You are on page 1of 16

Leksion 8

Kuptimi i marketingut

Dr. Irma Shyle


Marketingu

 Marketingu mund të përkufizohet si procesi i planifikimit dhe


përdorimit të konceptit, çmimit, promocionit dhe shpërndarjes së
ideve dhe shërbimeve për të krijuar shkëmbime që përmbushin
qëllime individuale dhe organizacionale.

 Marketingu është një proces shoqëror nga i cili individët dhe grupet
arrijnë atë që kanë nevojë dhe duan, nëpërmjet krijimit, ofrimit dhe
këmbimit të lirë me të tjerët të produkteve dhe shërbimeve me vlerë.
Dobia ekonomike

• dobi forme, një prodhues/fabrikues/përpunues prodhon


diçka (produkt dhe/ose shërbim) nisur nga një material tjetër, i
cili konsiderohet prej tij si lëndë e parë;
• dobi kohe, duke e bërë produktin të jetë i pranishëm në çastin
kur klienti e kërkon atë;
• dobi vendi, duke e bërë produktin të jetë i pranishëm në
vendin ku klienti e kërkon atë;
• dobi zotërimi (posedimi) , që nënkupom realizimin e një
transaksioni dhe marrja në dorëzim të produktit dhe/ose
shërbimit kundrejt rregullave.
Evoluimi i marketingut
1. Epoka e orientimit drejt prodhimit
 objektivi kryesor i prodhuesve, të cilët ishin mbreti dhe që
diktonin tregun, ishte zgjerimi i kapaciteti prodhues.
 Oferta krijonte kështu vetvetiu kërkesën.
 Konkurrenca ishte e kufizuar dhe kërkesa e tregut nuk ishte
plotësisht e përballueshme nga kapacitet prodhuese.
 Roli kryesor i marketingut ishte shpërndarja fizike e
produkteve.
 Tipike për këtë periudhë ishte parimi “malli i mirë shet
vetveten”, ndaj nuk ishte i nevojshëm modifikimi i produktit,
apo studimi i preferencave të konsumatorëve etj.
Slogani i Fordit - “Ata (konsumatorët) mund të kenë çfarëdolloj
ngjyre që duan, për aq kohë sa do të jetë e zezë” - reflekton
qëndrimin mbizotërues të marketingut.
Evoluimi i marketingut
2. Epoka e orientimit drejt shitjes.
Rritja e vazhdueshme e prodhimit në Shtetet e Bashkuara dhe
Europë u bë më e sofistikuar nga viti 1920 deri më 1950.
• shtimin në numër të pikave të shitjes, apo edhe të personelit
të shitjes.
• kërkesa për cilësi të lartë të produkteve,
• cilësinë e shitjes më të mirë dhe shërbim më të personalizuar.
• konkurrenca po bëhej e dukshme, por ende prodhohej pa
marrë parasysh kërkesën.
• Reklama dhe puna e personelit të shitjes synonte përputhjen
dhe drejtimin e kërkesës kundrejt produkteve të prodhuara
pa asnjë lloj kriteri.
• detyra kryesore e personave që merren me shitjen apo
reklamën është t’i bindin ata për të blerë.
Evoluimi i marketingut
3. Epoka e marketingut
 për shkak të prodhimit pa kriter, oferta e kapërcen kërkesën.
 funksionimi i marketingut u bë i domosdoshëm.
 të ardhurat personale dhe kërkesa konsumatore për të mira
apo shërbime u rritën ndjeshëm
 kompanitë, përveç departamenteve që kishin krijuan edhe
departamentin e marketingut.
 konkurrenca ishte shumë e ashpër, ndaj ishte e nevojshme që
departamenti i marketingut të studionte tregun apo sjelljen e
konsumatorëve etj.
 marketingu nuk do të shihej më si një aktivitet plotësues, i cili
përmbushej pas aktivitetit dhe procesit të shitjes.
 marketingu dhe shitja nuk do të jenë më terma sinonimikë.
Evoluimi i marketingut
4. Epoka e marrëdhënieve
 departamenti i marketingut gjen vendin e vet në strukturën e
ndërmarrjes, madje ka një mbivlerësim të tij.
 konkurrenca paraqitet shumë e ashpër dhe dinamike.
 roli i markës apo edhe besnikëria ndaj saj bëhen faktorë të
rëndësishëm.
 është i rëndësishëm studimi me hollësi i tregut dhe
marketingu karakterizohet nga orientimi drejt konsumatorëve.
Orientimi drejt konsumatorit është angazhim strategjik i një
kompanie, e cila përqendrohet në përdorimin e burimeve të saj
në shërbim të konsumatorëve dhe për kënaqjen e tyre.
Vlera është diferenca ndërmjet asaj që konsumatorët japin (kohë, para,
ose burime të tjera) për një produkt dhe përfitimeve që ata marrin prej
tij.
Funksionet e marketingut
Marketingu i marrëdhënieve
Marketingu i marrëdhënieve i referohet zhvillimit, rritjes dhe
mirëmbajtjes në periudha afatgjata, marrëdhënieve me kosto
efektive me konsumatorët individual, furnitorët, punonjësit
dhe partner të tjerë, për përfitim të përbashkët dhe reciprok.
Informacioni në sistemin e drejtimit
marketing
• Për shkak të globalizimit, informacioni marketing bëhet tejet i
rëndësishëm në ditët tona.
• Rritja e të ardhurave bën që njerëzit të priren më tepër drejt
konsumit, sesa drejt kursimit
• Vetëm përmes informacionit koherent, një kompani mund të
jetë në gjendje të kuptojë në çdo moment se cilat janë
mundësitë dhe kërcënimet, si edhe pikat e forta apo dobësitë
e saj.
• Kompanitë mund të zgjedhin forma të ndryshme konkurrimi,
ndaj vazhdimisht duhet të kenë informacionin e duhur se si
po funksionojnë këto mënyra.
Kuptimi i tregut dhe tipat e tregjeve
- Nevoja lind nga një ndjenjë mungese në disa kushte
konkrete.
- Dëshira ka të bëjë me një mjet të privilegjuar për të kënaqur
një nevojë.
- Kërkesa korrespondon me dëshirën për të blerë produkte,
mbështetur nga një mundësi dhe vullnet blerjeje.
Tregu përbëhet nga tërësia e njerëzve apo institucioneve që kanë
aftësinë dhe mundësinë e mjaftueshme për të blerë, autoritetin dhe
vullnetin për të blerë.
 Produktet e konsumatorëve janë produktet që blihen nga
konsumatorët finalë për përdorim personal.
 Produktet e bizneseve janë të mirat dhe shërbimet e blera për
t’u përdorur direkt apo indirekt në prodhimin e të mirave apo
shërbimeve të tjera për rishitje.
Segmentimi i tregut
 Ndarja e tregut total në grupe më të vogla (minitregje)
relativisht homogjene quhet segmentim tregu
Kriteret për segmentimin efektiv
 i matshëm, pra fuqia blerëse, madhësia e kërkesës dhe
karakteristikat e segmentit të jenë të matshme
 i konsiderueshëm, pra mjaftueshëm të mëdha për të qenë
fitimprurëse
 i rritshëm, pra që përshtaten me mundësitë dhe aftësinë e
marketingut
 në harmoni (të përputhshme), pra konsumatorët apo
anëtarët e një segmenti të caktuar duhet të kenë harmoni
dhe përputhshmëri në nevojat e tyre
Zgjedhja e segmenteve specifike të
tregut
 Përqendrimi në një segment të veçantë dhe vetëm me një
produkt, pra fokusohet në çiftin produkt-treg.
 Specializimi sipas produktit. Në këtë rast kompania prodhon
dhe shet produkte specifike në segmente të ndryshme të
tregut.
 Specializimi sipas tregut. Kompania përqendrohet në
shërbimin e shumë nevojave të një grupi të veçantë
konsumator.
 Specializimi selektiv. Sipas kësaj strategjie, kompania ofron
produkte të ndryshme për segmente të ndryshme.
 Mbulimi i plotë. Në këtë rast kompania përpiqet t’u shërbejë
të gjitha grupeve të konsumatorëve me të gjitha produktet që
ata mund të kenë nevojë
4P e marketingut
Faleminderit!

You might also like