You are on page 1of 1

Mirela Bazelli

Sherbim social (Kursi 2)

Sjellja e të rinjve ndaj te moshuarve

Një nga problemet me të hasur sot në shqipëri në lidhje me moshen e trete është
mungesa e respektit. Sjellja dhe respekti i të rinjve sot ndaj të moshuarve për fat të keq është
duke u zbehur gjithmon e më shumë, nuk ka fjalë për ti shkruar ato sjellje si në rrugë dhe nëpër
shtëpira.
Një fakt të tillë e pranojnë edhe sociologët, sipas të cilëve një nga faktorët është edhe
varësia ndaj teknologjisë. Ky rast, kur një i moshuar qëndron në këmbë dhe të rinjtë ulur në
autobusët urbane, nuk është i rrallë. Zbehjen e respektit dhe të përkujdesjes, e pranojnë vetë të
moshuarit, të cilët preken çdo ditë nga ky fenomen. Por edhe të rinjtë e pranojnë se rastet kur
bashkëmoshatarët e tyre nuk ua lirojnë vendin të moshuarve, po rriten gjithnjë e më tepër. Sot të
rinjtë po bëhen gjithnjë e më individualist dhe rol për këtë, po luan edhe varësia ndaj
teknologjisë. Vlera e një qytetërimi përveç të tjerave matet me respektin që tregon në këte
kategori speciale, siç janë të moshuarit. Ne e veme re në urban, për fat të keq të rinjtë nuk i
respektojnë të moshuarit dhe kanë gjetur këtë maskimin pas teknologjisë. Hapin celularin dhe
bëjnë sikur nuk e kanë mendjen që pranë tyre është një i moshuar. Studimet kanë treguar se
Shqipëria rezulton ndër vendet me respektin më të ulët ndaj moshës së tretë. Respektit që kanë
shqiptarët për moshën e tretë është shumë më ulët se mesatarja botërore. Në vendet ku respekti
ndaj të moshuarve është i ulët, sipas studimeve , të moshuarit janë të konsideruar si barrë e
shoqërisë dhe familjes. Kjo tregon se sa më i ulët të jetë respekti ndaj të moshuarve, aq më të
larta janë gjasat për varfëri dhe jetëgjatësi të shkurtër të një populli. Një ndryshim në sjellje
mund të ndryshojë çdo gjë. Të rinjte i shohin te moshuarit si më pak të zotët dhe më pak të aftë
se ata vete. Ata janë të konsideruar si barrë e shoqërisë dhe e familjes, në vend që të njihen për
njohuritë e tyre të vlefshme, zgjuarsinë dhe përvojën
Unë gjykoj se kujdesi dhe respekti për të moshuarit nuk është i tepërt. Të gjithë do
plakemi një ditë dhe të gjithë do kemi nevojë për këtë bastunin e shoqërisë që vjen si një
komponent shtesë i përkujdesit social, nga njerëzit më të rinj.

You might also like