You are on page 1of 2

Kursi 2

Lenda:Etika ne praktiken e sherbimit social


Punoi:Mirela Bazelli
Ese
Tema : Duke qene se une jam nje person unik me eksperiencat e mia unike,me idete e opinjonet
e mia duhet ti qendroj asaj qe eshte e rendesishme per mua.Ne te njejten kohe me duhet te njoh e
te pranoj edhe tjetrin me eksperjencat ,idete e opinjonet e tij unike dhe ta lejoje te shprehe ate
cka eshte e rendesishme per te.

Si cdo qenie që jeton në cdo vend,edhe unë jam një person ndër mijëra të tillë që kam
identitetin tim,kam dëshirat dhe preferencat e mia .Jam një person si shumë të tjerë që e dua
vetveten dhe që dua të ndryshoj në jetën time gjithë të këqijat.
Jam krijuar për të qenë unik,për të lëne gjurmët e mia në të shkuaren dhe të vazhdoj të shkel mbi
të ardhmen. Jeta më është dhuruar dhe unë do bëj cdo gjë që ajo mos shkojë keq .Jam këtu në
këte bote të madhe për të qenë ose për të arritur të jem një personazh pozitiv i saj, e për të
kuptuar se unë jam e vetmja qënie me personalitet,dëshira,identitet e ndjenja që ndryshojnë nga
të tjerat..Kush jam unë në gjithë ketë botë?!Unë jam si gjithë të tjerët dhe jetoj që të përballoj cdo
pengesë dhe ta bëj jetën time të bukur. Prandaj për këtë arsye njeriu në kohët e sotme është
shumë i angazhuar për të përmbushur egot dhe interesat veta, ku individët trajtohen si mjete për
të realizuar këto qëllime dhe interesa.
Jetojmë në një kohë, ku vlerësimi i tjetrit bëhet nga ajo çfarë ai thotë, nga ajo çfarë ai
shkruan dhe nga ajo çfarë ai bën. Shpeshherë thuhet: Sa bukur flet ai! Sa bukur shkruan! Sa mirë
i bën gjërat! E pak ose aspak thuhet se sa dikush është i aftë të dëgjojë, që është shumë i
rëndësishëm për formimin personal e gjithashtu edhe per marrëdhënie me tjetrin. Ai është çelësi i
marrëdhënieve efektiv , një shprehje tejet e rëndësishme për të rritur vetëvlerësimin e personit
tjetër. Të kuptosh se çfarë na komunikojnë të tjerët është pjesa më e rëndësishme e ndërveprimit
të suksesshëm dhe anasjelltas. Njerëzit sot, më shumë se asnjëherë tjetër, kanë nevojë të
dëgjohen, të kuptohen e jo të paragjykohet.Kjo bëhet e mundur vetëm atëherë kur i përkushtohet
kohë e kujdes tjetrit,duke u tregojmë se i çmojmë dhe se ata na interesojnë, se ata janë të
rëndësishëm për ne e kjo nxit tek ata ndjenjën e kënaqësisë. E kështu njerëzit  ndihen të çmuar e
të respektuar, persona me vlerë. Pra,eshte e rendesishme qe ne te mos e paragjykojme tjetrin, te
mos e trajtojme si nje objekt, por te perpiqemi te kuptojme shpirtin e tij, gjendjen e tij dhe ky
eshte vertet nje angazhim serjoz, qe krijon me pas nje mardhenie te ngrohte e te sinqerte. T’i
japësh kohë tjetrit është një dhuratë e madhe që do të thotë jo vetëm t’i kushtoj kohë përmes
aparateve teknologjike, telefonit, internetit, por që ta takojmë tjetrin në mënyrë direkte dhe
personale, sepse vetëm kështu mund të arrime te kuptojme emocionet që japin mesazhe mjaft të
qarta. Ne shumicen e rasteve ne krijojme nje komunikim te tille duke e degjuar tjetrin ne menyre
siperfaqsore duke u perpjekur te fokusohemi tek ndjenjat, perceptimet dhe opinionet tone duke e
paragjykuar dhe e perdorur tjetrin.
Kur flasim për dëgjimin, nuk kemi parasysh vetëm dëgjimin me veshë, por dëgjimin me tërë
qenien tonë që bëhen aktive mendja, zemra, shpirti dhe sytë, sepse kur dëgjojmë tjetrin ne
dëgjojmë jo vetëm fjalët që thotë, por gjestet e tij, dhe emocionet, të cilat japin një mesazh të
rëndësishëm. Imagjinoni se sa ndryshe do të ishte bota nëse individet e te gjitha shtresave duke
perfshire ketu edhe politikanët ta praktikonin artin e të dëgjuarit, gjithçka do të ishte ndryshe
,dhe do të  kishte një aromë e një ngjyrë tjetër.

You might also like