You are on page 1of 70

Eseja përshkruese

• Qëllimi i esesë përshkruese është të ndihmojë


lexuesin të shohë atë që shkruesi i esesë e
sheh tek një person, vend, ngjarje apo objekt.
• Subjekti që përshkruajmë mund të jetë diçka
të cilën lexuesi e njeh, por nuk e “shikon”
ashtu si e sheh shkruesi i esesë përshkruese.
• Gjithashtu, shkruesi i esesë përshkruese mund
të shkruaj diçka krejt të panjohur për
lexuesin.
• Lidhur me shkrimin përshkrues ekziston një
ide jo e saktë, e cila lidhet me nevojën e
përdorimit të mbiemrave.
• Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
• Përdorimi i mbiemrave nuk duhet të teprohet.
• Në fakt, përshkrimi i mirë mbështetet në
përdorimin e detajeve të përshtatshme
konkrete dhe të veçanta.
Eseja përshkruese ndahet në:
• Përshkrimin e një objekti
• Përshkrimin e një vendi
• Përshkrimin e një personi
• Përshkrimin e një ngjarje
Udhëzime për përshkrimin e një objekti

• 1. Duhet ta analizojmë objektin që kemi


zgjedhur dhe duhet të përpiqemi ta
përcaktojmë mënyrën se si do t’i strukturojmë
dhe analizojmë idetë tona në paragrafë të
veçantë.
• Struktura dhe organizimi mund të jenë të
bazuara në metodën hapësinore, e cila
funksionon mirë në disa objekte, por shkruesi i
esesë mund të përdorë edhe metoda tjera
varësisht objektit të cilin e përshkruan si p.sh.
funksionin, pjesët etj.
• Metodë tjetër e përshkrimit të objekteve
mund të jetë edhe renditja kronologjike e
vëzhgimeve të bëra.
• Përgjithësisht këto metoda mund të jenë
thjeshtë sugjerime, sepse shkruesit e eseve
përshkruese të objektit duhet të jenë të lirë të
“shpikin” metoda tjera.
• E rëndësishme është që të ketë një metodë.
• 2. Për të tërhequr vëmendjen e lexuesve,
duhet të mbështetemi në përdorimin e
detajeve dhe shembujve sa më domethënës e
konkretë.
• Eseja përshkruese e objektit nuk është
gjithmonë vetëm një përshkrim i drejtpërdrejtë
i një objekti, ajo është gjithashtu, një
përshkrim i ndjenjave të shkruesit, që lidhen
me një objekt të caktuar.
• 3. Është mirë të përpiqemi, që për të kryer një
përshkrim objekti të përdorim një analogji të
rastit.
• Analogjia është një krahasim i shkurtër i dy
koncepteve, njëri është koncepti me të cilin
autori është shumë i afërt dhe tjetri, koncepti
të cilin ai e përshkruan.
Përshkrimi i një vendi
• Kur të përshkruani një vend, për t’i mënjanuar
hutimet e ndryshme, ju duhet ta mbani mend
një koncept: Përqendrimin në përshkrim.
• Domethënë, kur përshkruajmë një vend, ne
dëshirojmë që lexuesi ta shoh atë në një
mënyrë të caktuar.
• Ne dëshirojmë që të dal në pah një ide apo një
përshtypje e jona për atë vend.
• Kjo përshtypje e përgjithshme që duam t’ia
komunikojmë lexuesit përmes përshkrimit,
quhet përshtypje zotëruese.
Përshtypja zotëruese
• Termi përshtypje zotëruese nënkupton atë çka
vjen nga kuptimi i të dyja fjalëve - është
përshtypja që del në pah, dhe është zotëruese
nga të gjitha përshtypjet e tjera mbi një vend.
• Përshtypja zotëruese ka të njëjtin funksion si
teza.
• Ajo është ideja e kufizuar e një teme të
veçantë, në këtë rast, përshkrimi i një vendi, të
cilin doni t’ia komunikoni lexuesit.
Udhëzime për përshkrimin e një vendi

• 1. Zbatoni rregullat e të shkruarit përshkrues:


shkruani me detaje e shembuj të veçantë.
• 2. Përqendrojeni përshkrimin tuaj rreth një
përshtypje të qartë zotëruese.
• 3. Përzgjidhni informacionin që do të përfshini
në përshkrim.
• Në përshkrim nuk duhet të përfshihet çdo
detaj me peshë të vogël ndikimi, pasi lexuesi
do të hutohej prej tyre.
• 4. Krijoni një strukturë dhe organizim të
detajeve që keni përzgjedhur.
• Është përgjegjësi e autorit ta vendosë
informacionin në paragrafë të caktuar.
• 5. Ashtu si në çdo lloj tjetër të shkruari, edhe
në këtë rast përpiquni të shkruani në mënyrë
që të komunikoni me lexuesin tuaj.
Përshkrimi i një personi
• Edhe pse përshkrimi i një personi është diçka
që e bëjmë vazhdimisht, ai nuk është i lehtë,
sidomos kur duhet të shkruhet.
• Arsye për këtë vështirësi është natyra e
subjektit në fjalë.
• Njerëzit janë shumë më të ndërlikuar se
objektet apo vendet.
• Ata kanë paraqitje, personalitet, karakter e
mënyra sjelljeje të ndryshme.
Udhëzime për përshkrimin e një personi

• 1. Përdorni të njëjtat parime të përshkrimit, si


edhe për rastet tjera.
• Shmangni mbiemrat e tepërt, e jepni më
shumë rëndësi detajeve konkrete e të veçanta,
duke përfshirë edhe detaje të cilat tërheqin
vëmendjen e lexuesit.
• 2. Gjatë përshkrimit të një personi,
mundohuni të gjeni te ai personi një veçori
zotëruese në paraqitjen, personalitetin dhe
veprimet e tij.
• Duke shkruar për të tri këto fusha, ju do të
përshkruani dhe do të arrini të komunikoni
kompleksitetin e personit.
• 3. Autori i esesë duhet të gjejë një metodë për
të arritur që përshkrimi i një personi të ketë
strukturë dhe organizim të menduar mirë.
• Për këtë nuk ekziston një metodë e vetme.
Përshkrimi i një ngjarjeje
• 1. Për të përshkruar një ngjarje duhet t’i
zbatoni rregullat në lidhje më të shkruarit
përshkrues.
• Si në çdo formë të të shkruarit përshkrues,
qëllimi i juaj është të tregoni dhe të ndihmoni
lexuesin ta përjetojë ngjarjen nisur nga
këndvështrimi juaj.
• 2. Përqendroni përshkrimin rreth një
përshtypjeje të qartë zotëruese.
• Mos u përqendroni thjesht vetëm te ngjarja,
por edhe te domethënia e saj.
• 3. Nëse eseja juaj nuk do të jetë shumë e
gjatë, është e nevojshme që të përcaktoni një
periudhë të kufizuar kohore të ngjarjes që do
të përshkruani.
• 4. Ndërtoni një strukturë dhe organizim sa më
të menduar të detajeve që do të përfshini.
• Zakonisht, kronologjia apo vendosja në
renditje kohore e tyre është një metodë
natyrore për këtë lloj detyre.
• 5. Ashtu si në llojet tjera të përshkrimit,
përpiquni të komunikoni me lexuesin.
• Përdorni shprehitë përshkruese dhe
përshkrimin tuaj të ngjarjes për t'i komunikuar
diçka atij.
Eseja shpjeguese
• Në esenë shpjeguese jepen shpjegime për një
send, ngjarje etj., ose jepen informacione për
to.
• Në të përfshihen fakte që i nevojiten lexuesit
për ta kuptuar subjektin.
• Po ashtu, u shpjegohen lexuesit pikëpamjet e
autorit etj.
Eseja shpjeguese ndahet në gjashtë modele
të cilat janë:
• 1. Procesi
• 2. Shembulli
• 3. Krahasim - kontrasti
• 4. Klasifikimi
• 5. Përkufizimi
• 6. Shkak - pasoja
Eseja e procesit
• Përshkrimi i një procesi është shpjegim i
zakonshëm, dhe sipas një rendi kronologjik të
zakonshëm.
• Nisur nga qëllimet që duhet të përmbush,
eseja e procesit duhet të përmbaj disa
elemente:
• Së pari, përdorni gjuhë të qartë për ta bërë sa
më të lehtë komunikimin.
• Informacioni që ajo përfshinë të jetë i
kuptueshëm dhe të shfaqet përpara lexuesit
në mënyrë logjike, hap pas hapi.
• Së dyti, meqenëse procesi kërkon të
shpjegohet si realizohet diçka, zgjidhni një
temë që ju jep mundësinë të përshkruani një
proces që e njihni mirë.
• Së treti, krijoni një strukturë të përshtatshme
dhe një organizim të menduar mirë të
elementeve përbërëse të esesë.
• Së katërti, çdo hap të procesit zhvillojeni me
detaje e shembuj.
• Në rolin e shkruesit apo shpjeguesit të
procesit, duhet t'i jepni informacion lexuesit,
i cili nuk ka njohuri të shumta për atë proces.
Eseja me shembuj
• Shembujt qartësojnë dhe ilustrojnë pikat
kryesore, ato e bëjnë shkrimin më të gjallë
dhe të paharrueshëm.
• Gjithashtu, shembujt shërbejnë për të shtuar
interesin.
• Përdorimi i shembujve është një nga mënyrat
më frytdhënëse për të ilustruar e shpjeguar
ide.
• Ideja e zakonshme apo abstrakte mund të
bëhet konkrete dhe shumë e qartë përmes
përdorimit të një ose disa shembujve.
Disa udhëzime për të shkruar një ese me
shembuj
• Së pari, sigurohuni që çdo shembull të lidhet
me tezën.
• Teorikisht numri i shembujve që mund të
zgjidhni është i pafund, por është mirë t'i
përzgjidhni dy-tre shembuj, të cilët mund të
jenë të frytshëm për zhvillimin e idesë
kryesore.
• Së dyti, zhvillojini shembujt me detaje
konkrete e të veçanta, nëse nuk zhvillohen,
shembujt janë jo frytdhënës.
Eseja e krahasim - kontrastit
• Esetë e krahasim – kontrastit janë shumë të
zakonshme, pasi ato janë një mënyrë e të
menduarit rreth organizimit të mendimeve
tona, të cilën e përdorim shpesh.
• Krahasimi parakupton që autori shpjegon
ngjashmëritë e dy temave.
• Kontrasti parakupton që autori shpjegon
ndryshimet dhe dallimet mes dy temave.
Disa udhëzime për shkrimin e një eseje
krahasim - kontrasti
• Së pari, zgjidhni një temë që ju intereson.
• Së dyti, sigurohuni që jeni përqendruar në një
metodë të caktuar, në krahasim, kontrast, ose
në të dyja.
• Pastaj, filloni të mendoni për detajet dhe
shembujt që do të përdorni për të zhvilluar
pikat kryesore të planit të bërë gjatë
përgatitjes së variantit apo kopjes së parë.
Eseja klasifikuese
• Klasifikimi - është një metodë zhvillimi të cilin
autori e përdor për të ndarë një grup në
nëngrupe, përmes zbatimit të një a më shumë
rregullave të klasifikimit.
• Më pas çdo nëngrup shpjegohet më me
hollësi.
Disa udhëzime për të shkruar një ese
klasifikuese
• Së pari, klasifikimi formal nënkupton ndarjen e
një grupi të madh në tri a më shumë grupe më
të vegjël (të quajtura nëngrupe).
• Së dyti, kjo ndarje në nëngrupe duhet bërë
përmes zbatimit të pandërprerë të rregullave
të klasifikimit.
• Së treti, nuk duhet të ketë kapërcime mes
grupeve; ato duhet të përfshihen të gjitha.
• Së katërti, klasifikimi duhet të jetë i plotë;
• kjo do të thotë që bashkimi i të gjitha
nëngrupeve duhet të jetë i barabartë me
grupin. etj
Eseja përkufizuese
• Përkufizimi, i cili emërtohet shpesh si
përkufizim i zgjeruar, është metodë zhvillimi
në të cilën autori shpjegon një fjalë, një
shprehje ose një term.
• Përkufizimi i zgjeruar është metoda e zhvillimit
që përdorim për t’iu përgjigjur pyetjeve të
ndryshme.
• Pra, sa herë që shpjegojmë një fjalë, një
shprehje a një term, përdorim metodën
përshkruese, të njohur ndryshe si përkufizim,
mirëpo, përkufizimi i zgjeruar është më i
gjatë dhe më subjektiv.
• Gjatësia e përkufizimeve të zgjeruara
ndryshon nga disa fjali apo disa paragrafë, në
ese e deri te libra të tërë.
• Shumë përkufizime të zgjeruara fillojnë
zakonisht me përkufizim fjalori ose përkufizim
formal të fjalës që përkufizohet.
Disa udhëzime për shkrimin e një eseje
përkufizuese
• Së pari, përkufizimi i zgjeruar është më i gjatë
se një përkufizim fjalori.
• Së dyti, përkufizimi i zgjeruar është një
shpjegim vetjak ose subjektiv i një fjale, termi
a shprehje.
• Nuk ka rendësi nëse lexuesi është në një
mendje ose jo me përkufizimin e autorit.
• Ajo që ka rëndësi është rezultati, pra, që
lexuesi të njohë e të kuptojë çfarë kuptimi ka
fjala ose tema për personin që shkroi
përkufizimin.
• Së treti, për të zgjedhur temën e esesë për një
përshkrim të zgjeruar, zgjidhni një fjalë
abstrakte ose që ju intereson.
• Në përgjithësi, sa më e vështirë dhe e
pamundur të jetë tema, aq më interesante
bëhet ajo si për autorin, ashtu edhe për
lexuesin.
Eseja shkak - pasojë
• Marrëdhënia shkak - pasojë në një ngjarje
është shpesh herë pjesë e mendimeve tona.
• Zakonisht kjo më së miri ilustrohet përmes
pyetjeve;
• Pse, përse ndodhi, çfarë rezultatesh do të
ketë ky veprim etj.
• Ky lloj të menduari është parimi bazë për
esenë shkak - pasojë, e cila shpesh emërtohet
ese analizuese e shkakësisë.
• Eseja shkak - pasojë analizon një shkak ose një
sërë shkaqesh të lidhura që çuan në
ekzistencën e një situate.
Disa udhëzime për shkrimin e një eseje të
shkak - pasojës
• Së pari, zgjidhni një temë/situatë të dhënë që
ju intereson.
• Përpiquni të analizoni të gjitha shkaqet që
krijuan këtë situatë.
• Përqendrohuni në ato që duken më të
rëndësishme dhe më domethënëse.
• Së dyti, organizoni dhe strukturoni shkaqet.
Hartimi i planit ju ndihmon për punën e
mëtejme.
• Eseja juaj mund të fillojë me tregimin dhe
përshkrimin e situatës dhe, pasi të keni
tërhequr vëmendjen e lexuesit, mund të
kaloni në një shpjegim të shkaqeve.
Eseja argumentuese-bindëse
• Qëllimi i esesë argumentuese - bindëse është
të bindë lexuesin të pranojë a të përvetësojë
idetë e autorit ose të veprojë sipas tyre.
• Kjo dallon qartë nga qëllimi i të shkruarit
shpjegues, i cili synonte që lexuesi të kuptojë
idetë e autorit.
• Të shkruarit argumentues bindës mbështetet
shumë te të shkruarit shpjegues, tregues dhe
përshkrues.
• Në esenë argumentuese - bindëse teza
paraqitet në formën e propozimit.
• Është përgjegjësia e shkruesit të esesë
argumentuese - bindëse të bind lexuesin ta
pranojë këtë propozim, ndërsa lexuesi mund
ta pranojë ose ta refuzojë propozimin e
shkruesit.
Udhëzime për shkrimin e esesë
argumentuese - bindëse
• Së pari, filloni esenë me një propozim.
Propozimi është ideja qendrore dhe zotëruese
që mbështetet dhe zhvillohet nga idetë tjera.
• Nëse propozimi mungon, është i dobët, ose
nuk bëhet si duhet, pavarësisht sa mirë
shkruhet, eseja nuk do të jetë shumë bindëse.
• Së dyti, edhe pse nuk ekziston një mënyrë e
caktuar për të organizuar procesin e të
shkruarit për të arritur të bindësh lexuesin,
autori duhet ta ketë një mënyrë të tijen: p.sh.
• Kalimi nga një paragraf më pak i rëndësishëm
në një tjetër më shumë të rëndësishëm,
klasifikimi i një paragrafi etj.
• Së treti, struktura është gjithashtu shumë e
rëndësishme.
• Shkruani paragrafë të njësuar dhe të
harmonizuar, në mënyrë që të ketë zhvillim
logjik nga njëri mendim te tjetri.
• Kontrolloni gjatësinë e paragrafëve, të mos
jenë shumë të cunguar por as shumë të gjatë.
• Së katërti, zhvilloni idetë në mënyrë të plotë e
të qartë; për këtë përdorni shembuj e detaje.
• Shmangni shprehjet përgjithësuese.
• Askush nuk bindet nga përgjithësimet.
• Së pesti, bëhuni të ndërgjegjshëm për
marrëdhënien që ekziston midis autorit dhe
lexuesit.
• As mos e mbivlerësoni lexuesin, sepse ju
shkakton mungesë sigurie, por as mos e
nënvlerësoni lexuesin.
• Lexuesi nuk mund të bindet nëse autorit i
mungon siguria, e po ashtu lexuesi nuk bindet
nëse fyhet.
• Pozicioni bindës më frytdhënës është të
mendohet se lexuesi dhe autori janë të
barabartë.
• Së gjashti, bindja është më frytdhënëse kur
shkruesi i bën thirrje anës intelektuale dhe
emocionale të lexuesit.
• Faktet, shifrat dhe të dhënat ngacmojnë
intelektin e lexuesit.
• Ndërsa informacioni që ka të bëjë me ndjenjat
ngacmon emocionet e tij.
• Megjithatë është mirë të mos teprohet me
thirrje intelektuale dhe emocionale sepse
eseja mund të bëhet e mërzitshme.
• Së shtati, kur i bëhet thirrje intelektit të
lexuesit, ju doni të siguroheni se mendimet
tuaja janë logjike.
• Shmangia e gabimeve logjike ndihmon ta
bindni lexuesin në mënyrë më të arsyeshme
dhe të ndershme.
• Së teti, duke e ditur paraprakisht se lexuesi
nuk mendon njëjtë si ju, përpiquni të
përfytyroni se çfarë do të thotë lexuesi për të
mohuar argumentet tuaja.
• Cili mund të jetë argumenti kundërshtues i
lexuesit?
• Në këtë mënyrë arrini të njihni argumentet
kundërshtuese dhe do të mundni t'i
përgënjeshtroni ato në shkrimin tuaj bindës,
duke përmbushur kështu dy detyra:
• 1. Ju “i rrëmbeni” lexuesit argumente më të mira,
dhe
• 2. I përdorni ato kundër lexuesit.
• Kjo e bën argumentin dhe propozimin tuaj më të
vështirë për t’u kundërshtuar.

You might also like