You are on page 1of 8

Pytje Pergjigjie ‘’FINANCA NDËRKOMBËTARE ‘’ prof.

Safet Merovci

Tregu Devizor: definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur.

Kursi i këmbimit: është çmimi i një valute, kundrejt valutës tjetër. Apo kursin e këmbimit mund ta
definojmë si shumë të njësive të valutës së jashtme për një njësi të valutës vendore

Kursi spot i këmbimit: është kursi midis dy valutave për shitblerje immediate (të menjëhershme).

Kursi nominal: është çmimi i një valute në krahasim me një tjetër, pa marrë parasysh fuqinë blerëse të
produkteve dhe shërbimeve.

Kursi real i këmbimit: është kursi nominal, i përshtatur me çmimet relative midis vendeve që trajtohen
valutat e tyre.

Kursi efektiv I këmbimit: është tregues matës që tregon nëse një valut është apo nuk është
zhvlerësuar,respektivisht mbivlersuar, kundrejt shportës së matur të valutave të jashtme.

Bilanci I pagesave: është përmbledhje e të dhënave statistikore për të gjitha transaksionet ekonomike
midis rezidentëve të vendit raportues dhe rezidentëve të pjesës tjetër të botës, gjatë një periudhe të
caktuar kohore.

Bilanci tregtar: pasqyron ndryshimin midis të hyrave nga eksporti i produkteve dhe shpenzimeve në
importe të produkteve.

Bilanci i llogarisë rrjedhëse: paraqet shumën e bilancit tregtar të dukshëm dhe bilancit të padukshëm.

Arbitrazhi në tregun devisor. Në përgjithësi, arbitrazhi definohet si përfitim nga ndryshimet në çmime
ose në të ardhura në tregje të ndryshme.

Bilanci invizibël: tregon diferencën midis të ardhurave vjetore të pranuara nga eksportet e shërbimeve
dhe pagesat e bëra për importe të shërbimeve siq është transporti i mallrave,turizmi, siguracionet,
sherbimet bankare etj

Indekset: reflektojnë ndryshimet në kursin e këmbimit të një njësie të valutës vendore p.sh dollarit
amerikan me një njësi të valutës së jashtme p.sh funtës, i përshtatur me çmimet relative. Valuta që
tregtohet më së lehti dhe më së shumti është dollari amerikan I cili është I njohur si valutë
transporti,sepse kjo valutë ka përdorim të gjerë në vlerësimin e transaksioneve ndërkombëtare.

Qasja përshtatëse dhe qasja absorbuese janë dizajnuar që të kapin së analizuari një ndër pyetjet më të
rëndësishme në ekonomiksin ndërkombëtar- ‘’Ulja e kursit të këmbimit a do tëndikojë në reduktimin e
deficitit në llogarinë rrjedhëse?’’ Përgjigja në këtë pyetje është e një rëndësie të veqantë,sepse nëse
ndryshimi I kursit të këmbimit nuk mund të përdoret për të përshtatur llogarinë rrjedhëse, atëherë
politikë-bërësit duhet të mbështeten në instrumente të tjera që të përmirësojnë pozicionin respektiv.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Politika Monetare:

Kur autoritetet financiare udhëheqin politikë monetare ekspansioniste,ata blejnë obligacione nga
publiku, me ç’rast çmimin e tyre e ngrit lartë, e rritë ofertën për para dhe ndikon në rënien e normës
vendore të interesit. Zvogëlimi i normës së interesit do të stimulojë investimet, që si rrjedhim do të
shkaktojë rritjen e outputeve.

Kur autoritetet financiare udhëheqin politika monetare shtrënguese, ata shesin obligacione me ç’rast
bie çmimi I obligacioneve, zvogëlohet oferta për para, ndërsa rritet norma e interesit, në nivel vendi.

Politika Fiskale:

Me politikë ekspansioniste fiskale: qeveria i shton shpenzimet e saj dhe me politikë të pastër fiskale
financon këtë shtim të shpenzimeve përmes shitjes së obligacioneve. Shitja e obligacioneve do të ulë
çmimin e obligacioneve, gjë që, në këtë mënyrë, do të vjen deri te ngritja e normës së kamatës, e cila
pjesërisht do të kompensojë ekspansionin në outpute.

Trilema: do të thotë atë që autoritetet duhet qëtë bëjnë zgjedhje për dy objektiva, nga tri gjithsej.
Qëllimet e tilla janë:

1) Pavarësia monetare
2) Norma fikse e këmbimit
3) Lëvizja e lirë e kapitalitndërkombëtar.

Llojet e formave te financimit: Ekzistojnë 2 lloje të formave të financimit : Faktoringu dhe Forfaitingu.

Faktoringu: është proces I blerjes së faturave nga biznesi me një diskont të caktuar.Faktori ofron
shërbime financiare për kompanitë e vogla dhe të mesme të cilat kanë nevojë për para kesh. Për këtë
firma faktor e ka provizionin rreth 5% të faturës së blerë. Faktoringu është formë e financimit
afatshkurtër.

Forfaitingu: është formë e financimit afatmesëm të tregtisë ndërkombëtare, i aranzhuar nga eksportuesi
për kreditimin e importuesit, por pa kërkesa (pa adresim) karshi eksportuesit.

Tregtia banakiere: Përfshin marrëveshjen reciproke për këmbim të mallrave dhe shërbimeve,të cilat
paguhen, në tërësi ose pjesërisht, me mallra dhe shërbime të tjera.

Tramba: Përfshin këmbimin direkt të mallrave dhe shërbimeve të një vendi me mallra dhe shërbime të
vendit tjetër. Në këtë këmbim s’ka para nëpër duar, prandaj nuk nevojiten letër kreditë, ose çeqet.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Blerja banakiere(paralele): blerja banakiere nënkupton këmbimin e mallrave midis dy palëve, të cilat
ndërmjet dy kontratave pajtohen të bashkëveprojnë si blerës dhe si furnizues të njëri-tjetrit, ndërsa
blerjet e të gjitha mallrave bëhen në kesh.

Tregtimi I transferueshëm: ngjan kur importuesi ka marrë kredi për shitje të diqkaje në një vend tjetër
në kohën e shkuar dhe ky kredit nuk mund të konvertohet në pagesë financiare, por mund të përdoret
për blerje në vendin ku krediti mbahet.

Ofseti: paraqet marrëveshjen reciproke për të blerë material ose komponentë nga kompania blerëse
ose vendi blerës, p.sh prodhuesi i avionëve ushtarak,mund të pajtohet të blejë motorë për të gjithë
avionët e tij nga prodhuesi i jashtëm nëse vendi I prodhuesit të motorëve pajtohet që të blejë një numër
të konsiderueshëm të avionëve të tij.

Blerja prapavajtëse: shitësi I paisjeve kapitale pajtohet të blejë produktet e prodhuara me paisjet që ai i
ka shitur blerësit më parë. P.sh prodhuesi i makinave minerare mund të pajtohet që të blejë outpute të
minierës për një periudhë të caktuar, shembull 10-15 vjet.

Avantazhet dhe disavantazhet për blerësin dhe shitësin në tregtinë banakiere?

Avantazhet për blerësin/importuesin:

 Valutat e jashtme mund të ruhen, më mirë të menaxhohen ose të ripërtërihen (të sigurohen të
tjera), si veçori shquese e marrëveshjes së tregtisë banakiere.
 Tregtia banakiere mund të jetë e vetmja mënyrë e sigurimit të importit të domosdoshëm (vital), siç
janë pjesët rezervë, ose furnizimet (mjetet dhe pajisjet) medicinale.
 Mund të sigurohet akcesi në rrjetat e marketingut të partnerëve më të sofistikuar në tregtinë
ndërkombëtare.
 Kontratat e mëdha të prokurimit të qeverive mund të përdoren për promovimin e eksporteve
jotradicionale.
 Vendet e punës ruhen ose krijohen me qëllim që të përmbushet kërkesa e shtuar.
 Importuesi (zakonisht nga vendi i zhvilluar) mund të ketë avantazhe nga kapaciteti i shtuar i shitësit
që të imponoj kërkesat e ofsetit (sheshimit).

Disavantazhet për blerësin/importuesin:

 Blerësi ose importuesi zakonisht do ta ndërpres pagesën e çmimit më të lartë kur shitësi duhet të
bazohet (mbështetet) në ekstra shpenzime të konsiderueshme, siç janë komisionet për palët e treta,
ndërsa duhet, gjithashtu, të marr parasysh (lejojë) uljen e çmimeve të mallrave të cilat ai i ka
pranuar nga blerësi.
 Shitjet e bazuara në parimin “sa të mban krahu”, në të cilat mallrat e tregtisë banakiere përfundojnë
te një blerës i panjohur, që mund të parandalojnë mundësinë e krijimit të tregut të përhershëm të
eksportit, që nga zhvillimi i produktit, me servis të reklamuar të pas shitjes, janë zakonisht të
pamundura.
 Praktikisht, është e pamundur të krijohet cilido mjet krediti në marrëveshjet e kompensimit,
megjithatë krediti është i mundur në blerjet banakiere përmes skemave të kredisë për eksport.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Avantazhet për shitësin/eksportuesin
Avantazhet më të rëndësishme për shitësin/eksportuesin janë:

 Avantazhi kryesor është sepse shitësi ose eksportuesi ka arritur të ketë qasje në treg, treg ky i cili,
përndryshe, ka qenë i mbyllur për te.
 Në situacionin konkurrues – për shembull, në një tender të hapur – oferta e lehtësirave të tregtisë
banakiere, marrëveshjen mund të përfundojë në favor të shitësit.
 Në blerjet banakiere 1, ose në marrëveshjet e tregtimit paralel, ana eksportuese e transaksionit
mund të mbulohet (garantohet) përmes siguracionit të kreditit eksportues, në rrugë normale, sepse
kjo siguri është e mundur nga ana e importuesit në fjalë.
 Sigurimi nga rreziku politik (privat) është bërë shumë më lehtë i arritshëm për marrëveshjet e
tregtisë banakiere, si rrjedhojë e zgjerimit të tregjeve.

Disavantazhet për shitësin/eksportuesin


Disantazhet që qojnë më shumë peshë për shitësin-eksportuesin janë:

 Në marrëveshjet e kompensimit, shitësi zakonisht do të përballet me faktin se siguracioni


(garancioni) nuk është i mundshëm të sigurohet nga agjencitë e garancisë së kredisë për eksporte,
prandaj garancioni me gjasë mund të sigurohet për komponentin në kesh të marrëveshjes së
pjesshme të kompensimit.
 Ndodh që shitësi të arrijë që mallrat dhe shërbimet e tij t’i shesë tek dikush tjetër që vetë nuk i
përdor, prandaj ai ato i shet më tutje tek një palë e tretë ose përmes saj. Në disa rrethana, mallrat
duhet të ri-eksportohen, me qëllim që për to të gjendet tregu i përshtatshëm.
 Shitësi mund të arrijë në atë pozicion kur mallrat janë me çmime të mbivlerësuara, kur janë nën
standardin e kërkuar të kualitetit, kur nuk ka ndonjë treg të caktuar joshës, ose kur teknologjikisht
janë të dala jashtë mode.

Avantazhet e përbashkëta
Avantazhet e përbashkëta janë:

 Tregjet janë të hapura në të dy anët, në rastin e kundërt këto nuk do të ekzistonin.


 Tregtia banakiere ofron mundësinë e rritjes së tregtisë midis vendeve të cilat valutat e tyre nuk i
kanë konvertibile (valuta të forta).

Disavantazhet e përbashkëta
Disavantazhet e përbashkëta janë:

 Praktika e tregtisë banakiere nxjerr pengesa në funksionimin e tregut të lirë, ndërsa ka potencial të
krijojë shtrembërime të ashpra, për shembull, të çmimeve.
 Tregtia banakiere përfshin negociata të zgjatura pafund.
 Dokumentacioni është i komplikuar, i rëndë dhe i shtrenjtë; gjithashtu, nxjerrja e “kostos” reale
është akoma më e vështirësuar.
 Tregtia banakiere, në fund të fundit, është inflacioniste.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Ekspertët e jashtëm tëtregtisë banakiere mund ti ndajmë në 3 grupe:
1. Shtëpitë e shpecializuara tregtare.
2. Bankat.
3. Konsultantët individualë.

Ekzistojnë 3 lloje tërëndësishme të dokumentëve që janë tipike për tregtinë banakiere:


1. Marrëveshja bazë: e cila është qenësore, ndërsa vepron si faktor detyrues midis të gjith
komponentëve të ndryshëm të marrëveshjes.
2. Marrëveshja me shtëpinë tregtare: shërbimet e të cilës kërkohen pikërisht për shkak të
pjesëmarrjes së mallrave në tregtinë banakiere.
3. Letra e kreditit (LCs): e përdorur në lidhshmëri me konton e dorëzanisë.

Koleksioni (përmbarimi i borxheve): është metodë e përmbylljes së anës financiare të transaksioneve


tregtare ndërkombëtare të produkteve dhe shërbimeve.

Koleksioni dokumetar: është metodë e pagesës ku shitësi dhe blerësi ndihmohen nga bankat e tyre
përmes dërgimit të dokumenteve tek blerësi kundrejt pagesës ose ndonjë detyrimi tjetër, shpesh herë
akceptit të ndonjë urdhërpagese të mbyllur.

Negocimi: mund ta definojmë si marrëveshje në proces ndërmjet dy a më shumë palësh për të arritur
një përfundim apo vendim të ndërsjellë biznesi.

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë ICC: ka lëshuar një sërë rregullash dhe udhëzimesh të
standardizuara. Rregullat Unike për koleksion së bashku me një koment të veqantë dhe një udhëzues
për të minimizuar vështirësitë që bankat dhe konsumatorët e tyre mund të përballen në lidhje me
koleksionet dokumetare përmes bankave.
Ato përmbajnë standardet dhe definicionet e përbashkëta, rregullat përbankat, detyrimet dhe
përgjegjësitë, udhëzimet për paraqitjen e dokumenteve dhepër pagesën ose pranimin.

Banka këshilluese: zakonisht është e dislokuar në vendin e shitësit, ndërsa roli i saj është që të ketë
kujdes të arsyeshëm që të kontrollojë vërtetësinë e LC dhe të këshillojë shitësin në pajtim me
instruksionet gjegjëse.

Kreditë për kompensim (backto back credits): konsistojnë në dy letërkredi: njëra është në favor të
agjenditt të blerësit, ndërsa tjetra e financon shitësin. Krediti për kompensim krijohet atëherë kur
eksportuesi, që zotëron një LC të pakthyeshme e bind bankën e blerësit të hapë kreditin e dytë në favor
të furnitorit komercial.

Letërkredia e transferueshme: paraqet një L/C që i jep përfituesit parësor të drejtën për të zgjedhë se
do ta bëjë disponibël (ose ta transferojë) pjesërisht ose tërësisht kredinë në fjalë tek një a disa palë të
treta.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Kredit me klauoz të kuqe: ekzistojnë kreditë normale me klauzolë shtesë (tradicionalisht me ngjyrë të
kuqe) që autorizojnë bankën këshilluese/konfirmuese që të bëjë parapagesën për përfituesin që të
mund të blejë mallra nga prodhues të ndryshëm lokalë.

Letërkreditë rezervë: janë marrëveshje që garantojnë pagesat e faturave të furnitorit. L/C rezervë
premton se do ta paguajë shitësin nëse dështon blerësi që të paguajë.

Dokumentacioni ne tregetin ndërkombetare: Dokumentacioni është një mjet fondamental në tregtinë


ndërkombëtare në përcaktimin e titullarit (pronarit) të mallrave dhe të shërbimeve, si dhe në ndihmesën
e transferit më të lehtë të fondeve dhe të depozitave bankare.

 Dokumentet zyrtare
 Dokumentet komerciale
 Dokumentet e sigurimeve
 Dokumentet e transportit

Dokumentet zyrtare: janë dokumentet që kërkohen për autorizimin zyrtar për eksport.
Ato mund të jenë:

• Deklarata e Doganës ose deklarata për eksport


• Licencë ose autorizim eksporti
• Mënyra e ankorimit (për transport detar)
• Çertifikatë inspektimi para dërgesës
• Çertifikata e origjinës
• Çertifikatë shëndetësore, etj.

Dokumentet komerciale mbështesin kontratën e shitjes ndërmjet eksportuesit dhe importuesit. Ato
janë emituar (lëshuar) nga eksportuesi, që konfirmojnë atë se ai/ajo i ka përmbushur të gjitha termat
dhe kushtet e kontratës së shitjes.
Shembuj të dokumenteve komerciale janë:
 Fatura komerciale
 Lista e Paketimi
 Përfituesi i çertifikatës

Fatura: fatura ofron evidencë të shkruar të kontratës për furnizim të mallrave.


 Fatura “pro forma”: i ofron informacione konsumatorit para se të kryhet porosia.
 Fatura komerciale: është dokumenti kryesor i eksportit. Kërkesat e shërbimit doganor janë të
rëndësishme, prandaj fatura duhet të jetë në formë

Termet tregtare (Incoterms): termet tregtare ndërkombëtare janë definicione standarde të përdorura
përgjithësisht në kontratat ndërkombëtare të shitjes.

Inkotermet më të njohura janë: EXË, FCA,FOB,CFR, CLF, DDU, CPT, CFR,FAS, FCA, DAF, DES, DEQ, DDP
etj.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Dokumentet e transportit: dallohen nga dokumentet komerciale në atë sepse ato përfaqësojnë një
kontratë transporti me një palë të tretë
Ekzistojnë tre lloje kryesore të dokumenteve të transportit që mund të përdoren në transportin
ndërkombëtar.
Ato janë:
 Policë ngarkesa
 Faturat shoqëruese të mallit në transportin ajror (air waybill);
 Notë-dërgesat rrugore dhe hekurudhore

Policë ngarkesa: dokumenti më i rëndësishëm i transportit është policë ngarkesa (B/L), e cila është
dëftesë marrjeje për mallrat, si dhe tregon evidencën e ngarkesës dhe titullarin e mallit.

Dokumentacionet tjera për eksport mallrash janë:


 Certifikata e origjinës
 Certifikatat veterinare
 Certifikatat e listës së zezë
 Certifikatat fitosanitare
 Certifikatat e kontrollit para-dërgesës së mallit

Agjencitë më të mëdha të SHBA janë:


 Eksport import banka(Ex-Imbank),
 Korporata për financimin e eksporteve private(PEFCO),
 Korporata për investime të jashtme private(OPIC).

Ndërsa agjencitë Britanike janë:


 Departamenti për garanci kreditore për eksport(ECGD UK),
 Grupi për shërbime garancie(ISG),
 Project grupi si dhe sigurimi I investimeve të jashtme.

Pastaj kemi agjenci në Gjermani, Francë, Itali, Japoni etj.

Departamenti për Garanci të kredive për eksport në Britani të Madhe (ECGD UK):
Për shkak të rreziqeve të trashëguara në tregtinë ndërkommbëtare, institucionet qeveritar edhe sektori
privat ofrojnë forma të ndryshme të kreditimit të eksporteve,financimit të e ksporteve dhe programe
garancie. Në Britani të Madhe,departamenti për garanci të kredive për eksport (Export Credits
Guarantee Department) është departament qeveritar që i jep përgjegjësi sekretarit të shtetit për tregti
dhe industri, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut dhe nxitjes së tregtisë së jashtme.

Banka investive Evropiane: vepron ngusht me programin e ndihmës për zhvillim të BE, duke siguruar
fonde nga fondi i saj vetanak dhe nga buxheti i BE. ‘’BIE’’ është aktive në regjionet më pak të zhvilluara
të vendeve anëtare të BE dhe në 69 vende Afrikane, Karaibe dhe në Pacifik.

Arbitrazhi në valuta të jashtme: definohet si shitblerje e njëkohshme e valutave të jashtme për të


përfituar nga diskrepanca midis kursit ekzistues të këmbimit.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha


Rreziku komercial: është ai i cili i mbetet blerësit, dmth është aftësia e tij që të paguajë atë që edhe e ka
blerë.

Rreziku politik: është ai rrezik që shoqërohet me vendin e blerësit,ndërsa ngërthen humbjet që dalin
nga ngjarjet, siç mund të jetë skadimi ilicencës së importit, lufta ose pengesat nga autoritetet në vendin
e blerësit të transferit të valutave të jashtme, që duhen për ta paguar shitësin.

LC: është premtim me shkrim nga ana e bankës i dhënë shitësit, me kërkesë dhe me instruksione të
blerësit që të paguaj në shkrim ose në një datë të përcaktuar në të ardhmen deri në shumën e paraqitur
të parave, brenda afatit të përcaktuar kohor dhe kundrejt dokumenteve të caktuara.

Banka botërore: së pari është krijuar si bankë ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (IBRD),në vitin
1944 në konferencën e mbajtur në BrettonWoods. Qëllimi fillestar i themelimit ka qenë financimi i
Evropës së shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa sot ajo vazhdon punën si një institucion i
fuqishëm financiar i projekteve të ndryshme zhvillimore përvendet në zhvillim.

Korporata ndërkombëtare e financave(IFC): është krijuar në vitin 1956, për të ndihmuar industrinë në
sektorin privat dhe ngritjen e tregjeve të kapitalit në vendet në zhvillim. IFC ka për qëllim nxitjen e
zhvillimit ekonomik nëpërmjet sektorit privat dhe jo atij qeveritar.

Bankat më të njohura regjionale të zhvillimit janë:


 Banka Inter-Amerikane për zhvillim
 Banka Afrikane për zhvillim
 Banka Aziatike dhe
 Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim

Administrimi i Zhvillimit të Jashtëm (The Overseas Development Administration - ODA):


ODA është pjesë e Zyrës së jashtme dhe të Komonveltit (The Foreign & Commonwealth Office), ndërsa
është përgjegjëse kundrejt ministrit për zhvillim të jashtëm (The Overseas Development Minister).

Fondi për ndihmë dhe tregti (The Aid & Trade Provision - ATP):
ATP është fondi më i rëndësishëm britanik i ofrimit të kredive mikse (komerciale dhe koncesionale). Pa
dyshim, nëse një kompani disponon me një projekt të vlefshëm sipas ATP -së, atëherë ky projekt ka
shans që të jetë i akceptuar.

Fondet Islamike:
Fondet Islamike ndihmojnë, përmes financimeve të projekteve të ndryshme, tregtinë dhe
bashkëpunimin ndër-islamik dhe ndër-arab, duke i vënë fondet në dispozicion të blerësve perëndimor.
Banka Islamike për Zhvillim, me seli në Jeddah (IDB), vepron sipas parimeve strikte islame të jetës
ekonomike: pa kamatë dhe në parime të fitimit dhe të humbjes.

Mundësuar nga studenti: Shqiprim Berisha

You might also like