You are on page 1of 1

7 Marsi-festë

Mjafton nje libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues per të ndryshuar botën.Mjaftojne keto
kater elementë per te ngritur fuqishem gjenerata te tera tek te cilat neser do te rrezatoj drita e
shpreses dhe do te ndriçoj vizioni i qarte i nje te ardhmje te ndritur.Vizion ky qe do te ndricoje
fale drites qe buron nga mesuesit tane ,nga ata qe jane si yjet ne galaktiken e erret, te cilet
duke u munduar te shperndajne rreze drite per te ngrohur te tjeret , shuajne veten e tyre.Ata te
cilet permes fjales dhe miresise se tyre arrijne te tejkalojne horizonte te terra,te permbysin cdo
lloj pengese gjate rruges ne keto horitonte vetem qe ne te gjejme thesarrin e cmuar ne fund te
tyre.Thesar ky jo nga ato te zakonshmit ku gjejme flori dhe para,jo ,aty gjejme dicka akoma me
shume vlere,gjejme dicka perpara se ciles paraja dhe floriri humbasin vleren.Aty gjejme
diturine,perkushtimin dhe dashurin e pakushtezuar qe ato na falin neve dhe te cilat ngelin tek
ne pergjithmone,duke u bere pjese e jona.Dhe ky eshte qellimi I vertete I te qenurit mesues ,te
ndash pjeseza nga vetja per te formuar mozaikun tek nxenesi I yt,I cili ne fund do te jete I plote
fale ketyre pjesezave qe ti ndave per te,fale punes se palodhshme tenden e cila duket shume e
lehte dhe shpesh hidhet poshte pa te drejte.Sepse te jesh mesues nuk eshte thjesht nje
profesion,nuk eshte thjesht te dalesh perpara nje tabele dhe te shfaqesh ate qe ti di, misioni
dhe detyra e te qenurit mesues nuk fillon e as nuk perfundon brenda 45 minuteshit te nje
ore,eshte nje detyre dhe mision qe lind aty ku jeta fillon dhe dashuria kurre nuk
perfundon.Fillimisht jemi si nje flete e bardhe e cila kerkon te gjej qellimin e saj,pastaj kur nisim
te shkruajme ABC-ne e pare, kuptojme qe fleta e bardhe fillon te mbushet dhe dalengadale te
gjej kuptimin e saj , per tu shnderruar me pas ne nje liber te plote fletash qe perbejne kuptimin
e jetes tone.Po te mos i kishim pasur ato,mesuesit tane te pare te cilat me nje perkushtim te
madh na mesuan shkronjat e para, ndoshta tani do te kishim ngelur akoma nje flete e bardhe e
cila ka deshtuar te gjej qellimin e saj te vertete,qellimin per te mposhtur erresiren qe krijon
padituria e cila nuk te le ta mbushesh fleten.Nuk edi a mjafton nje dite e vetme per tu kushtuar
dedikimin qe meritojne ato,mesuesit tane ,mbase nuk mjafton por le te jete kjo feste ajo qe do
te na beje neve te reflektojme dhe ti gjunjezohemi atij mesuesit qe nxjerr nga xhepi I tij te blej
mjetet shkollore nxenesit te tij vetem per ta bere ate te ndihet I barabarte me miqte e tij,atij
mesuesit qe I duhet te udhetoj dy ore rruge per gjashte nxenes ,atij mesuesit I cili ndoshta nuk I
posedon te gjitha kushtet e nevojshme per pune apo teknologjite me te fundit por arrin te bej
nje pune te shkelqyer edhe pa to,atij mesuesit qe I duhet te bej gjithcka me nder dhe ne fund te
nenvleresohet nga njerez qe nuk e dine se cfare eshte nderi.Ju meritoni shume me teper nga
ajo cka ne fund merrni prandaj ky 7 mars eshte dhe gjithmone do te jete i juaji.

You might also like