You are on page 1of 11

Ekonomi dhe

menaxhim
12. PLANI I BIZNESIT

HYRJE
01

MARKETINGU
02

MENAXHIMI DHE
03 PERSONELI

FINANCIMI
04
Një plan biznesi përfshin këto cështje kryesore:
 përmbledhja ekzekutive;
Deklarata e misionit;
Mjedisi i biznesit;
Plani i marketingut;
Ekipi i menaxhimit;
Të dhënat financiare;
Aspektet ligjore;
Kërkesat që lidhen me siguracionin;
Furnitorët;
Risqet;
Përfundimet
Përmbledhja ekzekutive – panoramë e përgjithshme prej
2 faqesh e fakteve më të rëndësishme të planit të biznesit.

Përshkruani shkurtimisht biznesin e propozuar dhe produktet/


shërbimet që do të ofrojë.
Përshkruani tendencat më të rëndësishme në industrinë në të
cilën do të ushtrojë aktivitetin biznesi.
Përshkruani reklamën/ promocionin që do të përdoret.
Jepni një pasqyrë të shitjeve dhe të fitimeve për 3 vitet e fundit
(nëse biznesi ka kohë që e ushtron aktivitetin). Jepni një pasqyrë
të shitjeve dhe të fitimeve që parashikohen për
3 vitet e ardhshme.
Përshkruani arsimimin dhe përvojën e punës në fushën e biznesit
të pronarëve dhe të menaxherëve kryesorë të biznesit.
Përfshini cdo aspekt të rëndësishëm ligjor, psh marrëveshjet
ekskluzive, kontratat me klientët, patentat, etj.
Përfshini cdo informacion tjetër që mund ti bëhet e ditur
lexuesve, që të krijojnë një ide më të mirë për veprimtarinë e
biznesit.
Deklarata e misionit – shpjegim i përmbledhur dhe i mirë
përcaktuar i qëllimit dhe i filozofisë së menaxhimit të
biznesit.

Cili është qëllimi i biznesit?


Cilat janë produktet/ shërbimet që do të ofrohen?
Cila është filozofia e menaxhimit?

Marketingu – përshkrim i detajuar se si do të konkurrojë


në treg biznesi me produktet/ shërbimet e veta.

Një përshkrim më i detajuar i produkteve/ shërbimeve.


Analiza e konkurrencës;
Analiza e strukturës së cmimeve;
Një shpjegim i politikave të kreditit të biznesit;
Një shpjegim i avantazhit konkurrues;
Një profil i tregut të synuar;
Analiza e vendndodhjes;
Një plan promocional.
Menaxhimi dhe personeli - shpjegim i qartë i mënyrës
menaxheriale të gjithckaje lidhur me punonjësit e
biznesit.

Përshkruani një paragraf ku përfshihet arsimi, përvoja e punës


dhe tiparet e personalitetit të dobishme për një sipërmarrës.
Përshkruani në paragrafë llojin e pozicioneve të punës, që
nevojiten punonjës, si dhe pagën dhe përfitimet që do tu jepen
punonjësve për cdo vend pune.
Cilat janë pushimet për të cilat punonjësit do të paguhen?
Cfarë politikash do të ndiqen në lidhje me lejet për arsye
shëndetësore? Të drejtën për këto leje gëzojnë vetëm
punonjësit me kohë të plotë?
Cfarë politikash do të ndiqen në lidhje me lejet për arsye
vdekje? Sa ditë leje u jepen punonjësve dhe për cilët të afëfm
vlen kjo leje?
Sa punonjës do të ketë në total biznesi? Cilat prej këtyre
ligjeve janë të zbatueshme në procedurat që do të ndiqen për
punësimin ose për pushimin e punonjësve.
1. Ligji për të drejtat civile.
2. Ligji për diskriminimin e moshës në procedurat e punësimit.
3. Ligji për shtetasit me aftësi të kufizuara.
4. Ligji për lejet për cështjet familjare dhe për lejet për arsye
shëndetësore.
Plotësoni një organigramë.
Plotësoni një orar pune për një javë pune.
A është biznesi një biznes familjar? Nëse është biznes familjar,
përmendni anëtarët e familjes që do të punësohen dhe tregoni
marrëdhënien familjare që kanë me pronarin (pronarët) e biznesit.
Nënkontraktorë – individë të vetëpunësuar, që nuk kanë të
drejtë të marrin përfitime, të cilët kryejnë shërbime për
biznese të tjera. Janë përgjegjës për vetëpunësimin dhe për
pagesat e sigurimeve shoqërore të tyre.

Një nënkontraktor duhet të jetë në gjendje të caktojë vetë


vendndodhjen e punës, kohën e punës si dhe orarin dhe
mënyrën se si kryhet puna. mënyra më e mirë është që
kompensimi për nënkontraktorin të kryhet në bazë të
rezultateve ose të përfundimit të punës, duke specifikuar
cilësinë e punës dhe afatin e përfundimit të saj.
 Nëse qëllimi i planit të biznesit është Sigurimi i financimit.
Atëherë seksioni financiar i këtij plani biznesi është më i
rëndësishmi.

 Nëse bëhen gabime në seksionin financiar, mund të bëjë që


mos të merren fondet e nevojshme, edhe sikur të gjitha
pjesët e tjera të planit të biznesit të jenë të shkëlqyera.

 Në seksionin financiar përfshihen:


 Kostot fillestare – kostot e nevojshme për hapjen e
biznesit. Shumica e këtyre kostove fillojnë përpara se
biznesi të fillojë aktivitetin;
 Financimi i biznesit – identifikimi i llojit të financimit
(nëpërmjet borxhit, nëpërmjet aksioneve);
 Projeksionet e deklaratave të të ardhurave;
 Analiza e pikës kritike.
Furnitorët – Ka rëndësi që të evidentohen furnitorët e
biznesit, në mënyrë që të merrni informacione lidhur me
produktet/ shërbimet.

Furnitorët mund të ndahen:


Prodhues;
Shitës me shumicë ose ndëmjetës tregtarë;
Ndërmjetësit funksionalë;
Brokerët e produkteve/ shërbimeve;
Agjentët e blerjeve.
FALEMINDERIT!

You might also like