You are on page 1of 27

AMBIENTI PËR INVESTIME

PROJKETET INVESTIVE
Java e tretë
Ambijeti për investime, nevoja për ndryshime

 "Në jetën e shoqërive bashkëkohore të sigurta janë vetëm ndryshimet e


vazhdueshme”.

 Ndryshimet e vazhdueshme ndikojë në natyrën e shoqërisë sonë, ekonomisë,


industrisë, në funksionimin e ndërmarrjes, biznesit dhe qëndrimeve
personale.

 Shoqëritë më të suksesshme të biznesit në tregun e sotëm, janë ato të cilat


më shpejtë dhe më mirë i përshtaten ambientit, ndryshojnë. " - Henry
Mintzberg.

 Ndryshimet, zakonisht vijnë papritur dhe befas. E gjithë kjo kërkon kapacitet
organizativ për ndryshime - projekte - fleksibilitet organizativ.
Përkufizimi i klimës së investimeve

 Kushtet ekonomike dhe financiare në një vend ndikojnë


nëse individët dhe bizneset janë të gatshëm të huazojne dhe
të marrin një pjesë në bizneset që veprojnë atje.

 Klima e investimeve në një vend apo rajon mund të


përcaktohet nga një gamë e gjerë faktorësh që përcaktojnë
nëse investimet vendase dhe të huaja ndodhin: nga politikat
makroekonomike, fuqia e institucioneve ekonomike dhe
politike, funksionimi i kuadrit ligjor dhe rregullator, cilësia
e infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera, etj.
Roli i investimeve në ekonomi
 Në një ekonomi nacionale investimet kan rol të
dyfishtë:

 Së pari, rritje e konsiderueshme e investimeve shkakton


ndryshime të konsiderueshme në kërkesën agregate, gjë
që ndikon në rritjen e prodhimit dhe të punësimeve.

 Së dyti, investimet ndikojnë në akumulim të kapitalit,


me të cilin krijohet një fond plotësues i mjeteve,
objekteve ndërtimore dhe stoqeve, me këtë ngritet
niveli i prodhimit nacional dhe stimulohet zhvillimi
ekonomik në periudhë afatgjate.
Roli i investimeve në ekonomi
 Investimi paraqet vlerën e makinerive, plantazheve,
ndërtesave që janë blerë nga firma për qëllime të prodhimit.

Ndikimet kyesore makroekonomike nga investimet kapitale:

1. Kontribuojnë në kërkesën aktuale të mallrave kapitale, pra


rrit shpenzimet vendore;

2. Zgjerojnë bazën prodhuese (kapitalin e instaluar), duke rritur


kapacitetin e prodhimit;
Roli i investimeve në ekonomi
3. Modernizojnë procesin e prodhimit, duke përmirësuar
efektivitetin;
4. Zvogëlojnë nevojat e krahut të punës për njësi të prodhimit, pra
mundësojnë produktivitet më të lartë dhe punësimit të ulët;

5. Mundësojnë prodhimin e produkteve të reja dhe të përmirësuara,


duke rritur vlerën e shtuar në prodhim;

6. Përfshijnë risitë ndërkombëtare të rangut botëror dhe


standardet e cilësisë, reduktonjnë gapp-in me vendet më të
përparuara, rrit eksportin dhe mundëson një pjesëmarrje aktive
në tregtinë ndërkombëtare.
Kuptimi dhe karakteristikat e investimeve

 Investimet janë parkusht egzistence, rritjeje dhe zhvillimi të


ndërmarrjeve, realizimi i misionit të tyre, përmirësimi dhe mbajtja e
përparësisë konkuruese duke i përshtatur aftësitë interne ndryshimeve
eksterne.

 Investimet paraqesin sakrificë apo shmangie nga konsumi në kohën e


tanishme për të ritur pëfitimet në të ardhmen.

 Investimet janë këmbim i diçkaje te qartë sot, për një periudhë kohore,
apo këmbim (ndrim) të kënaqësisë së nevojave të sotme për pritjet në të
ardhmen.
Investimet kapitale

 Kusht i domosdoshëm për realizim të progresit.

 Rritje dhe zgjerim të prodhimit.

 Modernizim dhe rekonstruim në kushte të


zhvillimeve tekniko teknologjike.
 Të investosh do të thotë të blesh një asset për
qëllime përfitimi në të ardhmen, shuma ose koha e
së cilës mund të jetë pak a shumë e sigurt.

 Pra, një investim ka katër karakteristika:


 Blerje e asseteve
 Kostot e lidhura me blerjen e assetit
 Kthim i parashikuar nga investimit
 Rreziku i lidhur me kthimin
 Analizimi i llojeve të ndryshme të projekteve të investimeve kapitale dhe
investimi në projektet më fitimprurëse është ajo që i jep jetë dhe rritje një
kompanie.

 Në qoftë se një ndërmarrje nuk bën hulumtimin dhe zhvillimin e


nevojshëm për të zhvilluar produkte të reja, për të përmirësuar produktet
ose shërbimet ekzistuese dhe për të zbuluar mënyra për të funksionuar më
me efikasitet, ajo kompani dhe ekonomia në të cilën operon do të ngecë.

 Ndërmarrjet e çdo madhësie dhe sipërmarrësit që fillojnë një biznes të ri


duhet të kenë një Departament të Kërkimit dhe Zhvillimit. Ku , së bashku
me departamentetin e financave, marketingut, teknologjisë dhe drejtues të
tjerë janë të ngarkuar të krijojnë ide për të përmirësuar ndërmarrjen dhe
produktet dhe shërbimet e ofruara nga ndërmarrja,
 Ekzistojnë shumë lloje të projekteve të kapitale:

 Projekte për produkte të reja ose tregje të reja


 Projekte për zgjerimi të produkteve ose tregjeve
ekzistuese
 Projekte për zëvendësim të nevojshëm për të
vazhduar operacionet normale, etj.
Qëllimet dhe rëndësia e investimeve kapitale

 Rritja dhe zhvillimi i shoqërisë janë qëllimi


kryesor i investimeve.

 Procesi i realizimit të qëllimeve themelore


zhvillimore, detyrojnë secilën ndërmarrje që të
investojë.

 Aktiviteti investues është parakusht për realizimin


e qëllimeve biznesore.
Qëllimet dhe rëndësia e investimeve
kapitale
 Pra, investimet në të mirat kapitale janë të ndikuar nga
shumë faktorë, ku si më të posaçëm mundë të i veçojmë:

 Mundësia e rritjes dhe zhvillimit

 Pranimin e parave të gatshme

 Mbrojtje nga politikat fiskale (tatimet)

 Dëshira e investitorit për të pranuar kthim nga rritja e vlerës së


pasurisë.
Elementet kryesore te investimit

Norma
Projekti
Norma ee
Investitori
skontos
interesit
investiv
Projektet investive
 Projekti e investimit paraqet çdo lloj angazhimi te mjeteve që
kërkon rishpërndarjen e burimeve të kufizuara nga bizneset,
individët ose shtetet për hir të përfitimeve të ardhshme.

 Karakteristikat e projektit të investimit janë:


 Investimi fillestar (i përnjëhershëm ose në seri),
 Flukset e parasë rrjedhin nga investimi (hyrjet, kursimet dhe
daljet)
 Jetëgjatësia e projektit
 Rreziqet e projektit.
 Një projekt investimi është një propozim i hollësishëm i një shpenzimi të mjeteve
financiare, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve që do të çojnë në fitime të ardhshme.

 Një projekt investimi është bërë para vetë investimit.

 Një investim nënkupton një shpenzim të burimeve, por nuk do të thotë se ato burime
janë burimet te investitorit, shumë investime kryhen me huazimin e parave.

 Një projekt investimi kërkon një planifikim të kujdesshëm dhe përfshin përshkrime të
hollësishme të shpenzimeve dhe të ardhurave (burimet dhe shumat e pritura).

 Zakonisht, projektet e investimeve përfshijnë gjithashtu një vlerësim të përfitimit me


masa të buxhetit të kapitalit, si vlera aktuale e tanishme (NPV) dhe Norma interne e
rentabilitetit (IRR), së bashku me një përshkrim të rreziqeve të investimit.
Menaxhimi i projektit

 Disiplina e menaxhimit të projektit është relativisht e re (në raport me


shkencat dhe aftësitë e tjera njerëzore). Edhe pse do të mund të themi se
zgjidhja e detyrave dhe problemeve të projektit është një disiplinë shkencore
që në zanafilën e njerëzimit (piramidat në Egjipt, e Muri kinez, etj),
 Qasja shkencore për menaxhimin e projektit shfaqet shumë më vonë . Në
mesin e shekullit të 20-të, PM (Menaxhimi i Projektit) përjeton një bum të
plotë. Arsyeja për këtë lulëzim qëndron në faktin që, rregullime të caktuara
shoqërore, ku së pari kapitalizmi dhe sistemi i ekonomisë së tregut
formësojnë qasjen në projekt.
 Investitorët donin paraprakisht të dinin rrjedhën e kohës, burimet e
parave.etj., për të vlerësuar efektet e ardhëshme të resurseve, paratë për të
vlerësuar efektet në të ardhmen , gjegjësisht fitimin. Kjo ishte shkas për një
numër të madh punimesh shkencore, artikuj pas vitit 1960.
 Qasja shkencore dhe metodat e llogaritjes së parashikimit, dhane rrënjë për
zhvillimit të pemës që ne e quajmë sot shkenca e menaxhimit të projektit.
Menaxhimi i projektit investiv

 Menaxhimi është një mjet universal, thelbësor i botës moderne


industriale.

 Secila ndërmarrje, për cdo punë pak më komplekse dhe më serioze,


imponon një menaxhimi që të çojë në realizimin e qëllimit të përcaktuar.

 Menaxhimi është i nevojshëm për funksionimin efektiv dhe për zhvilim


të secilit biznes, për rrjedhë më efikase të secilës punë dhe përpjekje më
komplekse.

 Zhvillimi i shpejtë teknologjik po thekson nevojën për përdorim të


metodave, gjegjësisht të menaxhmentit si displinë shkencore e cila merret
me menaxhimin apo udhëheqjen e të gjitha sistemeve dhe proceseve me
qëllim të përmirësimit të efektivitetit të tyre.
 Për projektet e vogla të investimeve të financuara nga kompania përmes
burimeve të brendshme, studimet janë duke u zhvilluar në një gamë të
reduktuar temash dhe treguesish. Ky shpjegim mund të përfshijë qëllimin
e zbatimit të projektit të investimit, parametrat bazë të tij, sasinë e
burimeve të kërkuara financiare, treguesit e efektivitetit të investimit dhe
skemën (orarin) e zbatimit të projektit investiv.

 Për projektet e investimeve të mesme dhe të mëdha, financimi i të të


cilave është planifikuar nga të burimeve të jashtme, nevojitet një studim
në shkallë të plotë mbi standardet përkatëse kombëtare dhe
ndërkombëtare. Arsyetimi i projekteve të investimeve i nënshtrohet një
strukture logjike të caktuar, e cila është e njëjtë në shumicën e vendeve
me ekonomi të zhvilluara të tregut (devijimet nga kjo strukturë
konvencionale janë vetëm për shkak të karakteristikave të industrisë dhe
formave të zbatimit të investimeve reale)
Klasifikimi i investimeve

 Varësisht nga aspekti i shqyrtimit të investimeve


(makroekonomik, i burimeve, i qëllimit, i funksionit, etj.)
dallohen klasifikime të ndryshme.

Sipas aspektit makroekonomik:


 Bruto dhe neto investime.

 Investime “demografike” dhe “ekonomike”.

 Investime autonome dhe të shkaktuara.

 Investime në fonde fikse dhe fonde qarkulluese.

 Investime primare dhe sekundare.

 Investime sipas strukturës teknike, etj.


Bruto dhe neto investimet
Nëpërmjet këtij klasifikimi analizohet madhësia e investimeve,
përfshirja e tyre, madhësia relative dhe prejardhja e investimeve.

 Bruto investimet, paraqesin investimet e përgjithëshme në një


ekonomi nacionale pavarësisht mënyrës së formimit të mjeteve të
investimeve.

 Ato përfshijnë atë pjesë të PBB që shfrytëzohet për zëvendësimin


e fondit kapital fiks, për zmadhimin e fondit kapital fiks dhe për
rritjen e kapitalit qarkullues –rritjen e stoqeve.
Investime “demografike” dhe “ekonomike”

 Kjo ndarje e investimeve shpreh aspektin makroekonomik të


ndërlidhëshmërisë së investimeve me rritjen ekonomike duke
patur parasyshë rritjen e popullsisë.

 Niveli i rritjes ekonomike në një ekonomi nacionale matet me


rritje ekonomike për kokë banori.

 Investimet demografike paraqesin atë pjesë të investimeve të


përgjithshme në një ekonomi nacionale të domosdoshme që të
investohet në një periudhë të caktuar që të mundësojë prodhimi
nacional për kokë banori të qëndrojë në nivelin e arritur.
Investime autonome dhe të shkaktuara

 Nëpërmjet këtij klasifikimi shpjegohen arsyet (motivet) e


investimeve. Çka e përcakton nivelin dhe dinamikën e
investimeve?
 Investimet autonome, janë të pavaruar nga ndryshimet në
prodhim dhe kërkesë. Ato janë të lidhura me rritjen e
popullsisë dhe me nevojën e krijimit të kushteve për jetesë
(p.sh. ndërtimi i banesave).

 Investimet e shkaktuara, dretpërsëdrejti janë të lidhura me


ndryshimet në procesin e prodhimit gjegjësisht me
ndryshimet në kërkesën e tregut.
 Varshmëria e dinamikës së investimeve nga ndryshimet në
prodhim gjegjësisht nga ndyshimet e kërkesës, në teorinë e
investimeve njihet si principi i akcelerimit.
Investime në mjete fikse dhe
qarkulluese

 Investime në mjete fikse, paraqesin angazhim të


mjeteve në objekte dhe të drejta materiale me përdorim të
përhershëm në ndërmarrje.

 Investime në mjete fikse janë: blerja e tokës për qëllime


afariste; ndërtimi i objekteve afariste dhe administrative;
blerja e pajisjeve; rigjenerimimi i pyjeve; investime në
gjë të gjalla; blerja e të drejtave materiale; investime
fillestare (nismëtare).
Investime në mjete fikse dhe qarkulluese

 Investime në mjete qarkulluese, paraqesin angazhim


të mjeteve financiare për mbajtjen e nivelit normal të
stoqeve të lëndës së parë, materialeve, prodhimit në
vijim dhe të prodhimeve të gatshme.d.m.th.
financohen vetëm vlera e domosdoshme e stoqeve për
realizimin e veprimtarisë.

 Për realizim të pandërprerë të veprimtarisë, investimet


në mjete qarkulluese, në raport përkatës, i ndjekin
investimet në mjetet fikse.
Investime primare dhe sekundare
 Ky klasifikim është i përshtatshëm për analizë strukturore
në nivel të projekteve investive për krijimin e kapaciteteve
prodhuese.

 Investime primare, janë ato investime të cilat në mënyrë të


drejtpërdrejtë janë të lidhuar me krijimin e kapaciteteve
prodhuese në kuptim fizik.

 Investime sekundare, paraqesin investime për ndërlidhje


të kapaciteteteve me rrethin e jashtëm. Në të shumtën e
rasteve ato janë investime për sigurimin e kushteve
infrastrukturore (ndërtimi i rrugëve për qasje në rrjetin
rrugor, kyçje në ujësjellës, në kolektorin publik, në rrjetin
elektrik, në lidhjet telefonike, furnizimi me filterë për
pastrim të gazrave të dëmshme, etj.
Investime në bazë të strukturës teknike

 Varësisht se në cilin fond kapital shëndrohen


investrimet dallohen këto kategori:
 Investime në objekte ndërtimore, përfshihen të gjitha
investimet të ndërlidhura me ndërtimin e të mirave
kapitale - Investime pasive.

 Investime në pajisje dhe instalime, klasifikohen


investimet në të mirat kapitale të cilat shëndrohen në
elemente të ndryshme të pajisjeve prodhuese, inventarit
dhe llojeve të ndryshme të instalimeve- investime aktive.

 Investime në “të tjera”- në kërkime dhe zhvillim.

You might also like