You are on page 1of 15

Produktet Derivate :

Kontratat e së ardhmes (FUTURES), Kontratat me afat (Forward)


Çfarë janë instrumentet derivate?

 Instrumentet derivate janë kontrata financiare midis dy ose


më shumë palëve, e cila derivon (rrjedh) nga vlera e
ardhshme e aktivit (mjetit – underlying asset) mbi bazën e
të cilit formulohet kontrata.

 Fillimisht si aktive mbi të cilat emetoheshin kontrata


derivate ishin mallra bujqësorë (oriz, grurë, tulipanë, etj).

 Sot përveç mallrave fizikë si aktive bazë mund të përdoren


dhe instrumente e tregues financiarë.
Tregtimi i instrumenteve derivate
 Instrumentat derivate mund të tregtohen:
 Bursa;
 Over-The-Counter (OTC).

 Derivatet mbi normat e interesit janë instrumenti


mbizotërues që tregtohet në tregjet globale; më pas vijnë
derivatet mbi obligacionet dhe indekset e aksioneve.
Instrumentet derivate kryesore
 Tipet kryesore të instrumenteve derivate janë:

 Kontratat e së ardhmes (Futures);


 Kontratat me afat (Forward);
 Kontratat Options;
 Marrëveshjet me kufi të sipërm dhe të poshtëm (CAPS
dhe FLOORS); dhe
 Marrëveshjet e shkëmbimit (SWAPS).
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Kontrata e së ardhmes (FUTURES) është një marrëveshje, e
cila kërkon që një nga palët e përfshira në të ose të blejë, ose të
shesë diçka, në një datë të caktuar në të ardhmen, me një çmim
të paracaktuar.

 Funksioni themelor ekonomik i tregjeve të kontratave të së


ardhmes është të mbrojë pjesëmarrësit e tregut nga rreziku i
lëvizjeve negative të çmimit.

 Kontratat “futures” për:


 Mallra,
 Kontrata financiare
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Kontrata e së ardhmes është një marrëveshje e plotë
ligjore ndërmjet një blerësi (shitësi) dhe një burse letrash
me vlerë ose shtëpie kleringu (të pastrimit dhe rregullimit
të llogarive), sipas së cilës blerësi (shitësi) bie dakord të
pranojë (të bëjë) dërgesën e diçkaje, me një çmim të
caktuar, në fund të një periudhe kohe të përcaktuar.

 Elementet :
 Cmimi I kontrates te se ardhmes
 Data e shlyerjes ose e dorezimit
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Një investues dëshiron të blejë një aksion pas 6 muajsh
por parashikon që cmimi i tij do të rritet. Për këtë arsye do
të mbrohet duke blerë një kontrat futures për 100 Euro.

 Fitimi/Humbja nëse pas 6 muajsh cmimi i aksionit 150


Euro?
 Fitimi/Humbja nëse pas 6 muajsh cmimi i aksionit 80
Euro?
 Paraqitja grafike?
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Një investues dëshiron të shesi një aksion pas 6 muajsh
por parashikon që cmimi i tij do të ulet. Për këtë arsye do
të mbrohet duke shitur një kontrat futures për 100 Euro.

 Fitimi/Humbja nëse pas 6 muajsh cmimi i aksionit 150


Euro?
 Fitimi/Humbja nëse pas 6 muajsh cmimi i aksionit 80
Euro?
 Paraqitja grafike?
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Karakteristikat e kontratës “futures”

 Tregtohen në bursa të organizuara, janë kontrata të


standardizuara;
 Datat e pagesës zakonisht janë në muajt: mars, qershor,
shtator ose dhjetor.
 Përdorin shtëpitë e kleringut që mbron pozicionet e të dy
palëve;
 Përdoren llogaritë me pjesëmarrje: 5-10% (margin accounts);
 Zakonisht nuk mbahen deri në maturim; palët marrin
pozicione që kundërbalancojnë pozicionet e mëparshme (2-
3% e kontratave mbahen deri në maturim);
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Likuidimi i pozicionit në kontratën “futures”:

 Mbyllja e pozicionit perpara dates se shlyerjes.

 Mbyllja e pozicionit në datën e shlyerjes.


Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Roli i shtëpisë së kleringut:

 Një nga funksionet e saj është të garantojë që të dyja palët


në transaksion do të përmbushin detyrimet e tyre, duke
shmangur rrezikun e palëve të treta.

 Shërben si lehtësuese për palët në një kontratë të së


ardhmes që të lenë pozicionet e tyre përpara datës së
shlyerjes.
Kontratat e së ardhmes (FUTURES)
 Përdorimi i llogarive me pjesëmarrje:

 Pjesëmarrja fillestare mund të jetë në formën e një letre me


vlerë që sjell interes, të tilla si: bonot e thesarit.
 Meqenëse çmimi i kontratës të së ardhmes luhatet, vlera e
kapitalit të investuesit në pozicion ndryshon.
 Pjesëmarrja e mirëmbajtjes është niveli minimal (i
përcaktuar nga bursa), deri ku mund të bjerë pozicioni i
kapitalit të investuesit.
 Pjesëmarrja e ndryshimit përfaqëson sasinë e domosdoshme
për ta sjellë vlerën e kapitalit në llogari në nivelin e
pjesëmarrjes fillestare.
Kontratat e së ardhmes kundrejt kontratave me afat.
 Marrëveshje të standardizuara?
 Burse/ OTC?

 Rreziku I paleve te treta?

 Shtepia e kleringut?

 Tregjet dytesore?

 Dorezimi I produktit?

 Regjistrimi me vlere tregu?


Kontratat e opsioneve kundrejt Kontratave të së
ardhmes
 Ndryshe nga kontrata e së ardhmes, njëra nga palët në kontratën e
opsionit nuk është e detyruar të marrë pjesë në transaksion:
 blerësi i opsionit ka të drejtën, por jo detyrimin të marrë pjesë në
transaksion;
 nënshkruesI i opsionit ka detyrimin t’i përgjigjet çdo transaksioni.

 Karakteristikat e rrezikut dhe kthimit të të dy kontratave janë të


ndryshme.
 Në rastin e kontratës së të ardhmes, blerësi/shitësi i kontratës
realizon fitim/humbje të tipit dollar-për-dollar.
 Opsionet nuk orfojnë të njëjtën marrëdhënie simetrike midis
rrezikut dhe kthimit.
Fabozzi, F. & Modigliani, F. (2013), Tregjet e kapitalit: Institucionet dhe
Instrumentet, Tiranë: Mediaprint, fq. 211-214 dhe 243-244.

You might also like