You are on page 1of 12

UNIVERSITETI “NËNË TEREZA”

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE


DREJTIMI: DOGANA,SHPEDICION DHE SIGURIME

PUNIM SEMINARIK

Tema:Krijimi i përparësisë konkurruese

Lënda: Menaxhim strategjik

Punoi: Mentori:
Merlinda Ibraimi Bujamin Bela
Shkup,maj 2020
PËRMBAJTJA:

 Hyrje…………………………………………………………………………………………..3

 Korniza konceptuale e përparësive konkurruese……………………………….......................4

 Konkurrenca dhe përparësia konkurruese e kompanive…………………………....................5

 Procesi i përparësisë konkurruese……………………………………………………………..6

 Zbatimi i modelit të Porterit dhe strukturësindustriale……………………………………......7

 Zbatimi i modelit zinxhiri i vlerave ………………………………………….….....................8

 Zbatimi i modelit të avantazhit konkurrues të bazuar në burime……………………………..8

 Përparësia konkurruese përmes efikasitetit……………………………………………….......9

 Përparësia konkurruese përmes inovacionit……………………………………………...…...9

 Kapitali intelektuali si përparësi konkurruese………………………………………..……...10

 Përparësia konkurruese përmes kualitetit…………………………………………….……..11

 Përfundimi………………………………………………………………………………..…12
HYRJE

 
 Për afarizëm të suksesshëm të ndërmarrjes në treg, është e nevojshme të
posedojë përparësi në raport me organizatat që prodhojnë produkte të ngjajshme
ose sigurojnë shërbime të ngjajshme.
 Përparësia konkurrese është shprehje e koncentruar në superioritet në raport me
konkurrencën në sfera të ndryshme të punës së organizatës, që matet përmes
performancës ekonomike dhe financiare.Në biznes përparësia konkurruese është
njëra prej qëllimeve kryesore dhe rezultateve të aktiviteteve të ndërmarrjes.Që të
arrihet ajo përpjekjet duhet bërë në grupin e tërë të organizatës.

3
KORNIZA KONCEPTUALE E PËRPARËSIVE KONKURRUESE

 Avantazhi konkurrues është një tipar i veçantë i atyre organizatave që punojnë


me më shumë sukses se sa konkurrentët e tyre. Nëse organizata dëshiron të
krijojë një avantazh konkurrues, ajo para së gjithash duhet të dijë mënyrat për të
fituar një avantazh konkurrues.
 Për shpjegimin më të lehtë të avantazhit konkurrues, duhet të bëhen pyetjet e
mëposhtme: çfarë e bën kompaninë "më të suksesshme’’se të tjerat ?; , "më
fitimprurëse"?Ajo që e bën kompaninë më të suksesshme se të tjerat kompani
në degën e saj industriale paraqet përparësi konkurruese. Ndërmarrja mund të
fitojë një avantazh konkurrues duke pasur burime unike ose përmes aftësive të
diferencuara (për të përmbushur nevojat e konsumatorëve në një mënyrë të
ndryshme nga konkurrentët e saj).

4
KONKURRENCA DHE PËRPARËSIA KONKURRUESE E
NDËRMARRJEVE

 Nëse një ndërmarrje nuk ka konkurrencë do të mendojë që e ka arritur kulmin e


saj por qëndron në të njëjtin vend sepse nuk ka me kë ta krahasojë suksesin e
saj.Kur konkurrenca ekziston, kompanitë vazhdimisht përpiqen të tregohen në
treg duke e krahasuar përparimin e saj me konkurrentët e saj.
 Përparësia konkurruese është e rëndësishme dhe paraqet përfitim afatgjatë që
një ndërmarrje e arrin në raport me konkurrencën dhe mund të rezultojë nga
paraqitja e produkteve me kualitet të lartë, shërbime më të mira për blerësit dhe
shpenzime më të ulta.

5
PROCESI I PËRPARËSISË KONKURRUESE

 Secila kompani që vepron në treg dëshiron të arrijë përparësi konkurruese në


raport me konkurrentët e saj..Ekzistojnë disa mënyra se si një ndërmarrje mund
të fitojë përparësi konkurruese:
 produkte me çmim të ulët;
 ndërmarrja paraqet barrierë për hyrësit potencial;
 kostoja e zëvendësim të markës;
 produkt të veçantë ose shërbim në treg;
 diferencimit të produktit;
 kombinime të produkteve dhe shërbimeve me çmime speciale.

6
ZBATIMI I MODELIT TË PORTER TË 5 FORCAVE DHE
STRUKTURËS INDUSTRIALE

 Pesë forcat përcaktojnë profitabilitetin e një industrie kurse disa industri mund të
jenë më tërheqëse se të tjerat.

 Pyetja thelbësore në përcaktimin e profitabilitetit është se sa vlerë mund të krijojnë


kompanitë për klientët e tyre, dhe sa nga kjo vlerë do të vihet re ose tejkalohet
nga konkurrentët.

 Porter identifikon pesë faktorë kryesorë që mund të përbëjnë një kërcënim të


madh për çdo organizatë, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në fitimet e të njëjtave
organizata që konkurrojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën industri ose degë.

7
ZBATIMI I MODELIT ZINXHIRI I VLERAVE

 Zinxhiri i vlerës është një mënyrë sistematike për të ekzaminuar të gjitha


aktivitetet e kryera nga kompania dhe ndërveprimi i tyre, duke treguar se sa
secila nga aktivitetet e kompanisë (p.sh. zhvillimi, marketing, shitje, qarkullim,
etj) është një burim i mundshëm i avantazhit.
 Të gjitha aktivitetet e zinxhirit të vlerës kontribuojnë në vlerën të cilën e merr
blerësi, dhe kostot kumulative përcaktojnë ndryshimin midis vlerës së marrë
nga blerësi dhe çmimit të prodhuesit.
 Modeli i avantazhit konkurrues të bazuar në burime- Avantazhi konkurrues i
atribuohet pronësisë së një burimi të vlefshëm.
Imitueshmëria,Qëndrueshmëria,Përvetësimi,Zëvendësueshmëria,Superiorit
eti konkurrues. 8
PËRPARËSIA KONKURRUESE PËRMES EFIKASITETIT

 Dy prej komponenteve kryesorë të efikasitetit janë: produktiviteti i fuqisë punëtore


dhe produktiviteti i kapitalit.Produktiviteti i fuqisë punëtore matet përmes njësisë së
prodhuar ndërsa produktiviteti i kapitalit matet sipas prodhimi për njësi të kapitalit
të investuar.Ajo nënkupton se sa më shumë të punësuar ka organizata aq më shumë
oupute do të rezultojnë nga puna e tyre ose sa më i lartë kapitali i investuar aq më
shumë outpute do të prodhohen.
 Përparësia konkurruese përmes inovacionit
 Gjatë dekadave të fundit, inovaconi është bërë sinonim i rritjes, përparimit
teknologjik dhe më e rëndësishmja, zhvillim i ndërmarrjes, ekonomisë dhe
produktivitetit.Inovacioni gjërësisht pranohet si vendosje e suksesshme e punëve
dhe metodave të reja…inovacioni është krijim, kombinim apo sintezë e dijeve
origjinale,relevante,produkteve të vlefshme, proceseve apo shërbimeve.
9
KAPITALI INTELEKTUAL SI PËRPARËSI KONKURRUESE E
ORGANIZATËS

 Kapitali human është stoku (sasia) i kompetencave, dijes, atributit personal e social,
përfshirë kreativitetin, të gjithë këta në aftësinë për të kryer punë dhe për të prodhuar
vlera ekonomike.
 Kapitali human është një nga asetet më të mëdha që disponon një organizatë e cila
investon në mënyrë të pakursyer për këtë kapital.
 Kapitali njerëzor i referohet vlerës së grumbulluar të investimeve në arsim, ekspertizë
dhe të ardhmen e të gjithë punonjësve dhe menaxhmentit, si dhe aftësinë e tyre për të
përdorur të gjitha njohuritë, aftësitë dhe përvojën e tyre për të krijuar vlera shtesë për
organizatën.

10
PËRPARËSIA KONKURRUESE PËRMES CILËSISË

 Kualiteti është lidhja mes asaj që konsumatorët presin dhe asaj që ata
përfitojnë.Nëse pritjet e konsumatorëve janë të ulta, perceptimi i tyre është që
produkti ka cilësi të dobët.Në të kundërt kur produkti i tejkalon pritjet e
konsmatorëve, perceptimi për produktin do të jetë i lartë.Secili individ ka
perceptime dhe dëshira të ndryshme që nënkupton edhe mendime të ndryshme.

 Kur ndërmarrja posedon cilësi superiore të produkteve që i prodhon, ajo ka


përparësi në raport me konkurrentët.Produktet e atyre ndërmarrjeve lehtë
mund të identifikohen në treg nga konsumatorët për shkak të cilësisë.

11
PËRFUNDIMI

 Avantazhi konkurrues është përshkruar si pozicioni unik që një organizatë


ndërmerr ndaj konkurrentëve të tjerë duke përdorur burimet e tij. Thuhet që një
firmë ka avantazh konkurrues në qoftë se është në gjendje të krijojë më tepër
vlerë ekonomike se konkurrentët në tregun e produktit të tij. Petraf & Barne
(2003) si dhe Thomson (2001) e cilësojnë avantazhin konkurrues si "aftësia e një
organizate për të shtuar më tepër vlera për klientët e tij se rivalët e tij".
 "Kur një firmë ka një fitim ekonomik në një normë më të lartë se norma
mesatare e fitimit ekonomik të firmave të tjera brenda të njëjtit treg, firma ka
përparësi konkurruese.

12

You might also like