You are on page 1of 8

1. Cka perfshine pershkrimi i idese se projektit?

-Përshkrimi i idesë së projektit: Përshkrimi i idesë së projektit është kaptina e parë e projektit, ku
përfshihën informacionet kryesore për autorët dhe evoluimin e idesë së projektit, në të cilën bazohet
projekti i ardhshëm.

2. Cka perfshine përshkrimi teknike-teknologjike i projektit?


-Përshkrimi teknike-teknologjike të projektit: Kjo kaptinë domosdoshmerisht duhet të përmbaj
informata lidhur me mikro dhe makrolokacionin, zgjidhjet tekniko teknologjike, kapacitet dhe fuqia
punëtore, nevojat për tokë dhe hapësirë, për pajisje, inputet materiale(lënd të parë, material, energji
etj).

3. Shkruani permbajtjen formale te projektit?


-Kopertinat, Përmbajtja e projektit, Përmbledhja operative e projektit, Përshkrimi i idesë së projektit,
Të dhëna nga tregu, Përshkrimi teknike-teknologjike të projektit, Menaxhmenti i projektit
Marketingu i projektit, Të dhënat financiare të projektit, Vlerësimi i efektivitetit të projektit
Të dhënat shtesë të projektit, Shkresë pranuesit të projektit.

4. Cka nenkupton menaxhimi i projekteve ?


-Menaxhimi i projekteve nënkupton planifikimin, përcielljen/mbikqyrjen dhe drejtimin e një plani
kompleks dhe gjithashtu institucioni i cili i zbaton këtë detyra. Përmes formave të ndryshme të
organizimit dhe menaxhimit të projekteve mund të arrihet që në mënyrë efikase të realizohen detyra të
rëndësishme zhvillimore brënda ndërmarrjes dhe më gjerë.

5.Cka eshte me redesi tek referencat e bartesit te projektit?


Për fatin e cilit do projekt me rëndësi të veçant janë shkathtësia dhe referencat e ndërmarrësit, e
cilësive të menaxherëve dhe të punësuarve. Në të gjitha rastet dhe pavarësisht llojit të projektit është
me rëndësi:
• Cili është projekti me radhë i udhëheqësin e projektit: i parë, dytë, tretë, etj?
• Përshkrimi i shkurtër i përvojës së tij
• Aftësit e udhëheqësit për të elaboruar qëllimin e projektit, për të treguar anët e forta dhe të
dobëta të projektit dhe për ti bindur partnerët relevant të projektit?
• Përshkrimi i shkurt i shkollimit formal dhe joformal
• Prejardhja familjare(tradita në fushën menaxheriale..)
• Prona, përshkrimi dhe vlera(të tij dhe të familjes së ngusht)
• Ngarkesat(borxhet) që mundën në ndonjë mënyrë të ndërlidhen me projektin
• A ka qenë idedhënsi dhe bartësi i projektit ndonjëher i përndjekur, apo projekti/ndërmarrësia ka
qenë në procesin e likudimit?

6. Çeshtje themelore të projektimit të punëtorëve të nevojshëm për zhvillimin e projektit janë?


-Numri dhe struktura kualifikuese e punëtorëve të nevojshëm të projektit(prodhues, shërbyes etj)
-Burimet e furnizimit të punëtorëve(lokal,vend, jashtë vendit)
-Sistematizimi dhe përshkrimi i vendeve të punës
-Shpenzimet individuale dhe të përgjithshme(pagat neto/bruto, shpenzimet tjera)
7. Cilet partener te projektit i japin një peshë të veçant aspektit të mbrojtjes në punë dhe të ambientit?
-Edhe vetë partnerët e projektit si janë bankat, shteti, komuna etj, di ti jep një peshë të veçant aspektit
të mbrojtjes në punë dhe të ambientit, nga se nuk do të lejojnë përkrahjen dhe instalimin e projekteve
të tilla.

8. Menaxhmenti është i vendosur në përpjekjet qe të realizojë 5 funksionet themelore të menaxhmentit


cilat jane ato:
-a)Planifikimin,
-b)Organizimin,
-c)Udhëheqjen me stafin dhe aktivitete tjera të projektit/ Politika kadrovike e projektit
-ç)Drejtimin dhe
-d)Kontrollin e projektit

9.Pse planifikohet projekti?


-Përgjigja është shumë e thjeshtë: që projekti mund të mbijetojë dhe pastaj edhe të zhvillohet.

10. Gjate procesit te udhëheqjes diskutohet brënda tërësisë së katër aktiviteteve, cilat jane ato?
-(1)Motivimi i të punësuarve
-(2) Shpërblimi stimulues/Administrimi me të punësuarit
-(3)Proceset/raportet interpërsonale
-(4)Komunikimi

11. Sipas nivelit të kontrollit të projektit qka duhet veçuar?


-a)Kontroll operativ(një apo më shumë procese të projektit)
-b)Kontroll organizativ(aspektet organizative të projektit)
-c)Kontroll strategjik(kontrolli i sektorëve strategjik të projektit)

12. Sipas ekspertit dhe profesorit të mirënjohur amerikan, Kotler, çelsi i suksesit të projektit nga kush
varet?
-Qelsi i suksesit të projektit varët nga njohja e mirë deshirave të konsumatorëve. Lidhur me plotësimin e
nevojave të tyre ai sygjeron:
a)Mos provoni të shitni çdo gjë qe mund të prodhoni
b)Perpiquni të prodhoni ate që mund të shitni
c)Duajeni blerësin e jo produktin tuaj-konsumatori të jetë në qëndër të vëmendjes
ç)Për eurot e dhëna nga blerësi i kompenzoni ata me mallra reale dhe kvalitet të produkteve.
13. Që menaxhmenti i projektit të mos gabojë në udhëheqjen e një politikë të çmimeve cka duhet te
dije?
-Do të duhej të dijë përgjigjet në këto pyetje:
Sa është stabilitetit i përgjithshem i çmimeve (në tregun e përgjithshem), dhe çka mund të pritet në
periudhën e ciklit të jetës së projektit/produktit apo sherbimit?
Ç’fare është stabiliteti i çmimeve në “branshen”, të cilit i perket produkti apo sherbimi dhe çka mund të
pritet në vazhdim?
Ç’farë është stabiliteti i çmimeve të furnizimit të inputeve të nevojshme, materialeve dhe ç’farë trendi i
çmimeve të inputeve të projektit mund të pritet?
Ç’farë janë dhe si janë siellur çmimet e projekteve konkurrete?
Si janë siellur çmimet e produkteve apo sherbimeve të projekteve komplementare?

14. Distribuimi i produkteve/shërbimeve të projektit?


-Me distribuimin më së shpeshti kuptohet trasimi i rrugës fizike të produkteve /shërbimeve të projektit
nga prodhuesi deri te konsumatori. Si njeri prej nënfunksioneve të marketingut të projektit, distribuimi
ndermerr të gjitha aktivitetet në mënyrë që malli të arrij deri te konsumatori në mënyrën më të mirë të
mundshme në kohë, hapësirën e deshiruar dhe me shpenizme më të vogla.
-Distribuimi realizohet përmes kanaleve të shitjes së mallrave. Dallojmë distribuimin direkt dhe indirekt.
Rruga direkte e distribuimit të produkteve të projektit është më e shkurtër(duke vënë lidhjen direkte
midis prodhuesit dhe konsumatorit), kurse distribuimi indirekt nënkupton pjesëmarrjen e
ndermjetësuesit, përkatësisht të tregtisë.

15.Cka eshte promocioni, cila eshte forma me e thjeshte dhe me e njohur e promocionit dhe nepermjet
kujt realizohet?
-Promocioni është një prej instrumenteve të marketingut të projektit dhe në të njejten kohë formë
specifike e komunikimit me tregun, përkatësisht me konsumatorët.
Shpallja është forma më e shpesht dhe më e njohur e promocionit të projektit. Realizohet përmes
medijave të ndryshme(televizonit, radios, shtypit, revistave etj). Kjo formë e promocionit kërkon shumë
mjete, prandaj duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale.

16. Investimet në mjetet e përhershme përfshijnë?


-a)Investimet materiale(investimi në tokë, malë, pasuri natyrore, kope themelore, të mbjellura
shumëvjecare, objekte ndërtimore, pajisje, vegla, inventar, mjetet transportuese e të ndryshme.
-b)Investimet jomateriale(të dalat themelore, si investimet në projektime, edukim, shpenzimet tjera të
ngjajshme, kontributet, taksat etj, pastaj shpenzimet për hulumtime dhe zhvillim, patente, licenca, dije,
shenjat mbrojtëse, koncesione, blerje të ndryshme e të ngjajshme.

17. Investimet në mjetet qarkulluese përfshijnë?


-a)Investimet në lëndë të parë, në material,
-b)Investimet në pjesë këmbimi, inventar, energji, ambalazhë kthyese, mall tregtarë,
-c)Pagesa për të punësuarit(pagat), si dhe të dalat tjera financiare, të nevojshme për zhvillimin normal
të procesit të prodhimit, përfshihën në të dala (shpenzime) për vitet e jetës së projektit.
18. Permendeni disa këshillat lidhur me burimet e kapitalit për nxitjen e projektit?
-1.Nëse do të mahniteni, do të ju këshilloja që më së miri është të filloni punën tuaj posa t’i keni parat
tuaja të nevojshme, dhe atëher nuk keni nevojë të lutni askënd dhe askujt ti jipni llogari.
-2.Nëse nuk jeni pronar i pave (janë raste ma ta shpeshta) gjithsesi mundohu tu largoheni huave
bankare me afat të shkurtë(qoft edhe për mjetet e nevojshme qarkulluese), nga se askush nuk e ka
imagjinuar një ide aq profitabile, që do të mund ti përballoj kushtet e tashme të kreditimit në Kosovë
dhe të fitoj dicka.
-3.Nëse keni pasuri të patundshme(banesë, shtëpi, tokë, hapësira punuese etj) përpiquni të realzoni
ndonjë kredi të favorshme të ndonjë bankë e vendit apo të jashtme.
-4.Mos lejoni pa shiqua mundësin e realizimit të ndonjë huaje të volitshme, në njërën prej instuticioneve
të specializuara bankare, qoftë në vend apo jashtë vendit, për të ngjallur biznesin tuaj.
-5.Nëse është fjala për ndonjë projekt shoqërorë (lokal, rajonal, etj) i cili është atraktiv ose tërheqës,
shikoni mundësit nga shteti ose lokaliteti apo rajoni që të ju finansojn.

19. Amortizimi i mjeteve të përhershme mundet me qenë?


a)Kohorë (mjetet amortizohen gjatë periudhave të caktuara kohore);
b)Funksionale (mjete amortizohen sipas sasisë së prodhimit/shërbimit të realizuar)
c)Morale (Mjetet amortizohen sipas shkallës së vjetërsimit teknologjik)
d)Kombinuese (Mjetet amortizohen sipas shumë kritereve të amortizimit)

20. Kujt I sherbejnë vlerësimet e projektit?


-Për arsyeshmërinë ekonomike ose efektshmërinë financiare të çdo iniciative afariste janë të interesuar më
shumë ose më pak pronarët-sipërmarrësit, aksionarët, menaxherët, punonjësit, bankat ose financues të tjerë,
bashkësia shoqërore (komuna, bashkia, rajoni dhe shteti) dhe të gjithë të tjerët të cilët janë të lidhur në çfarëdo
mënyre me fatin e iniciativës ndërmarrëse.

21. Treguesit statikë të produktivitetit.


- Të hyrat e përgjithshme vjetore / numri mesatar i punëtorëve
-Investimet e përgjithshme / numri mesatar i punëtorëve
-Fitimi i përgjithshëm (bruto) vjetor / numri mesatar i punëtorëve
-Fitimi vjetor neto / numri mesatar i punëtorëve
-Sasia vjetore e prodhimeve / orë pune të harxhuara
-Të ardhurat e përgjithshme vjetore / vlera e punës së harxhuar
-Indeksi i vëllimit fizik të prodhimit / indeksi i numrit të punëtorëve

22. Cka paraqet ekonomiciteti ?


-Si njëri nga tri parimet kryesore ekonomike të afarizmit, ekonomiciteti paraqet synimin e
maksimalizimit të efekteve krahas minimalizimit të shpenzimeve

23. Cka eshte Periudha (ose afati) i kthimit?


-Periudha (ose afati) i kthimit është tregues që tregon kohën gjatë së cilës nga të hyrat neto të ecurisë
ekonomike do të kthehen të gjitha parat e investuara në realizimin e ndonjë ndërmarrjeje investuese.
24. Per cka perdoret analiza Cost-benefit?
-Analizat Cost-benefit, e cila më së shpeshti përdoret për nevoja të vlerësimit shoqëror të shpenzimeve
të përgjithshme dhe dobive të projekteve të mëdha të infrastrukturës (ndërtimi i rrugëve, elektranave,
komplekseve të mëdha turistike, melorizimeve me përmasa të mëdha dhe të shumë projekteve të tjera
të infrastrukturës), për të cilat në fazën e projektimit paramendohet se, përveç sasive evidente
ekonomik.

25. Pyetjet lidhur me konkurncën në tregun konkret të produkteve/shërbimeve të projektit?


• Kush janë konkurentet e produktit/shërbimit tuaj(emri) në tregun e vendit dhe të jashtëm?
• Sa është pjesëmarrja individuale në treg e secilit nga konkurentet tuaj nga vendi dhe jasht
vendit?
• Cilat janë përparësitë e produkteve/shërbimeve tuaja në raport me konkurentët?
• Cilat janë dobësit e produktit/shërbimit tuaj në raport me konkurencën?

26. Pyetjet tekniko-teknologjike që i paraprijnë realizimit të projektit?


-1.Cilat zgjidhje teknologjike mundësojnë realizimin e kapacitetit optimal të projektit/programit të
produkteve/shërbimeve?
-2.Cili kapacitet i projektit është optimal nga aspekti i teknologjive?
-3.Ku mund të furnizohen teknologjitë(në vend apo nga importi)?
-4.A janë teknologji me orientim intenziv-punues(univerzale) apo kapitalo-intenzive(specializuara)?
-5.Çka është vendimtare me rastin e përzgjedhjes së teknologjive
a)Çmimi b)Afati i qëdrueshmerisë c)Prodhueshmeria ç)Servisimi
-6.Sa ndikon prejardhja e lëndës së parë (vendore, e importuar) në përzgjedhjen e teknologjisë
konkrete?
-7.Cili lloj i objektit ndërtimorë(madhësia, materjali etj) i përgjigjet teknologjisë së përzgjedhur?
-8.Si të rënditen teknologjitë në hallën e prodhimit që sigurojnë punë normale dhe prodhimtari
efiçente?
-9.Cilat janë teknologjitë që sigurojnë shpenzime optimale: punë/lëndë e parë/material/energji etj?
-10.A janë siguruar masat mbrojtëse adekuate për teknologjitë përkatëse?

27. Lokacioni i projektit


-Lokacioni(mikro) është hapësira e veprimit të ngusht të projektit, në të cilin janë të vendosura objektet
afariste, përkatësisht asetet tjera të projektit, ndërkaq, makrolokacioni është ambienti i gjerë i veprimit
të porjektit(ligjorë, ambiental, partnerët etj).

28. Llojet e kapacitetit të teknologjive nga aspekti ekonomik i projektit: Shpjego nga pak per secilen nga
to?
-1.Kapaciteti maksimal: Kapaciteti maksimal është i varurë nga aftësit prodhuese të kapaciteteve të
instaluara tekniko-teknologjike. Nga aspekti ekonomik kapacitetin maksimal duhet shiquar dhe analizuar
me kujdes, nga se më së shpeshti ai shkakton rritjen e shpenzimeve për njësi të efekteve. Ky kapacitet
ndryshej quhet kapacitet teorik apo instaluar.
-2.Kapaciteti punues: Kapaciteti punues është ai kapacitet i cili realizohet në kohë dhe kushte të
caktuara të veprimit të faktorëve ekzistues të projektit. Pra, këto kapacitete realizohet në kushte të
dhëna të faktorëve konkret dhe mund të jenë më afër apo më largë kapacitetit optimal.
-3.Kapaciteti minimal: Kapaciteti minimal, nga aspekti ekonomik nënkupton kapacitetin i cili ende
siguron rezultate pozitive financiare(me kusht që të gjitha produktet/shërbimet shitën dhe inkasohën)
Nga aspekti teknologjik, ky është kapaciteti më i ultë i shfrytëzimit të kapaciteteve të instaluara
(shprehur në njësi të efekteve për njësi kohe)
-4.Kapaciteti optimal: Kapaciteti optimal paraqet kombinim të tillë të faktorëve të prodhimit/
shërbimeve, përkatësisht shkallë të tillë të shfrytëzimit të kapaciteteve i cili mundëson arritjen e
efe(paraqet kombinim të tillë të faktorëve të prodhimit, i cili mundëson shpenzime minimale përkteve
maksimale(shiquar nga aspekti i sasisë) dhe krahas shpenzimeve më të ulëta për njësi të efekteve.

29. Cka jane mjetet xhiruese(qarkulluese) të projektit, kush hyne ne to?


-Me mjete xhiruese nënkuptohen mjetet materiale me një kohëzgjatje më të shkurtër se një vit dhe të
cilat janë më se të domosdoshme për zhvillimin normal të projektit konkret. Në mjetet xhiruese, përveç
mjeteve materiale hyjnë edhe mjetet xhiruese të cilat nuk janë materiale si: qiratë e paguara
paraprakisht, koncesionet, pagesat dhe kompenzimet e punëtorëve, shërbimet materiale dhe
jomateriale të jashtme.

30. Pasojat nga zgjatja e periudhes së aktivizimit të projektit


-1.Nevoja për burime shtesë të kapitalit; -2.Vështirësit gjatë përmbushjes së obligimeve kreditore
-3.Për shkak të humbjes së fitimit; -4.Mospërmbushja e obligimeve ndaj blerësve
5.Rritja e shpenzimeve të eksploatimit të projektit
6.Dëmtimi i pajisjeve, i lëndës së parë, materialeve etj.

31. Njohuritë shkencore dhe praktika e planifikimit i klasifikojnë planet sipas kohës së realizimit të
projektit
-Njohuritë shkencore dhe praktika e planifikimit i klasifikojnë planet sipas kohës së realizimit të porjektit
në plane afatgjate(5-15 vjet), plane afatmesme(2-5 vjet) dhe plane vijuese njëvjeçare, të
operacionalizuar në periudha edhe më të shkurta, deri në detyra ditore të projektit.

32. Klasifikimi i planeve sipas (qellimit, organizimit dhe permbajtjes)?


-Sipas qëllimit, planet mund të synojnë/qëllim shtimin kuantitativ dhe plane që synojn zhvillim kualitativ
të parametrave të projektit.
-Sipas organizimit, planet mund të ndahën në plane që synojn planifikimin e tërësishëm të projektit dhe
plane të pjesëve të caktuara të ndërmarrjes.
-Sipas përmbajtjes, plane të shprehur në tregues fizik dhe plane të buxheteve si përllogaritje e
rezultateve dhe investimeve.
33. Procesi i organizimit të projektit zhvillohet sipas një kronologjie dhe fazave siç janë dhënë në
vazhdim:
-1.Definimin e detyrës së projektit, që nënkupton zberthimin e punëve në detyra dhe operacione më të
detajizuara si dhe përshkrimin e mënyrës për realizimin e tyre.
-2.Formimin dhe përshkrimin e vendeve të punës, të përgjegjësive dhe kufizimeve, definimi i raporteve
pronar, menaxhment dhe rolet e tyre
-3.Organizimi hapësinorë i projektit(lokacioni, shtrirja e njësive të projektit etj)

34. Politika kadrovike, si funksion i veçant i menaxhmentit, merret me aspektet e udhëheqjes së


resurseve njerëzore, dhe ate:?
a)Planifikimin e nevojave dhe regrutimi i kuadrit
b)Selektimi dhe përzgjedhja e kuadrit
c)Përkatitja/trajnimi dhe zhvillimi i kuadrave
ç)Vlerësimi dhe përmirësimi i perfomansës së kuadrit
d)Administrimi me pagesat dhe kompenzimet
dh)Administirmi me mardhëniet e punës

35. Projektet janë detyra në ndërmarrje, të cilat janë të karakterizuara nga këto veti apo cilësi?
 Janë të kufizuara në kohë
 Kanë një synim të caktuar
 Janë të veçanta dhe nuk janë detyra rutinore
 I kanë resurset e definuara qartë dhe të kufizuara
 Janë komplekse dhe të rrezikshme
 Për ndërmarrjen kanë një rëndësi të veçant
• Aty janë të angazhuar shumë bashkëpunëtorëve dhe partnerë

36. Cka paraqet programi zhvillimorë?


-Programi Zhvillimorë: paraqet tërësinë(grupin) e projekteve të ndryshme, një cikel aktiviteteve dhe
operacionave, për të arritur deri te vendimet racionale shoqërore, që sjellin ndryshime pozitive në
sektor të ndryshëm dhe synojnë arritje të objektivave global të vendit.

37. Cka eshte institucioni i projektit?


-Institucioni i Projektit: është njësi e organizuar dhe legale, përgjegjëse për organizim dhe ekzekutim të
aspekteve të ndryshme teknike, menaxheriale, financiare dhe të resurseve humane të projektit.

38. Cilat jane rolet ne projekt?


-Projektet përfshijnë shumë bashkëpunëtorë dhe partnerë nga ndërmarrja dhe jashtë saj, ka shtrirjen
gjeografike dhe përfituesit e vetë. Rolet në projekt janë të ndryshme, të qarta dhe ngusht të
ndërlidhura.
39. Çka është periudha e aktivizimit/investimeve të projektit?
-Përfshin kohën brënda së cilës realizohen investimet, angazhohen mjetet vetjake apo kreditore, me
qëllim të realizimit të profitit të synuar në procesin prodhimit/shërbimit.

40. Çka është periudha e eksploatimit të projektit?


-Përfshin kohën gjatë së cilës realizohet procesi i afarizmit të rregullt/shërbimit/tregtimit, në kuadër të
kapaciteteve të planifikuara të projektit.

41. Cilet jane faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në suksesin e projektit?


-a)Faktoret e fort (organizimi i ndertimit, organizimi i procesit, resurset e projektit, kualifikimi
profesional i bashkpunetoreve)
-b)Faktoret e bute (komunikimi ne projekt midis partnereve te projektit, stili I punes, atmosfera e punes-
motivi, ndryshimet shkaktojne rezistenca emocionale kunder prijektit, konfliktet personale, lufta per
pushtet).

42. Cilat jane detyrat kresore të projektit?


-a)Të sigurojnë se resurset e rralla janë përdorura në mënyrë efikase
-(b)Ti kontribuojë rritjes stabile të ardhurave të projektit, cilësisë së jetesës dhe përfituesve tjerë të
projektit
-(c)Të ndihmojë suksesin e ndërmarrjes dhe të minimizojë rrezikun nga dështimi i investimeve

43. Përveç që projekti i shërben vetë pronarit të projektit/investitorit, ai u shërben edhe një numri të
partnerëve dhe të interesuarve tjerë të projektit si:
a)Aksioneret potencial të projektit b)Financierët dhe kreditorët
c)Distribuesit, furnitorët, blerësit ç)Partnerët, bashkëinvestuesit
d)Menxherët dhe të punësuarit Dhe)Administrata e shtetit

44. Gabimet më të shpeshta në menaxhimin e projekteve janë:


 Udhëheqësi joadekuate e projektit
 Porositë joprecize të projekteve
 Konfliktet e pavrejtura të interesave dhe synimeve
 Planifikimi jo i mjaftueshëm i projekteve
 Organizimi jo i qartë i projekteve dhe konfliktet e kompetencave
 Mospërfshirja e faktorëve të butë

You might also like