You are on page 1of 33

PROJEKTIMI I RRJEDHAVE TË

PARASË TË PROJEKTIT INVESTIV


PËRCAKTIMI I PERIUDHËS SË PROJEKTIMIT

Proçesi investiv ka dimenzionin kohor të saj.

Për të vlerësur efikasitetin e projektit së pari duhet të


përcaktohet gjatësia e kohës për të cilën nevojiten rrjedhat e
parasë.

Para analistit të investimeve shtrohet pyetja:

 Si të përcaktohet periudha për të cilën do projektohen rrjedhat


në para?

 Cilat elemente kyçe e përcaktojnë horizontin kohor të projektit?


PËRCAKTIMI I PERIUDHËS SË PROJEKTIMIT
Për përcaktimin e periudhës së projektimit të rrjedhave të parasë si
aspekte më të rëndësishme, posaçërisht për projekte në sferën e
prodhimtarisë merret:

Jetëgjatësia fizike e pajisjeve, që përfshinë periudhën e eksploatimit


të mundshëm fizik të pajisjeve, sipas kushteve të dhëna teknike dhe
eksploative.

Jetëgjatësia teknologjike e procesit prodhues, ka të bëjë me


shfrytëzimin kohor të mundshëm të proçesit teknologjik të zgjedhur si
tërësi e pajisjeve të instaluara, instalimet e elementeve tjera të
ndërlidhuara me vetë proçesin.

Periudha e amortizimit të mjeteve fikse, ka të bëjë me gjatësinë e


periudhës në të cilën, nëpërmjet përllogaritjes së shpenzimeve për
angazhimin e mjeteve fikse, bartet vlera e tyre në produktet e
prodhuara (autputet)
PËRCAKTIMI I PERIUDHËS SË PROJEKTIMIT

Periudha ekonomike e projektit, ndërlidhet me gjatësinë e


periudhës së funksionimit të projektit në treg.

Në aspekt ekonomik, qasje më e rëndësishme është ajo sipas së


cilës, gjatësia e periudhës së projektimit përcaktohet sipas
gjatësisë së rrjedhjes së të ardhurave neto (cash flow).

Për këtë, në projektimet investive , më e dobishme është që të


shfrytëzohet termi jetëgjatësi ekonomike e projektit.

Në planifikimin e projekteve investive ndeshemi me problemin


e projektimit të rrjedhave të parave. Rrjedhat në para
(financiare) shfaqen gjatë tërë periudhës ekonomike të projektit.
Planifkimi i rrjedhave të hyrjeve dhe daljeve të projektit
është i pasigurt, për shkak të paqartësive që egzistojnë
për të ardhmen e largët, për një periudhë shumë të gjatë
kohore.

Përshkak të këtyre problemeve periudha e projektimit,


mundë të ndahet në dy pjesë:
◦ Periudha eksplicite e projektimit, për të cilën duhet të bëhet
projeksion detal i rrjedhave të parave, dhe

◦ Periudha pas periudhës eksplicite të projeksionit, për të cilën në


mënyrë të vrazhdë duhet të vlerësohet pjesa e ngelur e vlerës së
projektit, sipas metodave të vlerësimit.
PROJEKTIMI I KOMPONENTAVE TË RRJEDHAVE TË
PARASË

 Gjatë jetëgjatësisë së projektit investiv anagazhohen


resurse për të cilat krijohen shpenzime dhe realizohen të
hyra nga shitja e autputeve.

 Në periudhën e investimeve, shfaqen rrjedhat e


shpenzimeve, kurse në periudhën e eksploatimit
(operative) krijohen dy rrjedha – rrjedha e shpenzimeve
(derdhje e parave) për lloje të ndryshme të inputeve për
funksionim të kapacitetit dhe rrjedha e të hyrave (të
ardhurave) nga funksionimi- nga shitja e produkteve dhe
të ardhura të tjera.
PROJEKTIMI I KOMPONENTAVE TË RRJEDHAVE TË
PARASË

 Kështu, rrjedhë se, gjatë jetëgjatësisë ekonomike të projektit dallohen


dy rrjedha: rrjedha të investimeve dhe rrjedha operative.
 Projektimi i rrjedhave të parasë së projektit përfshinë tre komponente
kryesore:

projektim i
projektim i projektim i
madhësisë së
rrjedhave vlerës së mbetur
investimeve të
operative të projektit
nevojshme

 Nëpërmjet projektimit ekonomik përfshihen të gjitha rrjedhat e


mjeteve financiare- të gjitha shpenzimet dhe të hyrat, të gjitha hyrjet
dhe daljet e rrjedhave të parasë.
Përcaktimi i madhësisë së mjeteve të
nevojshme për investime
Madhësia e investimeve është një ndër determinantet qenësore
në vendimarrjen investive, për faktin që, në njërën anë, vlera e
projektit investiv kushtëzon realizimin e tij, kurse në anën tjetër,
luan një ndikim të madh në efikasitetin ekonomik të projektit.

Gjatë rrjedhës së investimeve bëhet transformimi i burimeve


financiare likuide në aktivë produktive- në fonde fikse dhe në
kapital qarkullues .

Për këtë arsye, edhe projektimi i investimeve të nevojshme


përbëhet prej projektimit të këtyre komponenteve:

◦ Investime në mjete fikse


◦ Investime në mjete qarkulluese të përhershme.
Përcaktimi i madhësisë së mjeteve të
nevojshme për investime
 Shpenzimet parainvestive, përfshijnë derdhjen e mjeteve
financiare për disa kategori, të cilat sipas karakterit të tyre
nuk është e mundur që me siguri të klasifikohen në
kategorinë e shpenzimeve fikse.
 Në kudër të këtyre shpenzimeve përfshihen edhe shpenzime
të implementimit të projektit-menaxhmenti i projektit.
Kategori e posaçme është edhe interesi interkalar si dhe
shpenzimet për marketing në periudhën paraprodhuese.

 Interesi interkalar, shpreh vlerën e shpenzimit të kapitalit


të huazuar bankar –interesi i kredisë investive, përllogaritur
nga periudha e fillimit të futjes në përdorim të investitorit
deri në periudhën e fillimit të pagesës.
Elementet Viti 1 Viti 2 .... N viti

1. Investime në mjete fikse


-blerja e tokës
-Përgaditja e ternit
-Punë ndërtimore
- Maqina dhe pajisje
-Montimi i pajisjeve
-Investime ekologjike
-Shpenzime të paparashikuara
2. Shpenzime parainvestive
-Studime dhe kërkime investive
-Investime themeluese ( kapitalit themelor)
-Shpenzime për implementim
- Inpute paraprodhuese
- marketing parapodhues
-Shpenzime për udhëtime, mëditje
-Shpenzime për prova dhe shqyrtim teknik
-Interesi interkalar për periudhën investive
3. Investime në kapital qarkullues
Gjithsej investime (1+2+3)
Projektimi i investimeve në mjetet fikse
Si pikënisje për përllogaritjen e investimeve në mjete
fikse shërbejnë specifikacionet për llojin e mjeteve fikse
të nevojshme, të caktuara në elaboratin e procesit
tekniko teknologjik dhe në elaboratin e zgjedhjeve
ndërtimore. Përveç kësaj, shfrytëzohen edhe informatat
nga kërkimet e çmimeve të furnizimeve.

Vlera furnizuese e mjeteve fikse, përcaktohet si shumë


e të dalurave për këto kategori:
◦ Vlera e mjeteve sipas faturës
◦ Vlera e doganës
◦ Shpenzime të transportit dhe sigurimit
◦ Shpenzime të montimit të pajisjeve dhe instalimeve
◦ Shpenzime të tjera që kanë të bëjnë me furnizimin.
Projektimi i investimeveve në mjetet fikse
Vlera ndërtimore e objektit, përcaktohet sipas
normativave për ndërtim të disa punëve
ndërtimore. Për këto elemente në kuadër të
programës investive përgaditen elaborate të
posaçme për zgjedhje ndërtimore. Vlerat merren
nga ai elaborat.
Projektimi i i investimeve në mjete të
përhershme qarkulluese
Investimet në mjete të përhershme qarkulluese, shprehin
vlerën e kapitalit qarkullues, i cili përgjithmonë është i
imobilizuar (angazhuara) në prodhim, si vëllim normal i
domosdoshëm i stoqeve.

Pasiqë paraqitet si vëllim i përhershëm i kapitalit


qarkullues të anagazhuar, ka karakterin e investimeve.

Vlerat projektohen si vlera të nevojshme vjetore për


secilin vit të periudhës së projektimit, varësisht nga niveli
vjetor i projektuar i shfrytëzimit të kapacitetit.
Projektimi i i investimeve në mjete të
përhershme qarkulluese
Përpërcaktimin e madhësisë së investimeve të
nevojshme në fondin qarkullues, nevojitet:
◦ të analizohet cikli prodhues,
◦ të përcaktohen vlerat vjetore të mjeteve në stoqe,
◦ të përcaktohet numri i ditëve minimale të
“mbulimit” të stoqeve dhe koeficienti i qarkullimit
për secilin lloj të kapitalit qarkullues.
Projektimi i i investimeve në mjete të
përhershme qarkulluese
Baza informative për përllogaritje të vlerave të nevojshme të
investimeve në kapital qarkullues përbëhet nga të dhënat e
këtyre elementeve:
◦ Vlera e nevojshme vjetore e mjeteve për furnizim të lëndëve të
para, materialeve, energensave, lëndës djegëse dhe pjesëve rezervë
◦ Vlerësimi i kapitalit qarkullues i angazhuar në prodhimin në vijim
(prodhim i pambaruar)
◦ Vlerësimi i vlerës së madhësisë së stoqeve të produkteve të
gatshme
◦ Vlera vjetore e kërkesave nga blerësit
◦ Vlera vjetore e parave të gatshme
◦ Vlera vjetore e obligimeve ndaj furnitorëve
◦ Vlera vjetore e obligimeve për tatime
◦ Vlera vjetore e obligimeve tjera rrjedhëse
Projektimi i i investimeve në mjete të përhershme
qarkulluese
Procedura e projektimit të madhësisë së investimeve në
kapital qarkullues zhvillohet në disa hapa:
◦ Përllogaritja e vlerave vjetore të secilit lloj kapitali
qarkullues
◦ Përcaktimi i numrit minimal të ditëve të mbulimit të secilit
lloj kapitali qarkullues
◦ Përllogaritja e numrit të xhiros (koeficienti i qarkullimit) të
secilit lloj kapitali qarkullues për një vit.
◦ Përllogaritja e mjeteve qarkulluese të nevoshjme për një xhiro
për secilën kategori të mjeteve.
◦ Mbledhja e të gjitha vlerave të mjeteve qarkulluese të
nevojshme nga hapi paraprak i përllogaritjes
◦ Nga shuma e aktivës rrjedhëse, minusohen vlerat e vlerësuara
të burimeve të mjeteve qarkulluese nga pasiva rrjedhëse.
Përllogaritja e investimeve të nevojshme në mjete qarkulluese të përhershme

Nevojat Ditët e Koefi. i Mjetet e


Kategoria vjetore mbulim qarkull. nevojsh
it 360/Da me
0 1 2 3 4(1:3)
I. Mjetet rrjedhëse 82.500
1. kërkesa nga blerësit 450.000 15 24 18.750
2. stoqe të lëndëve të para dhe materiale 210.000 30 12 17.500
3. prodhimi në vijim 180.000 20 18 10.000
4. produkte të gatshme në stoqe 450.000 15 24 18.750
5. para të gatshme 420.000 15 24 17.500
II. Pasiva rrjedhëse 21.667
1. obligime nda furnitorëve 400.000 15 24 16.667
2. Tatime 120.000 15 24 5.000
3. obligime tjera rrjedhëse - - - -
III. Investime në mjete qarkulluese 60.833
Projektimi i rrjedhave operative

 Në periudhën operative angazhohen faktorët prodhues.


Shpenzimet shprehin vlerën e përdorimit (angazhimit të
faktorëve). Në këtë periudhë poashtu krijohen të ardhura
nga shitja e produkteve.

 Pra, në kuadër të periudhës operative projektohen:


shpenzimet dhe të hyrat, nëpërmjet së cilave sigurohet
baza informative për projektim të bilancit të suksesit, për
rrjedhat financiare të planifikuara, për rrjedhën e skontuar
të parave të gatshme për vlerësimin e rentabilitetit të
projektit.
Projektimi i shpenzimeve
 Meprojektim përfshihen të gjitha llojet e shpenzimeve të
ndërlidhura me funksionimin e kapacitetit në periudhën
operative.

 Element nismëtar i projektimit për vlerat e shpenzimeve


sipas secilit vit të periudhës operative është niveli i
projektuar i shfrytëzimit të kapacitetit.

 Bazë informative për projektimin e shpenzimeve të prodhimit


janë: elaboratet për analizë tekniko- teknologjike të
proçesit, elaborati i analizës së resurseve njerëzore,
analiza e burimeve të financimit dhe analiza e furnizimit
me inpute të nevojshme.
Projektimi i shpenzimeve
Për analizë ekonomike-financiare të projekteve investive më i
përshtatshëm është klasifikimi i shpenzimeve të prodhimit në
këto katër grupe kryesore:
◦ Shpenzime të drejtpërdrejta
◦ Shpenzime administrative
◦ Amortizimi
◦ Shpenzime financiare
Shpenzimet e drejtpërdrejta, përfshijë këtë lloje:
◦ shpenzime për materiale, energji, lëndë djegëse dhe pjesë rezerve,
riparime dhe mirëmbajtje, që kanë karakter variabil.
◦ shpenzime për fuqinë punëtore, kanë komponentë edhe fikse edhe
variabile.
◦ shpenzime të udhëheqjes, janë të lidhura me prodhimin dhe
udhëheqjen e reparteve prodhuese dhe kanë karakter të shpenzimeve
fikse.
Projektimi i shpenzimeve
 Shpenzimet administrative, janë të ndërlidhura me
udhëheqjen e përgjithshme. Në to janë të përfshira pagat e
personelit, shpenzimet materiale dhe administartive.

 Amortizimi, paraqet shpenzim të përdorimit të kapitalit.


Në aspekt të bilancit të suksesit (rezultatit) amortizimi është
shpenzim. Kurse, në aspekt të projektimit të rrjedhave
financiare të projektit , amortizimi paraqet të ardhura në
para, dhe për këtë shkak i shtohet fitimit neto pas tatimimit
dhe ato së bashku shprehin rrjedhën neto të parave të
gatshme të projektit .
Projektimi i shpenzimeve
Shpenzime financiare, përfshijë:
◦ interesin e kapitali të huazuar që projektohet duke përpiluar
plan të amortizimit për kreditë e marra sipas parametrave të
kontraktuara. Interesi përllogaritet për secilin vit.

shpenzimet e shitjes dhe marketingut, ku bëjnë pjesë


shpenzimet e paqetimit, depozitimit, ruajtjes, transportit,
distribuimit të prodhimeve, shpenzime të ndërmjetësimit në
shitje, për lirime, për kthim të produkteve nga konsumatorët,
etj.
Kategoriae shpenzimeve të drejtpërdrejta të fabrikës dhe
shpenzimet administrative, formojnë shumën e
shpenzimeve operative. Shpenzimet operative , shprehin
shpenzimet e funksionimit të projektit që janë nën kontrollë
të menaxhmentit.

Kur shpenzimeve operative u shtohen shpenzimet e


amortizimit dhe shpenzimet financiare fitohet kategoria e
shpenzimeve të prodhimit dhe në fund, nëse
shpenzimeve të prodhimit u shohen shpenzimet e shitjes
dhe marketingut, fitohet vlera e shpenzimeve të
përgjithëshme apo siç ndryshe quhen edhe shpenzime të
produkteve të shitura.
Projektimi i të ardhurave (të hyrave)
 Lloj më tipik i të ardhurave të periudhës operative janë të
ardhurat nga shitja, të cilat projektohen në bazë të
kapacitetit të projektuar dhe të çmimeve shitëse të
projektuara për secilin vit të periudhës operative. Të
dhënat për çmimet nxjerren nga elaborati i analizës së
tregut.

 Përveç të hyrave nga shitja, në projekt mundë të shfaqen


edhe të hyra tjera si p.sh. Premitë eksportuese, stimulime
dhe subvencione, etj.
Projektimi i vlerës së mbetur të projektit
Në disa projekte investive, në të cilat periudha e të ardhurave
është qartë e përcaktuar, në fund të periudhës mbetet ndonjë
vlerë e mjeteve qarkulluese, e cila pas shitjes së mjeteve
mundë të shëndrohet në para. Kjo poashtu është mbetje e
projektit dhe duhet të projektohet.
Për përllogaritjen e vlerës së mbetur të projektit, varësisht nga
lloji i projektit, njihen dy qasje:
Qasja e parë, përbëhet prej vlerësimit të rrjedhave të parave
të pritura gjatë jetëgjatësisë së tërë ekonomike të projektit. Kjo
qasje është e njohur edhe si metoda e vlerës kontinuale të
projektit.
ANPn
Vlera e mbetur e projektit, në periudhën që pason VMpas
VM-vlera e mbetur r
periudhës eksplicite të projeksionit, përllogaritet sipas
ANP- Të ardhurat neto të projektuara
formulës
r -norma epër anuitete
diskontuar të pafundme:
apo norma e kapitalizimit
Projektimi i vlerës së mbetur të projektit
 Për dallim nga projektimet e të ardhurave neto të periudhës së
caktuar ekonomike, projektimi i të ardhurave neto të periudhës
pasuese është aproksimativ, pasiqë supozohet se projekti pas
mbarimit të jetës ekonomike, do vazhdojë pafundësisht të jep
të ardhura të kapitalizuara.

 P.sh.Nëse, neto të ardhurat në vitin e fundit nga periudha


eksplicite e projeksionit është 10000 euro, norma e skontos
vlerësohet 20%, vlera e mbetur e projektit , përqindje në
fundë të atij viti, kurse si mbledhje e të ardhurave që projekti
pafundësisht do ti sjellte, do të jetë:

10000
VM   5000 euro
0, 2
Projektimi i vlerës së mbetur të projektit
Qasja e dytë e përcaktimit të vlerës së mbetur të projektit është sipas
metodës së evidencës së kontabilitetit për përcaktimin të vlerës së
mbetur të projektit. Kjo metodë në literaturë mundë të haset edhe si
vlera e pashlyer e mjeteve, si metodë e diskontinuitetit të projektit
dhe si metodë e vlerës likuide të mjeteve fikse dhe qarkulluese.
Pikënisëse e kësaj metode është që projekti posedon periudhë
operative të njohur, e cila është e determinuar nga periudha e
shfrytëzimit të mjeteve fikse, parasëgjithash të pajisjeve.
Nëse, si gjatësi e jetës ekonomike të projektit merret periudha e
eksplotimit të pajisjeve, atëherë sipas kësaj metode, duhet të llogaritet
vlera e pashlyer e të gjitha mjeteve fikse, që kanë jetëgjatësi më të
madhe se sa vlera e pajisjeve. Vlerës së fituar i shtohet vlera e
mjeteve të përhershme qarkulluese që kontinualisht janë të
angazhuara në periudhën operative, të cilat si rrjedha në para do të
shëndroheshin në fund të periudhës së projeksionit.
KONCEPTE PËR EFEKTET E VLERËSIMIT
TË EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV

Në sferën e investimeve egzistojnë dy koncepte për efektet e


projektit investiv:

 Koncepti llogaritar (kontabilitetit), si botëkuptim tradicional që


efektin e projektit investiv e trajton si rritje neto të kapitalit
vetanak të ndërmarrjes që pritet të realizohet gjatë jetëgjatësisë
ekonomike të projektit. Sipas kësaj, efekt paraqet neto-fitimi pas
tatimimit.

Në rastet kur në projekt, krahas mjeteve vetanake angazhohet edhe


kapital i huaj, efekti shiqohet sipas fitimit të përgjithshëm të pritur,
si shumë e neto fitimit dhe të interesit për kapitalin e huazuar.
KONCEPTE PËR EFEKTET E VLERËSIMIT TË
EFIKASITETIT TË PROJEKTIT INVESTIV

Koncepti financiar, është një ndër konceptet më univerzale


bashkëkohore të efekteve të projektit investiv.

Nocion qendror i këtij koncepti është rrjedha neto në para (cash


flow), që formohet, gjegjësisht që pritet nga projekti gjatë
periudhës ekonomike.

Sipas kësaj, para të lira, si bazë për matjen e efekteve përfshijnë


mjetet e lira në para nga projekti, kurse ato mundë të
shfrytëzohen për angazhime afatgjata të mëtutjeshme.

Koncepti i parave të lira, akcentin e vë në para e jo në neto- fitim.


PROJEKSIONI I BILANCIT TË SUKSESIT DHE
TË GJENDJES
Bilanci i suksesit (rezultatit) paraqet një raport të sintetizuar të
rezltateve të punës për secilin vit.
Bilanci i suksesit është bazë për formimin e elementeve të nevojshme
për projektimin e rrjedhave financiare në analizat e mëtutjeshme
ekonomiko-financiare. Bilanci i suksesit drejtpërsëdrejti është i lidhur
me bilancin e gjendjes, pasiqë neto-fitimi pas tatimimit rrit kapitalin e
ndërmarrjes, gjegjësisht të investitorit.

Bilanci i gjendjes, paraqet aktivën kumulative në njërën anë dhe


burimet e financimit të kapitalit në anën tjetër. Në aspekt të projektit
investiv, e rëndësishme është të shiqohet se si ndikon projekti investiv
në formimin e mjeteve dhe burimeve.

Edhe bilanci i gjendjes është burim i përllogaritjeve të treguesve të


shumtë për analizën e gjendjes ekonomike dhe të efikasitetit të projektit
investiv.
PROJEKSIONI I RRJEDHAVE TË PARAVE DHE
LIKUIDITETI I PROJEKTIT
 Efikasiteti i projektit mundë të analizohet nga dy aspekte:
◦ Vlerësimi i likuiditetit
◦ Vlerësimi i rentabilitetit
 Ideja bazë e vlerësimit të likuiditetit, qëndron në nevojën e vlerësimit të aftësisë së
projektit të krijojë para të lira, gjegjësisht, sa, rrjedha e parave është më e madhe se
derdhja , do të paraqitet tepricë e mjeteve financiare apo projekti do të tregojë
mungesë të mjeteve financiare për ti mbuluar obligimet.

 Që të vlerësohet likuditeti i projektit, duhet të përgaditet një raport për rrjedhat


financiare të jetës ekonomike të projektit. Duhet të përfshihen të gjitha hyrjet dhe
daljet të mjeteve në para, duke filluar nga burimet e financimit të projektit deri në të
hyrat e fundit të periudhës së projektuar skonte deri te të hyrat nga vlera e mbetur e
projektit.

 Në anën tjetër, në rrejdhën financiare duhet të përfshihen të gjitha të dalurat duke


filluar nga pagesat në vitet fillesatare të ndërlidhura me punimet e studimeve investive
deri tek daljet në para në vitete të fundit të projektit.
PROJEKTIMI I RRJEDHAVE TË SKONTUARA DHE
RENTABILITETI I PROJEKTIT
 Rrjedhat në para të skontuara projektohen për të vlerësuar
rentabilitetitn e projektit. Vlerësimi i rentabilitetit sipas
koncepcioneve financiare bashkëkohore bazohet në konceptin e
rrjedhave të skontuara.

 Struktura globale e raportit për rrjedhën financiare të skontuar,


përbëhet prej tre tërësive, sikurse tek rrjedha financiare:

 Hyrjet në para (të hyrat nga shitja, të hyra tjera, vlera e mbetur e
projektit). Në këtë kategori, për dallim nga rrjedha financiare e
projektuar për vlerësimin e likuiditetit nuk përfshihen burimet e
financimit.
PROJEKTIMI I RRJEDHAVE TË SKONTUARA DHE
RENTABILITETI I PROJEKTIT

◦ Daljet në para , përfshinë daljet reale të parave për risurse të


projektit në fazën e investimeve dhe asaj operative të kapacitetit. Në
te përfshihen këto kategori: investime në fonde fikse; investime në
kapital qarkullues; shpenzime operative; shpenzime për shitje dhe
marketing; tatimi në fitim.

◦ Edhe në rastin e daljeve nuk merren parasyshë shpenzimet për


obligime ndaj burimeve të financimit-kamata dhe pagesa e huasë.

◦ Neto-hyrjet në para, si ndryshim në mes hyrjeve të prëgjithshme dhe


daljeve të përgjithshme

You might also like