You are on page 1of 5

c

Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë
dhë variantet e tyre pasurojnë trashëgimine kulturore shqiptare.

Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të
jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në
paleolitin e vonë (në fillim të rendit gjinor). Ndonse kategori të ndryshme e shpjegojnw origjinën
e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojmë se arsyeja më bindëse ishte nevoja, për të
mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë, për t'u ndjerë më ngrohtë e më i mbrojtur edhe nga
faktorë të tjerë. Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin
shoqëror, historik e kulturor të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e
trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.

Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerzore u krijuan veshje në përshtatje me


stinën, me seksin, me rastin kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore. Të
gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. Ashtu si të gjithë popujt e botës
edhe shqiptarët, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kanë këtë begati kulturore. Me kohë u krijuan
edhe tipet etnike të veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike të përdorura për zbukurim, por
edhe mënyra e stilimit janë ato që pasqyrojnë veçanti etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, është i
lidhur ngusht me historinë e zhvillimit te kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë e popullit
shqiptar.

Elemente më të hershëm të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat,


përparjet, strukat (si kapuçonë), lëkurët e kafshëve të egra etj. Si dëshmi për mënyrën ë
përgaditjes së tyre janë llojet e fibulave, boshtet e përdorura për tjerrje, peshat e avlëmendeve etj.
Me kalimin e kohës pjesët e veshjeve dhe materialet e përdorura për përgaditjen e tyre u shtuan
dhe u pasuruan më tej.

Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet
formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën e
Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht muarën zhvillim të fuqishëm qendra
ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport.
Në kohën e formimit të principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet
popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara e të mbyllura në vetvehte, çka bëri të krijohen
dallime të ndjeshme edhe në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo
larmi e pasurisë së kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX. Por
dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori
popullsie e cila përqafoj fenë muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë
dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i
profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave
përendimore e lindore (për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit
historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë të
përbashkët me ato të huajat.
Pjesën më të madhë të veshjeve masat e gjera fshatare i përgatisnin brenda ekonomisë familjare,
pra të endura e të qepura me pëlhura liri, leshi, pambuku e më pak prej mëndafshi. Ndersa në
qytet, krahas pjesëve të endura në avlëmend, shpesh një pjesë e mirë e veshjeve qepeshin e
qëndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepës e qëndistare të specializuar sipas shijeve e kerkesave të
ndryshme të popullsisë.

Koleksionet muzeale për veshjet popullore shqiptare kanë filluar të krijohen mbas Luftës së
Dytë Botërore. Para kësaj përiudhe kanë ekzistuar koleksione të vogla private, të grumbulluara
nga priftërinjtë françeskanë (rreth 300 objekte), Aktualisht në fondet muzeale të Insitutit të
Kulturës Popullore ruhen mbi 18 mijë pjesë veshjesh të marra nga krahina të ndryshme shqiptare
brenda dhe jashtw Shqipërisë.

Krahas grumbullimit të tyre në fondet e IKP ekzistojnë edhe mjaft veshje të ruajtura dhe
ekspozuara në disa muze të tjerë në Shqipëri.

Mbas grumbullimit të pjesës më të madhe të veshjeve të krahinave të ndryshme, është bërë


dokumentimi i tyre në regjistra dhe kartela të ndryshme, të cilat pasqyrojnë në mënyrë shkencore
të dhënat e nevojshme për emërtimin e tyre, materialin e përdorur, mënyrën e zbukurimit e të
përpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Të gjitha këto të dhëna kanë bërë të mundur, që ato të
përdoren për studimin e botime të ndryshme studimore dhe ilustrative. Veçanërisht me shumë
vlerë janë vëllimet e albumeve që përmbajnë veshjet popullore të krahinave të ndryshme
shqiptare, si dhe ato të minoriteteve. Me shumë vlerë konsiderohen studimet e bëra për
klasifikimin e veshjeve shqiptare, veçanërisht për klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e
hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritën më të madhe për grumbullimin e tyre në
fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare në
Shekuj, si dhe një varg studimesh e botimesh të tjerë të kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M.
Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.

Klasifikimi i bërë është bazuar në fazën e zhvillimit të kostumeve popullore në fillim të shek.
XX.

Për të dy gjinitë klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesë për gra dhe pesë për burra.

Në kostumet e grave dallohen këto tipa, të emërtuar nga pjesë më dalluese të tyre.
1 - Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i
qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve
realizohet me gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të
cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza
dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e
lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me
opinga lëkure.

Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e
zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e
zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të
Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të
hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore
shqiptare.

2- Veshja më këmishë të gjatë dhe përparje. Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë,
me mëngë të gjata, të gjëra ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me ngjyra
të ndryshmë dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse e leshtë ose e pambuktë me
madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra krahinë në tjetrën.
Në stinën e verës, në pjesën e sipë rme gruaja e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse
në dimër sipër tij shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej shajaku.
Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veçanërisht nga pozita gjeografike apo
zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo
veshje qe e përhapur në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, çermenikë, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë,
Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.

3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje përbëhej nga një këmishë e gjatë, jelekun apo mitanin,
brezi disa ngjyrësh, porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur në
pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë variant (të gjata) ishin
përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës (Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karricë etj,
të rretjhit të Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që vihej përpara ishte
më e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte përmasa më të vogla dhe quhej
mbrapanik. Ky variant ishte i përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malësinë e
Gjakovës (rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa fshatra të Rrafshit të
Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që
vihej përpara ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin, ato prej leshi
pelqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose vishnjë).

4- Veshje me mbështjellëse. Pjesë kryesore në këtë tip vëshje është një lloj fundi i gjërë, me pala
të vogla. Nën të vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e siperme vishej jeleku dhe një si
fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së Zadrimës mbahej një variant
mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin vëtëm në pjesën e pasme të trupit. Zakonisht ajo kishte
ngjyrë të zezë. Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e cila
zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe më rrallë ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft
elegante dhe shoqërohej me çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.

Ndersa varianti i mbajtur në disa fshatra të krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në
Shishtavec (Kukës) shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjëra dhe
prej leshi me ngjyra të ndryshme.
Ò- Veshja me brekesha. Emërtimi i këtij tipi përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjëra
dhe më ngjyrë të zezë. Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me brekesha vishnin
këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me shumë ngjyra. Gjithnjë
mbi brekesha në pjesën e përparme vishej edhe një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate
disa ngjyrëshe. Ndersa në kokë mbanin shamia shumë ngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i
palosur në formë trëkëndëshi. Në fakt kjo veshje është futur në përdorim nga fillimi i shek. XX
dhe pati përdorim të kufizuar, kryesisht në disa fshatra të Malësisë së Tiranës, në Martanesh, në
Polis, Berzeshtë, Gur i Bardhë etj.

Pavarsisht nga përcaktimi i zonave ku janë mbajtur këto tipe veshjesh, ka raste ku në të njëjtën
krahinë apo zonë janë mbajtur disa tipe, gjë që lidhet me lëvizjet e popullsisë, marrdhwniet e
krushqive etj, etj.

Siç përmendëm më lart edhe veshjet e burrave klasifikohen në pesë tipa kryesore.

1- Veshja me fustanellë. Edhe kjo veshje burrash këtë emërtim e merr nga një lloj fundi i
bardhë, i bërë me pëlhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të
mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyjë e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallçi prej shajaku. Në
disa raste këto zgjateshin deri në rrëzë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare. Në pjesën e
sipërme vishej një këmishë e shkurtw me mëngë të gjëra, jeleku dhe mëngorja (në mënyrë të
varura pas). Në bel vinin një brez të gjërë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi
të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe
flokata e leshit. Ndonse në kokë vihej një festë e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të
shek. XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në çamëri.
Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.

2- Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun). Pjesët më të rëndësishme të kësaj veshje
për burra janë; këmisha e me ngjyrë të bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në
stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin
mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime në
zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me
ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo veshje është
përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi të Madhe, në Korçë, Kolonjë,Gjirokastër etj. Mbas
Luftës II Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdoi të mbahet si

3- Veshja me tirq. Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kanë formën e
pantollonave të ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhë dhe më rrallë të zi ose
të murmë). Përgjithësishtë ato lidhen poshtë belit (në kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të
lesht me vija disangjyrëshe. Në pjesën e sipërrme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek
pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan
vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari (prej shajaku me ngjyrë
të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë mbajtur në
Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërinë Verilindore, duke arritur deri në rrethin e
Beratit.
4- Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme
të veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjëra, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të
endura në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjën e këmbës si dhe
shoqëroheshin me një brez të gjërë leshi me ngjyrë të kuqe në vishnje. Në pjesën e sipërme të
trupit vishej këmishë me mëngë të gjata dhe të ngushta. Në stinët e ftohta perveç jelekut e
xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një lloj xhakete me mëngë të shumta).
Kjo veshje është përdorur në fshatrat e Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërin e Mesme dhe
disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, çermenikës etj.

Ò- Veshje me poture. Poturet kanë formën e pantollonave të gjëra e të gjata deri në gju. Ndryshe
nga veshjet e tjera këto lloj pantollonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta
veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të kë mbëve (poshtë gjurit) visheshin
kalce prej shajaku. Ndersa në pjesën e siperme vishej këmisha me mëngë të gjata e shoqëruar me
një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stinë të ftohtë vishej dhe
një xhamadan me mëngë që i vareshin në pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe
një pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmë
sferike.

Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet
kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX.

Klasifikimi i veshjeve popullore është bërë duke u mbështetur në pjesët e veshjeve që vishen në
pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa pjesët e veshura sipër belit janë më të ngjashme me pjesën
tjetër, sideomos ato të burrave.

Përsa i përket larmisë dhe pasurisë së veshjeve të ndryshme, ato janë krijuar si rezultat i
dallimeve të grupmoshave, gjinisë, rasteve kur përdoren, shtresave shoqërore të ndryshme,
profesioneve, stinëve të ndryshme etj, etj

Jo të gjitha elementet e veshjeve i përkonin të njëjtës përiudhë lindje dhe zhvillimi. Midis tyre
ndër më të vjetrat konsiderohen këmishët e gjata, përparjet e zbukuruara me theka, xhubleta,
fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke për burra dhe për gra, e cila përdoret
në kohë të ftohta, pelerinat, këllçijt, opingat etj. Në përgjithësi veshjet popullore shqiptare
trashëgojnë mjaft elemente që vijnë nga përiudhat më të hershme të kulturës ilire, gjë që
percakton përkatësinë etnike të tyre.

Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi jo vetëm për të njohur këtë pasuri të madhe
kulturore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme etno-kulturore, veçanërisht për
zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

You might also like