You are on page 1of 9

PYETJE & PËRGJIGJE

Pyetje të mundshme me përgjigje në lëndën Menaxhimi i Projekteve dhe Investimeve

1. Përshkruaj të gjitha aktivitetet e periudhës investive të jetëgjatësisë së projektit.


1. Cikli i një projekti përfshinë një sërë aktivitetesh që duhet të ndërmerren për plotësimin e
objektivave të projektit. Procesi investiv sipas karakterit dhe llojit të aktiviteteve, mund të
ndahet në disa faza: një grup i aktiviteteve ka të bëjë me analizën e realizimit të idesë për
investime, grupi tjetër me dizajnimin e mënyrës se si të realizohet projekti në kuptimin fizik,
grupi i tretë i aktiviteteve është i ndërlikuar me vete ndërtimin fizik të projektit. Ndarja më e
përgjithshme mund të bëhet nëse nisemi nga faza e jetëgjatësisë së projektit. Në aspekt
ekonomik dhe financiar dallojmë dy periudha kryesore: periudha e investimit dhe periudha
operative (eksploative).
Ndërsa në anën tjetër, procesi i menaxhimit të projektit realizohet nëpërmjet menaxhimit dhe
realizimit të 5 grupeve të aktiviteteve logjikisht të ndërlidhura njëri me tjetrin: inicimi,
planifikimi, realizimi, monitorimi&kontrollimi dhe përfundimi.

2. Përshkruaj se çka përfshin cikli i menaxhimit të suksesshëm të një projekti (faktorët e


suksesit të menaxhimit, elementet kryesore të menaxhimit, fazat e menaxhimit.)
2. Menaxhmenti përfshin një kompleks aktivitetesh të planifikuara për arritjen e një apo më
shumë qëllimeve. Menaxhimi i projekteve përfshin planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe
kontrollin e projekteve investive. PMI definon menaxhimin e projekteve si aplikim të aftësive
dhe diturisë, mjeteve dhe teknikave për t’i planifikuar aktivitetet në mënyrë që të arrihen
qëllimet e projektit. Menaxhimi i projekteve integron koncepte të fuqishme të cilat procesin e
menaxhimit e shndërrojnë në një proces të zgjedhjes së suksesshme të problemeve.
Tri elementet kryesore të menaxhimit të projektit: detyrat (aktivitetet), resurset dhe koha.
Faktorët e suksesit të menaxhimit të projektit janë: realizimi i projektit në kohë, me buxhetin e
planifikuar dhe me kualitet të lartë. Ndërsa fazat janë: inicimi, planifikimi, realizimi
(implementimi), monitorimi dhe kontrolli dhe faza e përfundimit (mbarimit).

3. Përshkruaj ndikimin e shpenzimeve oportune në vendimmarrjen investive gjatë


përcaktimit të kostos (çmimit) mesatare të projektit investiv.
3. Në periudhën operative angazhohen faktorët prodhues. Shpenzimet shprehin vlerën e
përdorimit (angazhimit) të faktorëve. Pra, në kuadër të periudhës operative projektohen:
shpenzimet dhe të hyrat, nëpërmjet të cilave sigurohet baza informative për projektim të
bilancit të suksesit për rrjedhat financiare të planifikuara, për rrjedhën e skontuar të parave të
gatshme për vlerësimin e rentabilitetit të projektit.

4. Përshkruaj kriteriumet në bazë të të cilave përcaktohet cikli i jetëgjatësisë së një


projekti investiv.
4. Periudha e kthimit të investimeve – bazohet në rrjedhën e parave të gatshme të projektit;
Norma e përfitimit nga investimet – bazohet në fitimin neto pas tatimit dhe vlerësohet
rentabiliteti i projektit investiv;
Vlera neto e tashme e projektit (NPV) – përfshin përfitimet nga periudha ekonomike e tërë
jetëgjatësisë së projektit investiv dhe vlerën kohore të parave (norma skontuese);
Indeksi i profitabilitetit – është i ngjashëm me NPV, por e eliminon problemin e rangimit dhe
selektimit të projektit;
Norma interne e rentabilitetit – normë e aktualizuar e rrjedhës së parave të projektit, me të
cilën vlera neto e tashme e projektit barazohet me zero.

5. Përshkruaj përllogaritjen e rrjedhës së parasë së projektit investiv të periudhës


(fazës) operative të projektit dhe vlerës së mbetur.
5. Në disa projekte investive, në të cilat periudha e të ardhurave është qartë e përcaktuar, në
fund të periudhës mbetet ndonjë vlerë e mejteve qarkulluese, e cila pas shitjes së mjeteve
mund të shndërrohet në para. Kjo po ashtu është mbetje e projektit dhe duhet të projektohet.
Për përllogaritjen e vlerës së mbetur të projektit, varësisht nga lloji i projektit, njihen dy qasje:
1) Qasja e parë përbëhet prej vlerësimit të rrjedhave të parave të pritura gjatë jetëgjatësisë së
tërë ekonomike të projektit dhe njihet si metoda e vlerës kontinuale të projektit; dhe
2) Qasja e dytë ka të bëjë me vlerën e mbetur të projektit, e cila në periudhën që pason pas
periudhës eksplicite të projeksionit, përllogaritet sipas formulës për anuitete të pafundme:
VM=ANPn/r.

6. Përshkruaj burimet e financimit të projekteve investive dhe kuptimin e kostos së


kapitalit, me koston mesatare të kapitalit të ponderuar.
6. Projektet investive kryesisht financohen nëpërmjet këtyre burimeve të financimit:
riinvestim i amortizimit dhe fitimit të realizuar të ndërmarrjes, emetimi i aksioneve të reja për
mbledhjen e kapitalit për projekte të reja dhe ngarkimi me borxh si formë klasike e kreditimit
investiv, apo emetimi i obligacioneve. Kostoja e kapitalit ka një rëndësi shumë të madhe,
sepse: tregon se sa i kushtojnë shoqërisë tregtare burimet e financimit dhe shërbem si normë
aktualizimi në të gjitha vendimet që merr shoqëria tregtare. Kostoja e kapitalit është ajo pjesë
e fitimit që firma do të paguajë si interes për financimin e aktiviteteve të saj, por vlera e tregut
e firmës të ngelet të paktën e pandryshueshme. Kosto e kapitalit është norma e kthimit që
duhet të realzojë firma nga investimet për të ruajtur vlerën e saj dhe të mund të sigurojë fonde.
Në anën tjetër, kostoja mesatare e kapitalit të ponderuar tregon se sa i kushtojnë mesatarisht
shoqërisë tregtare burimet e financimit. Teorikisht ajo duhet të jetë e barabartë me kthimin që
duhet të sigurohet nga projektet e reja të investimeve, të financuara me këto burime, me
qëllim që ROE të mbetet e pandryshueshme.

7. Përshkruaj rolin dhe rëndësinë e investimeve kapitale në zhvillimin ekonomik të një


vendi.
7. Në një ekonomi nacionale investimet kanë rol të dyfishtë: së pari rritja e konsiderueshme e
investimeve shkakton ndryshime të konsiderueshme në kërkesën agregate (të përgjithshme),
gjë që ndikon në rritjen e prodhimit dhe të punësimeve, së dyti, investimet ndikojnë në
akumulim të kapitalit, me të cilin krijohet një fond plotësues i mjeteve, objekteve ndërtimore
dhe stoqeve. Me këtë ngritet niveli i prodhimit nacional dhe stimulohet zhvillimi ekonomik në
periudhë afatgjatë. Investimi paraqet vlerën e makinerive, plantazheve, ndërtesave që janë
blerë nga firmat për qëllime të prodhimit. Ndikimet kryesore makroekonomike nga investimet
kapitale janë: 1) kontribuojnë në kërkesat aktuale të mallrave kapitale, pra rritin shpenzimet
vendore; 2) zgjerojnë bazën prodhuese (kapitalin e instaluar), duke rritur kapacitetin e
prodhimit; 3) modernizojnë procesin e prodhimit duke përmirësuar efektivitetin; 4)
zvogëlojnë nevojat e krahut të punës për njësi të prodhimit, pra mundësojnë produktivitet më
të lartë dhe punësim të ulët; 5) mundësojnë prodhimin e produkteve të reja dhe të
përmirësuara duke rritur vlerën e shtuar në prodhim; 6) përfshijnë risitë ndërkombëtare të
rangut botëror dhe standardet e cilësisë, mbushin zbrazëtirën me vendet më të përparuara,
rrisin eksportin dhe mundësojnë pjesëmarrje aktive në tregtinë ndërkombëtare.

8. Përshkruaj si të përcaktohet periudha për të cilën do të projektohen rrjedhat në para.


Cilat elemente kyqe e përcaktojnë horizontin kohor të projektit?
8. Për përcaktimin e periudhës së projektimit të rrjedhave të parasë si aspekte më të
rëndëishme, posaçërisht për projekte në sferën e prodhimtarisë, janë:
a) jetëgjatësia fizike e pajisjeve – që përfshin periudhën e eksploatimit të mundshëm fizik të
pajisjeve sipas kushteve të dhëna teknike dhe eksploative;
b) jetëgjatësia teknologjike e procesit prodhues – ka të bëjë me shfrytëzimin kohor të
mundshëm të procesit teknologjik të zgjedhur si tërësi e pajisjeve të instaluara, instalimet e
elementeve tjera të ndërlidhura me vetë procesin;
c) periudha e amortizimit të mjeteve fikse – ka të bëjë me gjatësinë e periudhës në të cilën
nëpërmjet përllogaritjes së shpenzimeve për angazhimin e mjeteve fikse, bartet vlera e tyre në
produktet e prodhuara;
d) periudha ekonomike e projektit – ndërlidhet me gjatësinë e periudhës së funksionimit të
projektit në treg.
Në aspektin ekonomik, qasje më e rëndësishme është ajo sipas së cilës gjatësia e periudhës së
projektimit përcaktohet sipas gjatësisë së rrjedhës së të ardhurave neto. Planifikimi i rrjedhave
të hyrjeve dhe daljeve të projektit është i pasigurt për shkak të paqartësive që ekzistojnë për të
ardhmen e largët për një periudhë shumë të gjatë kohore. Për shkak të këtyre problemeve,
periudha e projektimit mund të ndahet në dy pjesë: periudha eksplicite e projektimit për të
cilën duhet të bëhet projeksion detal i rrjedhave të parave dhe periudha pas periudhës
eksplicite të projektimit për të cilën në mënyrë të vrazhdë duhet të vlerësohet pjesa e ngelur e
vlerës së projektit sipas metodave të vlerësimit.

9. Përshkruaj rolin dhe përmbajtjen e studimit parainvestiv dhe investiv.


9. Struktura e studimit parainvestiv është e ngjashme me strukturën e studimit investiv, vetëm
se bëhet fjalë për dallime në thellësinë e analizave dhe jo në llojin e analizave. Në këtë
kuptim, studimi parainvestiv i përmban këto elemente: a) analiza e mundësive zhvillimore dhe
aftësia e investitorit (financiare, profesionale, organizative, etj.) për realizimin e projektit; b)
analiza e tregut dhe plasmanit të mundshëm; c) përcatimi i inputeve të nevojshme dhe mënyra
e furnizimit të tyre; d) analiza tekniko-teknologjike; e) lokacioni dhe aspektet ekologjike të
projektit; e) analiza ekonomiko-financiare për rrjedhat e të ardhurave dhe shpenzimeve të
jetës ekonomike të projektit; f) vlerësimin paraprak për efikasitetin e projektit. Qëllimi i
fundit i studimit parainvestiv është që të arrijë në vlerësimin paraprak të projektit. Në anën
tjetër, studimi investiv është studim më i rëndësishëm i procesit të investimit, nëpërmjet të
cilit vlerësohet realizueshmëria e projekteve investive. Për këtë, shpeshherë quhet edhe studim
i realizueshmërisë së projektit. Ky është studim kompleks, i përbërë prej shumë elaborateve
në të cilat analizohen kushtet ekonomike, teknike, organizative dhe të tjera për realizim të
projektit. Nëpërmjet këtij studimi, vlerësohet efikasiteti ekonomik dhe përcaktohet
arsyeshmëria e realizimit të projektit. Në bazë të këtij studimi merret vendimi investiv për
realizim apo për shmangie të projektit investiv të propozuar.
10. Sqaroni konceptin e vlerës neto të tanishme NPV dhe si shfrytëzohet ai si kriterium i
vlerësimit dhe krahasimit të projekteve investive. Përparësitë dhe dobësitë.
10. Vlera Neto e Projektit shpreh dallimin ndërmjet vlerës së aktualizuar të neto rrjedhës në
para nga periudha eksploative e investimeve dhe vlerës së të dalurave investime. Meqë vlera e
tanishme neto paraqet diferencën ndërmjet vlerës së skontuar të rrjedhës së parave të neto
përfitimeve dhe investimeve, është e qartë se projekti do të ishte i pranueshëm vetëm nëse
diferenca është madhësi pozitive: NPV>0. Përparësitë e kriteriumit NPV: a) bazohet në
konceptin kohor të parave; b) mundëson krahasim të hyrjeve dhe daljeve në pika kohore të
njëjta; c) merr parasysh tërë periudhën ekonomike të projektit; d) në aspektin teorik dhe
praktik, është kriterium i qëndrueshëm kuantitaiv; e) është i aplikueshëm për vlerësimin e
secilit lloj të projektit investiv. Ndërsa si dobësi paraqiten: a) problem serioz paraqet vlerësimi
i normës së skontos; b) nuk e shpreh në mënyrë të mjaftueshme ndikimin e gjatësisë së
periudhës operative në lartësinë e neto vlerës së tashme; c) gjatë rangimit dhe selektimit të
projekteve nuk shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë vlerat e ndryshme të investimeve.

11. Shpjegoni nocionin, karakteristikat, rëndësinë e kriteriumit periudha e kthimit për


vlerësimin e projektit investiv në aspekt të investitorit. Pse ky kriterium për vlerësimin e
projekteve investive është inferior ndaj kriteriumit NPV apo IRR?
11. Përllogaritja e kriteriumit të periudhës së kthimit të investimeve bazohet në koncepcionin
financiar të përfitimit në bazë të rrjedhës së parave të gatshme të projektit. Kurse, norma e
përfitimit barazohet në konceptin e kontabilitetit të përfitimit – fitimi neto pas tatimit. Përveç
kësaj, te periudha e kthimit, efikasiteti i projektit shiqohet nëpërmjet prizmit të kohës për të
cilin do të ishin kthyer investimet, që në mënyrë implicite përmban elemente të rentabilitetit të
projektit. Kurse norma e kthimit është tregues eksplicit i rentabilitetit. Periudha e kthimit të
investimeve është kriterium univerzal i patjetërsueshëm, fillestar, i vlerësimit të efikasitetit të
projektit. NPV shpreh dallimin ndërmjet vlerës së aktializuar të neto rrjedhes në para nga
periudha eksploative e investimeve dhe vlerës së të dalurave investive. Kjo vlerë shpreh
vlerën absolute të neto përfitimit të aktualizuar që projekti do i kishte sjellë investitorit. Në
teorinë e vendimmarrjes investive, norma interne e rentabilitetit dhe kriteriumi i vlerës së
tashme neto të projektit, janë kriteriume më të njohura për vlerësimin e efikasitetit të
projekteve investive. Pasiqë nëpërmjet këtij kriteriumi zbulohet një nga elementet më të
rëndësishme të efikasitetit të projektit rentabil, ky kriterium është prnuar gjerësisht dhe është
përfshirë në metodologjinë bashkëkohore të vlerësimit të efikasitetit të projektit.
12. Përshkruaj projektimin e rrjedhës së parasë të madhësisë së investimeve të
nevojshme.
12. Për të vlerësuar efikasitetin e projektit, së pari duhet të përcaktohet gjatësia e kohës për të
cilën nevojitet rrjedha e parasë. Për përcaktimin e madhësisë së investimeve të nevojshme në
fondin qarkullues, nevojitet që të analizohet cikli prodhues, të përcaktohen vlerat vjetore të
mjeteve në stoqe, të përcaktohet numri i ditëve minimale të “mbulimit” të stoqeve dhe
koeficienti i qarkullimit për secilin lloj të kapitalit qarkullues. Baza informative për
përllogaritje të vlerave të nevojshme të investimeve në kapital qarkullues përbëhet nga të
dhënat e këtyre elementeve:
- vlera e nevojshme vjetore e mjeteve për furnizim të lëndëve të para, materialeve,
emergjencave, lëndës djegëse dhe pjesëve rezervë;
- vlerësimi i kapitalit qarkullues i angazhuar në prodhimin në vijim;
- vlerësimi i vlerës së madhësisë së stoqeve të produkteve të gatshme;
- vlera vjetore e kërkesave nga blerësit;
- vlera vjetore e parave të gatshme;
- vlera vjetore e obligimeve ndaj furnitorëve;
- vlera vjetore e obligimeve për tatime; dhe
- vlera vjetore e obligimeve të tjera rrjedhëse.

13. Cilët janë treguesit që matin efikasitetin e investimeve në aspektin makroekonomik?


Shpjego koeficientin kapital mesatar.
13. Efikasiteti i investimeve zë një vend të konsiderueshëm në teorinë e fondeve kryesore të
investimeve dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi. Lëvizja e efikasitetit të investimeve dhe
zhvillimit të forcave prodhuese të periudhës aktivitueze të investimeve. Andaj është i njohur
parimi se vendet e zhvilluara kanë efikasitet të lartë të investimeve. Si në teorinë e zhvllimit
ekonomik, ashtu edhe në praktikën e zbatuar, efikasiteti i investimeve shprehet nëpërmjet
koeficienteve kapitale. Në analizat makroekonomike, metodë më e zbatueshme rreth
shprehjes së efikasitetit të investimeve është metoda e koeficienteve kapitale. Në teori janë të
njohur disa koeficientë kapitalë: 1) Koeficienti kapital mesatar; 2) Koeficienti kapital
margjinal dhe 3) Koeficienti kapital inkremental.
Koeficienti kapital mesatar shpreh raportin ndërmjet fondeve kapitale të përgjithshme (bruto
investimet e përgjithshme të angazhuara në fonde kapitale) dhe prodhimit bruto të vendit.
Gjatë analizës së efikasitetit të kapitalit, si kapital, zakonisht merret vetëm vlera e mjeteve
fikse, e jo edhe kapitali qarkullues. Koeficienti kapital mesatar mund të komentohet edhe si
furnizim i prodhimit me kapital fiks, gjegjësisht sa njësi kapitali angazhohen në krijimin e një
njësie prodhim.

14. Përshkruaj strukturën dhe përmbajtjen e studimit të fizibilitetit.


14. Studimet investive do të kishin këtë strukturë globale:
1) Prezantim i investitorit;
2) Analiza e tregut;
3) Analiza tekniko teknologjike;
4) Analiza e vendimeve ndërkombëtare;
5) Aspektet organizative; dhe
6) Analiza e efikasitetit të projektit.

15. Kush e punon studimin investiv?


15. Studimin investiv e përpunon vet nvestitori nëse disponon me kuadër profesional përkatës.
Në të shumtën e rasteve për shkak të kyçjes së specialistëve të ndryshëm nga fushat e
ndryshme, përpunimi i studimit të fizibilitetit i besohet ndonjë institucioni të specializuar.
Struktura dhe përmbajtja e studimit investiv i përshtatet secilit projekt.

16. Sqaroni konceptin e normës interne të rentabilitetit (IRR) dhe si shfrytëzohet ai si


kriterium i vlerësimit dhe krahasimit të projekteve investive? Përparësitë dhe dobësitë.
16. Në teorinë e vendimmarrjes investive, norma interne e rentabilitetit (Internal Rate of
Return – IRR) dhe kriteriumi i vlerës së tashme neto (Net Present Value – NPV) të projektit,
janë kriteriumet më të njohura për vlerësimin e efikasitetit të projekteve investive. IRR është
ajo normë e aktualizuar e rrjedhës së parave të projektit, me të cilën vlera neto e tashme e
projektit barazohet me zero.
Te ky kriterium, për dallim prej kriteriumeve të mëparshme, përcaktimi i normës së skontos
nuk paraqet problem, për faktin që në vetë procesin e përllogaritjes së kriteriumit të IRR
gjenerohet (krijohet) treguesi për normën e rentabilitetit, i cili njëkohësisht është “normë e
skontos”, e cila e aktualizon rrjedhën e parave neto dhe i barazon me zero.
Pasiqë drejtpërdrejtë IRR është tregues që del nga përllogaritja, e që nuk është paraprakisht
element i futur si input, në modelin për përllogaritje, kjo normë paraqet normë interne apo të
brendshme.
17. Shpjego burimet e financimit të investimeve dhe përcaktimin e kostos së kapitalit
nëse investimi financohet vetëm me kredi.
17. Kosto e ngarkesës me borxh (kredi, obligacione) është e përcaktuar nga lartësia e normës
së interesit, sipas së cilës kreditorët u huazojnë mjete ndërmarrjeve. Ndërmarrja, në raste të
financimit të projektit nëpërmjet huasë (kredisë), duhet të sigurojë përfitim nga kapitali i
angazhuar, që nuk guxon të jetë më i vogël se norma e interesit të kredisë, gjegjësisht nga
përfitimet që sjellin obligacionet afatgjata të shitura nga ndërmarrja për sigurim të kapitalit të
jashtëm.
Kosto e ngarkesës me borxh nuk e shpreh madhësinë e tërë të normës së interesit, por normën
e interesit të zvogëluar për efektin e zvogëlimit të tatimit.

18. Përshkruaj rolin dhe rëndësinë e koeficientit kapital inkremental si tregues i


efikasitetit ekonomik të investimeve në aspektin makroekonomik.
18. Koeficienti kapital inkremental është formë e koeficientit kapital margjinal. Ky koeficient
njihet në literaturë me emrin ICOR (Incremental Capital Output Ratio). Ai shpreh raportin
ndërmjet rritjes diskrete të kapitalit fiks dhe rritjes së prodhimit bruto të brendshëm (PBB),
me ç’rast raporti krijohet ashtu që rritja e kapitalit në aspekt kohor zhvendoset për një vit
përpara në raport me peroudhën e analizuar në të cilën matet rritja e PBB.

19. Përshkruaj të gjitha aktivitetet që ndërmerren për të testuar idenë investive nga
ideja deri tek vendimmarrja investive.
19. Inicimi – analiza e nevojave; qëllimi dhe objektivat; strategjia dhe metodologjia;
Planifikimi – planifikimi (orari) i aktiviteteve; planifikimi i kohës; planifikimi i resurseve;
Realizimi i aktiviteteve – zbatimi i aktiviteteve;
Kontrollimi dhe monitorimi – monitorimi i realizimit të aktiviteteve;
Përfundimi – përpilimi i raporteve të realizimit.
Para se të fillohet me përgatitjen e projektit, duhet të bëhet plani dhe ciklet bazë nëpër të cilat
do të mblidhen dhe trajtohen çështjet që synon t’i zgjidhë projekti. Në literature dhe në
praktikë ndarja e cikleve të përgatitjes bëhet si në vijim:
- analiza e nevojave
- qëllimi dhe objektivat
- strategjia dhe metodologjia
- planifikimi i aktiviteteve dhe korniza kohore
- aplikimi i aktiviteteve
- monitorimi, vlerësimi dhe raportimi
- vazhdimësia apo qëndrueshmëria.

20. Cilët janë treguesit që masin efikasitetin e investimeve në aspektin makro-ekonomik.


Shpjego koeficientin kapital margjinal.
20. Analiza makroekonomike e efikasitetit të kapitalit dhe investimeve, kryesisht bazohet në
këto koeficientë kapital:
- koeficienti kapital mesatar;
- koeficienti kapital margjinal;
- koeficienti kapital inkremental.
Koeficienti margjinal kapital është masë për efikasitetin e rritjes së kapitalit, gjegjësit të
investimeve. Për këtë, në konstruksionin e tij nisemi vetëm nga rritjet, madhësive plotësuese
margjinale të kapitalit dhe të prodhimit. Koeficienti kapital margjinal tregon se sa njësi
investimi në fonde fikse janë angazhuar të fitohet një njësi rritje e prodhimit. Si rritje të
prodhimit në analizën makroekonomike, si agregat më i përshtatshëm merret madhësia e
rritjeve të produktit bruto të brendshëm (PBB).

You might also like