You are on page 1of 3

Marsela Robo – Albana Beqiri

6.1. Marketingu dhe dobia e tij në biznes

Në pjesën më të madhe të jetës së tyre, të gjithë njerëzit janë konsumatorë.


Mbrëmë, kur ndaluat në supermarketin afër shtëpisë, ju bletë një shishe me ujë
dhe një çokollatë. Ndërkohë që ishit atje, paguat edhe 200 lekë për një akullore
të re në ofertë. Kur arritët në shtëpi dhe po shijonit produktin e ri, iu përgjigjët në
telefon një shoqërie që ju mundësonte një pastrim falas të mjediseve të banesës
nëpërmjet një pajisjeje të re. Më vonë, në televizor, patë reklamat e pijeve të
ftohta, të detergjentit të ri, që kishte dalë në treg, të këpucëve të reja sportive,
të dëmeve që shkakton pirja e duhanit. Sot, kur erdhët në mësim, mësuesi ju
sugjeroi të blinit librin e ri të marketingut që kishte dalë në shitje, ndërkohë që
një miku juaj e kishte blerë atë nëpërmjet internetit.

Të gjitha këto aktivitete përfshihen në atë që quhet “marketing”. Secili prej nesh
di diçka rreth marketingut, sepse ai tashmë është bërë pjesë e jetës sonë qysh
kur kemi pasur mundësinë për herë të parë të shpenzonim para.

Lind pyetja: Çfarë është e marketingu?

Marketingu është procesi i krijimit, i komunikimit dhe i shpërndarjes së vlerave konsumatorëve,


si dhe menaxhimi i marrëdhënieve konsumatore në mënyrë që të përmbushë dëshirat dhe
nevojat e tyre.

Nëpërmjet marketingut krijohet lidhja ndërmjet kërkesave për mallra dhe shërbimeve të një
shoqërie konsumatore, si dhe i pritshmërive të modeleve të saj si përgjigje. Marketingu i plotëson
këto nevoja dhe dëshiron që, përmes proceseve të shkëmbimit dhe të orientimit ndaj tyre, t’u
komunikojë konsumatorëve vlerën e produktit apo të shërbimit. Marketingu është çelësi i
suksesit të çdo biznesi. Në mënyrë që ai të jetë i efektshëm, duhet të udhëhiqet nga konsumatori.

Komunikimi

Mallrat / shërbimet
Industria Tregu
(shitësit) (konsumatorët)
Para

Informacion

Sistemi i thjeshtë i marketingut

136
BAZAT E SIPËRMARRJES 2

Realiteti i sotëm në botën e biznesit na tregon se në kushtet e zhvillimit të lartë teknik dhe
teknologjik është e mundur të prodhohet çdo gjë. Problemi i sipërmarrësve lind për mënyrën se
ku dhe si do të ofrohen produktet dhe shërbimet. Padyshim që marketingu ka rolin dhe funksionin
e vet kryesor për zgjidhjen e këtij problemi. Qëllimi i tij është t’i njohë dhe t’i kuptojë shumë
mirë konsumatorët, në mënyrë që produkti ose shërbimi të përshtatet dhe të shitet në treg.

Baza e aktiviteteve të marketingut është e përqendruar në katër elemente tradicionale, të njohura


si 4 P-të e marketingut: produkti “product”, çmimi “price”, vendi “place” dhe promocioni
“promocion” ose marketingu i përzier “miks”. Nëpërmjet tij identifikohen dhe plotësohen
nevojat e konsumatorëve, duke ofruar informacion rreth karakteristikave të produktit të ri,
çmimit që duhet t’u ofrohet konsumatorëve, vendit ku duhet të shitet si dhe shpenzimeve për
promocion dhe reklamë. Gjithashtu, nëpërmjet politikave të marketingut miks sipërmarrja:
• përcakton klientelën,
• zgjedh tregje të reja,
• krijon epërsi krahasuese për produktet e reja,
• propozon mjetet që mund të përdoren dhe veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen,
• krijon forma dhe strategji të reja shitjeje etj.

Politikat e këtij marketingu miks mundësojnë që çfarëdolloj sipërmarrjeje të arrijë objektivat


kryesorë në veprimtaritë e saj ekonomike dhe joekonomike. Suksesi i procesit të marketingut
është të vendosë produktin e duhur, në vendin e duhur, me çmimin e duhur dhe në kohën e duhur.

Marketingu nuk është vetëm shitje. Marketingu nuk është reklamë.


Diskutoni pse është kështu.

Në mënyrë që të përfitojë dobinë e marketingut në biznes, sipërmarrjes i nevojitet një menaxhim


i mirë i saj, si mënyra më e efektshme për të arritur objektivat.

Menaxhimi i marketingut përkufizohet si procesi i planifikimit dhe i realizimit të konceptit


të produktit, të çmimit, të promocionit dhe të shpërndarjes së të mirave, të shërbimeve dhe të
ideve, me qëllim përmbushjen e kënaqësisë së konsumatorëve dhe objektivave të ndërmarrjes.

Realiteti ka treguar se roli i menaxhimit të marketingut në një sipërmarrje është të zbulojë


mundësitë që e lejojnë atë të përfitojë një kthim më të madh sesa investimi i bërë. Ndër to
mund të përmendim imazhin e biznesit, emrin e markës, rrjetin e shpërndarjes dhe të shitjes,
marrëdhëniet me furnitorët, me konsumatorët etj. Gjithashtu, menaxhimi i marketingut kërkon
edhe një analizë të hollësishme:
• të burimeve dhe të objektivave të sipërmarrjes;
• të tregut (të konsumatorëve dhe nevojave të tyre);
• të konkurrencës;
• të rezultateve aktuale të biznesit krahasuar me planifikimin e tyre (vlerën e produkteve,
shitjet, marzhin, hyrjet dhe hapësirën e tregut ku ushtron aktivitetin etj.).

137
Marsela Robo – Albana Beqiri

Në thelb, menaxhimi i marketingut e arrin efektivitetin e tij kur ndikon në kërkesën e tregut.
Funksionet e marketingut, me aktivitetet e shumta, identifikojnë dhe përmbushin kërkesat në
treg, duke i siguruar sipërmarrjes përfitime materiale, financiare dhe epërsi konkurruese, si dhe
shërbejnë për të gjitha llojet e sipërmarrjeve.
Ä Funksioni i shkëmbimit përfshin proceset e blerjes dhe të shitjes. Problemi që shtrohet
për një sipërmarrës është kërkimi i informacionit për produkte dhe shërbime që tërheqin
konsumatorët, si dhe për sasinë që ata kanë nevojë. Funksioni i shitjes është funksioni më
tipik i marketingut dhe ka një rol të rëndësishëm në të. Ai ka të bëjë me identifikimin e
blerësve, hartimin dhe realizimin e fushatave promovuese, me qëllim rritjen e veprimtarisë
së biznesit, dhe realizimin e shitjes.
Ä Funksioni i shpërndarjes fizike ka të bëjë me transportin, që nënkupton lëvizjen e të mirave
materiale nga vendi ku ato prodhohen ose blihen në drejtim të vendit ku ato kërkohen
dhe shiten, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e produktit deri në përmbushjen e kërkesës së
konsumatorëve.
Ä Funksioni i lehtësive është i lidhur me standardizimin dhe klasifikimin, financimin, marrjen
përsipër të rreziqeve dhe të përfitimit të informacioneve mbi tregun. Këto funksione
lehtësojnë realizimin e proceseve të shkëmbimit dhe të funksionit të shpërndarjes fizike.

Vetëkuptohet që përmes këtyre funksioneve krijohet dobia ekonomike. Për këtë arsye marketingu
është një proces dinamik, i cili sjell ndërthurjen e të gjithë faktorëve që mbartin si shanse të
mira, ashtu edhe pengesa gjatë aktiviteteve ekonomike të biznesit.

Vetëm sipërmarrjet që pozicionohen në themel të një strategjie të mirëfilltë dhe hartojnë një
plan të qartë marketingu mund të kenë identitet të dallueshëm në treg, klientë dhe biznes të
vazhdueshëm. Kjo do të çonte në një shfrytëzim dhe përdorim të frytshëm të burimeve, si dhe
në përfitime financiare, të cilat do t’i shtonin një vlerë të vërtetë bilancit të pasurisë së biznesit.

Pyetje DHE DETYRA

1. Çfarë kuptoni me nocionin marketing?


2. Ku bazohet suksesi i marketingut?
3. Shpjegoni funksionin e menaxhimit të marketingut.
4. Diskutoni mbi dobinë që sjell marketingu në biznesin e drejtimit tuaj profesional.

138

You might also like