You are on page 1of 19

Ekonomi dhe

menaxhim
10. PASQYRAT FINANCIARE PËRDORUESIT E
01 PASQYRAVE FINANCIARE

02 BILANCI KONTABËL

PASQYRA E TË ARDHURAVE
03 DHE SHPENZIMEVE

PASQYRA E FLUKSEVE TË
04 MJETEVE MONETARE

PASQYRA E NDRYSHIMEVE
05 NË KAPITAL
Përdoruesit e pasqyrave financiare përfshijnë:

1 2 3

1. Menaxherët e 4. Analistët dhe


kompanisë; këshilltarët 7. Personat që
2. Aksionerët e financiarë; financojnë
kompanisë; 5. Qeveria dhe kompaninë;
3. Punonjësit e agjensitë e tyre; 8. Furnitorët ;
kompanisë; 6. Autoritetet 9. Publiku i gjerë
tatimore;
!PARIMET
KUPTUESHMËRIA RËNDËSIA NË
VENDIMMARRJE
DHE
MATERIALITETI

që raportet financiare të
jenë informacione të
KRAHASUESHMËRIA vlefshme për përdoruesit

BESUESHMËRIA

QËNDRUESHMËRIA
PASQYRAT
FINANCIARE
Sistemi i raportimit financiar, që siguron
informacion financiar për përdoruesit përfshin
4 pasqyra financiare kryesore:

Bilanci kontabël (BK);


Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
(PASH);
Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare;
Pasqyra e ndryshimeve në kapital.
1. BILANCI KONTABËL (BK) është një nga pasqyrat
financiare që tregon pozicionin financiar (aktivet,
detyrimet dhe kapitalin) e një kompanie në një moment të
caktuar kohor.

Bilanci kontabël paraqitet në formën e një pasqyre


tabelare të dyanshme, ku në anën e majtë paraqiten aktivet
e kompanisë, ndërsa në anën e djathtë paraqiten detyrimet
dhe kapitali i aksionerëve/pronarëve të kompanisë.

Ekuacioni themelor kontabël, që përfaqëson bazën e


sistemit të raportimit financiar jepet nëpërmjet formulës:
Aktivet = Detyrimet + Kapitali aksioner (*)
(*) Çdo rritje e shumës totale të aktiveve shoqërohet me rritje të
njëjtë nga ana tjetër e tabelës, respektivisht me rritjen e
detyrimeve ose të kapitalit dhe anasjelltas.
AKTIVET E KOMPANISË përfshijnë të gjitha burimet
materiale të shprehura në vlerë financiare dhe ndahen në:
aktive afatgjata dhe aktive afatshkurta.

Aktivet afatgjata përfshijnë aktivet që e kanë afatin e


përdorimit më të gjatë se një vit.Aktivet afatgjata ndahen
në: aktive afatgjata materiale dhe aktive afatgjata jo-
materiale.Aktivet afatgjata materiale përfshijnë: tokën,
ndërtesat, pajisjet & makineritë, etj; ndërsa aktivet
afatgjata jo-materiale përfshijnë: patentat, markat
tregtare, shpenzimet kërkimore, etj.

Aktivet afatshkurtra përfshijnë aktivet që e kanë afatin e


përdorimit më të shkurtër se një vit dhe përfshijnë: mjetet
monetare, llogaritë e arkëtueshme, inventarët, etj.
DETYRIMET E KOMPANISË përfshijnë fondet e siguruara nga
kreditorët dhe përfaqësojnë detyrime të kompanisë, ose
pretendime të kreditorëve ndaj aktiveve të kompanisë dhe
ndahen në: detyrime afatgjata dhe detyrime afatshkurtra.

Detyrimet afatgjata përfshijnë detyrimet që nuk paguhen


brenda një viti dhe ku bëjnë pjesë: detyrime afatgjata në bazë
të huave dhe kredive, detyrime afatgjata ndaj depozitave dhe
ndaj letrave me vlerë, etj.

Detyrimet afatshkurtra përfshijnë detyrimet që paguhen


brenda një viti dhe ku bëjnë pjesë: detyrimet afatshkurtra
për pagat e punonjësve, tatimet, kontributet, etj.

KAPITALI AKSIONER përbën totalin e:


1. fondeve të investuara ose të kontribuara nga aksionerët;
2. fitimeve të akumuluara nga fillimi i aktivitetit financiar mbi
vlerën që u shpërndahet aksionerëve (fitimi i pashpërndarë).
AKTIVET 2019 2020 DETYRIMET & KAPITALI 2019 2020
AKSIONER
AKTIVET AFATSHKURTRA DETYRIMET AFATSHKURTRA
Mjete monetare 670 740 Llogari të pagueshme 2,000 2,050
Llogari të arkëtueshme 1,632 1,875 Dëftesa të pagueshme 1,250 1,460
SHEMBULL BK
Inventarë 820 850 Borxhi afatshkurtër 420 510
Aktive të tjera afatshkurtra 950 1,020 Totali i detyrimeve 3,670 4,020
afatshkurtra
(Në MILIONë LEKë)

Shpenzime të parapaguara 120 135


Totali i aktiveve afatshkurtra 4,192 4,620 DETYRIMET AFATGJATA

Borxhi afatgjatë 3,659 4,287


AKTIVET AFATGJATA Totali i detyrimeve afatgjata 3,659 4,287
Toka, ndërtesa dhe pajisje 15,230 16,460 TOTALI I DETYRIMEVE 7,329 8,307
(Bruto)
- Amortizimi i akumuluar 7,850 8,240
Toka, ndërtesa dhe pajisje 7,380 8,220 KAPITALI AKSIONER
(Neto)
Marka tregtare (Emri i mirë) 630 720 Aksione të zakonshme 8 8
Patenta 220 360 Aksione të preferuara 45 45
Shpenzime kërkimore 410 550 Fitimi i pashpërndarë 5,450 6,110
Totali i aktiveve afatgjata 8,640 9,850 TOTALI I KAPITALIT AKSIONER 5,503 6,163

TOTALI I AKTIVEVE 12,832 14,470 TOTALI I DETYRIMEVE DHE 12,832 14,470


KAPITALIT AKSIONER
2. PASQYRA E TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE (PASH)
është një nga pasqyrat financiare që tregon performancën
ekonomike (të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin/humbjen) të
një kompanie gjatë një periudhe kontabël.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve tregon rezultatin


financiar të një kompanie, kryesisht për një periudhë
kontabël 1 vjeçare (në Shqipëri, periudha kontabël fillon
më 1 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor të çdo viti).

Ekuacioni i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve


(PASH), në formën më të thjeshtuar jepet nëpërmjet
formulës:
Të ardhura - Shpenzime = Rezultati financiar
Një nga format e paraqitjes së pasqyrës të të ardhurave dhe
shpenzimeve është: Metoda e kostos së shitjeve, që jep një
pamje më të plotë të shpenzimeve sipas funksioneve të
ndryshme të kompanisë.

ELEMENTËT E METODËS SË KOSTOS SË SHITJEVE:


SHITJE NETO
Shitjet neto përfshijnë të ardhurat e përftuara nga
diferenca gjatë periudhës kontabël ndërmjet të ardhurave
nga shitja e produkteve dhe kthimeve, uljeve ose zbritjeve të
shitjeve.

KOSTO E MALLRAVE TË SHITURA (KMSH)


Në kompanitë prodhuese, KMSH përfshin të gjitha kostot për
prodhimin e produkteve, pra punën dhe të gjitha shpenzimet
përkatëse të prodhimit.Ekuacioni i KMSH për kompanitë jo-
prodhuese jepet nëpërmjet formulës:
KMSH = Gjendja e inventarit në fillim + Kosto e mallrave të
blera - Gjendja e inventarit në fund
SHPENZIME OPERATIVE
Shpenzimet operative përfshijnë shpenzimet e përgjithshme,
që nuk lidhen me procesin e prodhimit të produkteve të
kompanisë (KMSH).Shpenzimet operative përfshijnë:
shpenzimet administrative, shpenzimet e kërkim-zhvillimit,
shpenzimet e marketingut dhe të shitjes, etj.

SHPENZIME INTERESI
Shpenzimet e interesit përfshijnë shpenzimet e interesit mbi
huatë, marrëveshjet e qerasë financiare, etj.

SHPENZIME PËR TATIMIN MBI FITIMIN


Shpenzimet për tatimin mbi fitimin përfaqësojnë shpërndarjen
e fitimeve ndërmjet kompanisë dhe buxhetit të shtetit.
Përqindja efektive e tatimit jepet nëpërmjet formulës:

% efektive e tatimit = Shpenzime për tatimin mbi fitimin


Fitimi para tatimit mbi fitimin
ZËRAT 2019 2020
SHEMBULL PASH Shitje neto 1,250 1,410
- KMSH 930 1,050
- Shpenzimet operative 180 230
Shpenzimet administrative 100 110
Shpenzimet e marketingut 40 55
(Në MILIONë LEKë)

Shpenzimet e kërkim-zhvillimit 40 65
Fitimi para interesave dhe tatimit (EBIT) * 140 130
- Shpenzimet për interesa 40 35
Fitimi para tatimit (EBT)** 100 95
- Tatimi (40%) 40 38
Fitimi pas tatimit (EAT)*** 60 57

Shënim:
*EBIT (Earnings Before Interest & Tax)  Fitimi para interesave dhe tatimit përfshin të ardhurat operative (total i
reflektuar nga diferenca ndërmjet të ardhurave nga shitja e mallrave dhe shpenzimeve operative ose KMSH) të
një kompanie.
**EBT (Earnings Before Tax)  Fitimi para tatimit përfshin të ardhurat e përftuara, para zbritjes së tatimit mbi
fitimin të një kompanie.
**EAT (Earnings After Tax)  Fitimi pas tatimit (Fitimi neto) përfshin të ardhurat e përftuara pas zbritjes së tatimit
mbi fitimin të një kompanie.
3. PASQYRA E FLUKSEVE TË MJETEVE MONETARE është një
nga pasqyrat financiare që tregon hyrjet dhe daljet e
mjeteve monetare të një kompanie gjatë një periudhe
kontabël.

Ekuacioni i pasqyrës së flukseve të mjeteve monetare, në


formën më të thjeshtuar jepet nëpërmjet formulës:
∆Para = ∆Detyrime - ∆Aktive Jo mjete monetare
+ ∆Kapitali aksioner

Pasqyra e flukseve të parasë siguron një shpjegim se përse


pozicioni i mjeteve monetare të kompanisë ka ndryshuar
përgjatë një periudhe të caktuar, duke shpjeguar në të
njëjtën kohë edhe ndryshimet në aktive jo mjete monetare,
në detyrime dhe në kapitalin aksioner të kompanisë gjatë të
njëjtës periudhë.
Shuma e flukseve të mjeteve monetare nga aktivitetet
operative (CFO – Cash Flow from Operations), investuese
(CFI – Cash Flow from Investing) dhe financuese (CFF – Cash
Flow from Financing) përbën fluksin e përgjithshëm të
mjeteve monetare.Për një periudhë të caktuar, fluksi i
përgjithshëm i mjeteve monetare duhet të jetë i njëjtë me
ndryshimin e gjendjes së mjeteve monetare të kompanisë
përgjatë kësaj periudhe.

Pra, vlen ekuacioni i mëposhtëm:


CFO + CFI + CFF = Fluksi i përgjithshëm i mjeteve monetare
ZËRAT 2020
FLUKSET E PARASË NGA AKTIVITETET OPERATIVE
SHEMBULL PFMM
Fitimi para tatimit 57
Burime fondesh
Ndryshimi në llogaritë e pagueshme 50

Përdorime fondesh
(Në MILIONë LEKë)

Ndryshimi në llogaritë e arkëtueshme 243


Ndryshimi në inventarë 30
FLUKSI OPERATIV 380

FLUKSET E PARASË NGA AKTIVITETET INVESTUESE


Aktive afatgjata materiale 840
FLUKSI INVESTUES 840

FLUKSET E PARASË NGA AKTIVITETET FINANCUESE


Ndryshimi në dëftesat e pagueshme 210
Ndryshimi në borxhin afatgjatë 628
FLUKSI FINANCUES 838

NDRYSHIMI NETO I FLUKSIT TË MJETEVE MONETARE 70


MJETET MONETARE NË FILLIM TË VITIT 2020 (NË FUND TË 670
VITIT 2019)
MJETET MONETARE NË FUND TË VITIT 2020 740
4. PASQYRA E NDRYSHIMEVE NË KAPITAL është një nga
pasqyrat financiare që tregon fitimin ose humbjen e një
kompanie për një periudhë të caktuar, zërat e të ardhurave dhe
shpenzimeve të njohura në pasqyrën e të ardhurave dhe
shpenzimeve, efektet e ndryshimeve në politikat kontabël,
shumat e investimeve, dividendët dhe shpërndarjet e tjera
ndaj investitorëve të kapitalit gjatë periudhës kontabël.

Për një kompani, pasqyra e ndryshimeve në kapital duhet të paraqesë:


- Kapitalin në fillim të periudhës;
- Shtesat që ka pësuar kapitali gjatë periudhës;
- Pakësimet që ka pësuar kapitali gjatë periudhës;
- Kapitalin në fund të periudhës.

Ekuacioni i pasqyrës së ndryshimeve në kapital, në formën më të


thjeshtuar jepet nëpërmjet formulës:
Kapitali në fund të periudhës = Kapitali në fillim të periudhës
+ Shtesat – Pakësimet
KAPITALI PRIMET E REZERVA FITIM I KAPITALI
AKSIONER AKSIONEVE TË TJERË PASHPËRNDARË AKSIONER
(I) (II)
SHEMBULL PNK
GJENDJA MË 5,503 325 175 210 6,213
31 DHJETOR
2019
(Në MILIONë LEKë)

Fitimi neto
Të ardhura
të tjera
Dividendë për (50) (50)
aksionerë
Lëvizje të
tjera brenda
kapitalit
aksioner
GJENDJA MË 5,503 325 175 160 6,163
31 DHJETOR
2020

*Simboli ( ) në pasqyrat financiare pasqyron vlera negative financiare të kompanisë .


FALEMINDERIT!

You might also like