You are on page 1of 9

PROCESI KËRKIMOR DHE MASA

Masa e cila qëndron në themel të çdo shkence ka një rol parësor në procesin e
kërkimit. Cilësia e rezultateve të kërkimit nuk varet vetëm nga metoda por edhe nga
cilësia dhe korrektësia e veprimeve që kryhen në të.
Çdo masë lidhet ngushtësisht me çeshtjet e kërkimit, përcaktimet konceptuale dhe
ato operacionale të termave me të cilat do të kryhet studimi. Mënyra se si janë përcaktuar
dhe matur konceptet ndikon drejtpërdrejt në vlefshmërinë e rezultateve të kërkimit dhe
për rrjedhojë në vlefshmërinë teorike të studimit.
Matja është shprehja sasiore e disa karakteristikave të një objekti. Ajo që matet
nuk ka të bëjë me vetë objektin, por me karakteristikat e tij. Karakteristikat e matura janë
variabla që mund të marrin vlera të ndryshme.

Ç’është masa dhe çdo të thotë të masësh


Të masësh do të thotë të shënosh numra për objekte, ngjarjet ose personat sipas
disa rregullave në mënyrë që të paraqesësh vlerën që ka një atribut, veti apo
karakteristikë specifike.Numrat e shënuara mund të shprehin vlerat numerike ose
kategorike.
Numrat na shërbejnë për diferencimin e personave ose objekteve sipas sasisë,
pjesës së karakteristikës ose atributit të masës që ato kanë. Rregulli i masës është mjeti
me të cilin numrat u vihen individëve ose objekteve, ashtu siç veprohet kur plotësohet një
pyetësor ose kur përdorim një peshore për të vlerësuar peshën e një personi.
Rregullat e masës duhet të sigurojnë që atributet e vlerave duhet të zbatohen në
mënyrë konstante, pra të njejtë, nga një subjekt te tjetri.Kështu një rregull mase mund të
shërbejë për t’u vendosur numra kategorive për paraqitjen e gjendjes së lëvizjes ose
kapacitetit funksional të personave : vlera 1 mund të shënojë se një person mund të ecë
vetë pa ndihmë dhe numri 2 një person që ka nevojë për ndihmë. Në këtë shembull
shënohen vlerat 1 dhe 2 sipas një rregulli i cili përcakton qartë subjektet që kanë ose nuk
kanë nevojë për ndihmë për t’u zhvendosur.
Masa e variablave lidhet me instrumentat e saj dhe është në fakt një nga
përbërëset kryesore të masës. Ajo lidhet me zbatimin e rregullave të sakta në përpunimin
e metodave dhe instrumentave për matjen e karakteristikave apo të atributeve.
Përcaktimi i masës kërkon që studiuesi të përcaktojë qartë objektet që do të matë,
numrat e përorur, rregullat e përcaktimit të vlerave të objekteve ose subjekteve. Qëllimi i
instrumentit është të sigurojë saktësinë e rezultateve të kërkimit.për të matur dukuri të
ndryshme studiuesi përdor rregë të ndryshme.

Masa e koncepteve
Dimë se një koncept është një abstraksion i formuar me anën e përgjithësimit të
situatave të veçanta, të formulimeve, të vëzhgimeve ose të përmbajtjeve. Si të tilla
shumica e koncepteve nuk janë drejpërsëdrejti të vëzhgueshëm ose të matshëm. Për t’u

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 1


matur konceptet duhen konvertuar në indikatorë. Indikatori korrespondon me masat e
lidhura indirekt për të kuantifikuar konceptet. Masat direkte në fakt janë më të rralla
sepse shpesh herë i referohen një instrumenti të ngritur nisur nga një masë etalon siç.
Është për shembull rasti i termometrit, rregulluesi i masës së kronometrit etj.
Elektrokardiografia psh nuk është një masë direkte e frekuencës së zemrës sepse
parakupton që letra të vërtitet me shpejtësinë e duhur. Disa koncepte si gjatësia,
frymëmarrja etj janë shumë deskriptive dhe nga ky fakt ato janë quajtur si masa direkte.
Masat indirekte përmbajnë veçori të koncepteve shumë abstrakte. Duke u
zgjedhur indikatori në raport me një koncept, është e nevojshme që ai të paracaktohet
paraprakisht. Përcaktimi konceptual jep kuptimin teorik të një konstrukti dhe shërben si
drejtim në përpunimin ose zgjedhjen e indikatorit të duhur për të matur një koncept.

Përcaktimet operacionale
Një variabël paraqet në vetvete një përmbajtje të vëzhgueshme që varion dhe për
të cilën mund të shënohen edhe vlerat. Një variabël mund të jetë ekuivalent me një
indikator ose me kombinimin e një bashkësie indikatorësh, që shërbejnë për të matur një
dimension të një konstruksioni.
Operacionalizimi i koncepteve ose i konstrukteve mbështetet mbi përcaktimet
konceptuale të saktësuara brenda një teorie ose të ngritura nga studiuesi në procesin e
qartësimit të koncepteve.
Operacionalizimi i një koncepti shënon përcaktimin e mënyrës në të cilën ai do të
vëzhgohet e do të matet, e në këtë mënyrë ai bëhet kështu një fenomen. Po kështu ëhtë e
mundur të shënohet edhe një sinjifikacion për një koncept, duke specifikuar veprimet e
nevojshme për ta matur. Përcaktimet operacionale janë formulime në funksion të
indikatorëve empirikë të koncepteve, të cilat paraqesin rezultatet e një procesi
operacional.

Etapat e operacionalizimit të koncepteve


Këto etapa janë :
1. Saktësia e përcaktimit konceptual
Përcaktimet konceptuale vijnë nga përpunimet teorike dhe empirike në fushën
përkatëse mbi bazën e një refleksioni personal dhe të procesit të qartësimit të konceptit.
Në këtë mënyrë kemi :
- përcaktime konceptuale të përvojë së zevendësueshme;
- përcaktime operacionale të përvojë së zevendësueshme.

2. Specifikimi i dimensioneve të konceptit


Konceptet dhe konstruktet kanë shumë dimensione. Etapa që pason lidhet me
saktësimin e dimensioneve të konceptit me qëllim që ta matim atë. Vlera të ndryshme që
mund të marrë koncepti do të konsideroheshin mungesa e karakteristikave ose pjesët e
pranishme të karakteristikave. Kështu nëse do zgjedhim një përcaktim të mbrojtjes
sociale ajo nënkupton tre dimensione : emocionale, materiale dhe informative. Për të

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 2


matur secilin nga këto dimensione mund të zgjidhnim indikatorë të shumtë.

3. Indikatorët empirikë
Dallimi i indikatorëve (empirikë) të vëzhgueshëm të konceptit do të trajtohet në
etapën pasuese. Kalimi nga përcaktimet konceptuale te dimensionet e nxjerra të konceptit
e drejt masës empirike përbën një konvertim të koncepteve indikatorë. Indikatori lejon të
përkthehen konceptet në gjuhën e asaj që vëzhgohet dhe për këtë arsye ai konsiderohet si
një urë që lidh konceptet me masat empirike. Indikatorët janë instrumenta të masës, në
një pamje të përgjithshme, ose akoma më tepër kushte eksperimentale.

4. Veprimi i matjes
Mbasi janë përcaktuar mirë indikatorët e konceptit, etapa e afërt çon në zgjedhjen ose
përpunimin e mjeteve përcaktuese për të matur variablat sipas një popullsie të dhënë.
Veprimet për matjen e indikatorëve të koncepteve mund të variojnë në kompleksitetin e
përshtatjes në procesin e ndërtimit dhe zgjedhjes së instrumenteve.

Rrugët e matjes
Sipas disiplinave, kërkimi ka nevojë të matë tipe të ndryshme dukurish psh me
qëllim që të kuptohen mirë relacionet e individit, sëmundjes dhe shëndetit. Kërkimi që
ndërmerret në këtë fushë studimi duhet të marrë parasysh ndjenjat, qëndrimet,
perceptimet, përvojat, sjelljet, funksionet biologjike të subjekteve etj.
Matja e dukurive mund të realizohet në mënyra të ndryshme. Ato mund t’i
numërojmë apo klasifikojmë sipas një rendi rritës ose t’i krahasojmë me ndihmën e një
njësie të masës.
Klasifikimi sipas një rendi rritës ka të bëjë me klasifikimin e vëzhgimeve, fakteve
sipas madhësisë relative të karakteristikës së matur (shumë i gjatë, shumë i shpeshtë, më
pak i shpeshtë). Për të krahasuar më parë duhet të kemipërcaktuar një njësi masë të
krahasimit që shërben si referent. Dalohen dy tipe referencash : normative dhe kritere.

Shkalla e referencës normative


Kjo shkallë përdoret për të vlerësuar rendimentin e një individi në raport me
rendimentin e individëve të tjerë të cilët formojnë një grup krahasimi. Subjektet që marrin
pjesë krahasohen për të vlerësuar ngjashmërinë apo ndryshueshmërinë e tyre.
Shkalla e referencës normative shërben për të treguar se si rezultatet individuale
krahasohen me rezultatet e një grupi referues. Ajo na lejon që të diferencojmë subjektet të
cilët kanë pjesë të ndryshme të një karakteristike. Rezultatet përgjithësisht shpërndahen
sipas një kurbe normale, dmth mund të kemi rezultate pak të ngritura ose pak të ulta në
skajet e një kurbe, ndërsa shumica e rezultateve qëndron në mes. Masa, bazuar te
referenca normative, paraqitet shpesh në formën e testeve të normuara. Këto të fundit knë
një përmbajtje precize, metodat e zbatimit janë të njëjta dhe llogaritja e rezultateve
bazohet mbi normat e ndërtuara.
Një rezultat bruto i nxjerrë nisur nga një shkallë ose test psikologjik, mund të

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 3


interpretohet pa referencë te normat. Ka shumë teste të normuara që përdoren
gjerësisht edhe në popullsi të ndryshme. Shkallët e referencës zbatohen gjithashtu edhe te
masa fiziologjike të tilla si pulsi, tensioni arterial etj.

Shkalla e referencës së kriterizuar


Kjo shkallë shërben për të përcaktuar nëse një individ ka marrë rezultatin që i
korrespondon kriterit të mbarëvajtjes në një test ose për një bashkësi sjelljesh të dhëna.
Këtu interesi qëndron te vendosja e kriterit nëpërmjet individit dhe jo mbi krahasimin e tij
në raport me të tjerët. Në qoftë se individi e ka zotëruar sjelljen e tij në një moment të
dhënë, ai e ka arritur objektivin e tij dhe është i aftë të ndërmarrë veprimin pasues, por ai
nuk është krahasuar me individë të tjerë.
Krahasimi bëhet midis rezultatit të arritur dhe kriterit të mbarëvajtjes. Me masën e
kriterizuar, shpërndarja e rezultateve do të paraqesë një kurbë të pjerrët duke patur pak
variacion në krahasim me masën normative. Kriter i parapërcaktimit mund të jetë niveli i
jnohjeve në raport me një përmbajtje të caktuar, një rezultat të marrë nga një test etj.

Tipet e masave
1. Masa sasiore
Kjo masë lidhet me fiksimin e vlerave numerike të objekteve ose ngjarjeve sipas disa
rregullave të masës ose korrespondencës. Rregulli i masës përcakton sasinë, pjesët si dhe
gradiacionin apo shtrirjet e vëzhgimeve. Kështu një shirit i matur (vizore) është një
rregull mase që lejon të paraqesësh gjatësinë e një personi apo një largësi; peshorja
shërben për të paraqitur peshën e një personi. Pra mund të themi se rregulla e masës lejon
të përcaktosh nëse është e pranishme karakteristika dhe në ç’shkallë është.
2. Masa cilësore
Është një proces i kualifikimit që qëndron në fiksimin e numrave të kategorive për të
paraqitur variacionet e konceptit të studiuar. Karakteristikat themelore të një sistemi
klasifikimi janë :
- Kategoritë duhet të jenë të plota, dmth duhet të përmbajnë të gjitha
vëzhgimet e mundshme.
- Kategoritë duhet ta përjashtojnë njëra tjetrën, dmth se vëzhgimet duhet të
kryhen brenda një kategorie të vetme.
- Sistemi i kategorizimit duhet të ndjekë një parim ndarjeje, klasifikimi,
dmth se ai duhet t’i korrespondojë natyrës së ngjarjeve të klasifikuara.
- Kategoritë duhet të formulohen të gjitha në një nivel abstraksioni.
Masat sasiore dhe cilësore, duke paraqitur perspektiva të ndryshm, kanë edhe ndryshime
ndërmjet tyre. Psh megjithëse të dy rrugët kanë si qëllim ta kuptojnë sa më mirë
fenomenin, studiuesi që përdor rrugën sasiore kërkon të kuptojë më mirë fenomenin së
jashtmi, dmth në mënyrë objektive, ndërsa studiuesi i kërkimit cilësor është kryesisht i
interesuar ta kuptojë fenomenin nga pikëpamja e pjesëmarrjes. Midis ndryshimeve të
tjera theksojmë karakterin e strukturuar të rrugës sasiore, por në të njëjtën kohë,
fleksibilitetin dhe karakterin eksplorues të rrugës cilësore.

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 4


Shkalla e masës
Sistemi i klasifikimit të shkallëve të masës që shërben për të paraqitur një renditje
hierarkike të tipeve të ndryshme të masave është ndërtuar nga stevens më 1946. Shkallët
e masës i referohen klasifikimit të masës ku rezultatet e nxjerra reflektojnë një kategori
(cilësi) ose një vlerë numerike (sasi). Katër shkallët e masës janë :
1. Shkalla e masës nominale
Kjo shkallë përdoret për t’u vendosur numrat elementëve të cilët do të paraqesin
kategoritë që janë të plota dhe përjashtojnë njëra tjetrën. Këtu numrat nuk kanë asnjë
vlerë sasiore. Ato paraqesin vetëm kategoritë ose klasat e ndryshme. Të gjithë elementët
e një kategorie trajtohen në mënyrë të ngjashme. Kështu psh një grup studentësh mund të
ndahen në kategori sipas seksit : 10 mashkull, 2 = femër, ose sipas kombësisë 1=
shqiptar, 2 = italian etj. Dy kushtet për të patur shkallën nominale janë :
- kategoritë duhet të jenë të plota, dmth që secili element të bëjë
pjesë vetëm në një kategori;
- kategoritë duhet të jenë përjashtuese me njëra tjetrën, dmth që
elementët nuk mund të futen në më shumë se një kategori.
Shkalla e masës nominale paraqet pjesën më elementare të shkallëve të masës.
Studiuesi te kjo shkallë kufizohet në përdorimin e statistikave sepse numrat që përdoren
në shkallën nominale nuk mund të trajtohen në mënyrë matematike.
Shkalla nominale lejon përdorimin e statistikave deskreptive si shpërndarja e
frekuencave, përqindjet dhe korrelacionet rastësore. Elementët që bëjnë pjesë në çdo
kategori mund të numërohen ose mund të organiohen në formulime relative sipas
frekuencës së shfaqjes së tyre në çdo klasë. Kështu psh në një kampion me 90 subjekte
mund të themi se 44,5 % janë burra te kampioni ndërsa 55,5% janë gra.
2. Shkalla e masës ordinale
Në këtë shkallë numrat shënojnë elementët sipas vlerës së tyre relative për të paraqitur
një rend rritës. Ky rend tregon se intervalet ndërmjet kategorive janë të barabart, ndonëse
kategoritë e dhëna ndryshojnë. Kështu në qoftë se X,Y,Z janë tre kategori, mund të thuhet
se X është më i madh se Y dhe Y më i madh se Z, por nuk dihet se sa më i madh është.
Nivelet e shkollimit paraqiten shpesh herë në formën e shkallës ordinale, psh
numri 1 mund të tregojë se një individ nuk ka përfunduar studimet fillore ndërsa numri 6
mund të tregojë se një individ ka përfunduar studimet universitare.
Kategoritë e shkallës ordinale përjashtojnë njëra tjetrën dhe janë të plotësuara për
njëra tjetrën. Shkalla ordinale nuk lejon llogaritjen e mesatares. Autorët Bruns dhe Grove
(1993) tregojnë kundërshtitë midis dy shkollave të mendimit : atyre të fondamentalistëve
dhe pragmatistëve për sa i përket parashtrimit tradicional të niveleve të masës dhe disa
veprimeve statistike.
Për të parët analizat statistike varen nga niveli i masës. Sipas tyre, të dhënat
ordinale të nxjerra me ndihmën e shkallës së Likertit nuk mund të trajtohen në nivelin e
masës në intervale sepse nuk ka barazi ndërmjet intervaleve, pra statistikat parametrike
në këtë rast nuk mund të përdoren në këtë rast.
Për pragmatikët statistikat parametrike mund të përdoren sepse me shumë të

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 5


dhëna ordinale, si te shkalla e tipit Likert, paraqitet një numër shprehjesh të paqarta të
intervaleve.
3. Shkalla e masës në intervale
Kjo shkallë kërkon që numrat e shënuara të elementëve të jenë vendosur në
hapësira me intervale të barabarta, relativisht me gjerësinë e fenomenit të vëzhguar.
Shkallët e intervaleve sigurojnë vlera të vazhduara.
Gjithnjë këtu bëhet fjalë për sasi absolute për shkak të mungesës së një pike zero
në shkallën e intervaleve. Temperatura është një shembull i saktë për të treguar shkallën e
masës së intervaleve. Një temperaturë 400 është dy herë më e lartë se temperatura 200
gradë, sepse 00 nuk do të thotë mungesë temperature. Kjo është një zero arbitrare.
Shkallët e intervaleve japin mundësi më të mëdha statistike se sa shkalla ordinale.
Veprimet matematikore të mbledhjes dhe të zbritjes janë të mundshme.

Shkalla e masës së raportit ose përpjestimit


Kjo shkallë është niveli më i lartë i masës. Ajo i ka të gjitha karakteristikat e
shkallëve të mëparshme, por më shumë se këto ajo ka një zero absolute që korrespondon
me mungesën e fenomenit.
Një person mund të jetë dy herë më i madh se një tjetër, një objekt mund të mos
ketë asnjë tipar të matur. Kështu psh një njeri nuk ka asnjë të ardhur. Në shkallën e
raportit mund të zbatohen të gjitha veprimet matematikore. Volumi, zgjatja, (koha), pesha
janë të matëshme me anën e shkallës së raportit ose përpjestimit.

Shkallët e masës
Niveli Përshkrimi
Shkalla e masës Lejon të renditësh subjektet, ngjarjet ose objektet me anën e
nominale kategorive. Ajo qëndron në shënimin e numrave pa vlera numerike,
dmth që nuk mund të mblidhen apo të vihen në renditjen rritëse.
Shkalla e masës Subjektet, ngjarjet ose objektet futen në klasa sipas rendit rritës.
ordinale Numrat tregojnë renditjen, jo sasitë numerike absolute. Si të tilla
numrat nuk mund të mblidhen apo të zbriten.
Shkalla e masës Intervalet midis numrave konsiderohen të barabarta. Ato umnd të
intervale mblidhen apo të zbriten. Këtu nuk bëhet fjalë për numra absolutë,
megjithëse llogaritja bëhet nisur nga një zero arbitrare.
Shkalla e masës Shkalla e një zeroje absolute që ka një sinjifikacion empirik. Numrat
së raportit ose mbi shkallë paraqesin sasi reale të karakteristikave të matura. Numrat
përpje s timit mund t’u nënshtrohen të gjitha veprimeve matematike.

Gabimet e masës
Gabimi është i mundshëm, i pranishëm e i pandarë në çdo veprim të matjes.
Reduktimi i numrit të gabimeve i shkaktuar nga një instrument i matjes rrit besnikërinë
dhe besueshmërinë. Mënyra e përdorimit të një instrumenti të masës është e rëndësishme
për të siguruar vlerën e rezultateve të studimit ashtu siurse është edhe zgjidhja e instru

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 6


mentit. Studiuesi duhet të marri parasysh burimet e variacionit në matjen e rezultateve
dhe përdorimin e strategjive për reduktimin në minimum të gabimit në matje. Në matje
ekzistojnë dy tipe gabimesh : gabimi rastësor dhe gabimi sistematik.
Sipas teorisë së matjes çdo formë e matjes përmban gabime rastësore. (Talbot
1995). Sipas kësaj teorie rezultati i nxjerrë me ndihmën e një instrumenti matës përfshin
3 përbërës : rezultatin e vëzhgimit (0), rezultatin autentik (A) dhe gabimin (E). Pra
ekuacioni teorik paraqitet në këtë mënyrë : 0= A+E
Rezultati autentik (A) është ai që do të nxirrej në mungesë të gabimit, kur
ekziston gabimi (E) nuk njihet kurrë rezultati autentik. Rezultati i vëzhgimit (0) i
korrespondon vlerës së nxjerrë nga studiuesi kur ai përdor instrumentin sipas subjekteve.
Përderisa rezultati autentik nuk njihet asnjëherë, rezulton që gabimi i matjes nuk mund të
njihet asnjëherë, por mund të vlerësohet në vetvete. Sa më i vogël të jetë gabimi i matjes,
aq më tepër rezultati i vëzhguar do t’i afrohet rezultatit autentik.
Gjatë matjes së përmasave mund të ndikojnë shumë faktorë dhe studiuesi duhet të
kontrollojë situatën. Gabimi i masës ekziston si në matjet direkt, ashtu edhe në ato
indirekte. Matjet direkte, të cilat konsiderohen si të sakta, mund t’i nënshtrohen
gabimeve. Kështu psh peshorja mund të jetë axhustuar keq dhe për matjet e përsëritura
jep vlera të ndryshme. Matjet indirekte mund të bartin me vete edhe gabime. Kështu psh
kur masim një aspekt të një koncepti, bëhet e mundur të masim edhe aspekte të tjera që
nuk bëjnë pjesë te aspektet e konceptit në studim.

Gabimet rastësore
Gjatë matjeve mund të hyjnë në lojë faktorë të ndryshëm. Konsiderohen si gabime
rastësore ato të cilat prodhohen gjtë mbledhjes të të dhënave. Këto gabime mund të kenë
të bëjnë me faktorë personalë dhe tranzitorë të tillë si lodhja, humori etj. Faktorë të
situatës si nxehtësia, prania e personave të tjer, variacionet e mënyrës së përdorur etj.

Gabimet sistematike
Quhen ato gabime të cilat mund të hyjnë në mënyrë sistematike gjatë veprimit të
matjes si psh faktorët pesonalë konstantë që mund të jenë inteligjenca, shkollimi,
trajtimet e karakterit të objekteve etj. midis këtyre faktorëve mund të përmendim edhe
dëshirën sociale, dmth tendenca që kanë pjesëmarrësit për të dhënë një përshtypje të
favorshme për vetveten. Faktorët konstantë kanë një efekt të drejtpërdrejtë në besnikërinë
dhe vlefshmërinë e instrumentave të matjes. Studiuesi duhet t’i shoshitë këto instrumente
me qëllim që të reduktojë sa më shumë që të jetë e mundur gabimet sistematike dhe të
përdorë mjetet shtesë për të matur konceptet.

Besnikëria dhe vlefshmëria e instrumenteve të masës


Këto janë karakteristika thelbësore që përcaktojnë cilësinë e çdo instrumenti të
matjes. Besnikëria dhe vlefshmëria e instrumenteve vlerësohen nëpërmjet shkallëve
matëse dhe jo nëpërmjet pranisë apo mungesës së njërës apo tjetrës karakteristikë.
Besnikëria është një aspekt paraprak i vlerës, dmth se kur një instrument i masës

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 7


nuk jep rezultat apo vlera konstante sa herë që kryhet matja e të njëjtit fenomen, ai nuk
mund të përdoret për të arritur qëllimin e kërkuar. Jo gjithnjë besnikëria është një kusht i
mjaftueshëm për të përfituar vlerat. Një instrument mund të matë një fenomen në mënyrë
konstante dhe të jetë i pavlerë, dmth se ai nuk e mat fenomenin që duhet të matim.
Nocioni i vlefshmërisë nuk zbatohet për çdo metodë të mbledhjes të të dhënave.
Kështu psh përdorimi i pyetësorit, intervistës ose i inventarit që ka për qëllim të mbledhe
informacionin faktik sipas subjekteve, kërkon verifikimin e vlefshmërisë së përmbajtjes
sipas ekspertëve. Në këtë aspekt studiuesi ka si mbështetje mendimin e specialistëve në
një fushë të dhënë, me qëllim që të sigurohet nëse instrumenti matës është i efektshëm në
fushën që kërkon tëvlerësohet. Përveç kësaj, në qoftë se studiuesi ndërton ose përkthen
një shkallë të masës, atij do t’i duhet të verifikojë vlerën e përmbajtjes sipas një rruge
objektive të analizës së formulimeve të shkallës si edhe të efektivitetit të formulimeve që
shërbejnë për të matur një koncept. Vlera e koncepteve dhe vlera e konstrukteve mund të
shqyrtohen.
E rëndësishme është që të merren në konsideratë konceptet e besnikërisë dhe të
vlefshmërisë kur përdoren instrumente të rinj, si edhe në rastin e instrumenteve përkthyes
në gjuhë tjetër ose përdorimet sipas popullsive të ndryshme për të cilat janë zgjedhur
instrumentet përkatëse.

Përkthimi, adaptimi dhe vlerësimi i instrumenteve të masës


Përkthimi i formulimeve të përcaktimit të shkallës me natyrë psikosociale ka për
qëllim të lejojë pjesëmarrësit të shprehin në gjuhën e tyre nuancat e karakteristikave të
caktuara, si humori, ndjenjat etj., në mënyrë që të jenë ekuivalente me gjendjen
psikologjike të raportuar në gjuhën origjinale.
Teknika që përdoret zakonisht për të siguruar një përkthim të mirë është
ripërkthimi ose metoda inverse. Ajo ka të bëjë me kryerjen e një përkthimi të parë të
formulimeve të shkallës të gjuhës origjinale drejt gjuhës shqipe. Më pas versioni shqip
ripërkthehet në gjuhën origjinale nga përkthyes të pavarur. Të dy versionet (origjinali dhe
ai i ripërkthyer) krahasohen, korigjohen deri sa të kenë një shkallë të kënaqshme
përputhshmërie. Gjithnjë cilësia e përkthimit ndikon mbi një numër të caktuar faktorësh
që u raportohen studiuesve, përkthyesve dhe konteksteve të përdorimit. Më i rëndësishmi
në këtë rast është nocioni i ekuivalencës së përkthimit që përbën një etapë të rëndësishme
në procesin e përshtatjes dhe të vlerësimit.
Kur studiuesi zgjedh shkallët e masës për të matur variablat e studimit të tij, ai
duhet të preokupohet të njohë aty besnikërinë dhe vlerën.
Përkthimi i një shkalle mase në një gjuhë tjetër mund të prishë besnikërinë dhe
vlerën e kësaj mase. Rrugët pa krye të përkthimit mund të kufizohen me anën e metodës
të përkthimit invers. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se përdorimi i një shkalle sipas
një popullsie të ndryshme nga ajo e përcaktuar në momentin e përcaktimit të shkallës
mund të sjellë ndryshime në besnikërinë dhe vlefshmërinë.

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 8


Interpretimi i koeficientëve të korrelacionit
Kur interpretojmë koeficientët e besnikërisë duhet të marrim parasysh një numër
të caktuar faktorësh. Sipas Green dhe Leis(1986), sa më tepër që një grup të jetë
heterogjen në raport me karakteristikat e matura, aq më e lartë do të jetë besnikëria dhe sa
më shumë formulime të ketë një shkallë aq më e lartë do të jetë besnikëria dhe aq më të
mëdha do të jenë rezultatet. Koeficientët e besnikërisë janë indikatorë të rëndësishëm të
saktësimit të një instrumenti të masës.
Një numër punimesh sugjerojnë se një koefiçent duhet të jetë rreth 0,7, në qoftë se
bëhet fjalë për shkallët e reja dhe 0,8 e lart në rastin e shkallës ekzistuese. Koefiçenti
standard merret 0,8 sipas Nunally (1978). Interpretimi i koefiçentit të besnikërisë lidhet
me shkallën e variabilitetit të rezultateve midis subjekteve që kanë më shumë ose më pak
karakteristikën e masës. Njohja e besnikërisë së një instrumenti është e dobishme jo
vetëm për interpretimin e rezultateve, por edhe për të sugjeruar modifikimet e
instrumentit të masës. Besnikëria e shkallëve të masës varet nga numri i formulimeve.
Shtesa e këtyre të fundit në disa raste mund të ndihmojë në përmirësimin e besnikërisë së
instrumentit.
Interpretimi i vlefshmërisëe kërkon referimin te pjesa e vlefshmërisë së
instrumentit dhe tipit të vlerës së shqyrtuar.
Verifikimi i vlefshmërisë së një instrumenti të masës nuk provohet në vetvete, por
janë zbatimet e tij që vlerësohen në kontekste të veçanta. Megjithatë ka shkallë të
nominalizuara që janë produkt i testeve të vlerës së përsëritur sipas një varieteje
kampionesh.

Besnikëria dhe vlefshmëria në kërkimet cilësore


Metodat dhe teknikat e vlerësimit të lartpërmendura zbatohen me instrumentat e
masës së strukturuar që japin edhe rezultate. Këto metoda për shumicën e studiuesve nuk
mund të jenë të zbatueshme në studime cilësore të tilla si psh intervista jo e strukturuar
ose përshkrimet tregimtare të marra nga vëzhgimet. Por kjo nuk do të thotë që studiuesit
që përdorin rrugët cilësore të mos preokupohen për besnikërinë dhe vlerën. Çeshtja për
këto dy koncepte mund të trajtohet në këtë mënyrë : A e reflektojnë realitetin të dhënat e
mbledhura nga studiuesi ? sepse studiuesi në kërkimet shkencore duhet të shqetësohet për
cilësinë e të dhënave dhe të shohë se sa ato i përgjigjen gjendjes aktuale të përvojave
njerëzore.
Ka disa strategji të përpunuara nga autorët që trajtojnë besnikërinë dhe
vlefshmërinë e të dhënave cilësore. Denzin (1989) sugjeron përdorimin e trekëndëshit.
Kjo strategji përoret për të përftuar vlefshmërinë me anën e konvergjencës me qëllim që
të shtohet saktësia e masës. Ai përfaqëson një kombinim të teorive, metodave, të
burimeve të të dhënave të përdorura për studimin e të njëjtit fenomen.
Miles dhe Huberman (1884) kanë përshkruar disa strategji që lejojnë shqyrtimin e
vlerave të masave cilësore, ndër të tjera, edhe verifikimin e përfaqësimi, pasojat e
studiuesit, peshën e provës, krahasime dhe përdorimin e rastit ekstrem.
Përdorimi i një kombinimi të masave jep një përfytyrim më të plotë të konstruktit
në studim se sa përdorimi i një mase të vetme (Denzin, 1989).

Prof. Dr. Adrian PAPAJANI Page 9

You might also like