You are on page 1of 1

Kulturat dhe menyrat e jeteses se te rinjve

Kulturat dhe menyrat e jeteses se te rinjve kane qene objekt i nje studimi te
thelle.Format tradicionale te pjesemarrjes politike dhe sociale, si menyra per t’u
pershtatur ne shoqeri dhe per te vendosur marredhenie me te tjeret , jane braktisur ne
favor te grupimeve te bazuara ne “ nen- kulturat”, ku parashtesa “nen “ nenkupton nje
kategori specifike brenda se teres, e cila njihet si “ kultura rinore “ dhe jo nje gjykim
me vlere. Disa komentatore i interpretojne keto “ nen- kultura” si menyra per te
kundershtuar kulturen dominuese/mbizoteruese dhe per te krijuar te tjera si keto, permes
menyrave te jeteses ku veshja, muzika dhe aktivitetet e kohes se lire luajne rolin
kryesor ose, bile, te vetem ne krijimin e nje identiteti dhe si proces shoqerizimi. Keto
metoda funksionojne jashte institucioneve tradicionale te familjes dhe te shkolles. Shume
studiues i analizojne keto nen- kultura si instrumenta adoptimi/pershtatjeje ndaj
ndryshimeve sociale. Ndjenja e te jetuarit ne nje bote ne ndryshim te vazhdueshem
nxjerr ne pah nje lloj “ enrgjie/force” te perhershme/permanente. Ne shume manifestime,
e rendesishme eshte, para se gjithash, pjesemarrja ne nje ngjarjen qe ndodh, nje ngjarje
kjo, qe ekziston vetem permes dhe me ane te kesaj pjesemarrje. Ndersa disa komentatore
vene theksin ne aftesine e ketyre nen-kulturave rinore per te vene ne pikepyetje
kontrollin ndaj industrive kulturore komerciale, te tjere e vene theksin ne peshen
mbisunduese dhe ne fuqine riaftesuese te ketyre industrive. Interpretimi i ketyre
levizjeve lidhur me te drejten e qytetarise eshte vecanerisht delikat. Ndersa aspekti
kreativ/krijues dhe identifikues, qe krijon identitete fleksible e te levizshme eshte, pa
dyshim, teper i hershem, ose edhe i vetmi,dhe rendesia qe lidhet me te tashmen, me
kenaqesine qe ndihet ne kete aktualitet, parandalon marrjen ne konsiderate te ceshtjeve
qe kerkohen nga shoqerite tona dhe qe kerkojne nje perfshirje te qendrusehme te te gjithe
qytetareve.Kur shfaqet nje shprehje politike me e drejtperdrejte , ajo fokusohet ne nje
ceshtje te vetme dhe i konsideron problemet ne menyre teper fragmentare. Rendi social
dhe skepticizmi i mundshem lidhur me te, sigurisht, qe nuk jane shqetesimi kryesor i
ketyre nen-kulturave.

You might also like