You are on page 1of 20

KULTURA

Denisa Titili
• Ç’ farë është kultura?
• Predispozita jonë për gjuhën dhe komunikimin
simbolik, e trashëguar gjenetikisht si dhe krejt
organizimi social kompleks, që rrjedh prej
kësaj, i ka dhënë mundësi racës njerëzore të
krijojë një trashëgimni karakteristikash të
fituara, nëpërmjet të cilave dija e fituar mund
të akumulohet brez pas brezi
Përkufizime të kulturës
• Eduard Tylor, 1871
- “Kultura, ose
qytetërimi është ajo
tërësi komplekse që
përfshin dijen,
besimin, artin,
moralin, të drejtën,
zakonet dhe çdo aftësi
e shprehi tjetër të
fituar nga njeriu si
pjesëtar i një
shoqërie”
Franc Boas, 1930

“Lentet kulturore”, që
i mbajnë për të
percepruar botën
rreth nesh dhe për të
interpretuar jetën
tonë sociale dhe për të
formësuar veprimet
tona
• Bronislaw Malinovski, 1944

“ Kultura është një tërësi integrale, një


aparat pjesërisht material, pjesërisht
njerëzor, pjesërisht shpirtëror, që i
shërben njeriut për të trajtuar problemet
konkrete, specifike me të cilat përballet”
• Claude Levi- Strauss, 1983

“Kultura nuk është as natyrore, as


artificiale, nuk buron as nga gjenetika, as
nga mendimi racional. Ajo përbëhet nga
rregulla të të sjellurit që nuk janë të
shpikura dhe funksioni i tyre nuk kuptohet
prej njerëzve që i zbatojne…
Moria e rregullave të pavetëdijshme mbetet
më e rëndësishme dhe më efektive; sepse
vetë arsyeja është … produkt dhe jo shkak i
evolucionit kulturor”
Karakteristika të të gjithë kulturave

• Përbëhen nga sjellje të mësuara

• Të mësuarit e kulturës është një proces i


vazhdueshëm

• Kultura fitohet përmes procesit të inkulturimit

• Të gjitha kulturat përfshijnë përdorimin e


gjuhës, simboleve – diçka që përçon kuptim të
ndryshëm nga vetja
• Kultura si tërësi e integruar
1 . Lidhet me idenë se nën elementet në dukje të veçuara
besimesh, sjelljesh qëndron një realitet themelor
 Marksi – mënyra e prodhimit
 Durkheim – shoqëria
 Frojdin – pavetëdija
 Antropologët( Boas ) – vetë kultura

2. Pikpamje tjetër integrimi është ajo me bazë racionale që


buron nga modeli linguistik – kultura është e artikuluar si
kod/program. Kultura integrohet në sajë të logjikës së
brendshme të rregullave që e bëjnë atë kuptimplotë

3. Koncept i tretë i integrimit është ai që bazohet në idenë e


sistemit formal, ku elementët e presupozojnë njëri-tjetrin
ndërsjelltazi
Kritika ndaj idesë së kultura është e
integruar

• Kultura është punë “copash dhe arnesh”

• Këtë ide e hodhi Levi- Staruss


Elementet që gjenden në një kulturë mund të
kenë bazë të gjerë prejardhje historike, por ato
bashkohen si një “ bricolage” ; një përngjitje ku
copa kulturore përdoren për gjëra krejt të
ndryshme nga synimi fillestar.
Kultura si entitet i mëvetësishëm
• Minimizon rolin e individit në formësimin e
shoqërisë dhe zhvillimet historike.
• Nëse kultura është ajo që mësojmë si anëtarë të
shoqërisë, atëherë kultura zë vend në kokat e
njerëzve.

• Antropologët e sotëm janë prirur ta vështrojnë


kulturën jo si send në vetvete, por si një instrument
mësimor, për të gjetur domethënie në jetën sociale
Kulturat si sisteme të kuptimeve të
përbashkëta
• Greetz- Kulturat përbëhen nga ide dhe kuptime
të përbashkëta ( psh. shkelja e syrit : vetëm në
një univers kuptimesh të përbashkëta ndodhitë
kanë kuptim dhe përcjellin informacion ).

• Kuptimet kulturore janë publike dhe qëndrojnë


përtej realizimeve të tyre në mendjet e
individëve.
Modeli Ideacional i kulturës
• Goodenough
- Modele për sjelljen
- Modele të sjelljes

• Cdo marrdhënie sociale ka dy anë:


- Mënyra se si njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin,
si shfaqen, si sillen
- Produkte abstrakte që lidhen me idetë që njerëzit
kanë për njëri-tjetrin, për kuptimet e tyre,
pritshmëritë e tyre
Modelet e sjelljes
• Kultura përdoret për të treguar modelet e jetës
brenda një komuniteti, aktivitetet që ndodhin
rregullisht dhe rregullimet materiale dhe sociale
• Kultura i refertohet sferës së fenomeneve të
vëzhgueshme
• Ajo që ekziston objektivisht dhe që ne e kemi
prodhuar si kulturë
Modelet për sjelljen
• Kultura përdoret për të kuptuar sistemet e
organizuara të dijes dhe besimeve, nga ku
njerëzit strukturojnë përvojën, perceptimet e
tyre dhe zgjedhin mes alternativave.
• Ky kuptim i referohet sferës së ideve
• Ta shohësh kulturën si një sistem ideacional dhe
jo si sistem socio- kulturor.
Modeli distributiv i kulturës

• Schwartz :
• Dija mbi botën e organizuar në mendjet e individëve
ndryshon nga një njeri tek tjetri, sipas moshës, seksit, etj,
por përsëri individët ndajnë një kod të përbashkët midis
tyre, gjeneruar në nën vetëdije që u mundëson atyre të
komunikojnë apo interpretojnë sjelljen e njëri-tjetrit
• Kultura është një vatër dijesh në të cilën të gjithë individët
kontribuojnë në mënyra të ndryshme
• Vetëm versione të pjesëshme të një tradite kulturore janë
shpërndarë tek antarët e një shoqërie
• Kjo na jep mundësi të flasim për diversitetin e modeleve
individuale
Tiparet e kulturës
1. Kultura është e fituar/ e mësuar
Të mësuarit kulturor është akumulimi i dijeve dhe
përvojave që nuk përcillet drejpërdrejt nga
organizmi biologjik, por transmentohet nëpërmjet
simboleve

2. Kultura është simbolike


kultura është aftësia për të mësuar, magazinuar dhe
procesuar informacionin dhe tërësinë e simboleve
Tiparet e kulturës
3. Kultura si sistem ideacional dhe jo real gjërash
Kultura është sistem dijesh që ekziston në trurin e
njeriut por që vjen në vetëdijen tonë vetëm
pjesërrisht

4. Kultura si sistem kuptimesh publike


Kuptimet kulturore nuk janë kode private në
mendjet e individëve, por realizohen n.p.m
mendjeve individuale
Ajo që ne mësojmë është një kod që supozohet se
edhe të tjerët e kanë dhe e njohin
Tiparet e kulturës
5. Kultura i referohet dickaje që është e
përbashkët në nivel universal dhe tipar njerëzor

Ajo cilësi e përbashkët që kanë njerëzit është të


qënit kulturor, pavarësisht se mënyrat e kulturimit
të tyre janë të ndryshme
Kultura ( mënyra e kulturimit ) bëhet shenjë
dalluese mes grupeve
Keqpërdorimet e konceptit kulturë
• Kulturat kanë kufij që lidhen me kufijtë
e shtrirjes së grupit
Kulturë = • Lidhja kulturë- grup
grup • Dallime mes grupeve, jo kulturave

• Kultura zhvishet nga konteksti historik,


social
Kultura nuk • Nuk shihet si burim fleksibël për të
ndryshon rigjeneruar burimet tona
• kuptimi antropologjik për
kulturën

You might also like