You are on page 1of 26

Lënda: Bazat e finacave

MARRJA E VENDIMEVE FINANCIARE NË FIRMË

Doc.Dr. Faruk Omeri


Objektivat studimore

 Llojet e vendimeve financiare,

 Formulimi i objektivave të firmës,

 Hapat e marrjes së vendimeve financiare,

 Objektivat themelore të cilat duhet t’i ndjekin bizneset,

 Burimet e konfliktit ndërmjet menaxherëve dhe aksionarëve dhe


tejkalimi i tyre,

 Politika financiare dhe disa rregulla financiare me të cilat


ballafaqohen firmat.
Funksionet e financave të firmës

Financat e firmës përfshijnë tri fusha themelore:


 Investimet
 Financimin dhe
 Dividendin
 Arritja e maksimizimit të vlerës së aksioneve në një firmë
varet nga kombinimi optimal i këtyre vendimeve, sepse
ato janë të lidhura reciprokisht dhe të kushtëzuara në
mes veti;
 Vendimi mbi investimin: Investimi kapital paraqet
alokimin e kapitalit sipas propozimeve investuese,
efektet e të cilave priten në të ardhmen;
 Vendimi për investim përcakton: vlerën e tërësishme të
pasuris së firmës në të ardhmen, përbërjen e saj dhe
natyrën e riskut;
 Një nga komponentet shum të rëndësishëm të
vendimit investues është përcaktimi i shkallës së
këthimit të investimit dhe përcatimi i kohës së arritjes
së pronësisë mbi firmën;
 Vendimi mbi financimin: Menaxheri financiar
merret me përcaktimin e kombinimit më të mirë të
mundshëm të strukturës së kapitalit;
 Në këtë kontekst, detyrë e rëndësishme është sigurimi i
mjeteve të nevojshme financiare për mbështetjen e
detyrave që shtrohen para firmës;
 Mjetetet financiare planifikohen dhe sigurohen me kohë
dhe në harmoni me vëllimin dhe dinamikën e punës;
 Marrja e vendimeve mbi financimin bazohet në
informatat mbi fluksin e paras.
Rrjedha e parasë ndërmjet tregut financiar dhe
operacioneve të firmës

1
2
Operacionet e Menaxhimi Tregu
firmës financiar 2 Financiar

3
4a
o Nga figura shihet se:
 (1) rriten paratë si rezultat i blerjes së mjeteve financiare nga tregu
financiarë;
 (2) parat investohen në operacionet e firmës dhe shfrytëzohen për
blerjen e kapitaleve;
 (3) gjenerohen parat si rezultat i operacioneve të firmës;
 (4) paratë riinvestohen; dhe (4a) parat këthehen te investitorët.

 Vendimi mbi dividendin: Pasi firma të ket realizuar


fitimet, ajo vendos se çfar do bëjë me të njejtët: ti
mbajë apo ti shpërndajë ato në dividendë në të holla;
 Nëse mbahen fitimet, i njejti përdoret për blerje të
aseteve ose për shlyerje të detyrimeve;
 Mbajtja e fitimit ndikon në rritjen e firmës dhe në
pagimin e dividendeve më të mëdha në të ardhmen.
 Vendimi mbi dividendin nxjerr në pah kundërthënjet në
mes menaxhmentit dhe ponarëve të aksioneve;
 Menaxherët jan të interesuar ta mbajnë divedendin dhe
ta riinvestojnë, në mënyrë që atë ta shfrytëzojnë si
burim të mbrendshëm në investime;
 Në anën tjetër, aksionarët jan të interesuar që ta
tërheqin dividendin si rezultat të kapitalit të tyre të
investuar në firmë;
 Andaj, rezulton se nevojitet një kombinim optimal i
këtyre tri vendimeve;
 Lidhja ndërmjet veti e këtyre vendimeve mundeson që të
vleresohen efektet e cdo njërit nga këto vendime në
vlerën e firmës.
Strategjia financiare e firmës

Strategjia e firmës definohet si rrjedhë e


aksioneve, që përfshin specifikimin e resurseve të
nevojshme për të arritur objektivat e veqanta.

Strategjia përfshin:
 Aktivitetet organizative
 Ambientin ku kryhen operacionet
 Ndërlidhjen e aktiviteteve organizative me
potencialin e resurseve
 Vendimet lidhur me alokimin e resurseve
 Efektet e vendimeve operative.
Strategjia mund të jetë afatshkurtër dhe afatgjatë.
Në formulimin e strategjisë ndikojnë këta faktorë:
 Faktorët e rrethinës: me influencen e jashtme, natyrën
e biznesit dhe kulturën organizative;
 Manifestohet përmes: grupeve të organizuara, sic jan:
departamentet qeveritare, grupet e konsumatorëve dhe
grupet e ambientit;
 Ndikimet nga grupet e interesit: (pronarët,
aksionarët, kreditorët, konsumatorët, furnitorët,
pensionistët, konkurentët, fqinjët, komuniteti i vendit
dhe ai ndërkombëtar, bordi i drejtorëve e tj.)
 Objektivat ekonomike: ndikohen në masë më të
madhe nga koalicionet e grupeve të interesit, të cilët kan
ndikim më të madhë.
 Përgjegjësitë sociale të organizatës: Ndërlidhen me
rolin e saj në zhvillimin e territorit në të cilin vepron, sic
është zhvillimi infrastruktural, punësimi dhe ambienti
Procedura e vendimmarrjes financiare

Menaxhimi financiar është pjesë e menaxhimit të përgjithshëm

Politika financiare është pjesë integrale e politikës ekonomike


të ndërmarrjes

Vendimmarrja financiare është pjesë funksionale e procesit


global të marrjes së vendimeve në afarizmin e ndërmarrjes

Vendimmarrja financiare është komponentë shumë e


rëndësishme e menaxhmentit financiar, krijon parakushte për
zhvillim operativ financiar

Vendimëmarrja financiare është çelës për zgjidhje


alternativash, në rastet e politikave financiare
Ndikimi i disiplinave tjera në vendimmarrjen financiare

Fushta e vendimmarrjes
financiare
Disiplinat primare
1.Kontabiliteti
2.Makroekonomia
1. Analiza e investimeve 3.Mikroekonomia
2. Menaxhimi I kapitalit
Punues
3. Burimet dhe kostoja e
fondeve Disiplinat e afërta
4. Përcaktimi I strukturës 1.Marketingu
së kapitalit 2.Prodhimi
5. Politika e dividendit 3. Metodat
5. Analiza e riskut dhe kuantitative
kthimit

Maksimizimi i pasurisë
së aksionarëve
Hapat e marrjes së vendimeve financiare:

 Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës;

 Identifikohen shtigjet e mundshme të aksionit;

 Sigurohen të dhënat dhe informatat relevante për të


vendosur;

 Analizohen, vlerësohen të dhënat dhe merret vendimi;

 Zbatohet vendimi; dhe

 Monitorohen efektet e vendimit.


Objektivat financiare

 Çdo biznes ka për qëllim të maksimizojë rezultatet e saj.


 Maksimizimi si qëllim i firmës ka të bëjë me:

 Maksimizimin e vlerës së aksioneve (vlerës së firmës) –


është një nga qëllimet themelore në shumë korporata; dhe
 Maksimizimi i profitit (fitimit).

 Aktualisht, objektivit për maksimizimin e vlerës së firmës i

bashkangjiten edhe dy trende, të cilet janë në rritje e sipër:


këto janë: (1) globalizimi i biznesit; dhe (2) ritja e implementimit
të teknologjisë informative.
 Trendet në fjalë do i detyrojnë firmat të forcojnë konkurrencën
dhe të evitojnë riskun e biznesit.
 Maksimizimi i vlerës së aksioneve: Maksimizimi
i çmimit të aksioneve është një nga qëllimet
themelore në shum korporata.
 Në qoftë se marrim parasysh të ardhurat totale (TR), kostot
totale (TC), normën e interesit në treg (r) dhe kohën (t) ,
atëher vlerën e firmës mund ta paraqesim sipas kësaj
formule:

Vlera e firmës = TR t – TC t
(1+r)

 Rritja e vlerës së tanishme të aksioneve të kompanisë në


tregun e letrave me vlerë do thotë rritje e pasuris së
aksionarëve.
Faktorët që ndikojnë në çmimin e firmës, përkatësisht në vlerën e firmës.
Faktorët e rrethinës ekonomike

1. Niveli i aktiviteteve
2. Ligjet dhe normat e tatimeve
3. Konkurrenca (rreziku nga
konkurrenca e re dhe produktet
zëvendësuese)
4. Ligjet dhe rregullat qeveritare
5. Unionet e punëtorëve
6. Kushtet ndërkombëtare të biznesit
7. Normat e kthimit
8. Fuqia e pazarllëkut nga blerësit

Faktorët të cilët janë nën kontrollin e


Menaxhmentit
1. Pr / Sh e ofruara për shitje
2. Teknologjia e prodhimit
3. Rrjeti i marketingut dhe distribuimit
4. Strategjia investuese
5. Politika e punësimit dhe kompensimit
6. Forma e organizimit të firmës
7. Struktura e kapitalit –përdorimi i borgjit
apo pasurisë në financimin e firmës Kushtet në tregun
8. Politika e dividentit Financiar

1. Niveli i normave të
Interesit
Vlera, koha dhe risku nga rrjedhja e parasë
2. Organizimi i investitorëve
3. Inflacioni i pritur

Pasuria e pronarëve (Çmimi i tregut të


aksioneve)
Maksimizimi i fitimit
Konsiderohet si një qëllim kryesor i firmës. Mirëpo, ky qëllim nuk është aq
gjithëpërfshirës dhe shumë i qartë siç është rasti me maksimizimin e pasurisë
së aksionarëve.
Shkaqet që ndikojnë që maksimizimi i fitimit të mos jetë një objektiv shumë i
qartë i korporatës janë:
 Maksimizimi i fitimit lë të hapur pyetjen se për fitimin e cilit vit kemi të
bëjmë. (Kompanija mund të praktikoj të rrisë fitimet vijuese duke shkurtuar
shpenzimet e mirmbajtjes apo të trajnimeve të personelit e që aksionarët e
konsiderojn si disfavor);
 Korporata mund ti rrisë fitimet e ardhshme duke mos shpërndarë dividentin
dhe duke riinvestuar atë për qëllime të tjera të korporatës. (aksionarët e
konsiderojn të disfavorshme, vecmas në rastin kur norma e këthimit është
më e ulët se investimi shtesë);
 Kontabilistët mund ta llogarisin profitin në mënyra të ndryshme. (Një vendim
i kontabilitetit mund të rrisë profitin duke e përdorur një regullë të
kontabilitetit, por i njëjti vendim mund të zvogëloj fitimin përmes përdorimit
të një regulle tjetër të kontabilitetit);
 Firma, po ashtu, mund të reduktojë kontrollin e cilësisë për të kursyer
shpenzimet operative.
Ekzistojnë tregues të ndryshëm të profitit, nga të
cilët do i permedim:
 Profitin operativ (profiti neto para, interesave dhe
tatimeve);
 Profitin neto para tatimeve;
 Profitin neto pas tatimeve; dhe
 Profitin neto për ndarje të zakonshme.
 Profiti realizohet përmes: (1) cmimeve të volitshme, të
cilët mund të arrihen në kushte të konkurencës, ose (2)
përmes zvoglimit të shpenzimeve operative;
 Përderisa ngritja e cmimeve është e limituar nga
konkurrenca e tregut, menaxhmentit i ngel hapsirë me
e gjërë në minimizimin e shpenzimeve objektive.
 Zvogëlimi i shpenzimeve operative mund të
arrihet përmes:
 Thellimit të hulumtimeve zhvillimore;
 Trajnimit të personelit dhe zhvillimit të tij;

 Furnizimit me materijale të lira dhe cilësore; dhe

 Aplikimit të kontrollit cilësor të paisjeve.

 Në kushte të konkurencës së ashpër në treg, mundësija


më e mirë për rritjen e fitimit qëndron në marrjen e
masave për minimizimin e kostos.
 Përpos objektivit të ngritjes së vlerës së aksioneve dhe rritjes së
fitimit, firma mund të ket edhe objektiva të tjera;
 Menaxheri i cili merr vendime është i interesuar edhe për
satisfakcionin e tij personal, për mirëqenjen e të punsuarve dhe
për një komunitet dhe shoqëri me të zhvilluar.
Objektivat sociale dhe jofinanciare

Objektivat jofinanciare kanë të bëjnë me :

 Maksimizimin e satisfaksionit – Firma ka përgjegjësi të


sigurojë një ambient të mirë për punonjësit e saj, të sigurojë se
procesi i prodhimit nuk do e rrezikojë ambientin, të aplikojë
praktikë të mirësjelljes dhe të prodhojë produkte dhe shërbime
të sigurta për konsumatorët.
 Shikuar nga këto aspekte, satisfacioni ndërlidhet me shumë
grupe, ndër të cilët vecojmë:
 Punonjësit;
 Menaxherët;
 Furnitorët;
 Klientët;
 Komuniteti etj.
 Etikën e biznesit – Sigurimi i produkteve me cilësi,
praktikat e punësimit të drejtë, praktikat e ndershme të shitjes
dhe marketingut etj;
 Etika e biznesit i referohet edhe nevojës që menaxhëret të
akceptojnë standardet morale, të cilat jan të lidhura me
kulturën, etikën, përkatësin fetare, etnike, doket dhe zakonet;
 Studimet kanë treguar përparësi të dukshme tek firmat të
cilat kanë pasur konsiderat mbi etikën e biznesit, sic janë:
 Zvogëlimi i humbjeve nga shpenzimet ilegale;
 Rritja e besimit publik mbi firmat;
 Rritja e interesimit të personelit të kulifikuar dhe ekspertëve për këto
firma; dhe
 Rritja e besimit të konsumatorëve për produktet e tyre.
Teoria e agjensisë

 Marrëdhëniet ndërmjet menaxhmentit dhe aksionarëve i referohen


shpesh një relacioni të agjensisë, në të cilin menaxherët luajnë rolin e
agjentit për aksionarët, duke shfrytëzua autoritetin për të udhëhequr
biznesin e kompanisë në interes më të mirë të mundshem te
aksionarëve.

 Teoria e agjensisë është avancuar në vitin 1976 nga dy ekonomistë


amerikanë, Jensen e Meckling, si teori e cila do të shpjegonte relacionet
brenda korporatës.

Teoria e agjensisë i sheh të punësuarit në biznes, përfshirë menaxherët,


si individë, çdonjëri prej të cilëve ka objektivat e tij personale.
Problemi i agjencisë

 Ky konflikt në botën e biznesit njihet si problem i agjensisë.


Problemet e agjensisë, për shkaqe të cilat do t’i shohim në vazhdim,
ngrihen në kosto të agjensisë, të cilat pronarëve u shkaktojnë
shpenzime plotesuese për minimizimin e tyre.

Shembull i kostos së agjensisë janë:


 Shpenzimet për strukturimin e organizatës, e cila do të ngushtojë mundësisnë e
agjensisë që menaxherët të veprojnë në kundërshtim me interesat e pronarëve;

 Shpenzimet për monitorimin e veprimeve të menaxherëve, siç janë shpenzimet për


pagesat e kontrollit, i cili do të kontrollonte performancat e menaxhmentit dhe
kontrollit të brendshëm, i cili do të kontrollonte shpenzimet; dhe

 Shpenzimet kontraktuese për të mbrojtur pronarët nga mashtrimet e menaxherëve.


Janë disa faktorë që ndikojnë që qëllimet e menaxjerëve të
jenë të përbashkëta me ato të aksionarëve:

 Planet kompensuese: konsistojnë në stimulimin e menaxherëve,


duke bërë lidhjen e beneficioneve të tyre me ato të korporatës. Këto
stimulime janë të lidhura me fitimin e aksionarëve. Në qoftë se
aksionarët fitojnë, atëherë do fitojnë edhe menaxherët.
 Bordi i drejtorëve: nëse aksionarët mendojnë se korporata vepron
nën mundësit e saj dhe se bordi i drejtorëve nuk është mjaft agresiv
në mbajtjen e menaxherëve në detyrat e tyre, ata mund të provojnë
ndrimin e bordit të drejtorëve në zgjedhjet e ardhëshme.
 Gllabërimet: korporata me performensë të varfër, në të shumtën e
rasteve, gllabërohet nga ndonjë organizatë tjetër. Pas gllabërimit,
menaxhmenti i vjetër zëvendësohet me të riun.
 Monitorimet nga specialistet: Aksionet dhe veprimet e
menaxherëve monitorohen nga specijalistët të cilët i këshillojnë
investitorët ti blejnë, ti mbajnë apo ti shesin aksionet e korporatës
Politika financiare

 Politika
financiare, qoftë afatgjatë apo afatshkurtër e
financimit rrjedhës apo investimeve duhet të
respektojë disa parime themelore, siç janë:
rentabiliteti, likuiditeti, siguria, elasticiteti, siguria
nga obligimet e tepërta, pavarësia dhe pasqyra e
mirë.

 Politikënfinanciare e mbështesin rregullat e caktuara


të financimit. Me rregulla të financimit nënkuptojmë
kriteret për zgjidhjen e mjeteve financiare si: norma
për përfitimin e kapitalit.
 Disa nga rregullat themelore janë:
 Rregullat e raportit të mjeteve vetjake në krahasim me
borxhin: konsistojnë në barazi ndërmjet burimeve vetanake
dhe borxhit, si minimum.
• Finacimi më i shëndosh është nga kapitali vetanak. Me
rëndësi është që borxhi mos e kalojë kapitalin vetanak.
 Rregullat e raportit ndërmjet llojeve të ndryshme të
kapitalit: i referohet raportit mes kapitalit afatshkurtër dhe
afatgjate, të cilin duhet ta sigurojë firma në një periudhë të
caktuar.
 Rregulla e artë e financimit: e krijuar në vitin 1854, e cila ka
të bëjë me kredin bankare, insiston në respektimin me sa
vijon: mjetet themelore të finacohen me burime afatëgjata
financiare të kapitalit, ndërsa mjetet e xhiros të finacohen me
burime afatshkurta të kapitalit.
Falemnderit

You might also like