kompanie.

Kërcënimet mund të kenë si burim:


 hyrja e konkurrentëve të rinj;
 Rritja e ngadalshme e tregut;
 Rritja e fuqisë së blerësve ose
furnitorëve;
 Ndryshimet teknologjike;
 Rregullat/politikat e reja;
 Emergjenca për produkte zëvendësuese.
Strategjitë S-O nënkuptojnë shanset që u
përshtaten fuqive të kompanisë.
Strategjitë W-O kanë të bëjnë me kapërcimin
e dobësive për të përfituar nga shanset.
Strategjitë S-T identifikojnë rrugët përmes
të cilave kompania mund të përdorë fuqitë e
saj për të minimizuar kërcënimet.
Strategjitë W-T vendosin një plan tërheqje,
duke minimizuar pasojat që vijnë edhe si
rezultat i kërcënimeve.
FALEMINDERIT!

You might also like